Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 137

Tema: Afsh!

  1. #91
    si lulet me lot, ne ket mengjes,
    copat po i mbledh' ne shkretetiren e dhembjes,
    heshtur, kur ti flen ne enderrat e trazuara...
    asgje nuk shoh, dielli me than ngadal\........................................... ........
    .................................................. ..........................................
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  2. #92
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Poker.
    e pse duhet te luanim?pse?ti je nje lojtare e shkelqyer por jo si une,mua nuk me pelqen pokeri dhe pse jam nje lojtar i jashtezakonshem,shume me i mire se ty.

    rregulli nr 1-ti nuk luan me kartat qe ke ne dore,ti luan me personat qe ke perballe,e dije mire,ne menyre te plote, ke lojtar ke perballe?,me njihje mire kush jam une?jam kampioni i pokerit,pse dreqin kerkon te luash me mbretin e pokerit kur ai nuk ka deshire!aha e kuptova ti nuk dije me ke kishe te beje!ok mesoje tani.

    rregulli nr 2- ne poker fiton ai qe bluff-on ne menyre spektakolare,pra pokeri behet dhe nje loje nervash,nje loje psikologjike,duhet te njohesh mire syte,ti kujtoje se mi mundje syte!jo,asgje nuk kuptove, je mashtruar nga syte e mi te sprovuar.duhet te kuptosh bluff-in ne 1 te qindeten e sek,ai qe eshte lojtar madheshtor e ben.

    rregulli nr 3-me jeten dhe ndjenjat mos luaj kuuuuuuuuuurre poker,se rezikon te humbasesh gjithshka,nuk dihet kurre cilin ke perballe,fjala bie ke nje njeri te kulluar,te paster, pa piken e djallezise i cili ne momentin qe kupton se ti po luan me jeten e tij sikur te ishte nje loje pokeri, menjehere i vjen ne mendje superioriteti i tij si kampion pokeri,shnderohet ne bishe,ne nje demon shume te keq i cili te shkaterron ne menyren me mizore te mundur......por ca ndodh?

    vjen momenti i showdown( shifen letrat) wow ti ke humbur.po, ti ke humbur,por une nuk te le te humbesh,te jap shancin qe te mos luash me me jeten sikur te ishte nje poker.
    no,no,never do it again.
    po e bere perseri do te te shpartalloj krejtesisht,egersisht,te mallkosh diten qe ke lindur.


    ps.ah se harrova po te mesoj nje rregull jete tani,mos urre kurre sepse te erreson gjykimin.kur te hakmerresh beje me gjakftohtesi,pa
    urrejtje.

    I love you
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 30-07-2008 mė 02:21
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Pershendetje!

    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Vetvetja ime mė ka braktisur. E shikoj tė zngjyrosur nė nuanca magjike. I flas nuk mė dėgjon, e shkund e ajo nuk mė pėrgjigjet. E ēuditshme! Asnjėherė se kam parė, pėrveē se nė pasqyrė. Kjo formė tre dimenzionale e tė pamurit vetveten po mė ēmėnd. Nuk e njoh. Gjithnjė kemi jetuar bashkė, i kemi bėrė hyzmet arsyes, por tani…jemi ndarė nė dysh.
    Zombi!
    Te pergezoj per shkrime tuja ...Ti shkruan bukur dhe me pasion...kam kenaqesine te te lexoj gjithmone.


    Me respekt!
    Dhuro shumė...e prit pak!

  4. #94
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Mė nė fund i dhash kėnaqėsinė vetes time, tė dilte e tė sorrollajet nėpėr rrugėt e qytetit pa ndonjė valixhe tė tejngarkuar. Rrugėt akoma ishin tė lagura nga shiu. Mė pėlqete tė pėrplas kėpucėt nė ndonjė pellg rastėsie. E vetmja gjė qė mė mbante lidhur nga imja liri absolute ishin duart tė rasura thellė nė xhepat e pantallonave dhe i shtypja me gjithė fuqinė time pėr tė mbajtur baraspeshėn e trupit qė mė lėkundej nga era e ndryshimeve. Doja tė isha e padukshme. Doja tė mos takoja asnjė njeri. Andaj zgjodha trotuarin rreth lumit, mbaja kokėn ulur dhe luaja zigzagun mė kėmbėt e mia. Me kėmbėn e djathtė shkelja pllakėn e majtė, dhe me kėmbėn tjetėr bėja tė kundėrtėn. Kėnaqesha si njė fėmijė pėrderisa magjia iku kur dėgjova njė zė femre qė po thėriste emrin tim. Vazhdova tė vallėzoja me pllakat, bėja sikur nuk dėgjoja. Nuk kishte vend pėr zėra, pėr femra, nė botėn time tė krijuar enkas. Por, dreqi a marrtė, ajo insistonte dhe zėri po mė afrohej. Pastaj mė preku lehtė nė sup dhe unė ktheva kokėn.
    Nuk e njihja, nuk i fola, por vetėm e shikoja pa asnjė ndjenjė kėtė femėr monstėr qė mė prishi tė vetmen maratonė nga e cila do tė dilja fituese.
    E di qė mė ke harruar. Mė tha ajo. Por, sapo e tha emrin unė shkova tek porta e shkollės ku para shumė viteve i kishim thėnė lamtumirė njėra tjetrės, sepse ajo iku me familjen nė Danimarkė. Ajo nuk kishte ndryshuar, vetėm se tani mė fytyra e saj kishte pamjen e njė tė rituri, siē kishte edhe imja. Pastaj mė pėrqafoi fort, sa nuk filloi dhe tė qajė. Kjo nuk ishte nga qė i kisha munguar unė, ne kishim kohė qė kishim futur njėra-tjetrėn nė dosjen e harresės. Ajo donte tė qante pėr rrugėn qė kishte kaluar, pėr kohėn qė kishte ikur.
    Shkuam tė pinim kafe dhe atje mė rrėfeu jetėn e saj pėr dy gllėnjka. Ishte martuar me filanin e bukur qė dhe unė e njihja, kishte dy fėmijė, kishte ndėrtuar njė shtėpi, kishte blerė njė Audi titi, dhe sapo ishte kthyer nga pushimet. Huh, mė dukej sikur po mė dėnon universi tė dėgjoja zhurmėn e saj. Pastaj bla-bla-bla, nuk ndalej sė shituri sukseset dhe arritjet e saj. Unė nuk kisha dalė nė shopping. Vonė, vonė ju kujtua t’mė pyeste pėr mua. Kjo ishte pjesa mė e rėndė. Ti thoja e kundėrta e jetės tėndė tė lumtur, nuk do tė mė besonte. Andaj zgjodha thėnien e Hesse-sė qė tė mos mė kuptonte. Nuk desha tė jetoja gjė tjetėr, veē asaj qė donte tė shpėrthente nga unė. Pėrse ishte aq e vėshtirė.
    Ajo i dha njė tė qeshure tė llahtarshme, tė gjithė kthyen kokėt nga ne. Ishte ajo qė gėnjente, nuk isha unė!
    • The rest is silence.


  5. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Zombi pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Gentian_gr (18-11-2013)

  6. #95
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    Dorezohem sot.Pa kushte.Dorezohem tek nje Zot,qe meshire nuk dinte te tregonte.Por une nuk doja meshire,prandaj u dorezova.U kapa prej teje,per te gjetur nje fije shprese.Nje dite te bardhe te shihja kerkoja.O Zot!Perse tani te te dorezohem?Une ,qe kurre nuk dija skllaveri c'do te thote.
    Dorezohem sot si skllavja jote.E thjeshte.E perulur une,kokeshkreta!
    Nje tempull krijova per ty,o Zot!Tempull qe i ka te gjitha.Ka brenda tij dhe nje altar.Atje do te bej sakrifica.Atje dhe lutje,per nderin tim.Te mos humbas,pas teje te lidh shpresat e mia.Me lart,krijova shikimin tend.Te me ndjeke kudo.Te me sjelle prane ngrohtesi.Me rreze dielli te zbukurova,se ashtu te perfytyroj.Eshte tempull i thjeshte ky.Une ,Ti,altari dhe syte me rreze.
    Nje afsh ndjej brenda meje kur te drejtohem Ty.Mallkim te jete dorezimi?Urim te jete skllaveria?Shprese te jete urimi?Une te pyes dhe lutem te pranosh sakrificat e mia.
    Nje thike mora sot o Zot.Shpova lehte doren time dhe gjaku rrodhi mbi altar.Gjak i paster virgjerie.Gjak i paster dedikuar ty.
    Sa larg qe je!Shikim yt me ngroh,o Zot i bardhe i endrres sime!

  7. #96
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    I dashur, sot do tė tė flas pėr dashurinė. Ndonėse unė asnjėherė nuk kam arritur qė ta pėrcaktoj ashtu siē duhet. Madje, ajo s’ka pėrcaktim. E pse duhet tė ketė? Ajo ėshtė e ndryshueshme, siē janė dhe valėt e jetės. Dashuria nė jetėn time asnjėherė nuk ka ardhur e plotė, ajo vinte mė prekte dhe ikte. Pikėrisht sot vendosa tė tė flas pėr dashurinė, ngaqė sot jam e pa prekur. Sot nuk kam nevojė pėr tė. Kam nevojė vetėm tė flas pėr tė. Jo si njė ndjenjė, as si njė rėfenjė por si njė formė, formė njeriu.
    Ishte e pamundur tė mos e hetoje, ndonėse plazhi ishte i tejmbushur. Njerėzit ecnin e lėviznin pa ndonjė qėllim. Tė tjerėt vetėm po vrisnin kohėn. Ai jo. Ai ishte mbėshtetur nė shtyllėn e dritave i drejtuar nga deti. Deti atė ditė ishte shumė i qetė. Tė bėnte pėrshtypjen sikur po flen. Mua mė pėlqente ajo ndjejsi. Andaj mundohesha tė meditoja. Tė mėnjanoja gjithēkanė qė jetojnte. Tė isha vetėm unė dhe bota ime. Por, nuk arrija tė pėrhumbesha. Ai mė tėrhiqte edhe pse nuk bėnte asnjė lėvizje. Vazhdonte tė qėndronte nė pikėn A.
    Ishte ndryshe, ndryshe nga tė gjithė tė tjerėt. Madje edhe kostumin e larjes e kishte ndryshe. Asgjė nuk i bėnte pėrshtypje, asnjė kalimtar. Ai vazhdonte tė shikojė detin, ai priste. Priste diēka.
    Nuk kishte nevojė as pėr ujė, as pėr hije, as pėr fjalė. Ai gjithēkanė e kishte nė det, ajo e ushqente, ajo e pėrmbushte, ajo e mbante gjallė.
    Ai ndjeti pa lėvizur me orė tė tėra. Ndėrsa mua nuk mu durua. Shkova dhe ju ula pranė.
    ‘Sot ajo nuk vjen’ – i thash unė.
    ‘Nesėr’-u pėrgjigj shkurt ai.
    Tė dy heshtėm, nuk folėm mė asgjė. Vetėm sodisnim hapėsirėn e qetė e tė pafund. E ndjeja se ai kishte shumė mall. Ai do ta priste edhe nesėr, edhe pasnesėr. Do ta priste deri sa ta tradhėtonin fuqitė, deri nė muzgun e jetės. Ajo ishte dashuria e tij e vetme.
    Mė nė fund mė buzėqeshi dhe iku bashkė me dėrrasėn e surfimit. Jo vetėm ai por edhe unė e dinim se, mos sot, mos nesėr, ajo njė ditė do tė vinte dhe ato do tė vallėzonin bashkė nėn muzikėn pėrplasėse nė margjėnorėt e dallgėve. Do ta prekte dhe do ta shijonte deri nė palcė. Afshin. Dhimbjen e ėmbėl tė dashurisė.
    I dashur, prandaj dashuria nuk ka njė pėrkufizim tė vetėm. Ajo ka lloj-lloj forme. Formė njeriu, qetėsie, dallge, deti…ėshtė vėshtirė vetėm pėr ta gjetur se cila ėshtė ajo.
    • The rest is silence.


  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zombi pėr postimin:

    Gentian_gr (18-11-2013)

  9. #97
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mos kujto Zombi se nuk te lexoj. Vecantia pershkruese me nenkuptimet e dometheniet per jeten, me ndalin gjithmone rruges se forumit ne kete rrugice te kendshme takimi me ty. Urime!

  10. #98
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Sa e pafuqishme mė duket vetja nganjėherė, dhe kjo nganjėhera ndodh shumė shpesh. Ndėrsa ti je i lirė. Natyra tė ka privilegjuar tė mė sundosh. Ndėrsa unė tė pres, tė pres me orė tė tėra. Shpesh edhe mėngjesi tė pret bashkė me mua. Nga pamundėsia pėr tė vepruar, unė kthej gjithė fuqinė time nė mendime. Tė kėrkoj gjithandej. Spitalet dhe morgu janė vendi i parė, deri sa tė ndjej frymėmarrjen tėnde. Pastaj tė kėrkoj rrugėve, tė kėrkoj rrugicave, parqeve dhe lulishteve. Tė kėrkoj nėpėr klube, tė kėrkoj nėpėr turma njerėzish. Nėpėr mjegullira e aromė duhani. Edhe pse tė gjithė mė duken si ti. Ti nuk je asnjėri.
    Pastaj mė mbeten edhe disa vende. Por atje nuk dua tė tė kėrkoj. Mė ngulfat ajo aroma e fėlliqur e parfumeve e pėrzier me spermė e me djerrsė. Dhe mė nė fund, nuk tė kėrkoj mė. Por, kjo nuk mė bėn defetiste. Sepse ti, ngado qė tė sorrollatesh, serish vjen tek unė. Mė gjen tė shtrirė nė shtratin e madh, gjysmė tė vdekur. Ashtu siē vjen dhe ti, si njė hije. Dhe lehtė pushton trupin tim pa asnjė prekje. I shtrij duart, kapem fort pėr kornizėn e shtratit dhe jam e gjitha e jotja.
    • The rest is silence.


  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zombi pėr postimin:

    Gentian_gr (18-11-2013)

  12. #99
    Qe nga mengjesi isha i turbullt, por me nje humor te quditshem, qe s'di kah me vinte...
    Mbase ne ate mjegullnajė mendimesh e ndjenjash, duke pire espresso, ne kafenen "Papa", njerezit i zinja ne shikim!
    Ne syte e tyre kerkoja enderren, enderren qe me perpine leht, e me dehė si lule opiumi.
    Por jo ishte kot dhe plotesisht isha i vetedijshem, qe asgje s'do gjej as enderr as lule, vetem ate pavetedijen kolektive.
    Ti nuk je ne ket qytet, ke ikur moti!?
    Dhe une vazhdoja te pija cigare e espresso panderpre...Doja ta zinja medeomos dhe shikimin tend. E di se do e njihja qe nga larg. Sepse jane sy Ulkonje. Tmerrsisht me trazojne dhe me shkaktojne aritmi.
    Doja te te ndertoja nga qindra sy te tyre te pavetedijshem, por jo me dilte vetem nje abstraksion..
    Nuk erdhe se nuk erdhe! Larg, ke ikur... Aq larg sa ne asnje menyre nuk mund te te kapja me duar.
    Eh, c'mu kujtuan duart, Une spo i shoh as syte tu.
    Ndoshta keshtu ndertohen enderrat, si embrioni kur fillon pas nje orgazme te thelle shume te thelle.
    E di qe edhe pse kisha sot humor ne brendsinė time, ketu nuk kam! Me humb ma merr dikush pahetueshem...
    Jo! Nuk te shohe askund as tani. Por e di se do te gjej, ne erresiren e shpirtit tim ku je fshehur. Do te te nxerr jasht, e me duart tona ta vrasim Pikasson e Napoleonin.

  13. #100
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    ...dhe ja muzgu i nates me gjeti perjasht,buze liqenit te pafund.
    Sa kohe kisha pa pi cigare,qe kur s'mbahet mend.Nje shoqe me solli nje paket Slim...nga Shqiperia......se di po, po me shijon, ne shoqerine e henes se plote pesembedhjeteshe dhe ngrohtesise tende gjithashtu.......kisss
    Wild and crazy can't be lazy

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •