Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Pse flamuri kombëtar shqiptar nuk valoi zyrtarisht në godinën qeveritare të R.Kosovës

    Po postoj shkrimin që ka ardhur në redaksinë e radios sonë.

    * As Kuvendi i Kosovës nuk ishte në nivel të detyrës, heshtje mortore..., a ka gjë më të shëmtuet se mashtrimi me të vërtetën, edhe atëherë kur kamerat televizive jepnin storie filmike të vizitës së zyrtarëve (të ngritur nga vota e shqiptarëve) në varrezat e kombit në Prekaz, për të rikujtuar veprën e Jasharëve, e për çka luftuan ata, dhe me cilin flamur personifikohej vepra e tyre. Nuk ka gjë më të keqe se vetëmashtrimi, por edhe morali i dyfishtë i politikanëve, e të tillë dolën gati të gjithë pa përjashtim. Me çka e arsyetojnë atë ideologjizmën dalluese, dhe cila është ajo që i bënë të veçantë njërin nga tjetri, kur e kanë gojën plotë djathtizëm. Kur flamuri i shqiptarëve mbeti i mbyllur në objektet zyrtare, në kundërshtim me vullnetin e popullit, dhe pse ata kanë adresa të ndryshme.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 30-11-2011 më 17:44
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    origjinali

    Pse flamuri historik i shqiptarëve nuk valoi zyrtarisht në godinën qeveritare të Republikës së Kosovës

    Frika nga flamuri

    Nga, Agim Vuniqi

    Thënë troç pozita e opozita më 28 nëntor kishte një adresë, përbuzjen e skajshme dhe turpin, në një datë të rëndësishme historike, atë të shkëlqimit nacional "Jam krenar që jam shqiptar"

    Se nuk kanë kuptuar gjë nga leksioni i historisë, i demokracisë se drejtpërdrejtë dhe se çfarë është ideologjizma e partive politike u pa gjatë festës së 28 Nëntorit. Nuk kishte ndonjë dallim me ditët e mëparshme, kishte vetëm ndonjë promovim personal dhe shumë më tepër të gjitha promovimet e tyre ishin më tepër mortore se sa festive, ishin shumë të saktë dhe po aq të zbehtë në këtë dite saqë nuk mbahet mend.

    Pse pra gënjejnë aq shumë kur flasin për popullin-elektoratin që i ngriti në postet ku janë sot, edhe pse ata nuk ishin aty ku është populli. Ata me konsekuencë iu përmbajten flamurit të bashkësive etnike, i cili nuk ka ndonjë domethënie historike që do ta veçonte mbi flamurin që përçojë dashurinë ndaj vendit dhe atdheut, e si do të veçohej njëri flamur mbi tjetrin, kur valëvitja e lirë e njërit në godinat e "instutucionalistëve", më tepër pasqyron një rezervat në zemër të Evropës, se sa i një ngjyrimi të afërm me Evropën, e kemi parë flamurin të valojë në godinat e bashkive të New Yorkut dhe në qytetet tjera në SHBA, por nuk e pamë atë në godinat qeveritare në Prishtinë.

    Të gjashtë bashkësitë etnike-minoritetet janë të ngjashme me njëra tjetrën, le të jetë edhe ashtu, por pse njëri minoritet, ai serb është i mbrojtur dyfish-shumëfish, edhe përmes ligjeve ndërkombëtare të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si e drejtë ekskluzive, po aq edhe atyre vendore, pse trashëgimia kulturore qenka privilegj, vetëm për njërën bashkësi (!?) Dhe si ndodhi që Kosova zyrtarisht të jetë më e zhurmshme gjatë festës serbe të Vidovdanit, dhe pse dëgjohet aq kumbueshëm kënga festive serbe dhe valon flamuri serb në Gazimestan, për car Llazarin dhe eshtrat e tij, ku u zhvillua miti i një beteje të humbur, por e cila u krijua si mit në mbamendjen e serbëve, apo do te duhej te ishte diçka normale për të gjithë, të themi se në atë betejë luftuan edhe shqiptarët krahas të tjerëve.

    Përkundruall këtij evenimenti të çdovjetshëm kulturor serb; më 28 nëntor mbeti i heshtur zëri i institucioneve dhe ai i partive politike, mu aty përballë Kuvendit të Kosovës, aty ku gjendet e ngulitur shtatorja e kalorësit dhe diplomatit shqiptar Skënderbeut, bile kështu nuk do të duhej të ishte edhe për shkak dhe hak të historisë kombëtare, që na bëri krenar që jemi sot shqiptarë.

    Sikur të gjitha këto parti politike të kishin shprehur vullnetin politik, po aq sa ishin solidarë në demistifikimin e flamurit kombëtar sigurisht që korrupsioni dhe krimi i organizuar do të ishte shumë me i ultë, prandaj është fyes një qëndrim i tillë mohues ndaj një ngjarje historike, por edhe një kujtesë e gjate e mbamendjes së ekzistencës së shqiptareve si komb kompakt. A nuk ishte ngjarja e 28 Nëntorit dhe valëvitja e flamurit te Skënderbeut në Krujë, më 1443, por edhe ngritja e sërishme e tij në shtëpinë e Xhemil Beut një ngjarje që shënoi ekzistencën e një kombi modern, që rrugëtoi 5 shekuj nëpër stuhitë historike dhe të kohës bashkërisht, duke i bashkuar shqiptarët anembanë dhe jo ndarë ata.

    E si mos të përgëzohet për këtë vepër atdhetari Faik Konica i cili si hulumtues i zellshëm, i ri dhe student, zbuloi ngjyrat dhe përmbajtjen e flamurit të sotëm, i cili valëvit i lirë në zemrat e çdo shqiptari. Bile për asgjë tjetër një shënim i tillë do të duhej te organizohej si një orë e madhe e historisë dhe kujtesës shqiptare. Por heshtën të gjithë, edhe institucionet shkencore, heshti Universiteti, heshtën edhe organizatat rinore të studentëve...Iu dashtë Lëvizjes Vetëvendosja dhe disa organizatave tjera të shoqërisë civile, të mbulojnë turpin nacional, për të cilin u përkujdesën institucionalistët tanë.

    As Kuvendi i Kosovës nuk ishte në nivel të detyrës, heshtje mortore..., a ka gjë më të shëmtuet se mashtrimi me të vërtetën, edhe atëherë kur kamerat televizive jepnin storie filmike të vizitës së zyrtarëve (të ngritur nga vota e shqiptarëve) në varrezat e kombit në Prekaz, për të rikujtuar veprën e Jasharëve, e për çka luftuan ata, dhe me cilin flamur personifikohej vepra e tyre. Nuk ka gjë më të keqe se vetëmashtrimi, por edhe morali i dyfishtë i politikanëve, e të tillë dolën gati të gjithë pa përjashtim. Me çka e arsyetojnë atë ideologjizmën dalluese, dhe cila është ajo që i bënë të veçantë njërin nga tjetri, kur e kanë gojën plotë djathtizëm. Kur flamuri i shqiptarëve mbeti i mbyllur në objektet zyrtare, në kundërshtim me vullnetin e popullit, dhe pse ata kanë adresa të ndryshme.

    Thënë troç pozita e opozita më 28 nëntor kishin një adresë, përbuzjen e skajshme dhe turpin, në një datë të rëndësishme historike, atë të shkëlqimit nacional "Jam krenar që jam shqiptar!"
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 30-11-2011 më 17:40
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    vizitueshmëria

    pas 15 minutash:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Po postoj shkrimin që ka ardhur në redaksinë e radios sonë.

    * As Kuvendi i Kosovës nuk ishte në nivel të detyrës, heshtje mortore..., a ka gjë më të shëmtuet se mashtrimi me të vërtetën, edhe atëherë kur kamerat televizive jepnin storie filmike të vizitës së zyrtarëve (të ngritur nga vota e shqiptarëve) në varrezat e kombit në Prekaz, për të rikujtuar veprën e Jasharëve, e për çka luftuan ata, dhe me cilin flamur personifikohej vepra e tyre. Nuk ka gjë më të keqe se vetëmashtrimi, por edhe morali i dyfishtë i politikanëve, e të tillë dolën gati të gjithë pa përjashtim. Me çka e arsyetojnë atë ideologjizmën dalluese, dhe cila është ajo që i bënë të veçantë njërin nga tjetri, kur e kanë gojën plotë djathtizëm. Kur flamuri i shqiptarëve mbeti i mbyllur në objektet zyrtare, në kundërshtim me vullnetin e popullit, dhe pse ata kanë adresa të ndryshme.
    shume e thjeshte...kosova eshte shtet me vete..ka daten 17 shkurt si dite pavaresie..data 28 nentor eshte pavaresia e shqiperise nje shteti tjeter..ashtu siq nuk valon ne ndertesat qeveritare te kosoves flamuri i maqedonise ne diten e pavaresise se maqedonise..ashu siq nuk valon ne ndertesat qeveritare te kosoves flamuri i serbise ne diten e pavaresise se serbise..ashtu nuk duhet te valoje as flamuri i shqiperise ne ndertesat qeveritare te kosoves ne diten e pavaresise se shqiperise..o duhet te ndertojme shtet dhe te rrespektojme shtetin o te themi nuk jemi shtet por jemi pjese e shqiperise dhe te vendosim flamurin shteterore te shqiperise neper ndertesat qeveritare ne kosove..kjo eshte pergjigjja..le ti leme patriotizmat per nje kohe tjeter...

    shqiptaret jashte kufijve te shtetit shqiptare duhet te bejne presion te qeveria e shqiperise qe ajo te mos adaptoje flamurin kombetare per flamur shteterore..kur shqiperia te kete nje flamur tjeter shteterore nga flamuri yne kombetare atehere shqiptaret nuk do kene keqkuptime per perdorimin e tij...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin

    malcor, nuk e ke drejt, fatkeqesisht.

    Flamuri i ngritur ne Vlore me 28 Nentor 1912 perfaqeson mevetesine edhe te Kosoves, ashtu si u ngriten flamujt ne Shkoder e Korçe, Vlore e Diber perpara asaj date..

    Nga ana tjeter, perkujtimi i dites se flamurit kombetar eshte ngjarje e veçante per cilindo entitet Shqiptar, qofte shtete deri edhe inistitucione, pavarsisht se ai perkon me flamurin shteteror te RSH.

    Ardhte shpejt dita qe flamuri me zhgaben dykrenore te bashkoje e te perfaqesoje Shqiperine natyrore, apo etnike, apo historike, apo ... si ta doni, te gjitha trojet Shqiptare, brenda e jashte Shqiperise londineze! Amin!

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    malcor, nuk e ke drejt, fatkeqesisht.

    Flamuri i ngritur ne Vlore me 28 Nentor 1912 perfaqeson mevetesine edhe te Kosoves, ashtu si u ngriten flamujt ne Shkoder e Korçe, Vlore e Diber perpara asaj date..

    Nga ana tjeter, perkujtimi i dites se flamurit kombetar eshte ngjarje e veçante per cilindo entitet Shqiptar, qofte shtete deri edhe inistitucione, pavarsisht se ai perkon me flamurin shteteror te RSH.

    Ardhte shpejt dita qe flamuri me zhgaben dykrenore te bashkoje e te perfaqesoje Shqiperine natyrore, apo etnike, apo historike, apo ... si ta doni, te gjitha trojet Shqiptare, brenda e jashte Shqiperise londineze! Amin!

    nuk jemi ne vitin 1912 zoteri..jemi 100 vjet me pas..shume uje ka rrjedhur nen ure..dhe ky uje ka bere ndryshime rrenjesore..ti rrespektojme keto ndryshime...

    edhe une shpresoj te vije ajo dite kur te behet shqiperia etnike por deri atehere duhet te rrespektojme ate qe kemi ne dore..
    amin...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    shume e thjeshte...kosova eshte shtet me vete..ka daten 17 shkurt si dite pavaresie..data 28 nentor eshte pavaresia e shqiperise nje shteti tjeter..ashtu siq nuk valon ne ndertesat qeveritare te kosoves flamuri i maqedonise ne diten e pavaresise se maqedonise..ashu siq nuk valon ne ndertesat qeveritare te kosoves flamuri i serbise ne diten e pavaresise se serbise..ashtu nuk duhet te valoje as flamuri i shqiperise ne ndertesat qeveritare te kosoves ne diten e pavaresise se shqiperise..o duhet te ndertojme shtet dhe te rrespektojme shtetin o te themi nuk jemi shtet por jemi pjese e shqiperise dhe te vendosim flamurin shteterore te shqiperise neper ndertesat qeveritare ne kosove..kjo eshte pergjigjja..le ti leme patriotizmat per nje kohe tjeter...

    shqiptaret jashte kufijve te shtetit shqiptare duhet te bejne presion te qeveria e shqiperise qe ajo te mos adaptoje flamurin kombetare per flamur shteterore..kur shqiperia te kete nje flamur tjeter shteterore nga flamuri yne kombetare atehere shqiptaret nuk do kene keqkuptime per perdorimin e tij...
    Pajtohem plotesisht, shkrim shum me vend, nuk e luan topi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •