Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Kampe riedukimi per te rinjte

    Nje zgjidhje ideale apo shkaterruese?


    Franca dhe Gjermania kane marre inisiativat e para per dertimin e kampeve
    Te riedukimit.Eksperienca e deritanishme verteton se jane rezultative,por duhet te krijohen kushtet e pershtatshme per funksionimin e sakte dhe te drejte te ketyre institucioneve.Ne France ka mbi 5 vite qe ekzistojne insitucione te tilla- si per shembull prane Le Mans,ne perendim te vendit.Qendra e edukimit ne La Rouveliére,ne rrethin e Pays de la Loire ,ndodhet e fshehur ne pyll.rreth 20 km larg Le Mans .Gardhet e lyera boje jeshile jane rreth 2 metra e gjysem te larta.Ne anen e djathte te nderteses ndodhet nje fushe sporti.Kudo jane insaluar kamera vezhgimi.11 te rinj nga mosha 16 ne 18 vjec ndodhen aktualisht ne La Rouveliére.Ata kane kryer te gjithe akte kriminale si vjedhje apo perdhunim.La Rouveiére eshte nje qender e mbyllur riedukimi dhe nje ide qe pritet te sjelle rezultate per te rinjte e rrezikshem.Qeveria Franceze ka krijuar qysh prej vitit 2003 mbi 33 qendra te tilla per te rinj kriminele si alternative mdaj burgut per minorene.Por ky projekt u kritikua nga opinioni publik si i pamjaftushem.Sidomos mungesa e personelit te kualifikuar dhe moskeshillimi i te rinjve pas daljes nga keto qendra ,ishin pikat kryesore te kritikave.Megjitathe ,qeveria franceze ka vendosur te hape deri ne vitin 2009 47 qendra te tjera riedukimi me rreth 600 vende .Te rinjte qe kane kryer vazhdimisht akte kriminale dergohen per 6 muaj ne CEF.Pas dy muajsh gjate te cileve te rinjte nuk lejohen te dalin,ata kane mundesine te vizitojne familjet gjate fundjavave dhe te bejne nje praktike apo te riarsumohen:“Ka femije qe nuk e dine se si eshte te zgjohesh heret ne mengjes dhe te flesh heret ne mbremje.Oraret jane shume te rendesishme per ne „,deklarojne drejtuesit e qendres perkatese shembull.Ne oren 7 te mengjesit vjen drejtori ,pikerisht ne oren qe zgjohen te rinjte.Plot 11 edukatore dhe pedagoge keshillojne dhe kujdesen per riedukimin shkollor dhe per ofertat sportive,per punen ne garazh me makinat dhe perkeshillimin psikologjik.Te rinjte duhet te kujdesen vetem per pastrimin dhe permirembajtjen e qendres se tyre.Para,telefona celulare dhe kasetofone jane te ndaluar.Edukatoret ndajne kater here ne dite cigare .Nje here ne jave,te rinjte mund te zhvillojne nje telefonate peseminuteshe me prinderit.Ka te rinj qe i pranojne pa probleme rregullat.Qendra e edukimit eshte nje alternative me e mire se burgu.Kalojne 6 muaj me opcionin per te gjetur nje vend pune apo per te bere nje praktike diku.Pasi nuk eshte si ne burg,ku rri e pret vetem te kaloje koha,qe te dalesh qe atje.Duket sikur rregullat e qendres se riedukimit fuksionojne .Sipas ministrise se Brendshme te Frances,62 perqind e te rinjve qe ndodhen ne qendra te tilla,nuk kryejne
    Me akte kriminale kur dalin prej andej .Nje dite ne nje qender te tille kushton rreth 600 euro.Nje cmim qe per ata qe i vleresojne keto qendra ,theksohen si investim i duhur nderkohe qe skepktiket e vleresojne ate si shpenzim te panevojshem.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ICE-BOY
    Anėtarėsuar
    01-09-2004
    Postime
    51
    Ne nje fare menyre duket goxha zgjidhje e mire sepse nuk e depreson personin qe rri brenda perderisa ka mundesi te meret me dicka, po dyshoj se do behet rrob normal ai qe ka ber vrasje apo perdhunim , sepse qe ka haritur ai te bej vrasje do te thote qe eshte rritur nen nje edukate te tille gjat viteve te jetes se tije , si mund ta bejn 6 muaj mbrekulline ?!
    Life is too short to drink cheap wine !

Tema tė Ngjashme

  1. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  2. Tė rinjtė kur preokupohen!
    Nga Dritez nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 23:22
  3. Tė rinjtė braktisin librat...
    Nga Davius nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 13:56
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Tė rinjtė, ujqėr tė vetmuar!
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •