Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Muzeu në Shkup i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK)

    Shtëpia e Jashar bej Kumbarajt, shndërrohet në muze

    Shtëpia e Jashar bej Kumbarajt, kryetarit të parë të Bashkisë së Shkupit në kohën kur Shkupi ishte kryeqytet i Vilajetit të Kosovës, do të shndërrohet në muze kombëtar shqiptar.

    Me rikonstruimin e saj shtëpia e kumbarajve do të bëhet muze në të cilin do të arkivohen vlerat kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë nga Lidhja e Prizerenit e deri në vitin 2001.
    "Që në fillim kemi thënë se këtu do të ngritet edhe muze i vlerave kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë, duke filluar prej periudhës së Lidhjes së Prizrenit dhe duke mbaruar me historinë më të re, më të lëvdishme, pra me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Edhe pse nuk kemi buxhet te dedikuar për mbrojtjen e monumenteve, u detyruam që këtë monument mos t’ia lëmë kohës. Me këtë monument mos të ndodhë sikur me monumentet tjera të familjes kumbaraj. U detyruam dhe është nder për ne që ta futim nën mbykëqyrje të Komunës së Çairit”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
    "Dotë hartohet projekt ideja, do të krijohet një grup pune me këto elemente, me këto persona që thashë me muzeologë, me historianë, me arqitektë, guratorë të ndryshëm, të cilët duke pasur parasyshë edhe ndërtesën që është një ndërtesë historike dhe ka vlerat e saj në këtë drejtim, arqitekturore do të përshtasin edhe përmbajtjen e muzeut të ri, kuptohet në vija të përgjithshme", deklaroi Beqir Meta, drejtor i Muzeut Kombëtar të Shqipërisë.
    "Ne do të kontribuojmë me dokuemntacion e nevojshëm që të gjendet pasqyrim në këtë shtëpi muze, në këtë muze që është në themelet e një muzeu të shqiptarëve në Maqedoni, i cili do të pasurohet më tej me kalimin e kohës", nënvizoi Muharem Dezhgiu, udheheqës i departamentit në Institutin e Historisë në Tiranë
    Formimi i muzeut kombëtar në Çair do të financohet nga Komuna e Çairit, ndërkohë që punimet për ndërtim pritet të fillojnë për një kohë të shkurtër.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  2. #2
    A po përsëritet një “Universitet i dytë i Tetovës”

    Laura PAPRANIKU

    Kryetari i Komunës së çairit, Izet Mexhiti, ka rikonfirmuar të enjten vendosmërinë për hapjen e Muezut Kombëtar të Shqiptarëve, në shtëpinë e prefektit të parë të qytetit të Shkupit, Jashar bej Kumbara. “Nuk ka asnjë arsye që të tërhiqemi nga kjo iniciativë”, ka thënë Mexhiti. Çështja, sipas tij ka të bëjë vetëm me problemin e njohjes së legjitimitetit, pra nëse shteti do jetë i gatshëm ta zyrtarizojë atë, apo do të lejojë që t’i përsëritet edhe një “Universitet i dytë i Tetovës”, të cilin ishte i detyruar ta legalizoj pas dhjetë viteve të formimit. “Jemi të përgatitur për çdo sfidë që mund të na del parapara, në realizimin e projektit për mbrojtjen e shtëpisë monumentale të Jashar bej Kumbarës dhe për shndërrimin e kësaj shtëpie në një muze të historisë së shqiptarëve të Maqedonisë, prej Lidhjes së Prizrenit (1878) deri në luftën e UÇK-së (2001)”, tha kryetari i Çairit. Ai, ka bërë këto komente pas reagimeve të Pasko Kuzmanit, drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (DMTK) sipas të cilit, ndërtimi i këtij muzeu është jo legal. Mexhiti thotë se edhe po të ishte kompetentet për çështjet e objekteve muzeore, drejtori i DMTK-së, përsëri nuk mundet ta mbyllën muzeun”. Në rast të sjelljes së ndonjë vendimi për ndërprerjen e punimeve, në bazë të ligjeve, ekzekutimi i atij vendimi duhet të bëhet nga sektori urbanistik i komunës. “Është absurde që shefi i urbanizmit të një komune të sjellë vendim që të ndalet ndërtimin i diçkaje për të cilën është sjellë vendim në këshillin e asaj komune”, pohon Mexhiti. Përveç kësaj, për dhjetë vitet e ardhshme Komuna e Çairit do të gëzon të drejtat e shfrytëzimit të shtëpisë Kumbarajve. Me pronarët e shtëpisë, verën e 2007-ës Komuna e Çair nënshkroi marrëveshje për marrjen në shfrytëzim, gjatë 10 viteve të kaluara. “Ndërtimi i një muzeu, në të cilin do të ekspozohen vlerat e UÇK nuk është diçka që e kemi mbajtur të fshehur. Këtë projekt, e kemi pasur edhe në programin e partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në zgjedhjet e 2005-ës”, tha Mexhiti, ndërsa nuk “frikohet” për asnjë masë eventuale të shtetit në pengimin e hapjes së muzeut, që aktualisht është në fazën e përgatitjes së elaboratit e, që duhet ti dorëzohet Ministrisë së Kulturës.
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •