8 minatore kane humbur jeten keto muajt e fundit ne Minieren e Bulqizes. Kjo miniere me kujton ato qeniet mitologjike me emrin Kucedra qe fshiheshin ne shpella dhe gllaberonin heronjte e perallave per femije. Kete miniere famkeqe do ta kishte zili dhe Luciferri i Dante Aligherit...
Ska nevoj ta zgjas per historine e vdekjeve aksidentale te minatoreve per cdo muaj ne kete miniere, pasi te gjithe e dime. Edhe shkakun e dime: Mungesa e kushteve te punes dhe mossigurimi teknik i minatoreve. Ironia vazhdon ne kete histori, mire qe minatoret vdesin por ata po e blejne vdekjen me nje cmim shume te lire. Rroga e tyre mujore shkon deri ne 24.000 leke te reja. Kjo shume eshte baraz me vleften e thirrjeve telefonike te paguara cdo muaj nga shteti yne bamires per deputete, ministra, e president...
Nuk ka justifikim per kete masaker qe ushqehet me jete njerezish cdo muaj. Miniera eshte ne bashkepronesi me shtetin shqiptar pra pale nenshkruese me firmen private eshte dhe Ministria e Energjitikes dhe Ekonomise.
Edhe sa minatore duhet te vdesin qe atij presidenti turkoman me ato baluket si dash kooperative, ti therras mendjes dhe te ndihmoj ata minatore si baba i kombit qe eshte?
Edhe sa duhet te vdesin qe ketij Kryeministri kuceder qe mendon vetem te mbush xhepat dhe egon e tij te semure, qe te bertas si zakonisht ne ndihme te ketyre minatoreve?
Edhe sa duhet te vdesin qe kryeprokurorja te mos kaloj kohen me te madhe ne parukeri po te padis firmen bashkepronare te minieres?
Edhe sa duhet te vdesin qe ministri i zi i ekonomise te mos merret me me dallavere por tia plas ballit kontraten e nenshkruar firmes qe menxhon minieren?
Edhe sa duhet te vdesin qe opozita e permjere deri ne fyt nga Berisha dhe Nano te mos merret me shkumesa te bardhe mbi derrasa te zeza e fondacione, por ta ngreje ate zerin ne Parlament?
Per nje ligj e nje klauzole ne aktmarreveshje qe duhej zbatuar, ai i sigurimit teknik, tashme miniera eshte kthyer ne varr. Turp i zotit.....
Kush e mban kete pergjegjesi? Firma e huaj qe gjeti shesh e beri pershesh apo Shteti yne qe me vetedije te plote e la me koncesion kete miniere? Kontrata eshte nenshkruar dhe patjeter ka patur si ze dhe sigurimin teknik te minatoreve. Perse ky shtet si pale bashkemenaxhuese e minieres nuk e padit dhe ta qeroj kete firme nga Miniera?
Krijoni Kontakt