Fjolla dhe Gjini qendronin te porta e shtepise. Ia kish hedhur doren ne qafe, dhe me shikim e ndiqnin veturen e cila largohej asaj rruge gjarperore duke lene pas re pluhuri dhe dy shpirtera te njejte ne nje fshat te vdekur. Ajo sikur deshironte here pas here qe te ajo veture te kthehet dhe ta marrte me vedi nga ky vend i panjohur, por ngrohtesia e dores qe e ndjente ne qafe, ia hiqte nga koka kete mendim. Kur vetura e gjelbert u shkri prapa nje kodrine ajo u kthye nga ai dhe e shikoi ne sy. Ndjente nje frike te perzier me kenqesi qe gjendet ne perqafimin e tij. Gjini ia kish hedhur dy duart ne qafe, e shikonte ne syte e saj, pastaj ia afroi koken ne gjoksin e saj dhe ia ledhatonte floket dhe shpinen. Edhe Fjolla ia kish hedhur dy duart pas shpine, e shtrengonte fort, donte te hyje ne trupin e tij dhe vetem ofshante: Ooohhhh Gjiiiin, Shpirti jem. Dikur Gjini u largua paksa nga perqafimi i saj, e shikoi edhe nje here ne sy, ia mori si zakonisht mjekren e saj te bukur me dore dhe e afroi kah ai per ta puthur njehere lehte, per tu shkri pastaj ne nje perqafim dhe ne nje puthje te zjarrte sikur donin ta hane njeri tjetrin. Edhe pse e dinin se ne kete vend nuk ka njeri, sikur nuk ndiheshin rehat perjashta, ndaj Gjini u largua paksa dhe i tha: "Me pihet nje kafe". Fjolla i buzeqeshi lehte. Iu be sikur zbriti ne nje sfere reale, Ai ia hudhi doren ne qafe ndersa ajo ia hodhi doren per mjedisi. Per nje cast u step kur ndjeu hekurin e forte ne brezin e tij. E kish paramenduar Gjinin e saj ne shume situata, ne shume pozita, por me nje revole ne brez nuk ia kish marre mendja. Ai e verejti doren dhe habine e saj, u kthye kah ajo, i buzeqeshi embel dhe I tha: "Ketu nuk i dihet...", duke lene fjaline te pakryeme por te nenkuptueshme.
Hyne ne kuzhine. Se pari Fjolla e cila u drejtua kah vitrinat per te gjetur xhezven, ndersa Gjini kerkoi neper qese kafen e blere. Te dy punonin nga ndonje pune, i ndihmonin njeri-tjetrit pa fole, ne nje harmoni qe te bente te kuptojsh se ato dy gjate kohe kane qene bashke. Perderisa Gjini kujdesej qe gjerave te blera tua gjeje nje vend, ajo rrinte prane shporetit elektrik, e ruante kafene, i lante filxhanat dhe mundohej te pastroje me syngjerin e lagur. Pasi shprazi xhezven ne filxhana, improvizoi nje pjate si tabaka dhe u drejtua kah ai i cili ishte ulur ne skaj te kanapese. Vendosi ngadale filxhanat mbi tavoline dhe u ul afer tij. Gjini, ashtu sic ia donte shpirti, i ndozi dy cigare dhe njeren ia dha ne goje Fjolles e cila qeshi me cepin e buzes. I shijonte fort cigarja qe ia ndizte ai. Para se te merrnin filxhanat ne dore, pasi qe hoqen nga nje tym duhan, te dy menjehere ofshane dhe u shikuan ne sy. Te dy qeshen lehte me kete gjest qe e bene te koordinuar, dhe serish, si me komande, te dy menjehere morren filxhanat e kafes dhe i afruan ne buze. Serish u ndalen, u shikuan dhe serish qeshen. Atehere i lane filxhanat dhe Gjini ia morri koken e saj dhe ia vendoi ne prehrin e tij. Ajo e tera iu leshua kesaj thirrjeje, i leshoi kembet ne pjesen tjeter te kanapese dhe vetem pinte duhan. Ai ia ledhatonte lehte balluket, ia largonte prej syve, doren ia leshonte ngadale faqeve te saj dhe e shikonte se si me shikim askund ne tavan, pinte duhan. Pasi ai hoqi nja dy-tre hurba kafe, pasi qe tashme i kishin pire cigaret, ai nisi ta ledhatoje nga qafa, ia morri koken e saj me duar dhe e afroi kah ai per ta puthur lehte. U lakua paksa edhe ai dhe filloi ta puthe. Me njeren dore ia ledhatonte floket, e puthte, ndersa me doren tjeter filloi t'ia ledhatoje mbi bluzen e saj,gjinjte e saj te bukur, E ledhatonte lehte dhe me takt ndersa ajo e ngriste ngadale gjoksin e saj te bukur. Dikur nisi t'ia shtrengoje me fort me qellim qe edhe ajo t'ia ndjeje doren e tij. Deshironte qe pervec dores t'ia ndjeje krejt peshen e tij, ta ndjeje ate krejt, ndaj u hoq per nje cast ngadale, rreshqitshem, dhe u gjend sy me sy me Fjollen. Deshironte ta shohe se i mbyll syte tek ndjente ledhatimet e tij. Nga ai cast ajo e dinte se do te kaloje ne sfera tjera te kenaqesise, aq te pritura prej saj, pas nje izolimi total qe e kishin pasur ato dy, dy me te nemurit e kesaj bote, dy Fatpreret e kesaj bote. E dinte se keto caste do te perfundojne me kenaqesi qe pastaj do te shnderrohej ne faj, nderkohe qe prapa dritareve muzgu kish filluar te shtrihet ngadale mbi ate panorame, ashtu sic shtrihej Gjini mbi trupin e Fjolles....fundi i pjeses se dyte
Krijoni Kontakt