Porta osmane ishte më tolerante se inkuizicioni serbo/bizantin
Edhepse gazeta ka preokupime permanente lidhur me aktivitetin e shoqërisë Drita, historiografia shqiptare konstaton se duke u bazuar në proces/ verbalet e mbledhjeve, duke botuar lajme të panumërta për organizimin e shoqërive kulturore shqiptare nga të gjitha anët, duke u sjellur lëvdata atyre që merreshin me gjuhën dhe letërsinë shqipe, me disa theksime të dukshhme të luftës për përfitimin e të drejtave të popullit shqiptar, megjithatë, përmes leximit të artikujve të saj, që në shikim të parë, përfitohet përshtypja se gazeta ka një orientim filoosman për shkak të qëndrimeve të matura ndaj portës së Lartë. Kështu theksojnë udhëheqsit e shoqërisë, me dëshirën e tyre për t'i mbrojtur anëtarët e saj nga çfarëdoqoftë represaljesh, duke llogaritur se kështu do të mund të zhvillojnë një punë të dobishme për çështjen shqiptare. Ata insistonin të përfitojnë vullnetin dhe proteksionin e sulltanit, duke e shpallur për patron të shoqërisë, apo duke e zgjedhur ndër anëtarë nderi disa përfaqsues të qeverisë osmane, si për shembull Fahrudin Beun, ambasadorin e Turqisë në Bukuresht. Tek e fundit, as që ka nevojë të krijojmë alergji ndaj turqve që ishin më tolerantë se sa serbët dhe grekët që kanë zhvilluar gjenocid kundër etnsit shqiptar dhe arumun, në Dardani dhe Çamëri. Për të rrëshqitur nga tema, ngjitemi mbi një porosi të shenjtë: që Qeveria e Kosovës në bashkëveprim me faktorin nndërkombëtar, të konvokojë debat parlamentar për zëvendësimin e termit Kosovë me termin Dardani, një emër që krijon edmirim në botë, ngase kujtdo që ia përmend këndejpari fjalën Kosovë, i rrënqethen flokët kur i kujtohen masakrat barbare që kanë zhivilluar serbët në këtë zonë.
Krijoni Kontakt