Close

Rezultati i Sondazhit: Kush duhet te mbaj pergjegjesi per vdekjen e minatoreve te Bulqizes?

Votues
15. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Qeveria dhe Politika ne pergjithesi?

    7 46.67%
  • Firma qe e menxhon kete miniere?

    8 53.33%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #-9
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385

    Miniera Ferr e Bulqizes!

    8 minatore kane humbur jeten keto muajt e fundit ne Minieren e Bulqizes. Kjo miniere me kujton ato qeniet mitologjike me emrin Kucedra qe fshiheshin ne shpella dhe gllaberonin heronjte e perallave per femije. Kete miniere famkeqe do ta kishte zili dhe Luciferri i Dante Aligherit...

    Ska nevoj ta zgjas per historine e vdekjeve aksidentale te minatoreve per cdo muaj ne kete miniere, pasi te gjithe e dime. Edhe shkakun e dime: Mungesa e kushteve te punes dhe mossigurimi teknik i minatoreve. Ironia vazhdon ne kete histori, mire qe minatoret vdesin por ata po e blejne vdekjen me nje cmim shume te lire. Rroga e tyre mujore shkon deri ne 24.000 leke te reja. Kjo shume eshte baraz me vleften e thirrjeve telefonike te paguara cdo muaj nga shteti yne bamires per deputete, ministra, e president...

    Nuk ka justifikim per kete masaker qe ushqehet me jete njerezish cdo muaj. Miniera eshte ne bashkepronesi me shtetin shqiptar pra pale nenshkruese me firmen private eshte dhe Ministria e Energjitikes dhe Ekonomise.

    Edhe sa minatore duhet te vdesin qe atij presidenti turkoman me ato baluket si dash kooperative, ti therras mendjes dhe te ndihmoj ata minatore si baba i kombit qe eshte?
    Edhe sa duhet te vdesin qe ketij Kryeministri kuceder qe mendon vetem te mbush xhepat dhe egon e tij te semure, qe te bertas si zakonisht ne ndihme te ketyre minatoreve?
    Edhe sa duhet te vdesin qe kryeprokurorja te mos kaloj kohen me te madhe ne parukeri po te padis firmen bashkepronare te minieres?
    Edhe sa duhet te vdesin qe ministri i zi i ekonomise te mos merret me me dallavere por tia plas ballit kontraten e nenshkruar firmes qe menxhon minieren?
    Edhe sa duhet te vdesin qe opozita e permjere deri ne fyt nga Berisha dhe Nano te mos merret me shkumesa te bardhe mbi derrasa te zeza e fondacione, por ta ngreje ate zerin ne Parlament?

    Per nje ligj e nje klauzole ne aktmarreveshje qe duhej zbatuar, ai i sigurimit teknik, tashme miniera eshte kthyer ne varr. Turp i zotit.....

    Kush e mban kete pergjegjesi? Firma e huaj qe gjeti shesh e beri pershesh apo Shteti yne qe me vetedije te plote e la me koncesion kete miniere? Kontrata eshte nenshkruar dhe patjeter ka patur si ze dhe sigurimin teknik te minatoreve. Perse ky shtet si pale bashkemenaxhuese e minieres nuk e padit dhe ta qeroj kete firme nga Miniera?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hero i Popullit : 10-02-2008 mė 12:28
    FLANGO MA NON FLECTO

  2. #-8
    Katunar i Djathte Maska e MCR
    Anėtarėsuar
    28-07-2006
    Vendndodhja
    m'Shijak
    Postime
    10
    Po te hapej proces mbi firmen dhe ata qeveritar qe kane marre bakshishe mbi kete kontrate i binte qe keta te fundit te gjykonin vetveten ose te denonin vetveten per krimin qe kane bere..
    Politikanet tane e kane nje arsye qe nuk ndihen, sepse u eshte mbyllur goja me para te zeza te dhena nga firma.
    Ketyre qeveritareve nuk u intereson statistikat mbi vdekjen e minatoreve por te shofin se a u mbushet xhepi me leket e dhena nga firma per tia kaluar bukur ne plazhet e spanjes apo mejhanet e Europes

  3. #-7
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Punimet duheshin nderprere qe rreth nje vit me pare, dhe nqs firma nuk do te merrte masa per ti siguruar punetoret duhej ti hiqej licenca.... nuk i kuproj keta , po me gjithe ato lek qe i kan dhen qeverise do e kishin bere minieren supermoderne.....
    Liberté, égalité, fraternité

  4. #-6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fajet me te medha i ka vet ndermarja e pastaj qeveria.
    Sui generis

  5. #-5
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin
    Fajet me te medha i ka vet ndermarja e pastaj qeveria.
    Po mire mor Rap Soul qe firma nuk i permbahet kontrates dhe ajo mban pergjegjesite e veta. Po ata deputete te zones te majte apo te djathte qe mbushin me premtime sa here qe ka votime skane pergjegjesi per ata minatore qe jane votuesit e tyre.. Perse ai deputet i asaj zone nuk percon zerin e votuesve te vet (perfshire minatoret) ne Parlament???
    Perse prokuroria dhe institucionet e tjera qeveritare qe edhe minatoret i paguajne me ane te taksave per te kryer detyren (qe te mos lejojne te ndodhin te tilla skandale) nuk e bejne ate? Keto institucione qe mbahen nga taksapaguesit shqiptare per te na mbrojtur ne si shoqeri a kane obligim ndaj ndergjegjes se vete dhe ndaj nesh per te reaguar?

    Une mendoj se faji bie mbi institucionet tona shtetare e pastaj mbi firmen. Po e perseris firma gjeti han me kater porta dhe u shtri si donte vet. Po te kishte institucione dhe qeveritare te ndergjegjshem do e shifje ti si do te mblidhej dhe firma...
    FLANGO MA NON FLECTO

  6. #-4
    Per mendimin tim te dy kane faj si firma dhe qeveria. Qeveria ama ka fajin kryesor, se kur i krijon mundesi firmave per te punuar pa krijuar kushte, atere pse duhet ti krijoje firma keto kushte pune?

    Duhen cuar ne burg ata qe u kane dhene lejet bashk me drejtuesit e firmes

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Le t'ia shesim ArselorMital e pastaj e shofim se si do funkcionoje, do behet konkurent mondial Shqiperia !

  8. #-2
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Ore ca behet kshu ne kete minier se me te vertet eshte per te qare.

    Ne pergjithsi fajin e ka firma qe se vret mendjen dhe pse vdekjet aty skan te sosur. Po dhe qeveria jone sduhet len pa hic. Habitem si e len ate firme akoma pa i ber nje veretje dhe pa e detyruar ate qe te rregulloj gjerat me nominale qe dhe puntoret te punojn aty pa frike.
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  9. #-1
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    E fukarejte e shkrete ,po shikoja nje interviste me disa minatore te kesaj varr miniere.Paga tyre ishte rreth 3500 leke ne muaj ,nuk e dininin ne ishin te siguruar apo jo,kushtet e punes ishin si ne mesjete ,kishin frike te kerkonin dicka sepse i perzinin nga puna.Me thene te drejten ata ishin si skllever,por se mos jane vetem ata keshtu,Ne Tirane ka fabrika te vogla dhe te medha qe shfrytezojne fukarallikun e vajzave nga zonat rurale per ti paguar me rroga qesharake dhe pa asnje siguracion.......
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  10. #0
    Citim Postuar mė parė nga EkOnOmIsTi Lexo Postimin
    Ore ca behet kshu ne kete minier se me te vertet eshte per te qare.

    Ne pergjithsi fajin e ka firma qe se vret mendjen dhe pse vdekjet aty skan te sosur. Po dhe qeveria jone sduhet len pa hic. Habitem si e len ate firme akoma pa i ber nje veretje dhe pa e detyruar ate qe te rregulloj gjerat me nominale qe dhe puntoret te punojn aty pa frike.
    ca vrejtje. duhen futur njerez ne burg se kan marre jete njerzish per dy lek qe duan te kursejn ata te firmave, e per dy lek qe kan marr bakshishe ata te qeverise

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjendja ekonomike ne Kosove
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2004, 05:42
  2. Mbyllen 130 miniera
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2004, 08:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •