
Postuar mė parė nga
Zombi
Nuk ishte dielli qė lėvizi, por ishte era qė fryu njė tufė re tė ngrysura dhe sollėn papritur atė dizgė shi. Disa pushues nuk u trazuan, u pėlqente tė bėnin dush natyror nė dallgėt e liqenit, qė lehtė fėrkonin trupin e tyre. Disa tė tjerė vraponin tė mblidhin fėmijėt, ēadrat, plaēkat e t'ia mbathnin sa mė shpejtė. Edhe ne vrapuam pėr tek vetura jonė. Ishte krijuar njė gjendje kaotike. Kėshtu bėhet vetėm kur bie shi me rrėshekė dhe kur mbahen mitingje politike. Njerėzit lėvizin si tė dehur, tė ēorroditur. Ngaqė nuk dinė ku janė dhe ku duhet tė shkojnė. Kolona kishte arritur deri nė qytet. Ishte e pamundur tė ēanim rrugėn. Andaj, unė ktheva timonin kah njė rrugicė dhe e dija shumė mire se ku do tė na shpiente. Shoqja ime vonė e kuptoi qė unė kisha humbur rrugėn, por kjo nuk ishte e vėrtetė. Unė isha nisur pėr tek fshati i tė kaluarės time, tek vend i dallėndysheve, qė tashmė kishin migruar dhe skishin lėnė as edhe njė pupėl tė vetme. Pėrpos mallkimit. hijeve dhe fantazmave. Kanė kaluar shumė vite qė aty mė ska jetė. Tė rinjtė e braktisėn, pleqtė vdiqėn. Pėrgjatė rrugės ajo mundohej tmė bind qė tė ktheheshim, ai vend nuk i fliste asgjė. As qė e degjoja. Unė mė veē kisha shkelur pragun e tė kaluarės dhe gjithēka vėshtroja me sytė e fėmijėrisė. Fshati ishte po ai, po me atė emėr, po ato rrugica, po ato drita qė tashmė ishin ndezur nga hija e pėrhirtė. Shiu kishte pushuar. Por retė akoma mbulonin diellin dhe kishin thurur njė velo tė ngrysėt, nga ditė nė natė. Nganjėherė edhe bubullonte. Shoqja ime kishte frike dhe vendosi tmė priste nė makinė. Disa herė mė pėrsėriti tė mos vonohesha, ndėrsa unė me padurim prisja ti afrohesha shtėpisė sė gėzimeve dhe kujtimeve. Por, jo vetėm unė kisha ndryshuar. Gjithēka kishte ndryshuar. Liqeni nuk dukej mė nga kallėmėt murranė. Mollat dhe kumbullat qė dikur mė shijonin fort, ishin tharrė. Ai vend kishte vdekur. Shpirtėrat sorolateshin lirshėm ngaqė varret i kishin larg. Tė ngecur nė mes dy botėve, as kėtu, as atje. Mezi dallova shtėpinė, ishte mbuluar nga shkurret kacavarėse. Rrugica e hollė me pllaka, qė dikur e laja ēdo ditė, ishte thurur si rrjetė marimange nga kullosat e egrra. U shtanga tek porta duke vėshturar. Nuk kisha nga tė hyja, e shtyja portėn fort, me tėrė fuqinė time, por ajo mė kundėrshtonte. Ishte gozhduar. Sapo u nisa tė kėrcej mbi gardh, dėgjova zėrin e gjyshit tim. Mos! Sa herė tė kam thėnė kujdes nga gjarpėrrijtė. U rrėnqetha nga zėri i tij, ktheva kokėn ta kėrkoja nga mė fliste, por asgjė nuk dukej. Kishte vetėm mjegull e turbullirė. Eja, tė thėret gjyshja, llokumet janė gati mė foli pėrsėri. Tashmė porta ishte hapur, pllakat e rrugicės shkėlqenin, aroma e llokumeve kundėrmonte gjithandej. Gjyshja dhe tezja Nurie ishin ulur nė verandė dhe me buzėqeshnin. Ndjeva shumė mall, oh sa shumė mall. Vrapova drejt tyre qė ti pėrqafoja fort, por zilja e celularit mė riktheu nga pėrhumbja ime e vragshme. Kthehu, ky vend ėshtė i mallkuar. ishte shoqja e tmerruar. Edhe unė dridhesha si fletėt e plepit, pėrderisa tėrhiqja kėmbėt pėr tek vetura. Jo nga frika, por nga zhgėnjimi vrasės. Fėmijėria ime kishte vdekur bashkė me bukuritė e saj. Kisha mbetur vetėm unė me dhembjet e jetės, e bėrė xurxull. Ikim, shpejtė i thash. Ktheva kokėn pėr ta parė pėr tė fundit herė. Ishte vetėm tezja Nurie qė na shikonte e pėrshėndette nga dritarja e dhomės sė saj. Ajo kishte njėmbėdhjetė vite qė kishte vdekur.
Krijoni Kontakt