Gjiganti Amerikan CNN ka nisur zyrtarisht bashkepunimin me televizionin kombetar Klan per transmetimin reciprok te kronikave televizive. “CNN internacional” ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me “Tv Klan” per rubriken “World report”. Ky bashkepunim nisi me kroniken e pare qe u transmetuar nga CNN dhe qe ben fjale per futjen e teknologjise neper shkollat e mesme shqiptare. Ne baze te marreveshjes edhe televizioni “Klan” ka te drejte te transmetoje kronikat dhe informacionet e televizionit te njohur CNN.

Raportimi i CNN veconte faktin se Qeveria Shqiptare ka ndermarre nje program qe synon kompjuterizimin e te gjitha shkollave te mesme dhe fillore publike ne vend. Projekti permban teknologjine me te fundit te informacionit dhe komunikimit. Ai do u mundesoje te rinjve te jene pjese e nje bote gjithmone e me shume verbale dhe te kene te njohuri te reja dhe menyrat e duhura per t’i perdorur ato. “Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka shpallur se fundmi iniciativen qe te gjitha shkollat e mesme ne vend te pajisen me te pakten me nje kabinet me kompjuter te teknologjise se informacionit dhe te komunikimit. Nje projekt qe do te ndihmonte ne krijimin e nje brezi te ri te qytetareve te se nesermes me aftesi bashkekohore te teknologjive te informacionit dhe te komunikimit”, - thuhet ne kroniken qe transmetoi rrjeti me i madh televiziv i botes, ne rubriken “CNN world report”.

Televizioni informativ qe transmeton drejtperdrejt nga zonat e aktualitetit, citonte dje kryeministrin shqiptar lidhur me angazhimin e mbajtur tashme per sigurim te aksesit te informacionit nepermjet internetit dhe kompjutereve, per t’i dhene cdo femije shqiptar mundesine per t’u futur ne internet. “Tani te gjithe studentet nga zonat rurale dhe ato te largeta do te kene mundesi te lidhen me boten, te kene me shume njohuri te teknologjise se informacionit dhe te behen pjese te nje rrjeti te avancuar teknikisht”, citohet Berisha. Nderkohe reportazhi citon dhe qytetaret. “Interneti eshte shume i rendesishem per mua”, - thote Brizelda Kodheli, - dhe per te gjithe adoleshentet sepse eshte nje mjet i rendesishem per te ardhmen tone, tani mund cdo informacion nga e gjithe bota”.

Programi “High school” drejtohet dhe zbatohet nga Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Shkencave me ndihmen e Bankes Boterore, ndihmen teknike te UNDP-se dhe pjesemarrjen e donatoreve privat dhe publik. Ai konsiderohet si nje mjet fantastik qe do t’u jape te rinjve shqiptare njohuri te reja dhe do t’i integroje ata ne ekonomine boterore. Ne 100% te shkollave te mesme dhe i gatshem ne 30% te shkollave fillore, programi “High school”, do te lidhe te gjithe shkollat publike me internetin dhe do t’i pajise ato me laborator kompjuterike deri ne fund te vitit ne vazhdim.


Koha Jonė