Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 137

Tema: Afsh!

  1. #101
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Nuk di nese mund ta quaj sonte apo sot. Qielli eshte i kuq. Nuk ka as hene as diell, qente lehin...une si dalloj dot as germat. Sonte nata ishte shume e gjate. Shume cka ndodhi. Mendimet po me dhunojne ne keto caste. I mbyll syte dhe perhumbem. Ne nje bote te panjohur.
    Nese me pyet si quhem, nuk e di. Kam shume emra. Por e di qe morilazuam shume, aq shume sa qe ne fund aspak nuk u kuptuam. Ndonese une fola shume, doja te shprazem, te me kuptoje. E vetmja gje qe me kujtohet tani eshte se me the: dukesh me bukur se ne filmin e Staklerit, me origjinale. Une folja, qaja, qeshja ne te njejten kohe. Nata filloi bukur, ne restorantin tone te preferuar. Me qirinje e vere. Perderisa une i isha dorezuar fuqise se saj, ndjejesha mire. Vera gjithnje me ben te gjej veteveten, ajo e cmendura qe jam ne te vertete. Pastaj na ndalioi policia, gjeti nje behane por nuk na denoi. Pastaj me kujtohet flirtimi im me nje taxist. ha-ha. I shkreti, nuk e kuptoi qellimin tim. Pastaj me kujtohet ftesa qe ma beri nje shoqe, me tha qe kishte te ftuar disa francez...pasi qe kishte vere e pranova ftesen e saj, Pime vere bashke me ta, folem per gjuhen shqipe, per gjuhen Angleze. Me dukej vetja advokat i saj. Ata e urrenin. Folem dhe per Skenderbeuan, per Shqiperine, per Emir Kosturicen...uh sa te bezdisshem. Kam nevoje per uje...
    • The rest is silence.


  2. #102
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Oh se ē’kam njė ndjenjė tė tmerrshme. Mė duket sikur ėshtė hera e fundit. Gjithēka mund tė bėhesh nė kėtė jetė. Pėrveē vetvetes. Prandaj, ngadalė, pa as edhe njė pikė lot, mė duhet tė kthehem nė guackėn time. Premtoj se s’do tė qaj. Edhe pse do tė humb gjithēka. Sepse kėshtu do ti, kėshtu duan tė gjithė. Dhe unė nuk mbetem gjė tjetėr, pėrpos skllave e dėshirave juaja.
    • The rest is silence.


  3. #103
    Bota ngadal na pėrpinė,
    si kjo elegji dhembjeje, qė mė pushton trupin ngadal.
    Ti futesh me thell,
    ne cdo qelizė te gjakut tim.
    Thell shume thell
    dhe klithė nė zemrėn time
    sikur nje vetėtimė qė ēan' tokėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABSOLUTE : 23-08-2008 mė 22:38
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  4. #104
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Nuk dėshiroja tė gėrmih tė kaluarėn time, por kėrkoja njė dokument tė vjetėr qė do mė ndihmonte tė kryeja njė punė. Dhe rastėsisht mė ra nė sy njė e-mail i printuar qė fillone me njė grimcė poezi tė Petrit Koēit.

    Njeriu i mirė ėshtė i pranishėm
    Dhe tek zbulimi mė i vonshėm
    Siē ėshtė buka tek uji i pijshėm
    Dhe tek talenti i jashtzakonshėm…


    Nuk e kisha idenė qė kisha rruajtuar atė letėr. U gėzova shumė. Dhe thoja me veten. Mė nė fund e gjeta. Por pėrsėri u zhgėnjeva. Unė kisha printuar vetėm tekstin, jo dhe kontakt adresėn. Duhej tė kenė qenė vitet e para kur erdhi interneti, njė mrekulli. Unė quhesha Flutur, ndėrsa ajo Gresė. Podrime ishte dhoma ku takoheshim, ndėrsa unė akoma se kam vizituar kėtė vend. Lexova dhe ri-lexova letrėn disa herė. U preka, u dėshpėrova, ndjeva shumė mall. Ne nuk kishim vetėm njė lidhje miqėsore, ne kishim mė shumė. Porosinė tėnde tė fshehur nė mes gėrmave e fjalėve, e ndjeva dhe e kuptova vetėm tani. Ti erdhe nė jetėn time si njė ėngjull dhe ike si njė djall. Mė flisje pėr bukurinė e jetės, dhe e para u dorėzove. Mė kujtohet kur mbeta me kufjen e telefonit nė dorė, dhe fjalėt e fundit- do tė vetvritem. Fuqia jote aq shumė mė ka tronditur, aq shumė sa qė akoma kam tė freskėta ato ndjenja. Megjithatė, unė ndjej prezencėn tėnde, ti je ende gjallė, sepse jeta ka njė linjė tė veten, ka njė timon. Atė e udheheq arsyeja dhe jo ndjenjat. Unė tė kam kėrkuar dhe s’tė kam gjetur. Unė vazhdoj tė tė kėrkoj, e dashura Teutė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zombi : 13-09-2008 mė 12:46
    • The rest is silence.


  5. #105
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Zombi= skofiare:
    ......Shume pershkrim prekes, per nje kujtim..per nje te kaluar..per nje miqesi....
    Rrugetimi qe udhehiqet nga arsya i gjen te gjitha shtigjet per te takuar miqt, njerezit dhe ngjenjat .. i gjen dhe i prek me mendje, shpirt dhe vizion.

    pershendetje miqesore !
    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #106
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    minerva hajdute,
    e zemres time
    qe zjen ne nxehtesine
    e mendimeve te egra

    si nje kristal
    shkelqyes ne vallezim,
    si dashuria dhe mendja
    ne krahet e pasionit,
    shtrenguar ne nje morse
    puthje reshqitese
    ne melodine e perjetesise...

    [land]
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #107
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    hyjni

    hyjni e dhunuar.
    kitarat ēajne qetesine,
    dhe shpatat shkelqejne...ne driten e henes.
    qetesia qan,
    per mbreterine e saj tashme te humbur,
    ...dhe qan.me zhurme.
    qetesia uleret,
    per ate mbreteri qe ajo aq shume e donte,
    ...dhe uleret.qetesisht.
    hyjni e dhunuar...

    [land]
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #108
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    pas asaj

    nata zhytet,
    qetesia mbetet.
    hena e fshehur
    pas atyre maleve...
    dhe une pas asaj.
    rrahje krahesh,
    rrahje zemre,
    rrahje yjesh.
    gishtat e saj,
    te embel reshqisnin
    ne lekuren time.
    krahet e saj,
    zoterues
    te deshirave te mia.
    hena e fikur tashme
    pas atyre maleve...
    dhe une,pas asaj.
    dashuria eshte larg,
    pertej atyre maleve,
    me larg se nata,
    kush e di pse!
    sa e hidhur eshte shpresa
    per te mbyllur kete nate
    ne nje dhome,
    me gjithshka qe mbetet jashte.
    dhe te te veshtroj
    pertej gjithshkaje...

    [land]
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #109
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    Afsh!Kafshe qe sundon deshirat e mia te egra.
    Afsh!Frymemarrje e renduar.Nga padurimi e shpejtuar.
    Afsh!Klithme e padegjuar.Fjale e pashqiptuar.
    Afsh!Dliresi e prishur si bore e shkelur,
    Nga kembe e zhveshur,e skuqur,e djegur..............


    O afsh!!!!!!!!!!!

  10. #110
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    nje ndjenje makabre
    qe shfaqet neper varre-
    nje pushim i te ardhmes-
    nje boshllek dimensionesh.

    shfaqja e vdekjes qe shpaloset
    me qarte se kjo qe jemi
    funksioni i perjetshem
    te afte te vdesim



    ps.nje vizion i dendur i vdekjes si konkluzion definitiv,qe zhduk ne perjetesi konceptin e hapesires dhe te kohes me te cilin jemi mesuar ne jete.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •