X
Njė mesditė qershori, Vasha po priste autobusin nė qytezėn e Derazanit. Me vete kishte edhe njė valixhe me plaēka. Pas pak pa se si lėkundej autobusi nė njė shllung pluhuri tek hyri nė stacionin e nisjes. Tamam ishte ai autobusi qė po e priste Vasha, pėr tė udhėtuar nga kjo qytezė pėr nė Qytetin Therandė, ku nga kėtu pastaj do tė vazhdonte udhėtimin pėr nė fshatin Verona…
Me tė hyrė nė autobus, pa udhėtarėt qė udhėtonin pėr nė kėtė relacion. Timonieri mbylli dyert dhe ndezi motorin. Nisi autobusin nė drejtimn e caktuar. Aty nga mesi, Vasha u ul nė ulėsėn, afėr njė nuseje qė dukej e pashme si hėna pesmbdhjetė. Ajo ishte njė bjonde me sy tė kaltėr si ujėt e liqenit. Hundėdrejtė si qiriu i Naimit. Faqekuqe si lulja e trėndafilit, porse nga shikimi dukej paksa e pikėlluar. Pasi u morėn veshė se do tė udhėtonin sėbashku deri nė stacionin e fundit, Vasha mendoi me vete: ”Ja pra, kur njeriu udhėton, me siguri se do tė takoj njerėz tė ndryshėm”. Nė kasetofonin e Timonierit dėgjohej zėri i kėngės:
- “Hej, hej me gojė hapur,o ka mbetė Serbia!
- Thonė kush ėshtė ai Selman Kadria!?...”
Ndėrkohė, tė dėgjuarit e kėsaj kėnge, ia ndėrpreu Nusja, e cila e pyeti:
- Motėr prej nga jeni?
- Jam nga Lumbardhi! – tha Vasha.
- Jeni e martuar?
- Po! – tha Vasha. – Jam e martuar nė fshatin Veronė. – Dhe, u prezantua duke ia treguar edhe emrin.
- Po ju, prej nga jeni? – e pyeti Vasha.
- Jam nga fshati Bukėjonė. E martuar jam nė fshatin Luginė afėr Derazanit dhe mė quajnė Lulėborė. Fshati im nuk ėshtė larg fshatit ku ju jeni e martuar.
Lulėbora po udhėtonte me atė plakun me size dhe me dy fėmijė tė saj,djalė e vajzė. Ata dy fėmijė ishin tė bukur dhe tė shėndetshėm, tė pastėr e tė veshur me shije. Vasha e kish kuptuar se ata ishin tė Lulėborės. Edhe ata tė hareshėm shkonin tė dajallarėt. Vasha Pyeti:
Ky plaku ėshtė prindi i yt, apo vjehrri?
Lulebora uskuq e tėra nė fytyrė dhe paksa e turpėruar tha:
Jo motėr, ky ėshtė bashkėshorti im!
Mos mė ēuditni! – tha Vasha.
S’po tė ēudis,po ashtu ėshtė!
Po, pėrse u martuat me kėtė?!
Sepse qė kur isha e mitur mė dhunuan. Asgjė nė botė s’ėshtė mė e fortė se vuajtja – vazhdoi me plot dhembje, me njė zė tė ulėt, tė shpjegonte ngjarjen qė i kishte ndodhur… - Ah, motėr, motėr. Atėbotė isha ēupė paksa e egėr, por tek unė kish marrė hov gufimi i trupit, ndėrsa gjoksi kishte zėnė tė mė fryhej dhe ,njė ditė gushti tė vitit 198…erdhi nė shtėpinė tone teto Lumturia, e cila kėrkoi nga prindėrit e mi qė tė mė lejojnė m’ua t’i ndihmoja atė ditė nė punėt e fushės. Me ne atė ditė tė zezė qe edhe kusheriri i Teto, Lumturisė.
- Po atė ditė kishte kaluar dielli nga malet e Breznicės dhe vargmaleve tė Sharrit, pra, kishte kaluar mesdita, kur papritmas unė dhe kusheriri i teto Lumturisė u ndodhėm afėr njėri – tjetrit. Befas, ai far Sabiti mė mbėrtheu nga kyēi i dores dhe mė tėrė forcėn qė kish mė tėrhoqi pranė vetes.
- Tė ka ardhur koha tė shalohesh! – mė tha.
- Siē dukej , ai tėrė kohėn mė kishte pėrcjellė nė misėrishte ku punonim. E skuqur nė fytyrė nga turpi u dridha e tėra, si ato fletėt e plepit tė egėr qė i dridh puhia. Gjithēka pėr mua ishte e papritur. Kur, ja, duart e tij mė mbėrthyen pėr beli, qė m’u dukėn si dy duar tė ngrira dhe, tė hekurta, si prej tė vdekuri. E friksuar tej mase, brita aq sa munda; mos bre Sabit. Mos more, tė lutem, se jemi edhe kusherinjė! Por gjithēka qe e kotė. Dora e tij ma mbylli gojėn me atė forcėn prej djalli qė kishte. Frrika pastaj vetvetiu m’u largua dhe zura tė dėnesė pa zė. Me tė gjitha forcat u pėrpoqa t’u ikja atyre duarve tė gurta, po ama si e mitur qė isha nuk ia dola t’u shpėtoja dot kthetrave tė korbit mizor…
Nė atė gjendje shpirtėrore qė ishte, nga ēmenduria e epsheve tė papėrmbajtura djallėzore, me ata sy tė fryer qė tė shponin si sytė e dreqit, e luta tė mė lėshonte. “Mos more se jemi kusherinj!” Por ai aspak s’mė kurseu, por shpėrtheu si shtaza nė mua, mė shau me fjalėt mė tė ndyta. “ E imja tani je! E imja dhe, e askujt tjetėr! Nuk ka aspak rendėsi pse jemi kusherinj! Rėndėsi ka qė unė tė kėnaqem me ty”. Pastaj ra njė heshtje varri! Futi nė mua atė thikėn prej kasapi, qė pėrdhunisht shqeu virgjėrinė time. O, Zot, unė nuk lėviza mė, si tė isha ndonjė kufomė e gjallė dhe, mė kapluan afshet e etheve, e disa tė dridhura, si tė ishte ditė acari. Befasisht u dėgjua njė zhurmė nė misėrishte. Dhunuesi e ndjeu atė zhurmė. U tėrhoq pasi kishte shfry epshin. Njė zė gruaje u dėgjua duke thirrur: “ Lule,Lule !” Ajo qe teto Lumturia, e cila mė gjeti tė shkallmuar dhe m’u afrua duke belbėzuar nga shqetėsimi dhe pyeti: “ Ē’tė ka ndodhur bija ime?...” Oh, bėrtita sa munda. “ Ti je fajtore pėr gjithė kėtė tragjedi ? E di se si mė ka pėrdhunuar ky far biri i bushtrės !” Dhe, ashtu e shastisur siē isha thash nga thellėsia e zemrės: “ Mallkimi im raftė mbi atė mizor !...” E mallkoi edhe teto Lumturia.
Njė heshtje e rendė ra nė misėrishte. Poshtė nė fushė derdhej njė mjegull e bardhė, si tė ishte ndonjė tufė delesh.
Teto, Lumturia dhe, e mitura Lule e dinin mire se nga ajo ngjarje qė kishte ndodhur, do tė kishte pasoja tė rėnda pėr tė dyja palėt. Do tė flitej e pėrflitej andej- kėndej, gjithēka…Gojėt e njerėzve s’mund tė ndaleshin mė. Kjo ishte mė se e sigurt. Dhe, teto Lumturia mė bindi qė tė mos plaste sherri, duhej qė tė heshtnim kėtė ngjarje tė ndyrė e tepėr tė hidhur!?
Pėr kėtė si e mitur qė isha, edhe unė u binda. I duhej vėnė kapaku kėsaj pune. E fshehem krimin. Veprėn e ligė tė faqeziut. Pa njė pa dy it hashė, shporrmuni sysh, do tė pėrpiqėm tė harroj kėtė krim tė shėmtuar tuajin. Ju jeni njė hijenė kundėr drenushės, ē’ambicie faqezezė. Mė sa u pa ai as qė u bė merak fare pėr kėtė krim tė shėmtuar. Pėrkundrazi, nė fytyrėn e tij u sajua njė buzėqeshje e mjerė dhe, u largua. Nga ai ēast tmerri kurrė mė nuk e kam pare.
Jeta mė rrodhi mė ankthe, pa ditur kur do t’i ēelej kapaku kėsaj pune? Por, hė, pėr hė, e u bė ē’u bė, e mbyllėm nėn dry kėtė plagė tė madhe zemre! Vendosa: mė tė mos dilja nga shtėpia. E binda disi familjen se jam e sėmurė dhe kaq! E dija veten se i ngjaja asaj nusės sė turpshme dhe mė dukej sikur jetoja nė njė shtėpi tė huaj. Isha bėrė tamam nuse nė shtėpi tė huaj. Isha egėrsuar sin jė bishė e plagosur. Si njė bishė e plagosur isha bėrė. Ēdo gjė pėr rreth mė mbyste, sytė e tij, si ata sytė e qoftėlargut nuk mė linin tė qetė.
- Ēfarė qoftėlargu se?
- Ma kishte helmuar jetėn!
Jetoja ashu kot sė koti, mė dukej ndonjėherė se tėrė kupa qiellore mė binte mbi supe. Nga kjo zallahi mė zihej fryma dhe ēkopsitja pullat nga jaka e xhaketės. Kisha pėrshtypjen se unė duhej tė mbytėsha, ndėrsa nga barku diēka shpejtonte tė mė dilte. Diēka po mė shkrehej pėrbrenda. Nuk e di nėse i kasha kaluar shtatė apo tetė muaj nga ajo ditė e kobshme qė qe pėr mua fatmjerėn.
Hej botė e prishur! – shkrofitja.
Jam e humbur. Jam e mbytur nga njė dorė krimineli, qė mė
Ka dėnuar tė rroj pėrjetėsisht e mbyllur nė njė qoshe tė dhomės duke punuar qėndisma, pėr t’i derdhur lotėt e mi tė helmta edhe pse nė moshė kaq tė re. Kisha pėrshtypjen se dikush po mė tėrheq me pėrdhunė nga fund i ferrit. Diēka nė mua ishte e copėtuar nė thela-thela, pas tė cilave pėrplasej njė hije makabre…Kisha menduar disa here qė ta mbysja veten…Po, ama nga kjo mė kishte shpėtuar njė ndenjė qė kisha pėr brenda se jeta ėshtė para meje dhe, ajo do tė dijė qė nė tė ardhmen tė ma kthejė lumturinė e humbur. Diēka e tillė mė kishte humbur nga thellėsi e shpirtit. Nga kjo ėndėrr e bukur mu qfaqėn disa dhimbje tė mėdha brenda barkut tim tė fryer.
Nga dhembjet e padurueshme qė mė kapluan mė ēuan nė spital. Mjeku kujdestar na kish drejtuar pėr nė Repartin e Lehonave. Babai me Nėna ishin ēuditur pse duhet tė shkoja nė atė Repart!? Unė ende si kasha mbushur tė shtatėmbdhjetat!...- nuk isha ende as e fejuar, e lėre mė tė isha e martuar. Po, mjeku me zėrin e tij tė vendosur kishte urdhėruar qė tė shkonim pėr atje. Ai u tha prindėrve tė mi se ēupa do tė lind fėmijė…Pra, nė fund, me tėrė ato dhimbje qė kasha pėrjetuar, unė u tregova atyre se ēfarė mė kishte ndodhur disa muaj mė pare, nė misėrishten e teto Lumturisė!
Nė spital pas disa ditėsh kasha lindur njė fėmijė qė nga dhimbjet e mėdha qė kisha pasur as qė e dallova se ēfarė gjinie ishte. Prindėrit e mi ishin kujdesur me anė tė mitos, qė u kishin dhėnė mjekėve tė kėtij reparti spitalor, unė kopilin e bėrė tė mos e shihja kurrė mė. Pra, ky qe krimi edhe mė i rendė se a i mėparshmi. Pas tri ditėsh dola nga reparti i lindjeve duke i fshehur tė gjitha gjurmėt, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė. Por, fjala kishte marrė dhenė dhe dihej gjdo gjė; unė nuk isha vetėm njė vajzė e pėrdhunuar, por kasha lindur edhe kopilin, kėshtu kisha turpėruar rendė nderin e familjes sime. Njėherit isha bėrė edhe nėnė tepėr fatkeqe! Sabiti kishte marrė tė gjitha masat e duhura qė tė mos dilte fare para gjyqit, pasi ai kishte shumė tė njohur qė kishin pozita tė larta shtetėrore. Kėshtu kishte kamufluar tėrė ngjarjen e pėrdhunimit sikur ajo kishte qenė njė rastėsi qė ne tė dy kishim fajin e barabartė!? Ndėrkaq pėr mua dihej se ēfarė dėnimi do tė mė priste…Nė vend qė tė dėnohej krimineli, u dėnua pafajėsia…Pra, u dėnova unė. E, mė martuan pėrdhunisht mė kėtė burrin plak, siē po e shihni zonja Vashė, ėshtė edhe qorr nė njė sy. Siē po e shihni pra, unė vendosa tė jetoj kėshtu e nėpėrkėmbur prej tė tjerėve. Sepse, nuk isha unė qė ia kasha prishur dikujt lumturinė pėr tė jetuar. Ishin tė tjerėt ata qė ma rrėmbyen pėrdhunisht lumturinė time sa qė kisha ėndėrruar se do tė jetoja nė harmoni tė plotė. Por kjo kishte qenė vetėm ėndėrr qė mė kishte mashtruar mua tė mjerėn…
Nuk jam as e para as e fundit qė shohė se si krimi ngadhnjeu mbi drejtėsinė! Njė fat tė tillė pati edhe ajo Erveheja.
Me kėto fjalė pėrfundoi rrėfimin e hidhur dhe filloi tė thellohej nė mendime sikur i numėronte shekujt. I kujtoi me radhė Penelopėn, Teutėn mbretėreshėn ilire, Ervehenė e Kyqyk Qamit, Desdemonėn e “Othellos sė Shekspirit, Norėn e Kelmendasve, e sa tė tjera…
Dikur tha:
- Tė mė falėsh o motra Vashė, se ndoshta tė kam mėrzitur nga ky bashkėudhėtim. Po ama dije edhe kėtė se bashkėshortin tėnd Hektorin pėr tetė vite me radhė e ka m pasur shokė klase. Ishte nxėnės i sjellshėm dhe i shkėlqyeshėm nė mėsime.Tė mos harrosh se ngjarjen ta tregova nė besim.
- A, sa mė dhemb! Tha, Vasha.
Autobusi kishte arritur nė qytetin Therandė. Ndėrsa udhėtarėt zbritnin nga autobusi. Nga dera e hapur dėgjohej kėnga “Shqipėri mos thuaj mbarova”, tė rapsodit Dervish Shaqja.
Vasha u pėrshėndet pėrzemėrsisht e me lotė nė sy me Luleborėn, me premtimin e dhėnė qė do ta vizitonin njėra – tjetrėn.
Ishte kjo njė ngjarje e dhembshme e pashpjegueshme pėr Vashėn. Sapo arriti nė shtėpi Vasha, motra e Hektorit, Drita me gėzimin e papėrmbajtur ia shtriu letrėn tė cilėn ia kishte dėrguar Hektori nga mėrgimi. Nė pliko gjeti dy letra. Njėra ishte pėr tė dhe, tjetra ishte e adresuar pėr Lonin. Nė shtėpi pastaj i terguan se Hektori kish dėrguar edhe njė shumė tė mire devizash, nga ku kish porositur familjen t’i dėrgoheshoin Lonit dhe, shokėve tė tij…Njėkohėsisht nė pliko Vasha gjeti edhe billetė udhėtimin e paguar pėr aeroplan. I sugjeronte Vashės tė nisej pėr nė Gjermani tė mė i dashuri i saj, Hektori.
Ky lajm e gėzoi dhe mbeti e kėnaqur. U pėrgjėrua nga dhembja, pėr fatin e zi, qė kishte Lulebora. Kujtoi pastaj virgjėrinė e saj! Ē’virgjėreshė ore, kur ia kish marrė nderin ai?...Ai .Memfistofeli i pėrēudnuar! Oh! Ec e ndali tani fjalėt e botės!...
Kushedi me ē’urrejtje e shikonin tė njohurit e saj! Kush e di sa delinxhi i janė vardisur tė gjorės? Duke e menduar atė pėr lavire e tė pamoralshme, e ēka jo tjetėr. Ē’ti thoshte zemra Vashės pėr kėto vuajtje tė saj, qė ua kalonin edhe vuajtjeve tė nėnės sė Doruntinės e tė Konstandinit. Ē’i kishte bėrė ai shpirtkazmė, njė Luleje kaq tė bukur.
I mallkuari ia nxiu jetėn. Ē’fatkeqėsi se. Kush e di sa here ajo kishte menduar vetėn pėr tė vdekur. Iu kujtua vdekja e Fluturės…Ndėrsa, Lulebora kishte gjetur forca pėr tė mbetur gjallė. Nga gjithė ato vuajtje kishte mbetur e gjallė edhe ajo Erveheja. Por se ajo mė nė fund kishte pėrjetuar njė fat tė mire, ndėrsa Lulebora jo. Jetonte ashtu e vuajtur, vetėm qė ta nxirrte nė shesh tė vėrtetėn ehidhur.
Sa ēiltas i kishte folur.
Tragjedia e saj e gėrryente nė shpirt.Ky rrėfim qė lidhej me Luleborėn e bukur si Zana e malit. Kjo qe njė aksiomė, qė e la me ankth. E gjora ajo! Ē’paska pėrjetuar! Egėrsira ē’i paska punuar! Bah, ē’pushta mban kjo tokė! Ē’fundrrinė, ēfryu Vasha zemėratėn e saj!...
Krijoni Kontakt