Gjermanet hane shume dhe ushqimin e gabuar,Ky eshte rezultati i nje studimi te ri,prezantuar ne Berlin nga ministri per konsumatore,Horst Zehofer(Seehofer).
Ne stacionin e trenit Friedrichstrasse ne Berlin,heret ne mengjes ndersa njerezit nxitojne per ne pune,por ne njefare menyre e gjejne kohen per te blere edhe nje racion te dyte per nmengjes :Pule me salca,falafel,doner,salcice me patate te skuqura dhe majoneze,Big Mac: keto jane ushqimet me te shitura.Por te gjithe keto dyqane te ushqimit te shpejte jane bere problem per shume gjermane.Sipas studimit me te ri,gati 60 perqind e popullsise ketu vuan nga mbipesha,qe do te thote ,15 perqind me shume se 20 vjet me pare.Ministri per ceshtjet e konsumatoreve Horst Zehofer deshiron ta luftojne kete fenomen qe eshte kthyer ne nje problem serioz per sigurimet shendetesore ne vend.Ne nuk do te reagojme ndaj ketyre rezultateve duke shpallur konkursin e ndalimevethote ai,por duke permiresuar nivelin e informacionit dhe edukimit.Edukimi shendetesor duhet te filloje qe ne kopesht,kjo eshte shume e rendesishme,dhe gjithashtu ne kemi nevoje per ambalazhime ushqimesh qe tregojne qarte sasine e proteinave,sheqerit e kripes. Shumica e organizatave te konsumatoreve preferojne modelin britanik te ambalazhimit.Ky eshte i ngjashem me ate te qarkullimit rrugor ,ku ngjyra e gjelber do te thotemiredhe ajo e kuqe te paralajmeron Kujdes,mos ha shume!Ministri Zehofer nuk pajtohet me kete sistem ,pasi ai eshte teper thjeshtezues.Por favorizuesit e ketij modeli thone se kjo menyre eshte shume e mire per te zvogeluar polarizmin e shoqerise,sepse vetedija per ushqim te shendetshem eshte shume me e zhvilluar tek ata me shkolle.Por nuk eshte vetem niveli arsimor i konsumatorit,ai qe krijon dallimin,por edhe cmimi.Te ashtuquajturat prodhime bio jane zakonisht me te shtrenjta.Ne studim mbipesha eshte llogaritur sipas indeksit peshegjatesi te Organizates Boterore te Shendetesise:Pesha (kg)pjesetuar per gjatesine ne katrore(ne metra).Nese vlera eshte e madhe se 25 ,atehere trupi konsiderohet me mbipeshe.
Krijoni Kontakt