Hapa e-mail tim dhe pashe qe me kishin ardhur disa e-mail qe nga hera e fundit qe kisha hapur e-mail. Midis tyre gjeta nje e-mail qe me beri shume pershtypje dhe me mallengjeu e vendosa qe ta sjell ketu mdis jush.
Mbase po bie ndesh me rregullat e forumit me anen e sjelljes se ketij e-mail ketu, por me beri shume pershtypje, ndaj dhe vendosa qe ta sillja ketu.
Kjo poezi është shkruar nga një adoleshente në ditët efundit të jetës së saj e sëmurë nga kanceri në një spital të New Jorkut. Poezia thotë mjaft gjëra. Është dërguar nga një mjek.
"VALLËZIM I LEHTË"
I ke vështruar ndonjëherë fëmijët
kur vallëzojnë të kapur përdore?
Apo të dëgjosh zhurmën e shiut
kur bie përtokë?
A e ke ndjekur ndonjëherë
fluturimin e çrregullt
të një fluture?
Apo të vëzhgosh diellin
atëherë kur nata po zhduket?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë
E përshkon çdo ditë
fluturimthi?
Kur pyet "Si je"?
e dëgjon përgjigjen?
Kur dita mbaron
shtrihesh në krevatin tënd
me qindra pyetje të njëpasnjëshme
që të vijnë ndër mend?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.
I ke thënë ndonjëherë birit tënd
do ta bëjmë nesër?
pa e vënë re
nga nxitimi,
keqardhjen e tij?
E ke ndërprerë ndonjëherë lidhjen,
me një mik të mirë
e cila ka përfunduar
sepse ti nuk kishe kurrë kohë
për t'i telefonuar e për t'i thënë
"Tungjatjeta"?
Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.
Kur vrapon kaq shpejt
për të arritur diku
humbet gjatë rrugës kënaqësinë e të shkuarit atje.
Kur shqetësohesh dhe vrapon gjatë gjithë ditës,
është si një dhuratë e pa hapur
kurrë... E flakur tutje.
Jeta nuk është një vrapim.
Merre më shtruar
Dëgjoje muzikën
Para se kënga të përfundojë.
Kësaj vajze i mbesin vetëm6 muaj jetë, dhe si dëshirë të fundit, ka dashur të dërgojë një letër për t'i thënë të gjithëve që ta jetojnë plotësisht jetën e tyre, meqë ajo nuk mund ta bëjë këtë. Nuk do të mundet të promovojë asgjë, të diplomohet, të martohet e të ketë një familje.
PS: E-mail qe solla ketu nuk eshte i plote. Jane hequr 2-3 fjali por jo nga poezia. Keto per shkak se mund te quhej si reklame.
Krijoni Kontakt