Pershendetje te gjitheve!
Ju njoftojme se me dt. 17 shkurt duke filluar nga ora 1 ne mesdite, ne Queen's Park South, Toronto, do te mblidhen shqiptare nga te gjitha qytetet e Ontarios jugore si Kitcheneri, Londoni, Hamiltoni, Guelphi e krejt GTA-ja per te kremtuar se bashku shpalljen e Pavaresise se Kosoves. Jemi ulur per disa mbremje me radhe me perfaqesues te te gjitha shoqatave shqiptare dhe kemi bashkerenduar punen qe ky aktivitet te dale sa me mire.
Ju ftojme qe te merrni pjese e te lajmeroni edhe miqte e te afermit tuaj per te qene te gjithe se bashku ne shesh. Ne program do te kete pershendetje te ndryshme, muzike e videoprojektime me teme Kosoven. Mund te kemi edhe ritransmetimin e fjales se mbajtur po ate dite ne Kuvendin e Kosoves e intervista me perfaqesues qeveritare.
Nga tribuna e mitingut tone do ti dergohet nje peticion qeverise kanadeze qe ta njohe sa me pare shtetin e ri te Kosoves ashtu sic do te bejne qeverite e SHBA-se dhe te shume vendeve europiane.
Ne te njejten kohe, edhe ne qytete te tjera te Kanadase si Montreali e Ottawa do te kete manifestime te ngjashme solidariteti
Jane te interesuar per kete meting te madh edhe shume media kanadeze qe do te jene te pranishem nga fillimi deri ne fund te ketij aktiviteti.
Mireardhshi
Anetari i grupit organizator
Roland Leli
Krijoni Kontakt