Njė kroat, i cili punonte nė njė traget tė linjės me Italinė, ėshtė rrėzuar teksa ka qenė duke bėrė njė riparim. Ngjarja ka ndodhur nė tragetin e linjės Durrės-Ankona, rreth orės 16:35 tė ditės sė djeshme. Personeli i tragetit ka qenė duke bėrė njė nga riparimet periodike, kur si pasojė e kėputjes sė njėrės prej kavove qė mban njė nga varkat e shpėtimit tė tragetit, oficeri i tretė kroat ka rrėshqitur. Sipas burimeve nga Kapitaneria detare e portit, i dėmtuari ėshtė oficeri i tretė i tragetit "Adriatika", kroati Bozhidar Ilianoviē. Pas dėmtimit ėshtė njoftuar ambulanca e spitalit. Sipas mjekėve, dėmtimi ėshtė pa pasoja pėr jetėn e tė sėmurit. Trageti po i kryente riparimet pasi kanė dalė udhėtarėt. Nė spital oficerin e dėmtuar e ka shoqėruar agjenti i tragetit.
© Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt