Prolongimi i bashkimit të Kërçovës me komunat përreth në zgjedhjet e ardhshme lokale ka qenë kompromisi për hapjen e Fakultetit të Biznesit dhe Administratës Publike të Universitetit të Tetovës (UT) në Kumanovë, bëjnë të ditur burime partiake. Të njëjtat burime thonë se për kompromisin e Kërçovës BDI-së do t’i takojë posti udhëheqës në një ndërmarrje të madhe publike, pa bërë të ditur për cilën ndërmarrje bëhet fjalë. Siç marrim vesh çështja e Kërçovës e ka prolonguar për dy ditë shpalljen e marrëveshjes për koalicionim mes BDI-së dhe VMRO-DPOMNE-së. Koalicioni ishte paraparë të shpallet të mërkurën e kaluar, por u shpall të premten. VMRO-DPMNE ka insistuar në prolongim të “bashkimit të Kërçovës” për shkak të lobit të fortë kërçovarë që udhëhiqet nga Ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshovski. Sipas Ligjit bashkimi i Kërçovës me katër komunat përreth do të duhej të bëhej gjatë zgjedhjeve të ardhshme lokale ndërsa dy liderët kanë rënë dakord që ky bashkim të ndodhë në vitin 2013. në ndërkohë deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi tha se. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, rregullimi i statusit të pjesëmarrësve në konfliktin e vitit 2001, njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë, gjetja e kompromisit me Greqinë për kontestin e emrit, integrimi i vendit në NATO dhe BE dhe lufta e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë pikat që do t’u vihet theks i veçantë nga koalicioni mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së gjatë katër viteve të ardhshme, deklaroi Ademi.
Sipas tij, dy liderët kanë rënë dakord që përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe të rregullohet me ligj duke u mbështetur në Amendamentin e pestë të Kushtetutës dhe rregullativës ligjore që del nga Marrëveshja e Majit.
Ademi tha se gjatë këtij mandati përfundimisht do të përmbyllet edhe kapitulli i dëshmorëve dhe invalidëve të konfliktit të vitit 2001. Sipas tij, të dy liderët kanë rënë dakord që shumë shpejt të bëhet edhe njohja e pavarësisë së Kosovës.
lajmpress
p.s
Ate qe PDSH beri gati te hap pa asnje kusht ne qeverine e meparshme kur te BDI-se leshuan paralementin tani keta e kane bere ama ja se si e kane bere ???
p.p.s
Diksuh diteve te meparshme permendte ''pazarin e ulet'' per shkak te PDSH. Ja vetem se dalin ne majdan punet se si behen. Keshtu bente edhe gjate kohes se LSDM-se BDIja te njejtin ajvaz e vazhdon edhe sot e ksaj dite.
Shtrohet pyetja : Pse nuk e votuan ligjin per arsim superior ne Maj ku do te hynte edhe hapja e fakulteteve ne Kumanove pa asnje far kushti ?
Krijoni Kontakt