Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Transplanti i veshkës, mjekët tanë operacionin e parë.

    Sipas drejtorit të Ministrisë së Shëndetësisë, Spahia, transplanti u realizua mbi një 22 vjeçar në Bari

    Transplanti i veshkave u realizua për herë të para nga vetë mjekët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Ky sukses i mjekëve tanë u bë i mundur në Klinikën Universitare të Barit, Itali, dhe ndërhyrjes kirurgjikale i është nënshtruar një pacient 22 vjeçar. Këtë e deklaron drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia, i cili udhëhoqi operacionin gjatë 2 - 3 muajve të ardhshëm, ku ekipe të kombinuara italo-shqiptare do të kryejnë edhe transplante të tjera në qytetin e Barit, falas për pacientët.

    Transplanti

    Mjekët shqiptarë kanë dhënë provën e parë se dinë të realizojnë transplantin e veshkës dhe kjo do t'i hapë rrugë transplantit edhe në vendin tonë. Kështu ekipi i mjekëve që realizuan transpalntin përbëhej prej pesë mjekësh dhe një infermiereje të urologjisë, me praninë e prof. Mustafa Xhani, Nestor Thereska, Sulejman Kodra, i kryesuar nga dr. Bardh Spahia. Ndërkohë bëhet e ditur se transplanti i parë renal u konkretizua nga një ekip i kombinuar mjekësh shqiptarë dhe italianë. Nën drejtimin e mjekëve italianë, prof. Selvaggios dhe Bataglias, në operacion kanë marrë pjesë dhe një ekip i gjerë mjekësh (rreth 13 pjesëmarrës) nga Shqipëria. "Pas operacionit të parë renal, projekti italo – shqiptar INTERREG III -A, një projekt që zhvillohet me rajonine Pulias në Itali dhe që kap vlerën e mbi 1 milion eurove, mund të thuhet se është në rrugë të mbarë", pohon Spahia, duke shtuar se gjatë 2 - 3 muajve të ardhshëm, ekipe të kombinuara italo – shqiptare do të kryejnë edhe transplante të tjera në qytetin e Barit, falas për pacientët. Sipas tij, me mbarimin e punimeve për ndërtimin e klinikës së Urologjisë në QSUT, do të nisë brenda një muaji edhe kryerja katër transplanteve të para në Tiranë. Ndërkohë ai pohon se suksesi më i madh i këtij projekti, qëndron përtej faktit të kryerjes së një procedure kirurgjikale. Arritjet kryesore të tij, sipas Spahisë, lidhen kryesisht në rritjen e standardeve të strukturave shëndetësore shqiptare, si dhe i trajnimit të stafit mjekësor.

    Pacienti dhe dhuruesi

    Operacioni i parë për transplantin e veshkës, realizuar nga mjekët shqiptarë, është kryer mbi një 22-vjeçar. Madje mjekët pohojnë se gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë dhe kjo i bën ata optimistë për të vazhduar rrugën e nisur edhe me pacientë të tjerë. "Mësohet se gjendja shëndetësore e pacientit tek i cili u realizua transplanti (më 29 janar) dhe e dhuruesit është mjaft e mirë. Ata do të qëndrojnë të shtruar në klinikë, për t'iu nënshtruar shërbimit të pasoperacionit", pohon Bardh Spahia, duke shtuar se mjekët shqiptarë po përgatiten të kryejnë edhe dy transplante të tjera në klinikën e Barit.

    10 transplante të veshkës në vit kërkohen afërsisht në vendin tonë sipas mjekëve të QSUT-së

    180 pacient të sëmurë me veshka trajtohen aktualisht në dializë në spitalin "Nënë Tereza"

    Marre nga "Shekulli"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Me ne fund u realizua nje transplant veshkash dhe nga mjeket Shqiptare. Urime dhe ishalla vazhdojne ne suksese te metejshme. Uroj qe 22 vjeçari te behet me mire tani fale nderhyrjes se mjekeve. Do doja te falenderoja dhe dhuruesin e veshkes, ka bere me te vertete nje mrekulli, ka shpetuar nje jete njeriu.

    Me sa di une, brenda pak kohesh transplanti i veshkave do te behet dhe ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Pra Shqiptaret do kete nje sherbim mjekesor me shume dhe me tarifa me te uleta pasi nuk do kene shpenzime per udhetim e te tjera gjera ekstra.

    Urime dhe njehere mjekeve qe realizuan kete transplant dhe suksese te metejshme mjeksise Shqiptare.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kanceri në veshka (Kidney Cancer)
    Tumoret janë shumë të përhapura tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Përveç gurëve, edhe tumoret duhet të trajtohen sipas specialisteve me bimë mjekësore, të cilat duhet të përdoren në formën e lëngjeve. Për të evituar problemet me veshkat është e rëndësishme që çdo njeri, pavarësisht faktit nëse është i sëmurë apo jo, duhet të konsumojë ë paktën 2 litra ujë në ditë.
    Tumori Wilms
    është më i shpeshti tumor malinj i veshkave te fëmijët. Mosha më e prekur është 2-4 vjeç. Shenjat janë një masë abdominale, shpesh shumë e madhe dhe trajtohet me nefrektomi dhe kemoterapi me ose pa rrezatim. Mund të jetë pjesë e kompleksit WAGR ku bën pjesë tumori Wilm, Aniridia, ka keqformime gjenitourinare, prapambetje mendore. Gjithashtu shoqërohet me hemihipertrofi të trupit. Pamjaftueshmeëia prerenale e veshkave është pasojë e mos furnizimit me gjak të veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmëria e zemrës, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku. Ndërkohë që pamjaftueshmëria renale (brendarenale) e veshkave është pasojë e patologjisë së veshkave: shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (dmth pamjaftueshmëria prerenale mund të kthehet në pamjaftueshmëri renale), glomerulonefritet, sëmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve në tubula.
    Pamjaftueshmëria postrenale e veshkave është pasojë e bllokimit të rrugëve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurët, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia)

    Simptomat
    1-Sistemi tretës: anoreksi, pështjellim, të vjella.
    2-Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.
    3-Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes të aftësisë së veshkave për të rregulluar përqendrimin e urinës.
    4-Anemia është pasojë e mos prodhimit të eritropoetinës.
    5-Djersitje e vazhdueshme
    6-Fryrje e trupit
    7-Ethe
    8-Dobësi
    9-Urinë e turbullt me erë të keqe
    10-Temperaturë

    Tirana Observer
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Litiaza, sëmundja që shkakton formimin e gurëve...

    Nuk janë të rralla rastet e personave që kanë probleme me veshkat. Komplikacionet dhe problemet e shfaqura mund të jenë në variante të ndryshme dhe në varësi të tyre, ndryshon edhe shkalla e rrezikut të shfaqur. Problemet e shfaqura në veshkë mund të jenë shumë të ndërlikuara sa që mund të kërkojnë edhe ndërhyrjen kirurgjikale, apo edhe transplantin e saj. Edhe shfaqja e gurëve në veshka kërkon trajtim dhe kurim. Por e rëndësishme është që të njihen shkaktarët e formimit të këtyre gurëve dhe të shmangen, duke ndihmuar veshkat në mirëfunksionimin e tyre. Mjekët dhe ekspertët e shëndetit këshillojnë pirjen e ujit dhe të lëngjeve, pasi janë të domosdoshme për jetën e njeriut. Pa ujë njeriu nuk mund të jetojë. Një njeri mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht, që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri akoma më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve. Sëmundja që shkakton prodhimin e gurëve quhet Litiazë. Në rastin e litiazes renale, gurët prodhohen nga veshkat.
    Formimi i gurëve në veshka
    Në sajë të urinës, në trupin tonë eliminohen një sasi toksinash siç është ureja, acidi urik, kalciumi dhe “oxalate”-t, një nga përbërësit e urinës). Quhet “diureze” sasia e urinës së prodhuar çdo ditë. Sa më shumë pimë lëngje, aq më shumë urina është e holluar dhe në ngjyrë të çelet. Në rast të kundërt, kur lëngjet janë të pakta dhe djersitim shumë, urina bëhet më e përqendruar dhe e errët. Kur urina është shumë e koncentruar, ajo ka përmbajtje të lartë të toksinave, me prirjen për t’u kthyer në formë kristaline në nivelin e veshkës. Duke u mbledhur njëra pas tjetrës, kristalet formojnë gurët. Prania e gurëve në veshka apo në rrugët urinare quhet litiaze urinare. Prania e gurëve shkakton kriza të dhimbshme, kolikat nefrotike si pasojë e bllokimit të gurëve në ureter, një kanal i hollë që çon urinën në fshikëz. Përveç krizave të dhimbshme, litiaza mund të keqësojë gjendjen e veshkave dhe të rrugëve urinare, të cilat më vonë mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin. Ekzistojnë shumë lloje të shfaqjes së gurëve në veshka, në varësi të natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, gjë që lejon identifikimin e tyre.
    Diagnoza dhe përbërja e gurëve
    Gurët mund të përbëhen dhe nga minerale të tjera si magnez, ammonium apo fosfat. Formimi i gurëve shoqërohet dhe me praninë e një bakteri, siç mund të jetë: Klebsiella, Serratia, Proteus, Providencia species; të cilat transformojnë urenë në amonium. Me shpesh bëhet fjalë për Proteus mirabilis. Shumë persona me gurë në veshka nuk ndjejnë dhimbje. Ata e kuptojnë veçse kur shohin se kanë hematuri, pra gjak në urinë, çka është shenja kryesore e një litiaze renale. Përveç gurit që është shenja e parë dhe klinika tipike, mund të gjendet dhe prania e gjakut në urinë përmes një analize me “letër reaktive”. Por kjo kërkon dhe analiza të tjera plotësuese, si: ekografia abdominale, e cila vëzhgon veshkat dhe kanalet urinare.

    Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka:

    1- Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella
    2- Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve
    3- Humbja e aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e urinës
    4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës
    5- Djersitje e vazhdueshme.
    6- Fryrje e trupit
    7- Ethe
    8- Dobësi
    9- Urinë e turbullt me erë të keqe
    10- Temperaturë

    Dieta për personat që vuajnë nga gurët ne veshka
    Pas përcaktimit të saktë të diagnozës së gurëve në veshka, i sëmuri trajtohet me analgjezikë të lehtë dhe anisperistatike me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaske me ujë të vaket. Uji i ngrohtë çliron tek ai i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhimbjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat jepem vetëm me rekomandimin e mjekut. Sidoqoftë është e këshillueshme që pas çdo urinimi të shoqëruar me gjak të përdoren dizinfektantë gjatë një jave. Po kështu rekomandohen ushqime të lehta, supa me zarzavate, lëngje frutash, çajra të ndryshme, etj. por njëkohësisht duhet që i sëmuri të lëvizë. Pacientët që kalojnë një kolike renale është mirë të bëjnë vazhdimisht analiza të urinës.

    Faktorët që ndikojnë në formimin e gurëve
    Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, etj.

    Gurët në veshka s’janë gjithmonë të trashëguar
    Specialistët që merren me sëmundjet e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.

    Nevojat për kalcium dhe formimi i gurëve
    Një sasi e pamjaftueshme e kalciumit favorizon krijimin e gurëve oxalo-kalcikë, prandaj lind nevoja e një ushqimi të ekilibruar. Nëse një person merr shumë kalcium, kjo lëndë do të jetë me shumicë në urinë, çka sjell formimin e gurëve oxalatë të kalciumit. Nga ana tjetër duhet konsumuar shumë kalcium për të penguar absorbimin nga zorrët të oxalatës. Pra pengohet që të gjenden në urinë shumë oxalatë, çka do të shkaktonte krijimin e gurëve të oxalate-kalciumit. Edhe tepria në të ushqyer mund të shkaktojë në vetvete një gur kalcik, duke shtuar absorbimin e kalciumit nga zorrët. Megjithatë, me shpesh ato veçse favorizojnë shfaqjen e një litiaze të personat e predispozuar. Duke qenë se ushqehen njëlloj, 10 për qind e popullsisë perëndimore janë të prekur nga litiaza.

    Marre nga "Voa"
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Patatet e skuqura rritin rrezikun për kancer në veshka


    Konsumimi i acryl-amidit, substancës kimike të pranishme në patate të skuqura, kikirikë, kafe etj., mund ta rrit rrezikun e paraqitjes së kancerit të veshkave. Hulumtuesit holandez nga Universiteti i Maastricht, kanë pohuar se rreziku më i madh është i shprehur te duhanpirësit. Acryl-amidi është konsideruar si karcinogjen që nga vitit 1994 dhe është menduar se ekspozimi ndaj tij ndodh vetëm nëpërmjet tymit të duhanit dhe produkteve të kozmetikës. Mirëpo, në vitin 2002, shkencëtarët suedez kanë zbuluar praninë e acryl-amidit në produktet ushqimore të pasura me karbohidrate, të cilat përgatiten në temperatura të larta. Në studimin e ri, i cili është zhvilluar gjatë 13 vitesh, ku janë përfshirë 120 mijë pjesëmarrës të moshave ndërmjet 55 dhe 69 vjeçare, është treguar se personat të cilët brenda ditës futin në organizëm 40 mikrogramë acryl-amid (sasi e cila gjendet në 150 gramë patate të skuqura) janë të rrezikuar për 59 për qind për të fituar kancerin e veshkave. Në çdo 10 mikrogramë të acryl-amidit rreziku për kancer të veshkave është rritur për 10 për qind. Ndërsa për një numër të madh të analizuarish, burim kryesor i acryl-amidit ka qenë kafeja. Por përveç veshkave, edhe organet e sistemit urinar mund të preken nga sëmundja e kancerit. Sistemi urinar përbëhet nga dy veshkat, fshikëza e urinës dhe uretra.

    Veshkat
    Dallohen disa lloje të tumoreve të veshkave. Tumoret beninje të veshkave, zakonisht janë pa simptoma. Ka tre tipa tumoresh malinje të veshkave: karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak në urinë, dhimbje gjatë urinimit, temperaturë, një si gjëndër në zonën e barkut dhe humbje në peshë; nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale; karcinoma transqelizore, që si simptomë dominante ka gjakun në urinë.

    Shkaqet
    Tumoret e veshkave normalisht fillojnë jetën e tyre në qelizat e veshkës. Karcinoma transqelizore është rritje malinje e qelizave që shtrojnë pelvisin renal, zonën ku mblidhet urina para se të hyjë në fshikëzën e urinës. Njerëzit që pinë duhan, marrin shumë qetësues të ndryshëm, ose gjenden të ekspozuar ndaj disa substancave kimike, janë të rrezikuar të preken nga kanceri i veshkave dhe i organeve të tjera të sistemit urinar. Rreth 80 për qind e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet të ketë lidhje me moshën, pasi haset tepër rrallë nën 40-vjeçarët. Nefroblastoma është përgjegjëse për një në dhjetë raste të kancerit renal te fëmijët.

    Trajtimi
    Kanceri i veshkave diagnostikohet me ultratingull ose skaner. Përdoren gjithashtu Urografia, ose pielografia, një lëndë ngjyruese që futet në gjak, e cila duket nën rrezet X kur ekskretohet nga sistemi urinar. Tumoret beninje të veshkave mund të qëndrojnë në trup si të padëmshëm. Tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor. Për këtë arsye, veshka e sëmurë zakonisht hiqet me operacion kirurgjikal.

    Gurët në veshka
    Tek fëmijët, shkaku kryesor i bllokimit të rrugëve urinare janë keqformimet e lindura, ndërsa tek të rriturit shkaqet kryesore të bllokimit janë hipertrofia a prostatës dhe gurët. Bllokimi shton rrezikun e infeksionit të rrugëve urinare, sepse shkakton stazë urinare. Me gurët në veshka shfaqen edhe shenjat dhe simptomat e sëmundjes tek pacienti: kolikë urinare, dhimbja është e mprehtë, e padurueshme, përhapet nga kurrizi tek pubisi. Dhimbja e bën pacientin të lëvizë e të rrotullohet pa gjetur rehat. Për t’u trajtuar është e këshillueshme pirja e lëngjeve. Shpesh gurët marrin formën a kaliceve dhe bllokojnë krejt pelvisin renal. I rëndësishëm është kurimi i infeksionit shkaktar. Gurët prej acidi urik janë radiolucentë, pra nuk mund të shihen në radiografi.

    Simptomat e karcinomës renale
    Karcinoma renale e veshkave njihet edhe si karcinomë me qeliza boshe, ose si hipernefromë. Ky tip i kancerit është tumori malinj më i shpeshtë i veshkave. Më të prekurit prej saj janë meshkujt, që pinë duhan, sidomos mosha rreth 50-70 vjeç. Ndër shenjat dhe simptomat më të dukshme tek personat të diagnostikuar më karcinomë renale dallohet: hematuri, gjak në urinë, masë e prekshme, dhimbje në ije, temperaturë, policitemi. Biopsia mund të mos mjaftojë për të vendosur diagnozën e kancerit sepse pamja e karcinomës renale mund të ngjajë me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veçantë i karcinomës renale është përhapja përgjatë venave renale dhe venës kava. Trajtimi i saj realizohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2. E rëndësishme është që diagnostikimi i sëmundjes të behët që në fillesat e saj.

    Funksioni i veshkave
    Në trupin e njeriut ekzistojnë dy veshka, të vendosura në regjionin e mesit nga të dy anët e shtyllës së kurrizit, nën anën e poshtme të brinjëve. Kanë ngjyrë të kuqe-kafenjtë e formë si kokërr fasuleje dhe madhësi sa një grusht. Përmes veshkave nga organizmi juaj nxirren tepricat e ujit dhe produktet e fundit të metabolizmit. Funksioni kryesor i veshkave është që nga gjaku të mënjanohen produktet e fundit të metabolizmit, e gjaku i pastruar të kthehet në trup. Çdo minutë, përmes arterieve të veshkave, në veshka hyn rreth një litër gjak. Pasi të pastrohet, gjaku kthehet prapa, përmes venave të veshkave. Veshkat posedojnë sistem të komplikuar për filtrim. Në çdo veshkë ekzistojnë rreth një milion njësi, të quajtura nefrone. Pjesa më e madhe e ujit dhe e materieve tjera kthehen prapë në gjak përmes kanaltheve.

    Tumoret e fshikëzës së urinës
    Hematuria është simptoma dominante në tumoret malinje, nëse një tumor rritet në kryqëzimin ndërmjet ureterit e fshikëzës së urinës kjo mund të sjellë dhimbje në kurriz e në veshka dhe të pengojë rrugën e urinës. Ashtu si në format e tjera të kancerit, mosha dhe pirja e duhanit janë faktorë rreziku. Një faktor tjetër është edhe ekspozimi ndaj karcinogjeneve. Varion në shtete të ndryshme, por në përgjithësi mosha mesatare e diagnostikimit të këtyre pacientëve është 65 vjeç. Mbi tre të katërtat e këtyre tumoreve hasen te burrat.

    Trajtimi
    Diagnoza e tumoreve të fshikëzës së urinës bëhet duke përdorur cistoskopin, një instrument shikimi i cili futet në ureter. Cistoskopi me nxehtësi i djeg këto tip tumoresh, dhe kjo teknikë e ndjekur quhet diatermi. Tumoret e avancuara kërkojnë kirurgji ose kimio-terapi. Në raste ekstreme hiqet krejtësisht fshikëza e urinës, teknikë kjo e quajtur cistektomi. Duhet evituar duhani dhe karcinogjenet e tjerë. Shpesh tumoret beninje të fshikëzës së urinës regjistrohen së bashku me tumoret malinje, megjithatë pranohet që shanset për të jetuar janë gati njësoj kudo, rreth 50 për qind. Nëse do gjendej një ilaç për të luftuar gjenin që i bën kanceret e rrugëve urinare kaq vdekjeprurës, shanset për mbijetesë do rriten së tepërmi.


    Tre tipat e tumoreve malinje të veshkave


    1)Karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak në urinë, dhimbje gjatë urinimit, temperaturë, një si gjëndër në zonën e barkut dhe humbje në peshë.

    2)Nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale.

    3)Karcinoma transqelizore, që si simptomë dominante ka gjakun në urinë

    Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Acryl-amidi rrit rrezikun për karcinomë të veshkave

    Konsumimi i acryl-amidit, substancës kimike të pranishme në patate të skuqura, kikirikë, kafe etj., mund ta rrit rrezikun e paraqitjes së kancerit të veshkave.

    Hulumtuesit holandez nga Universiteti i Maastricht kanë pohuar se rreziku më i madh është i shprehur te duhanpirësit.

    Acryl-amidi është konsideruar si karcinogjen që nga vitit 1994 dhe është menduar se ekspozimi ndaj tij ndodh vetëm nëpërmjet tymit të duhanit dhe produkteve të kozmetikës.

    Mirëpo, në vitin 2002 shkencëtarët suedez kanë zbuluar praninë e acryl-amidit në produktet ushqimore të pasura me karbohidrate, të cilat përgatiten në temperatura të larta.

    Në studimin ri i cili është zhvilluar gjatë 13 vitesh, ku janë përfshirë 120.000 pjesëmarrës të moshave ndërmjet 55 dhe 69 vjeçare, është treguar se personat të cilat brenda ditës futin në organizëm 40 mikrogramë acryl-amid (sasi e cila gjendet në 150 gramë patate të skuqura) janë të rrezikuar për 59 % për të fituar kancerin e veshkave.

    Në çdo 10 mikrogramë të acryl-amidit rreziku për kancer të veshkave është rritur për 10 %. Ndërsa për një numër të madh të analizuarish, burim kryesor i acryl-amidit ka qenë kafeja.

    "Spekter"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faktorët që ndikojnë në formimin e gurëve në veshka

    Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi.

    Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, aktivitet i kufizuar për disa javë, disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.

    Simptomat
    Disa njerëz, mund të mos kenë simptoma, por gjithmonë ato të kuptohen, si: dhimbje të mëdha në veshka apo në barkun poshtë dhe ndihen në ije. Dhimbja mund të zgjasë nga disa minuta në orë të tëra, të ndjekura nga periudha qetësie; të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim i daljes së urinës. Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë.

    Kurimi
    Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazeri apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejtë në veshkë përmes një çarje të vogël në anën e pacientit për ta nxjerrë gurin të tërë ose atëherë kur duhet thyer në fragmente të vogla. Metoda më e re për ta hequr quhet "litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit". Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.

    Parandalimi
    Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe mund të ulë rrezikun e gurëve. Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme apo ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit, varet nga gjaku dhe testet e urinës.

    Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka:
    1- Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella
    2- Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve
    3- Humbja e aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e
    urinës
    4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës
    5- Djersitje e vazhdueshme.
    6- Fryrje e trupit
    7- Ethe
    8- Dobësi
    9- Urinë e turbullt me erë të keqe
    10- Temperaturë

    Tumoret në veshka, si dallohen ato
    Rreth 80% e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale. Tumoret beninje të veshkave mund të rrinë në trup si të padëmshme. Ndërsa tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor. Prandaj është e nevojshme biopsia e veshkave deh nëse bëhet në kushte sterile, si ndërhyrje ajo është e parrezikshme për jetën e pacientit. Në këtë rast hiqet një pjesë shumë e vogël e indit të organit dhe kjo nuk pengon në funksionimin e rregullt të cilitdo organ që është në "vështirësi". Vetëm zëvendësimi i veshkës së dëmtuar me një të re mund ta kthente funksionimin e tyre në normal.

    Gurët në veshka jo gjithmonë të trashëguar
    Specialistët që merren me sëmundjet e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj.

    Teknikat për ekzaminimin e gurëve në veshka
    Prania e gurëve në veshka e identifikohet nga rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve, dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë. Pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithëve në këtë rast është një dietë e ekuilibruar.

    Ilaç i ri kundër kancerit të veshkave
    Njerëzit me kancer në veshka tashmë kanë shpresa për shërim. Kështu thuhet në hyrje të një studimi që shpall ilaçin e ri Sutent si shpëtimtar të pacientëve me kancer në veshka. Kanceri i veshkave vazhdon të jetë një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, ndërsa vetëm 10 për qind të pacientëve mbijetojnë jo më shumë se 5 vjet. Çdo vit rreth 40 mijë amerikanë preken nga kjo sëmundje dhe rreth 13 mijë prej tyre vdesin prej saj. Ndër format e trajtimit përfshihen, operimi, rrezet dhe kimoterapia, të cilat nuk janë treguar tepër të efektshme, si dhe terapia biologjike përdoret më shpesh. Dy studimet e fundit rreth ilaçit të ri Sutent, arrijnë në përfundimin se ky ilaç në përgjithësi mund t'i ndihmojë pacientët me këtë sëmundje shumë më tepër sesa trajtimi standart me interferon.

    "Spekter"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

Tema të Ngjashme

  1. Si të ushqehemi?
    Nga dardajan në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 05-10-2012, 06:30
  2. Drejtorët e spitaleve, ikin mjekët, vijnë menaxherët
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 11:56
  3. USAID: Në Shqipëri mjekët, gjyqtarët dhe deputetët, më të korruptuarit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-06-2006, 15:00
  4. Vdes shtatzëna në sallën e operacionit, i shoqi bën me faj mjekët
    Nga miki_al2001 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 18:44
  5. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •