Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa po kryente marrëdhënie seksuale me dy të mitura. Haxhi Qelemini, ish-punonjës i Policisë së Korçës, është arrestua nga policia në orët e para duke u gdhirë dita e djeshme. "Arrestimi i tij u bë dje, pasi dyshohet se në rrugën ‘Besa‘ ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetaset A.J., 13 vjeçe, si dhe me shtetasen J.O., 17 vjeçe, përkatësisht lindur e banuese në Korçë. Nga hetimet paraprake të nisura menjëherë pas kapjes së këtij shtetasi, rezulton se i lartpërmenduri, shtetasen J.O., e ka shfrytëzuar më parë për prostitucion", thanë burimet nga policia. Sipas saj, ai u kap në fazën e rekrutimit të të miturave, me qëllim trafikimin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian. U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
© Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt