Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 137

Tema: Afsh!

  1. #1
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035

    Afsh!

    Heshtja tė bėn tė dėgjosh urinė e shpirtit, qė ėshtė ngrėnė pak e nga pak nga ujėrat, nga shirat, nga erėrat. Nga kjo zgavėr e thellė dėgjon tingujt e boshllėkut. Por kur, ku, si…?!
    Nė njė ditė qė ne tė gjithė e meritojmė, njė ditė lirie duke vrapurar nė gjirin e natyrės, parajsėn e gjallė qė shpesh e harrojmė. E pėrjetova, e preka, e shijova lumturinė, kishte formė tė ashkėlt, shije tė fortė qė ti mpin dhėmbėt. Aq mė shumė qė e shtrėngoja aq mė shumė ndjeja dhimbje. Edhe lumturia dhemb! Tė ther, tė sėmbon si njė dhėmballė. Mė kot qė murmuritja, ajo vazhdonte tė mė gėrryej si thika koren e djegur tė bukės. Nuk e kisha ndjerė mė parė, nuk e njihja. Ndonėse e panjohur unė ia shtrėngova dorėn dhe nuk e lėshoja, pėrderi sa ajo shpalonte tė panjohurat qė dikur kishin qenė nė mua, unė thithja thellė ajrin e saj tė pastėr, pėrsėri me dhimbje, ngaqė boshllėku mbushej e mua mė zihej fryma, ndjenjė e rėndė, nuk duronte mė. Jo gjithkush e meriton, jo gjithkush bėhet pjesė e saj, por mjafton ta prekėsh njėherė lumturinė, njė vrull shpirtėror, njė afsh, i mbledhur i bėrė kruspull!
    • The rest is silence.


  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Zombi pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Xhenet.M.S. (06-12-2013)

  3. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Nata e fundit dhe ai niset

    Pas nje puthje te zjarrte ata i ze gjumi ngjitur me njeri tjetrin,ai te nesermen duhet te nisej me aeroplan per te shkuar larg, ishte i lodhur dhe gjumi e zuri si i vdekur.
    dhe ajo ishte e lodhur por gjumin ja prish nje enderr e bukur,shikon diellin qe futet ne dhome dhe zgjohet ne enderr e tronditur shikon oren,10 e 30 por ai ne kete ore duhet te ishte ne aeroport,ajo e zgjon ate,dhe ai me nje te puthur ja mbyll gojen duke i thene qe nuk do niset,dhe bejne dashuri mrekullisht.befasisht ajo zgjohet endrra prishet,ajo shikon oren,ishte rreth 7, pra kishte kohe dhe e zgjon ate por kesaj radhe realisht,dhe e mbyt me te puthura,bejne dashuri vrullshem
    mberrij ne milano pasdite ne nje dite me shi te ftohte nentori,dite qe filloi bukur ne mengjes dhe malinkonike ne perendim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 13-02-2008 mė 22:00

  4. #3
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Ē’ngrohje globale, sot mė ngrinė faqet tek kthehesha nga puna. Tė paktėn kėshtu ndodh nė botėn time tė vogėl, nė pjesėzėn mikro-mikroskopike tė univerzit. Sa mė shumė qė harxhohen ditėt aq mė e vogėl bėhet, shtrydhet si limon. avullohen ndjenjat, shijet, aromat, ngjyrat, madje edhe mendimet mė dredhojnė, bredhin si tė ēmendura nė kėtė hapėsirė tė ndrydhur.

    Eh Herakle!..."Eheu fugaces labuntur anni!"
    • The rest is silence.


  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zombi pėr postimin:

    Gentian_gr (18-11-2013)

  6. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Pak perpara se aeroplani te niset,ai e merr ne telefon dhe i thote qe pas 2 oresh eshte atje,2 ore qe i duken si 2 vjet,ajo mezi e pret ate qe e donte aq fort.
    2 oret kalojne, e sheh ate por nuk mund ta takoje menjehere,i duhet te marri bagazhet,zemra i rreh fort,i dalin djerse te ftohta,ajo eshte vajza e jetes se tij, e do ate me shume se veten.
    me ne fund nje perqafim i gjate,i rrjedhin dy pika lot,e kishte marre malli shume,por ne keto sekonda ishte i lumtur,nuk kishte qene kurre kaq i lumtur ne jeten e vet.
    dhome e ngrohte,bejne dashuri pa mbarim,afsh hyjnor,ata te dy i perkasin njeri tjetrit.
    kane kaluar 2 muaj,me duket si dy ore me pare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 21-02-2008 mė 07:10
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    afsh dhe me pas qetesi ,je ne mes te dhomes por nuk ndjen krevat posht teje thjesht ajer nuk keme pjes trupi qe ndien thjesht pluskon dhe ne koke te rregjistrohen mendime .per nje afsh te tille te duhet nje femer qe te jep shqpirtin

  8. #6
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Dy vite pritje, dy orė dhimbje, e pėrmalluar, si nje bishė e uritur pret me padurim dy minutat qė do tė kthejnė akullin nė zjarr dhe hijen e ftohtė tė trishtimit nė njė afsh tė nxehtė!

    Pas dy viteve, dy orėve, dy minutave: Ajo qėndron nėn mbulesė, e bėrė qull, e gurrėzuar nga kėnaqėsia dhe vrulli i brendshėm, e qetėsisht vėshtron nėpėr ag tė mjegullės sytė e tij tė ngopur!
    • The rest is silence.


  9. #7
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Sot, kalova njė sfidė (tė pritur) me shumė ankth. Nganjėherė jemi tė detyruar tė veprojmė jashtė ngjyrimeve tė pėrditshmėrisė. Sa mirė ndjehesha nė kėndin tim, nė padukshmėrinė time, larg syve ngacmues. Por, mė duhej ti pėrballesha publikut, ishte fjala ime ndaj tyre. Rrėnjėsisht e detyrueshme.
    Oh, ndjenjat, emocionet, mendimet na tradhėtojnė, na tradhėton dhe vetvetja, tė braktis nė ēastet e fundit duke tė dhėnė njė puthje tė ftohtė dhe njė buzėqeshje falso. Ajo iku, unė mbeta e shtangur pėpara publikut, nė sallėn pėrplot me mendjemėdhej e hundėpėrpjetė, qė mė shumė mė ngjanin nė njė tufė ujqėrisht tė uritur, tė gatshėm pėr tė mė sulmuar. Mė ishin prerė gjunjėt, duart mė vibronin, fletėt qė mbaja nė duar pėrplaseshin si dallgė tė furishme deti, fyti mė ishte tharė, nuk nxjerrja as edhe njė tingull, as nuk mundesha tė fshihesha, isha vetem, vetvetja mė tradhėtoi!
    Por jo, nuk ishte as fundi im as fundi i botės, mua mė duhej njė fuqi shpirtėrore tė theja heshtjen, tė hiqja pengėn, ti lutesha vetvetes tė kthehej nė mua, tė isha unė e jo ajo fantazma e krizės. Por mbi tė gjitha mė duhej kohė, mė duhej njė minutė. Nuk e kėrkova, nuk ma dhanė por ja fala vetes. Mė mjaftoi ajo minutė, tė mbyllja sytė, tė merrja frymė thellė, tė pėrtypja lėmshin qė mė ishte nguruar nė fyt...pra njė minutė bėn edhe ēudira, mjaftoi tė mendoja ndryshe, tė preceptoja ndryshe, tė gjithė njerėz jemi. Hapa sytė, vėshtrova sallėn edhe njėherė, tashmė gjithēka ishte ndryshe...fundja, thash me vete:"they all use toilet", buzėqesha dhe vazhdova.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zombi : 23-02-2008 mė 12:58
    • The rest is silence.


  10. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Zombi pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:


  11. #8
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Jo, nuk ngopem, nuk do tė ngopem asnjėherė me ty.

    Mijėra puthje. Ritual mėngjesi. Fillimisht puth buzėt, njėherė buzėn e sipėrme pastaj tjetrėn, po pastaj faqet, hundėn, ballin, vetullat, veshėt, qafėn, gushėn, krahun, duart, gishtat, pėllėmbėn, sėrish nuk ngopem. Filloj nga fillimi, puth, puth e puth. Dhe sė fundmi puth sytė e tu blu! Pėrsėri.

    Por, nuk ngopem, kurrė!
    • The rest is silence.


  12. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Pas nje mremjeje fantastike,nen tingujt shperthyes te muzikes dhe avujve te whiskey-t, ai ishte pothuajse i dehur,dhe ajo e mban per krahu,ne trurin e tij te mpire nuk kishte asgje tjeter,egzistonte vetem ajo.
    bejne dashuri me nje afsh te papare,truri i te dyve ka arritur nirvanen.dhe ajo kishte pire,e habitshme, ku e gjente ajo gjithe ate energji!gjithe ate zjarr,si nje vullkan.
    zgjohem ne mengjes duke nuhatur aromen e mrekullueshme te trupit te saj.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Afsh me vrasje

    Rrugėn pėr nė Bungur Gjini e kish shkelur edhe njė herė mė parė, por pėr Fjollėn kjo ishte njė rrugė e panjohur, e vėshtirė dhe pa fund. Ishin ulur tė dy nė karrigen e mbasme tė veturės sė shokut tė tij qė e dinte kėtė rrugė dhe secili nga dritarja e vet shihnin peizazhet e bukura qė u shfaqeshin para syve. Kishin frikė tė shikohen nė sy sepse ashtu mendonin se do tė ballafaqohen me realitetit, me enigmėn e tyre, me vendosmėrinė e tyre. Ai ndėrroi dy-tri fjalė me shoferin e veturės dhe me cepin e syrit zuri profilin e Fjollės e cila dukej si njė statujė e ngurtė. Pa i folur gjė lėshoi dorėn e tij tė ngrohtė mbi dorėn e saj tė mbledhur grusht dhe pėr njė ēast vėrejti se ajo e kish pritur kėtė prekje, duke liruar grushtin e saj i cili u shndėrrua nė njė trung me pesė degė tė njoma.
    Ia ledhatonte lehtė dorėn e saj, i ledhatonte si me frikė gishtėrinjtė e saj, ndėrsa Fjolla kishte mbyllur sytė dhe mundohej ta mbyste lotin para se tė dale.
    Gjini kish lėnė krejt jetėn e tij sikur ai duhanxhiu kur e len duhanin dhe tash kėrkonte dicka qė do t'ia hiqte mendjen nga ai ves. S'kish zgjidhje tjetėr pėrveē duarve tė tij. Pa mos nguruar nga prezenca e shokut tė tij ia lėshoi dorėn lehtė nė kokėn e saj, i zhyti gishtėrinjtė nė flokėt e saj tė shkurta dhe vetėm ia ledhatonte si nė dalldi. Fjolla, duke hapur sytė, sikur u zgjua nga njė ėndėrr. E shikoi Gjinin nė sy me ato sytė e saj tė bukur dhe tė gjelbėr dhe iu afrua nė vesh: "Mė thuaj se nuk ėshtė ėndėrr", i pėshpėriti lehtė por iu bė se kėtė e dėgjoi edhe ai udhėtari i tretė dhe e kafshoi buzėn. I rrodhi njė lot. Nuk e dinte prej nga ky lot! E kish pritė gjatė kėtė ditė, e kish planifikuar dhe ėndėrruar netėve tė gjata pa gjumė, e kish dėshiruar kėtė ditė, por sėrish i rrodhi loti.
    Deri sa Gjini me gishtin e tij ia priti lotin nė fund tė faqes sė saj qė ia pėlqente aq shumė, u dukėn shtėpitė e para tė fshatit Bungur. Si ēdo fshat i Rekės aty nuk banonte tashmė askush, por Gjini kish siguruar shtėpinė e shokut tė tij tė pėrshtatur pėr banim pasi qė babai i shokut tė tij, njė kurbetēi i vjetėr, me shpresė se ajo do tė shndėrrohet nė parajsėn e tij tė pleqėrisė , i kish meremetuar dy dhoma dhe banjėn.
    Ēelėsi qė ai e mbante nė dorė ish lagur nga djersa qė i rridhte dorės sė Gjinit, por pėr habi e hapi drynin e madh tė vendosur nė derėn e asaj shtėpi e cila para vetes nuk kishte kopsht, por njė peizazh tė madh me gjelbėrim, me livadhe e qershia tė egra, njė krua e njė korie. Pa kufij. Deri sa Gjini shikonte shtėpinė, vėrtetonte a ka rrymė dhe ujė, Fjolla me shokun e tij i sollėn qeset e najlonit me gjėrat e nevojshme pėr ushqim dy-tre ditore dhe disa shishe verė. Gjini kur pa se ato sollėn zahiretė vrapoi shpejt e shpejtė, e morri njėrėn hejbe, e futi dorėn brenda dhe u sigurua nė diēka. Kur vėrejti se ata dy serish dolėn pėr tė marr edhe diēka, ai hoqi revolen prej hejbe dhe me shpejtėsi e futi nė brez duke lėshuar me shpejtėsi
    kėmishėn mbi pantallona....fundi i pjeses se pare.
    MAKTUB

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •