
Postuar më parë nga
Agim Doçi
PaLma
po ju pergjigjem me vargje te varfera por qe kane si "arme" ngushellimin...
Respekte Agimi si mik i sinqerte
Po,po! Unë e pashë kohën që po ikte.
Sekondat, minutat dhe orët që shkonin.
Ju betohem!... Isha i ulur në karrike
Unë edhe koha njëri tjetrin numëronim.
Shfletova dhe hapa fjalorë e kodikë
Të gjeja nënfishë e shumëfishet e saj
Çudi në Fjalorin Enciklopedik
Vetë Koha humbiste në vehten e saj(!)
E ndarë dhe e coptuar në katër Epoka
Antikja, Mesjeta, Modernia dhe Sot(!)
Andaj katër mëndje strehohen ndër koka…
si stinët me dimër, si vjeshta me lot…
Krijoni Kontakt