Ndodhitë e fundit të pakëndëshme me operatorin kablovik në Shkup, që na i cungoi programet RTK, RTV 21 dhe Top chanel, imponojnë gjetjen e alternativave.
Ideale do të ishte të kishim të gjithë mundësi materiale për kyçje në DIGJITALB, që ka një paketë të shkëlqyer të programeve, i tëri është në shqip (ke mundësi edhe në anglisht), qoftë i sinkronizuar apo i shqipëruar me subtituj.
Meqë standardi i kësaj popullate nuk mundëson aq lehtë të blehet antena dhe të bëhet parapagimi vjetor, duhen shqyrtuar alternativa të ndryshme.
A është reale të kërkohet mundësi për oferta më të volitshme për kyçje masovike? Dobia do të ishte shumë e madhe për të gjithë, sidomos për fëmijët tanë në rrafshin e kulturës dhe të pasurimit të gjuhës standarde. Nga ana tjetër iu themi lamtumirë programeve të degjeneruara jugonostalgjike, që veçse e ndotin shëndetin mental.
Ju lutem diskutoni pa implikime politike brendashqiptare!
Krijoni Kontakt