Zoti nuk ia donė vdekjen njeriut
Mag. Don Kolė Gjergji,
10. shkurt. 2008
L 1. Zan 2,7-9; 3,1-7 ; Ps 51 (50); L 2. Rom 5, 12-19; Ungjilli Mt 4, 1-11
Kemi filluar njė kohė tė re, kohėn e hirit, kohėn e pendesės, tė kthimit dhe njė kohė tė shenjt liturgjike, e cila nė kalendarin kishtar quhet koha e kreshmeve. Kjo kohė, tė cilėn e filluam tė Mėrkuren e pėrhime gjindet pėr ēdo vit nė rrjedhim, por pėr ēdo vit me porosi dhe qėllime tė ndryshme dhe tė nevojshme pėr jetėn e secilit prej nesh.
Ungjilli i fillimit tė kreshmeve na i paraqiti tri elemente, tė cilat duhet qė gjatė kėsaj kohe t“i mbajmė si shenja jetwsore dhe sipas atyre edhe tė jetojmė. Jezu Krishti na mėsoi se si ne duhet tė japim lėmoshė, se si tė lutemi dhe se si ne duhet tė agjėrojmė. Kėtu kemi tė bėjmė me njė dashuri, e cila duhet tė tregohet ndaj tė afėrmit dhe ndaj Zotit. Me njė mėnyrė duhet t“a duam Zotin, tė afėrmin tonė si vetvetėn, duke ia falur tėrė zemrėn tonė (lexo Mt 6,1-6.16-18). Kreshmet na mundėsojnė qė ta ringjallim jetėn tonė, ndėrgjegjėn tonė tė mbrendshme krishtere. Ne jemi nė prag apo kemi hyrė mbrenda nė kėtė kohė tė shenjt tė mėshirės, tė kthimit, tė hirit dhe jemi nė udhėtim, jemi nė udhėtim nėpėr kėtė kohė tė shenjt drejt Pashkėve. Neve gjatė kėtij udhėtimi pyesim vetvetėn se kush jemi dhe kah shkojmė dhe kush dėshirojmė tė jemi ne si tė krishter? Kėto pyetje teolo-antropologjike mund t'u pėrgjigjemi vetėm atėherė nėse ne e pranojmė vetvetėn ashtu si jemi, tė krijuar prej Zotit dhe kjo ėshtė dhuratė vetėm e atij e askujt tjetėr.
Leximi i parė na e paraqiti Provėn e lirisė. Parajsėn e humbur pėr njeriun.
Kjo histori krijimtarie nė librin e Zanafillės e pėrshkruan mė sė pari qėllimin rrjedhor tė Zotit, njėriun nė parajsė nė egsistencėn e vet jetėsore, nė lumturi e paqe. Njeriu e shkatėrron kėtė botė tė mirė, apo e keqpėrdorė kėtė liri qė Zoti ia dhuroi. Gruaja kėtu paraqitet si njė rast pėr hyrje nė mėkat. Njeriu e njofton mėkatin. Ai e njef tė keqėn dhe tė mirėn. Njeriu mėkaton! Edhe pse kėtė njeriu e bėri e humbi lirinė dhe jetėn mė Zotin. Zoti nuk ia donė vdekjen njeriut, por dėshiron qė ai tė jetonė. Zoti nuk dėshiron t“i kundėrshtoj krijimtarisė sė vet. Zoti pėrkujdeset pėr njeriun. Njeriu vet e zgjedh vdekjen, i cili dėshiron tė largohet prej Zotit, prej burimit tė jetės. Njeriu shėlbohet prej Jezu Krishtit, dhe qė pėrseri e bashkėsinė gjenė nė Zotin, nuk e pėrjeton vdekjen si shkatėrrim, por si njė kalim dhe shėndrrim.
Jezusi erdhi nė botė qė tė gjithė ta kenė jetėn e kėtė jetė ta kenė nė plotėsi (Gjn 10,10). Jezusit, i cili neve me ringjalljen e vet na ringjalli, qė edhe ne tė jetojmė sėbashku me tė nė amshim. Unė jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson nė mua, edhe nėse vdes, do tė jetoj. Edhe kush jeton e beson nė mua, nuk do tė vdesė askurrė (Gjn 11, 25-26).
Nė tė ėshtė bėrė i pashėm njeriu i ri, njeriu i rrjedhshėm, si Zoti nė fillim ka menduar dhe e ka krijuar: «i cili nuk jeton vetėm prej buke, por prej ēdo fjale qė del nga goja e Hyjit tė gjallė dhe tė pranishėm». Shėn Pali nė letrėn e vet drejtuar Romakėve na e paraqet Adamin dhe Krishtin. Nė njeriun e parė (Adamin) mbretėroi vdekja dhe mėkati, nė Krishtin (Adamin e dytė) fillon njė fillim i ri shėlbimprurės. Nė Krishtin Zoti e filloi njė krijim tė ri. Kėshtu, pra, nėse me anė tė mėkatit tė njė njeriu tė vetėm, mbretėroi vdekja pėr shkak tė njė njeriu tė vetėm me mė shumė arsye do tė mbretėrojnė nė jetė ata qė marrin begatinė e pamasė tė hirit e tė dhuratės sė drejtėsisė nėpėr njė tė vetmin Jezu Krishtin. Me Krishtin na u ėshtė hapur rruga pėrseri pėr njė bashkėsi permanente me Zotin. JEZUSIN E TUNDON DJALLI: Jezu Krishti fill pas pagėzimit prej Gjonit nė Jordan, e filloi veprimtarin e vet mesianike - shėlbimprurėse qė mbarė popullit t“ia predikon ungjillin dhe t“iu sjell tė gjithėve shėlbimin. Por, para se t“a fillon kėtė veprimtari duhet tė ballafaqohet mė njė kohė mundimi, qė ai tė bie nė provė apo nė tundim. Atėherė Shpirti i Hyjit e ēoi Jezusin nė shkretirė qė ta tundojė djalli. Kėtu Jezusi duhet t“a tregon qendrueshmėrinė e vet se me tė vėrtetė ai ėshtė Zot e njeri. Dhe, pasi agjėroi dyzet ditė e dyzet net, nė fund u urit. Numėri 40 ėshtė njė ndėr numrat mė simbolik tė Biblės dhe shėnon njė periudhė tė gjatė kohore apo plotėsimi. (krhs. Zan 7,4.12; Nr 13,25; Mt 4,2).
Shkretia nė aspektin biblik pėrshkruhet si njė vend i demonėve dhe nė etimologji e ka kuptimin e thahtėsisė, e pa jetesės, e rėrės, e gurit, pa ujė, mundim, vdekje.
Jezusi hynė nė kėtė vend, nė shkreti dhe gjindet nė mbiluftim me djallin. Djalli, greqisht: Διάβολος- diįbolos ėshtė fuqi botėrore, i cili bėnė kaos dhe qė e shkatėrron dhe dėmton rendin e jetės njerėzore. Jezusi bie nė tundim! Adami nuk mund t“i qėndroi tundimit nė parajsė. Izraeli ishte vet prej Zotit nė shkreti i sprovuar dhe kėtė provė nuk mund ta mbante. Nėpėr Jezu Krishtin i kthehet Izraeli dhe mbarė njerėzimi rrugės kah fjala e Zotit dhe Mbretėrisė sė tij.
Nė ungjill i vėrejmė tri elemente tė urisė: Uri pėr mbretėri, nderė dhe fuqi: Jezu Krishti e pėrjetoi dhe e mundi kėtė uri tė trefishtė:
a. Atėherė Shpirti i Hyjit e ēoi Jezusin nė shkreti qė ta tundojė djalli. Dhe, pasi agjėroi dyzet ditė e dyzet net, nė fund u urit. Atėherė iu afrua tunduesi dhe i tha: "Nėse je Biri i Hyjit, urdhėro qė kėta gurė tė shndėrrohen nė bukė!" - Por, Jezusi i pėrgjigji: "Shkrimi Shenjt thotė: `Njeriu nuk jeton vetėm prej buke, por prej ēdo fjale qė del nga goja e Hyjit`".
b. Atėherė djalli e mori dhe e ēoi nė Qytetin e shenjtė, e vuri nė majė tė Tempullit dhe i tha: "Nėse je Biri i Hyjit, hidhu poshtė, sepse Shkrimi shenjt thotė: `pėr ty Hyji do t`u urdhėrojė engjėjve tė vet, dhe ata do tė mbajnė para duarsh, qė kėmba jote tė mos vritet nė ndonjė gur`!" - Jezusi i pėrgjigji: "Porse Shkrimi shenjt thotė edhe: `Mos e sprovo Zotin, Hyjin tėnd!"
c. Djalli e ēoi serish nė njė mal shumė tė lartė, ia dėftoi tė gjitha mbretėritė e kėsaj bote dhe madhėrinė e tyre e i tha: "Tė gjitha kėto do t`i jap nėse bie pėrmbys para meje e mė adhuronė." - Atėherė Jezusi tha: "Ik, o djallė, sepse Shkrimi shenjt thotė: `Adhuro Zotin, Hyjin tėnd, dhe shėrbej vetėm Atij`!"
Njeriu nuk jeton vetėm prej ushqimit qė na u ofrohet pėr ēdo ditė, por njeriu ka mė me shumė nevojė dhe ėshtė i uritur pėr fjalėn e Zotit, pėr Zot, pėr kremtimin e sakramenteve shenjta, pėr pėrkushti tė ndryshme, ėshtė i uritur pėr bisedė me njėri tjetrin, mund tė themi edhe kėtė se njeriu ėshtė i uritur mė tepėr pėr dashuri ndaj Zotit, krijuesit tonė dhe ndaj tė afėrmit, njeriut, vėlla e motėr. Tė mundohemi qė tė jetojmė me Zotin, sepse vetėm nė tė ėshtė gjithmonė burimi i pashtėrrshėm i jetės, i hireve, bekimeve, i dashurisė, i fesė, i shpresės. Nė tė ėshtė, pra jeta dhe nėse jetojmė me tė dhe pėr tė, atėherė jemi nė jetėn e pavdekshme, nė jetėn e pakalueshme, jemi nė vet Zotin.
Jetojmė nė njė jetė moderne, shumė moderne me oferta tė ndryshme dhe tė shumta, por tė rrejshme dhe tė kalueshme. Nė kėtė botė ballafaqohemi me ato gjėra qė janė tė nevojshme pėr jetėn njerėzore, pra ta pranojmė atė, por nėse ballafaqohemi me atė qė na shpie nė shkatėrrim jetėsor! Mos tė lejojmė tė na gėnjej bota, por ta kėrkojmė dhe tė jetojmė me Zotin dhe mbretėrinė e tij qiellore. Ta adhurojmė vetėm Atin tonė qė ėshtė nė qiell, atij t'i shėrbejmė gjatė tėrė jetės sonė, pa marrė parasysh sė ē'farė profesioni nė jetė kryejmė. Pasi qė quhemi bijtė e Hyjit, a jemi, tė mundohemi qė tė tregohemi nė jetėn tonė se jėmi bijtė e Hyjit, duke dėshmuar kėtė tė vėrtetė nė veprat tona, duke i kryer veprat e mėshirshme tė shpirtit dhe tė trupit.
Shpesh herė gjindemi edhe ne nė tundim dhe nė mėnyra apo aspekte tė ndryshme tė jetės sonė. Tundimet mund tė jenė nganjėherė edhe tė dobishme. Ato janė pastrim i shpirtit. Nė tundim shihet sa kemi pėrparuar nė virtyte, dhe ėshtė shenjė se jemi nė hirin e Zotit. Shėn Augustini thotė: S`ka festė pa fitore, s`ka fitore pa luftė, s`ka luftė pa armik dhe s`ka njeri pa tundim. Ne nė jetėn tonė disi jemi nė krizė dhe nuk dijmė se ka tė shkojmė, gjindemi nė udhėkryq, jemi pa shpresė dhe mendojmė se jeta jonė ėshtė pa ardhmėri dhe e pa kuptimtė. Mos tė harrojmė se targa e jetės sonė ėshtė Zoti e askush tjetėr. Djallit, tunduesit tė jetės sonė mos t'i gjejmė vend nė zemra tona, por ta largojmė brumin e vjetėr tė mėkatit prej zemrave tona dhe kėshtu ta vėmė brumin e ri e tė shėndosh nė jetėn tonė qė nė kėtė mėnyrė tė pėrgatitemi dhe ta presim dhe ta kremtojmė sa mė mirė e zemėr tė pastėrtė misterin e Pashkėve, Jezu Krishtin, Qengjin e Ringjallur! Amen
Krijoni Kontakt