Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 71
  1. #21
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    ke te drejte ketu Hyj-Njeriu,
    te jetosh ne nje sistem ku nuk do te jesh(nese nuk lufotn), thjesht i sherben atij sistemi.
    Me mire i vdekur dhe me nder se sa i gjalle dhe ne mes te nje shoqerie qe nuk ben per ty.
    Me ke kuptuar pergjysem....Me mire te rrezikosh jeten e te jetosh me nder eshte per ajken e njerezve,po pjesa derrmuese nuk e pranon kete koncept,prandaj riprodhimi eshte detyra minimale e tyre,po se bene edhe ate,me mire te mos kishin lindur fare se s'bejne per asgje....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Me ke kuptuar pergjysem....Me mire te rrezikosh jeten e te jetosh me nder eshte per ajken e njerezve,po pjesa derrmuese nuk e pranon kete koncept,prandaj riprodhimi eshte detyra minimale e tyre,po se bene edhe ate,me mire te mos kishin lindur fare se s'bejne per asgje....
    Une e kisha qe ne nje shoqeri ku nuk do te jesh, dhe te riprodhohesh eshte gabim. Se i jep individe te rinje shoqerise.

  3. #23
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Une e kisha qe ne nje shoqeri ku nuk do te jesh, dhe te riprodhohesh eshte gabim. Se i jep individe te rinje shoqerise.
    Jo aspak...nje shoqeri ku nuk do te jesh eshte psh shoqeria e pushtuar,keshtu qe shoqeria ka nevoje per individe te rinj....Cdo shoqeri ka nevoje per individe te rinj perndryshe vdes ...Po ashtu diktatura komuniste eshte nje shoqeri ku nuk do te jesh,po riprodhohesh perseri,sepse riprodhimi nuk mund te ndalet,eshte minimumi qe njeriu duhet te beje ne jete edhe pse ne shoqerine qe nuk do.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #24
    Te rezistosh eshte njesoj si te jetosh...

  5. #25
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Ne fakt shumica e njerezve kerkon , paqe, qetesi, siguri; jane te prirur drejt konservimit dhe duan te arrijne te paturbulluar deri ne pension, per te shijuar ate qe vjen me pas.
    Kush kerkon me shume e di mire se cdo te thote kjo!
    Me gjithate ,jeta eshte dhe nga nje here fat, mund te te marri rrota ashtu kot fare ( Ne Shqiperi ndodhin mrekullira te tilla).
    Por prape ja vlen te luftosh, si i thone asaj;" Me veten te luftosh-beteja me e veshtire, mbi veten te
    fitosh ,fitorja me e mire".
    Problemi eshte se nuk mund te behemi te gjithe "mbi njeri" (Ubermensch-a) dhe pervec kesaj njerezit per shkak te konsiderates qe kane per veten e tyre do radhiteshin te gjithe nga ana e me te arriturit duke i imituar se sa nga vlerat "pozitive" dhe "superiore" si lumturia apo lufta kunder te keqiave qe idhulli i tyre do tu impononte.
    Te jetosh - varet se cfare duam !
    Ndryshuar për herë të fundit nga brandon : 13-02-2008 më 14:38
    La vida es un carnaval

  6. #26
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Problemi eshte se nuk mund te behemi te gjithe "mbi njeri" (Ubermensch-a)

    Ne kete civilizim nuk ekziston asnje mbinjeri,perkundrazi njerezit po degjenerojne vazhdimisht ne mase dhe devoluimi eshte proces i dukshem kudo....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #27
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nga "Hamleti"
    William Shakespeare

    "Te Rrosh a te mos rrosh"

    Te rrosh a te mos rrosh – kjo eshte ceshtja:
    M’ e lart’ eshte valle te durosh.
    Hobe, shegjeta fati te terbuar
    A te perballsh nje det te turbull helmesh
    Me arm’ e funt t’u japsh. Te vdec – te flesh –
    Jo me – dhe me nje gjume te mbarosh
    Cdo zemer-dhembje, mijera tronditje,
    Qe trupi prej natyres trashegon.
    Ja nje qellim qe duhet desheruar
    Me gjithe shpirt. Te vdec – te flec; te flec?
    E nofta t’enderrosh! ah, ketu ngec;
    Se c’ endrra shohim n’ ate gjume-vdekje,
    Passi na shkundet kjo peshtjellj’ e mortme,
    Kjo frike na qendron; ja aresyja
    Qe aq’ e zgjat nje jete me mjerime;
    Se kush duron perbuzjen dhe kamcikun’ e botes,
    Zullumn’ e shtypesit, perdhunen e krenarit,
    Lengimn’ e dashuris’ se paperfillur,
    Vonimn’ e ligjes, goje-cthurjen e zyrtarit,
    Dhe shkelmet, qe cdo vlere zemer-gjere
    Nga te pavlershmit merr, kur munt t’ a lanje
    Hesapin fare me nje cope thike?
    Kush valle barra mban e kush dersin,
    Renkon nene nje jete te merzitur,
    Po vetem tmerr’ I asaj dic pas vdekjes –
    Vendit te pazbuluar, nga s’ na kthehet
    Kurr’ udhetari – na trullos vullnetin,
    Dhe vuajme te ligat qe po kemi
    Se sa te hidhemi n’ato qe s’ dime.
    Keshtu na ben ndergjegjia gjuh’ frikace;
    Keshtu dhe ngjyr’ e gjall’ e rezollutes
    Semuret, verdhet nga hij’ e mejtimit,
    Dhe pllane te medha e rendesore
    Ndalen, percajne rrjedhjen, dhe humbasin
    Emrin e veperimit. Hesht tani!
    E bukura Ofeli! Engjell, ne lutjet
    Mekatet m’ I kujto te gjitha…

    Sigurisht qe te rrosh...
    "Carpe Diem"

  8. #28
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Te rrosh a mos te rrosh

    Te jesh,apo te dukesh kjo eshte çeshtja.
    Hamlet, dhe kjo mos te te duket pak
    Te jesh te besh,humbet ne shkratetire.....
    Te dish te dukesh,kjo vendos kapak....

    Hamlet, kam lidhur koken me shami.
    Fantazmat,hijet kane mbuluar boten.
    Ne vetem flasim çjam une dhe çje ti.
    Me mijra njerez,nen bomba lene koken.

    Me tragjedite ngrysemi dhe zgjohemi
    I shohim si ne film,....se ke haritur..
    Duke ngrene darken qete ne tavoline
    Sodisim luftrat,njerez ne gjak mbytur


    Te jesh apo te dukesh,kjo eshte çeshtja..
    I forte i zgjuar dhe pak dredharak.????.
    Te rrosh a mos te rrosh vendosin "kokat"
    Hamlet dhe kjo mos te te duket pak..

    Mimoza Ahmeti Kallfa
    "Carpe Diem"

  9. #29
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Guximin ke humbur, gjithçka ke humbur
    Te jesh i bindur: Do ish me mire mos kishe lindur.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #30
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Hedh nje gure Shekspiri ne pellg dhe kerkojne te gjithe ta gjejne :P
    Vete Shekspiri se vrau shume mendjen per kte pyetje, e gjeti prehjen te ndonje bjonde apo brune gjoksmadhe.

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •