Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Vendndodhja
    junik
    Postime
    42
    edhe naj 20 vjet e ka mu nda
    EDHE KENA ME FITU !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!

  2. #22
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ore kungull, "shqiptarizma" nuk ushqen barkun bosh, as nuk shkollon ate femijen qe ka nevoje per dije, as nuk i ofron nje pune atij prindit qe i zien koka se si te gjeje nje pune per te ushqyer familjen e tij.

    Po ti more kokoxhambo,qekur paske vene paret para kombesise? Na lexo ca Cajupin e derdellit me pak:

    Nuk iki nga Shqipëria
    si punojn' ata që s'dinë,
    mos e dhëntë perëndia,
    të ndahem me dashurinë,
    sa të mund të rroj më pak,
    po këtu të bëhem plak.

    Shqiptarizma eshte lluksi i adoleshenteve si puna tende qe e kane barkun plot e nuk jane djegur ndonjehere nga flaket e luftes, luften e vetme qe kane pare me sy jane ato filmat me luftra te Hollywood!

    Shih kush flet mer,po ku e gjete ti moshen apo dijen te flasesh ne kete menyre ?

    Shqiptarizma eshte lluksi i atij qe do atdheun pavaresisht ekonomise personale apo interesave te tjera e jo se i garanton nje vend me te mire pune sesa nje vend tjeter....
    Sa per luften,nuk ka rendesi ku e shoh une,rendesi ka ne eshte e drejte apo jo qe shqiptaret te luftojne per interesat e tyre,per identitetin dhe kombin e tyre....

    Vetem kokeshkreteve ballkanike u pelqen te besojne se ne Ballkan luhen shume interesa dhe gjithe vemendja e botes eshte ne Ballkan. Botes se qyteteruar nuk i behet vone fare per Ballkanin pasi tek e fundit, eksporti me i madh ballkanik jane ata emigrantet ballkanike qe marrin rruget e botes ne kerkim te nje jete me te mire qe nuk e gjejne ne vendlindjen e tyre.

    Ne ballkan jane interesa paresore sic e tregojne lufterat e vazhdueshme ne zone te perkrahura here nga nje fuqi e madhe e here nga tjetra...Ballkani eshte busulla qe tregon se kush komandon europen,kete e dine shume mire te gjithe diplomatet,prandaj ballkani ka qene epiqender konfliktesh....

    Dhe mos te te genjeje mendja se Amerika mbeshtet shqiptaret unanimisht dhe qorrazi. Amerika po u ofron nje mundesi shqiptareve per te qene partnere te saj ne Ballkan, po u ofron nje mundesi per tu integruar ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Por nese shqiptaret kokeshkrete si puna juaj nuk duan t'ia vene veshin Amerikes pasi jeni "te zgjuar e trima vete", atehere nuk do te jete e larget dita kur mbeshtetja amerikane do te avulloje per shqiptaret.

    Mos fol kot,te kam thene 100 here,po ti ske mend.... Amerika i ka shqiptaret zgjedhje e detyruar,sepse kur amerika hyri ne skenen ballkanike vetem shqiptaret ishin pa padron ....
    Zgjedhja ra sepse,greket kane padrone franko-anglezet,bullgaret ruso-gjermanet e serbet ruso-francezet...Vetem shqiptaret ishin bosh,pasi italia e musolinit iku,rusia po ashtu e kina po ashtu....
    Amerikanet nuk i lene shqiptaret vetem,mos ki merak,jemi ne duar te sigurta,se greket e serbet jane edhe antiamerikane te thekur cka i ben amerikanet te mos u largohen shqiptareve....

    P.S -Keshille:Politika nderkombetare eshte e rende per neuronet e tu,shih te besh ndonje perjashtim apo te flasesh per miqesine greko-shqiptare.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #23
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Injoranca qe ti manifeston eshte per mua armiku me i madh i interesave tona shqiptare aktualisht.
    E kuptoj dëshirën tënde për të më dënuar, por nuk më dhe fakte ose argumente se drejtimi yt është ai "i drejti".

    Luften e fundit qe beme ne 1999 e paguam shume shtrenjte me mijera jete njerezish te humbura e me qindra miljera jete njerezish te traumatizuara nga flaket e luftes.
    Ato jetë njerëzish nuk shkuan për shkak të luftës. Ti po harron se serbi vriste sa mundte shqiptarë edhe para luftës në Dardani. Të mos i harrojmë të vrarët në demonstratat e '68, 81, e të demonstratave tjera, pastaj djemtë që shkonin në shërbim ushtarak e na i kthenin në arkivol, duke justifikuar se paskan bërë vetëvrasje, kurse plumbat i kishin pas shpinës.

    Njerëzit u vranë për shkak të politikës hegjemoniste serbe, edhe para luftës edhe gjatë luftës edhe pas luftës, nuk u vranë për shkak të luftës por për shkak të politkës gjenocidale serbe.

    Por a e fituam atë që dëshiruam në këtë luftë???

    JO. Çdo ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte betuar para flamurit se do të luftojë deri në bashkimin e plotë të trojeve kombëtare.

    Por lufta mbeti e lokalizuar vetëm në Dardani, për t'u fikur edhe aty ku filloi. Dhe tash kemi një Pako të Ahtisarit që e ndan Kosovën në komuna serbe dhe multietnike, në vend të bashkimit kemi ndarjen.


    Shqiptarizma eshte lluksi i adoleshenteve si puna tende qe e kane barkun plot e nuk jane djegur ndonjehere nga flaket e luftes, luften e vetme qe kane pare me sy jane ato filmat me luftra te Hollywood!
    Edhe po të punojë njeriu si rrogtar apo argat nga 12 orë në ditë, edhe po të hajë vetëm 500 gram bukë në ditë, përsëri nuk është tepër që në mbrëmje para se të flejë, t'ia përsërisë vetes këto fjalë "Unë jetoj për të bërë Shqipërinë".

  4. #24
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Po çfare do fitojne Shqiptaret e maqedonise nese ndahen nga Maqedonia ne kete moment? Nuk besoj se eshte nje ide e mire kjo, pavaresisht se mua me terheq shume kjo ide dhe kam shume deshire qe kjo gje te ndodhe, por duhet pritur momenti i duhur kur te ndodhe. Tani jane ne nje shtet me Maqedonasit dhe lideret e partive Shqiptare atje po zihen çdo dite, madje kane shkuar gjer atje sa kane kercenuar njeri-tjetrin me jete. Atehere kur je i perçare brenda per brenda, nje ndarje do ishte tronditese. Si mendoni ju se do e zgjidhnin psh problemin se ne cilin shtet do bejne pjese Shqiptaret qe jane ndare? Ali Ahmeti psh do thoshte do bashkohemi me Shqiperine ndersa Menduh Thaçi do thosh do bashkohemi me Kosoven. E plot e plot probleme te tjera qe do dilnin, pasi nese ndodh ndarja nuk do jete e lehte te zgjidhen problemet e shumta qe do lindnin. Une pikesepari mendoj se partite politike Shqiptare duhet te bashkohen, te kerkojne me ngulm te drejtat e Shqiptareve ne Maqedoni, pra qe Shqiptaret te jene te barabarte me Maqedonasit pasi Shqiptaret e Maqedonise perbejne pothuajse gjysmen e popullsise se Maqedonise. E nese do mernin pergjigje negative nga qeveria Maqedonase ata shume mire mund te bllokojne parlamentin deri ne plotesimin e te drejtave te tyre e nese serish keto nuk plotesohen kane te drejten e tyre qe te ndahen e te mos jene rober te askujt.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 07:00
  2. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  3. Zgjimi Kombëtar
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •