Fragment nga libri në përpunim "Letër Shqipërisë"
Letër Shqipërisë !
Në këtë ndërim motmotesh 2002-2003 larg afër teje gjithmonë Shqipëri e imja.Qoftë edhe me njerëz të këqinj e hajna.Qoftë me trafikant dhe me korrupcion. Qoftë edhe me femra të zhveshura tej mase,e imja je Shqipëri !...Më kujtohen ato ditë të lumtura fëmijërore… kur nuk kisha për të ngrënë…dhe më kujtohen…eh!Më kujtohet çanta e qepur me lecka… që bënte një mozaik të mrekullueshëm por që ishte e shprazur…sepse… nuk kisha të mbush ate me libra dhe fletore…eh!Më kujtohet një gjysëmlapsi që e gdhendja me briskun e babës plak… I cili prente thonjt e këmbës me at brisk,dhe mernja rrugën për në shkollë,atje ku mbërdhinim nga të ftohtit!Nuk kishim as drunj as nxemje qendrore…por… edhe shporet or nuk kishim në klasë!Më kujtohet si jo,ishte viti 1970 unë I leckosur…pa ngopur… asnjëherë,në dimër dilja të rrëshqas me najllon që gjeja rrugës…dhe… mburesha… sepse gjithmonë shkoja më së largu se të gjithë fëmijt tjerë.Por të doja Shqipëri edhe ashtu siç ishe të doja për bes!...Më kujtohet që atëherë… shumë të afërm të mi mernin rrugën e gurbetit…nuk kuptoja fare pse shkojnë,mua më bënte mire hej!I linin fëmit gratë tek dera të përlotur…dhe… unë qaja së bashku por sdija pse…ashtu qaja!Më kujtohet…shumë mirë më kujtohet kur vinte koha për nxënësit të shkojnë në ekskurzion,të dalin në pushim dikund,dhe për mua kjo ishte e huaj,por… I gëzuar ditën që do të niseshin shokët e mi të klasës për në shetitje unë shkoja në shkollë… sepse aty vinte autobusi,dhe unë ju thoja rruga e mbarë,rruga e mbarë hej!...Unë jam këtu do t’ju pres së bashku me Shqipërinë time…dhe autobusi nisej ngadalë,shumë shokë më bënin me dorë nga dritaret dhe unë nga gëzimi fluturoja,shokët shkonin në shetitje dhe unë… prisja të kthehen… së bashku me më të dashurën time Shqipërinë… dhe më pikonte nga një pikë lot për faqe…Ah!!!...Sa I gëzuar që isha,sa kohë e mirë që ishte ajo o njerëz !Më kujtohen shumë gjëra të ëmbla,kur fillova të dal për së pari herë vet rrugëve të çarshisë,aty ku njerzit blenin të mirat dhe të kqijat,ha!Më kujtohet kur shikoja plakatet e duqaneve me jorgana e dyshek të butë.Eh!...Kur shikoja gjelltoret po si jo !!!Nuk mundja të mos ndalem që së paku t’i mar erë…dhe… humbja një kohë të bukur duke shikuar se si quftet… I silltte herë në njërën anë herë në anën tjetër mjeshtri I gjelltores…o… po ta dini sa erë të mirë kishin…më kujtohet.Humbja kohën me bukurit e çarshisë dhe duqanet!Kisha haruar nënë loken që do bëhej merak…Bile një herë më kujtohet,isha humbur aq shumë sa që kishte ra nata e unë nuk e kisha pa natën!Në shtëpi më qortoji nënë lokja ime më e mira,më ëmbla në botë…e cila me gjëlpër bënte që të mbijetojmë së paku untësinë,se po!Ishim të pa ngopur…por…ajo më qortoji me lot në sy,dhe unë u përlota…Pse or bir?...Më bëre merak nënës,e din kur ke dalë?...
Ha!...
Nënë I thash,më kujtohet bre si sot për bes !...
Po a din ti se sa gjëra të bukura kam parë në çarshi oj nënë!...Kishte po ç’nuk kishte oj nënë,skisha parë asnjëherë…dhe…
I tregoja nënës se ç’kisha parë,ajo nga gëzimi me lot në sy më përqafoji fort,o!Më shtërngoji shumë ,shumë më shtërngoji!...Dhe qante kur unë tregoja se çkam parë !Se kuptoja pse qanë !Por… e di se tërë I gëzuar I tregoja se çkisha parë!
Dimër ,ftohët bënte!Frynte veriu,ashtu thonte nëna ime e mirëryn veriu bir!Pullazet e shtëpis sime nuk ishin të mbuluar mirë…kështu që nga një fjollë humbaste rrugën e saj dhe mua më binte në hundë kur flija!Ha!Sa ditë të mira ishin ato!...Dimri dhe rrëshqitja ime I pari!...
Por, të shkojmë me rradhë !
DITËT SHKOLLORE SIMBAS VERZIONIT TË NËNËS SIME
Dita më e lumtur ishte atëherë kur nënë lokja ime më mori për dore të më dërgon në shkollë,eh !Një risi,një mrrekulli të cilën do t’a zbuloj më vonë !Kishte shumë fëmi në oborrin e shkollës, bërtisnin, uluronin, vraponin dhe përnjëherë xrrrrrrrrrrrr….ziljaaaaaaaaaaa !
Eja bir,eja më thotë nëna, ja këtu i ke shokët e klasës tënde,këto të gjithë do të jenë me ty në një klasë,kape për dore këtë djalosh të mirë më tha ajo, duke i ja përgëdhelur kokën atij djaloshi me të cilin isha kapur për dore që të hymë për herë të parë në klasë !!! Mësuesi filloji të na numrëron sikur të ishim një tufë dhensh ha ha ha ! 1,2,3,4…..mua më qeshej !E pse më qeshej nuk e di t’ju them të drejtën,por e di që më qeshej shumë edhe pse nuk guxoja të nxjerr zërin. Më herët ia kisha dëgjuar emrin mësuesit Selajdin që është i rreptë dhe i rreh nxënësit,por që kishte një vëlla tjetër në po të njejtën shkollë i cili gjithashtu ishte mësues dhe quhej Sabajdin ! Çfarë koinçidence ! Mësuesi Sabajdin në fshat i kishte mësuar të gjithë motrat dhe vëllezërit e mij ! E kur ne erdhëm në qytet më 1966, erdhi puna që vëllau i të njejtit mësues të ishte mësuesi im ! Por më vonë kuptova mësuesi i vështirë kishte qenë Sabajdini e jo Selajdini mësuesi im ha ha ha !
Me që të gjithë ishim në numër, mësuesi Selajdin na tha :ejani pas meje ! Na dërgoji në klasë,klasë kjo që për katër vite me rradhë do të ishte e imja dhe shokëve të mi.
E pra nxënës të dashur… (të dashur !!!)… mirë se erdhët në shkollë, unë do të jem mësuesi juaj gjatë katër viteve të ardhëshme,kurse ju do të jeni nxënësit e mi,prandaj kërkoj prej jush që të jeni të disciplinuar, të mësoni,dhe të mos më sjellni në pozitë të palakmueshme që t’ju rahi –tha mësuesei Selajdin …dhe vazhdoji : Unë i dua shumë fëmij,por më së shumti i dua ato që mësojnë dhe janë të dëgjueshëm,prandaj mësoni që t’ju dua !Tani një nga një do t’ma tregoni emrin tuaj dhe sa e keni larg shkollën ?
Disa që u prezentuan përpara,kishin emra të bukur siatmir,Trendafile,Ismet,Muhamed,Selvije etj. Kurse kur unë e tregova emrin tim, për një herë të gjitha kokat u kthyen kah unë !Bile edhe mësuesi u habit duke kërkuar nga unë që të përsëris emrin, e t’ju them të drejtën emri im gjithmonë në jetën time ka qenë tepër karakteristik ! Unë u turpërova dhe e përsërita emrin duke filluar të qaj ! E pse qan pyeti mësuesi ? I thash : nuk e di !
Mire ,mire mos u mërzit se e ke pak nga mërzia,prandaj qanë, por kjo është normale,kurse unë të shoh se qenke shumë inteligjent-më tha mësuesi!
Këto fjalë të buta më qetësuan,dhe kështu filloji karvani shkollor.Dhe me sa më kujtohet, të gjithë nxënësit jetonin jo shumë larg shkollës,në mesin e të cilëve edhe unë.
Natyrisht, skamja e bëri të veten! I leckosur, pa libra dhe fletore, pa laps e gomë e kisha shumë vështirë të integrohem në mesin e fëmijëve të cilët së paku I kishin kushtet minimale për shkollë. Shokët më distancuan! Më vinte të qaj me zë ngase askush nuk dëshironte që të luaj edhe unë kur ato luanin në mes veti.
-Ej a bën të luaj edhe unë ? Edhe unë di të luaj këtë loj!
Askush nuk më përgjigjej, bile më shtynin që të largohem më larg, mos të pengoj gjatë lojës së tyre! Ishin këto momente shumë të vështira për mua, nuk mundja të pajtohem me sjelljen e shokëve të mi! Pse më refuzonin? Pse? Gjithnjë kur shkoja në shtëpi I tregoja nënës me dhimbje të madhe se si sillen shokët me mua në shkollë, por ajo nuk dinte se si të më përgjigjet, përveç se I mbushte sytë me lot dhe më thonte: Mëso bir! Mëso shumë, vetëm në këtë mënyrë do kesh shokë do të shohësh! Unë gjithmonë u jam referuar fjalëve të nënës dhe ato fjalë të ëmbla ishin udhërpërshkrim që duhej me çdo kusht që t’a përcjell që të arij suksesin e premtuar që më garantonte nëna. Dhe fillova vërtetë të mësoj edhe pse kushtet I kisha katastrofale për të mësuar. Me huazim nga disa njerëz human që na ndihmonin në fqinjësi e përballnim untësinë dhe blenim ndonjë laps dhe fletore për në shkollë, I ruanim si sytë e ballit ngase po qe se I humbnim, ishte vështirë pastaj. Rezultati shkollor në klasën e parë nuk mungoji, në gjysëmvjetor kalova me 5 dhe isha njëri ndër nxënësit më të mirë në klasë. Por më mundonte veshmbadhja, nuk kisha as këpucë as patika në rregull, këmbët e mija asnjëherë nuk ishin të thata kur kishte shi apo borë. Trupi im I njomë asnjëherë në fëmijëri nuk ishte I nxehtë, gjatë tërë dimrit drishesha nga të ftohtit, kurse nga ana tjetër e doja shumë borën sepse ishte I vetmi satisfakcion ku do të shpreh mundësitë e mija në rëshqitje. Më kujtohet, ha! Dimrit fëmijt organizonin gara se kush do të rëshqasë më së largu! Mernin hov nga një largësi të caktuar duke vrapuar dhe prej një largësie tjetër të caktuar duhej lansuar rëshqitjen. Kënaqësi e madhe! Doja të mar pjesë natyrisht, por edhe këtu më refuzonin, bile edhe më keq, disa fëmij më të mëdhenj edhe më kërcnonin se do të më rahin nëse nuk hiqem prej aty! Nuk kisha rrugadalje përveç se të pajtohem. Strukesha në një skaj dhe shikoja se si të tjerët kënaqen në atë garë, disa u shkonte avulli nga trupi sepse vraponin shumë dhe nuk ndaleshin , njëri pas tjetrit I tregonin aftësitë e tyre, kurse unë dridhesha nga të ftohtit duke ndejtur në një skaj duke I shikuar ato se si kënaqen. Kjo lojë zgjatte disa orë dhe të gjithë kur lodheshin mirë shkonin në shtëpitë e tyre të hanë drekë, kurse unë atëherë kur “pista” lirohej mundja që të mar hov dhe të lansohem në rrëshqitje. Befasi! Edhe pse isha vet, fillova të ndjej kënaqësi ngase rrëshqitja më së largu se të gjithë ato që tani më kishin shkuar të hanë drekë. Thoja me vete: Eh sikur të më shohin tani, sigursht herën tjetër do t më lënë edhe mua që të luaj me ato.
Mbase gjysëmvjetorin e parë e kalova me 5, në gjuysëmvjetorin e dytë nuk kishte ndryshime për mua, gjithnjë I refuzuar nga shokët si në shkollë njashtu edhe te mahalla në shtëpi. Dalë ngadalë u pajtova me këtë dukuri të çuditshme, edhe pse nuk e kuptoja pse isha I rrefuzuar! Megjithate gjithmonë isha afër shokëve kur ato luanin në mes vete që të shiqoj. Edhe gjysëmvjetorin e dytë e kalova me 5, kështu që klasën e parë e kalova shembullor dhe mora një libër dhuratë nga mësuesi im Selajdin. Kjo më gëzoji shumë, kurse nëna ime qante nga gëzimi kur më shihte të gëzuar.
PUSHIMI I VERËS 3 MUAJ
Verës gëzimi ishte më I madh sepse së paku nuk nirthnim,bile ha!Tërë kohën rinjim të shveshur,dielli na bënte zi. Mbase isha më I vogli nga vëllezrit e mi, disi isha edhe më I lazdruari, kisha kërkesa më të mëdhaja, edhe pse asnjëherë nuk më plotësoheshin dëshirat. Por një nuk mundnin të më rrefuzojnë vëllezrit e mi, e ajo ishte se duhej të më marin kur të shkojnë në plazhë te lumi Vardar ha! Shkonim në lum që të lahemi,me shokët e mahallës që I kishin vëllezrit e mi ,ato më mernin se unë isha I vogël.Rinjim tërë ditën,oh!Po më kaplonte untësia atëherë hej!Dhe skishim që të mar edhe ne ushqim me vete,më jepnin shokët ndonjë grimë buke dhe ndonjë të preme të domates dhe kripë,ah sa e lezetshme ishte ajo bukë!Sikur të kisha mundësi të ha pak më tepër,më kujtohet!
Vera kishte përveç tjerash edhe një përparsi të veçantë për mua,sepse isha pasionant i televizionit !...Po do t’ju tregoj !Do t’ju tregoj,si sot më kujtohet kur fëmit loznin rrugicave të ngushta të mahallës,dhe për një moment alarm !!!Filljoi Zoroooooooo !... dikush lëshonte zërin dhe …Zot o Zot…si të kurdisur… me një ulurimë që frigonte …të gjithë për një herë vraponin në shtëpit e tyre të shikojnë serialin e Zoros ! …Ah !Mbrazej mahalla ! Ha !Isha i vetmi që shikoja se si të gjithë vrapojnë në shtëpit e tyre…kurse unë !... ? Mbetja i vetmuar,nuk kishte femi të më thëras të shikoj serialin tek ai..jo nuk kishte !Ulja kokën të shkoj edhe unë në shtëpi !!!..Ku të shkoj ?Shokët e mi shikojnë filmin,çka do t’ju them ?..Se kam parë ?Ah !Dhimtë të madhe ndjeja…por…papritmas më thëret një zë !!!
Ngre kokën si kitra…kush mund të më thëras MUA !?
Eja,eja çun do të dërgoj në një vënd këtu afër !...Shikoj me kureshtje edhe pse e njihja mirë,ishte i mahallës sonë !..
Po ku do shkojm më ?
Eja me mua do të tregoj ku do shkojmë…këtu afër,shumë afër është !
Më mori për dore dhe më dërgoji një rrugicë më larg shtëpis sime,dhe më tha : Ja shko atje !
Aty kishte një grumbull fëmish që kishin hypur një mbi një dhe vetëm shtyheshin… !!!U afrova,kur pyes : Pse or bëni kshtu,çka ka këtu? Njëri më tha : Shuj se Zoron jemi duke shikuar … !!! Eh !Më kujtohet si sot,mora një hëz të madh ashtu sa që doja që aty të jem i vetëm,por pa sukses,ishin më të mëdhenj hej !Ha !Tentimi i dytë… me të butë !Butë !
Do më lëshoni pak vënd edhe mua ?Ngadal,ngadal u futa disi në mes,çka të shoh !!!Një dritare e vogël,ku fëmit grumbulloheshin të shikojnë televizionin…aty afër e kisha pasur !!!Unë nuk e kisha ditur !Nuk e kisha ditur që mund të shikojmë televizion nga dritarja !!!Nuk mundja t’ja bëj hallall vetvetes se çka kisha lëshuar !!!Mund të paramendoni,pastaj aty u bëra i rregullt aq sa nga një herë gjumi më zinte mbi dritaren time të televizionit.Shikoja gjithçka,apsolutisht gjithçka..skishe program tjetër vetëm një kanal ishte,por ate e shikoja …e shikoja pa nda.Për këtë ngjarje të jashtzakonshme i tregova nënës tërë i gëzuar.I tregova ku gjendet…ha !E mora për dore dhe i thash eja !Eja të të tregoj në rast se vonohem ndonjëherë…Erdhi lokja ime e çmuar…më përgëdheli flokët dhe filloji të qan !!Mirë bir mirë,së paku e di nëna ku je tani ! Po nënë,po,tani e din se nuk largohem shumë…këtu.. gjithmonë do të jem.Ishin njerëz të mirë të zotët e shtëpis ku shikoja televizionin,më lenin nga nje herë mua dhe televizionin e tyre ndezur vetë dhe bënin punët e përditshme,unë në dritare…une dritarja dhe televizioni brënda,ha !Kombinim i mrrekullueshëm ! Mbresa të mëdha nga ato ditë fëmijërore më kanë lënë filmat me Charlie Chaplin si dhe një film i cili quhej “Cisko Kid”. Nga një herë kur bënte të ftoht, nikoqirët e shtëpisë më futnin brenda te ato që të shikoj televizorin. Kur binte shi mërzitesha,shumë mërzitesha…nuk mundja të shikoj televizionin…Or, po shumë pak njerëz kishin televizion atëherë…bardh e zi !Të rrallë ishin ato që kishin…të rrallë ! Bile kur kuptuam se një boksier zezak i quajtur Muhamed Ali bokson mirë dhe është i pari në botë, ne shkonim enkas te dikush që kishte televizor në oret e hershme të mëngjesit (3h e mëngjesit) për të shikuar boksin dhe Muhamed Ali-në!
Por unë dhe Shqipëria ime e dashur ishim krenar,e doja shumë për bes,nënën dhe Shqipërin !Më mësonte nënair këtu është Shqipëri mos haro !
A më do nënën ?Më pyeste !
Eh !Si mundeshte të më pyes kështu…habitesha !!
Po si jo moj nënë,sa shumë që të dua,sdi si të të them,e puthja fort,foooort në faqe !
Kurse ajo qante,gjithmonë qante lokja ime e dashur,nuk ju terën lotët deri në vdekje…por me lot në sy më thonteështu siç më don mua të duash edhe Shqipërinë !!!
Ku e dija unë kush është Shqipëria,por për hatër të nënës e doja si nënën.U dashurova në te aq shumë sa që ajo dashuri nuk u shua asnjëherë…Dhe nëna më tregonte përalla për Shqipërinë…ah !Ishte e pashkolluar por bujare,kishte zemrën e madhe nënë lokja ime,dhe..trimëresh besa !!! Shqipërinë e vogël shpesh përmendnin atëherë ! Mbase isha i vogël, ha!ha!ha! kisha të drejtë të dashurohem në Shqipërin e vogël!
Kështu kalonin ditët e vështira por..ah !Ishin të mira bre !Shumë të mira,kënaqësia e veçantë ishte kur vinin mysafirët në shtëpin tonë.Me ate që kishim dilnim disi. Nga një herë bile,vinin bijat e shtëpis dhe rinin me ditë e netë të tërë…gëzimi nuk kishte kufi,rinjin deri në orët e vona të natës duke kënduar apo duke luajtur filxhana ha ha ha !Kishte se çka tregohet pastaj,mysafirët dhe loja me filxhana !
Me që fillova të « ec » çarshinë mësova shumë gjëra interesante,sepse aty kishte njerëz prej të gjitha llojeve,hajdutë,të dehur,polic,maxhup…sllavë !Flitej një gjuhë që unë me kurshtje ndalesha që të dëgjoj edhe pse nuk kuptoj edhe aq,një gjuhë e huaj për mua,një mësim tjetër për mua !Eh !Sikur t’i kuptoja !...
Jeta ishte shkretirë,xhepat e mbrazur dhe shetitja për të mësuar në çarshin që turku na e kishte lënë « amanet ».Vlerë historike e jashtëzakonshme.Në disa raste këto vlera sllavi nuk i vlerësoji,isha i vogël bre !!!Kur ashtu duke shetitur shoh kamionët e mëdhenj që bartnin gurët dhe minaren e një xhamije,ah !As emri i saj nuk më kujtohet më,në vend të saj ndërtuan gjykatën shtetërore tani !!Rruga e vështirë por në të njejtën kohë edhe e ëmbël për të kaluar ishte ajo.
Jeta shkollore në tetvjeçare kishte gëzimin e veçantë.Një ndër nxënësit më të mirë isha edhe unë,bëja pjesë në kategorin e atyre që arsimtarët i shikonin « nëpërmes gishtave »,ishte kënaqësi të jesh i privilegjuar,por me punë bëja qe »të jem i privilegjuar »,ato e dinin situatën time sociale,dhe habiteshin si arij që të jem në kategorinë e nxënësve më të mirë !Habitesha edhe unë besa !Nuk ishte lehtë !Megjithate…eh !
Një rast i veçantë në ato ditë shkollore do të lë në mua përshtypjen time që tërë jetën mundohem t’i ja gjej formulën dhe të zbërthej,por që nuk mundem !Më kujtohet si sot,ishte ditë e martë…ne kishim biologji,kurse një klasë tjetër kishte humbur një orë për shkak të mungesës së arsimtarit,kështu që at orë të humbur donin të zavendësojnë së bashku me klasën tonë !Ha !Arsimtari i biologjisë pranoji që klasa tjetër të vi në orë të biologjisë së bashku me klasën tonë.Çka të shohish,u grumbulluam mbi 70 nxënës në një klase e cila ishte e paraparë për 22 nxënës kurse ne ishim gjithmonë mbi 32 në çdo klasë…ehhhh !Çfarë rrëmuje !!!Çdo njëri shikonte të ulet me shokët dhe shoqet më të preferuara,klasa i përngjante një miniteatri të vërtetë,kush bërtiste kush shushuriste,tjetri bënte me dorë…ehhhh !Or po ashtu ishte hej !Ne që kishim pak turp,ishim shukatur në kariket tona dhe prisnjim që të fillon ora e mësimit,bisedonim në mes nesh sikur donim që të jemi të tejdukshëm apo sikur donjim të tregojmë se « aty jemi por mos na shikoni » !
Një shok i imi nga klasa tjetër më afrohet dhe më pyet : Si të duken vajzat e klasës sime hë ?
I them : I njoh të gjitha,por ajo e vogla aty kur ka ardhur në klasën tuaj,nuk e paskam parë ?! Haaaa !Të pëlqen a ?A don që të bisedoj me ate dhe t’i them se ti e ke pëlqyer ?Ha !Ha !Ha !
I them : M.të lutem mos,se unë vetëm pyeta kush është dhe kur erdhi në klasën tuaj
? M.ishte këmbëngulës ! Jo! I thash, jo se nuk di ej, sdi !
Çka sdin bre ?-ma ktheu M.
Or M. mos të lutem se unë vetëm pyeta e lëre ket muhabet se si kam ato gajle një herë!
M.pa një pa dy vajti te ajo vajza S.që ishte e ulur me dy shoqe tjera dhe i tregoji diçka !!Të gjithë sytë ishin kthyer nga unë ! Unë asgjë nuk kisha vërejtur, për deri sa shoku im që kisha në bankë nuk më nguci me bërryl !
E ! Shiko që të thëret M ! Zgjova kokën … !!!
M’u duk se e tërë klasa do të përmbyset,te gjithë vetëm mua më shikonin perveç vajzës S.
Në ndërkohë erdhi arsimtari i biologjisë dhe filloji ora…Mbaroji ora e mësimit dhe njashtu edhe ajo ditë në shkollë.Të gjithë vajtëm në shtëpi…secili në të veten. Rrugës dëgjoj shushurima të çuditshme,të gjithë më shikojnë vetëm mua…ishte përhapur lajmi sa çel e mshel sytë, lajm ky që për mua filloji në formë pyetje por që për të tjerët ishte një punë e kryer…ehhh !
Kaluan dy javë të plota, për ato dy javë që kaluan si ëndra…por që ishte e pafund! Shumë fëmi pyetnin, interesoheshin, ishin kurioz se çka po ndodhë në mes mua dhe S!? Në të vërtetë mua e gjithë kjo më dukej ëndër sepse në fakt asgjë nuk kishte ndodhur, përveç shushurimave tä kota që dëgjoheshin kuluarëve dhe koridoreve shkollore !!! Aq sa edhe disa arsimtarë më shikonin me një buzqeshje të çuditshme ! Dy javë të gjata…dy javë ehhh !
Pas dy javësh më afrohet një vajzë H., që deri atëherë as mirdita nuk më kishte thënë !!!
-Mirdita !
-Mirdita i them !!
A bën të bisedojm pak me ty ?-pyet H.
Po,urdhëro !-tërë i skuqur ia kthej unë !
Dëgjo,S.ka thënë PO !
Çka PO ? ia kthej unë
PO de qy !
Çka PO ? Çka dtth kjo ?
PO do të thotë se S.dëshiron të kaloj me ty.
!!!
Ishin këto momentet më të çuditshme të jetës sime fëmijërore, ah bre! Po gjithçka bre kisha përjetuar gjatë fëmijërisë, tash edhe kjo?!! Kjo që nuk dija si t’a pshtjelloj, sdija si t’a quaj, sdija bre sdija! Asgjë sdija, por ndjeja diçka të veçantë, diçka të ëmbël, diçka që zemrën t’a bënte të trokas më shpejtë! Nga një herë më ngadal! Eu! Isha as në tokë as në qiell!
Për një herë, në shkollë bëra shumë shokë, secili më përshëndette, secili dëshironte të ishte shoku im, nga një herë bile i dëgjoja kur flisnin në mes vetiej! E pe Talin që më përshëndeti, më tha mirdita, nesër do të luan fudboll me mua, me klasën time!
Tjetri ia kthente, po po e dëgjova. Disa besa ishin gjeloz! Përjetova një risi që as ëndër se kisha parë si fëmi kur fluturoja! Ha! Nëna ime më thoshte: Je rritur birë! Kur fluturon në ëndër je rritur!!! Eu! Po or po u rrita edhe ate shumë! Aq shumë sa që mendoja që ska si unë, ah! Por kisha një frigë në vete. Një frigë që sikur ndjeja diçka që në fillim të “dashurisë sime të parë”! Kjo është formula që nuk mund të zbërthej dot! ?Pse aq shumë njeriu dashurinë e parë e mban në mënd, dhe pse shumë dashuri të para kanë mbaruar tragjikisht? Pse? Si? Asnjëherë nuk do të kuptoj!
Nga Kujtimet e Leksikonit të klasës së 8 fillore do të lexoni në vijim shumë gjëra interesante, që kur i rilexoj nga një herë më duket se gjithçka ka ndodhur dje, ndërsa në pyetje janë vitet 70/80, më saktësisht Leksikoni u shkrua më 28.02.1978 dhe fillon kështu:
JU LUTEM KET LEKSIKON TU PËRGJIGJENI PYETJEVE QË I KENI SA MË DREJT TË MOS KET: SE DI! NDOSHTA POR PËRGJIGJE TË QARTA, EDHE DATËN E ASAJ DITE TË CILËN E KENI BËRË DHE SIMBAS NUMRIT TU PËRGJIGJENI PYETJEVE
Pas këtij teksti në mes të fletores janë dy germa të mëdha të dekoruara me lule dhe dy zemra të vizatuara që janë të lidhura.
S A
Pas këtyre germave vijon faqja tjetër ku qëndron me sa vijon:
EMRI DHE MBIEMRI DHE KLASA
1. ............ Vlll - 1
2. ............ Vlll - 1
3. ............ Vlll - 1
4. ............ Vlll - 2
5. ............ Vlll - 2
6. ............ Vlll - 2
7. ............ Vlll - 1
8. ............ Vlll - 2
9. ............ Vlll - 2
10. ............ Vlll - 4
11. ............ Vlll - 4
12. ............ Vlll - 4
13. ............ Vlll - 4
14. ............ Vlll - 4
15. ............ Vlll - 4
16. ............ Vlll - 2
17. ............ Vlll - 4
18. ............ Vlll - 4
19. ............ Vlll - 1
20. ............ Vlll - 4
Numrat rendor 18,19,dhe 20 kanë shkruar në Leksikon pa dijen time, megjithatë i falënderoj dhe kërkoj ndejse që atëherë i paskam haruar t ua shkruaj emrat në Leksikon.
Në anën e djathtë të këtyre emrave (ngase emrat të gjithë janë në të majtë me rradhë) shkruan: Simbas këtyre emrave t ja epni njëri tjetrit p.sh. Sadeti ja jep Sebahatit, tash Sebahati ja jep Havushes e kështu me radhë.
Pastaj pason pyetja e dytë:
ADRESA JUAJ VENDI DHE DATA E LINDJES
1. Rr -- No 3 Shkup 5 . Vl.1964
2. Rr -- No 27 Shkup 23.V.1964
3. Rr -- No 46 Shkup 6.6.1964
4. Rr -- No 62 Shkup 29-Xl-1963
5. Rr -- No 37 Shkup 26-I-1964
6. Rr -- No 18 a Shkup 15-8-1963
7. Rr -- No 34 Shkup 25-X-1964
8. Rr -- No 40 Shkup 1.III.1964
9.
10. Rr -- No 37 Shkup 20.VIII.1963
11. Rr -- No 58 Shkup 29.XII.1963
12. Rr -- N0 12 Shkup 23.XI.1962
13. Rr -- No 49 Shkup 25.II.1964
14. Rr -- No 70 Shkup 26.VII.1963
15. Rr --No 24 Shkup 1.V.1963
16. Rr -- No 162 Shkup 15.IV.1963
17. Rr -- No 34A Shkup 21.XII.1962
18. Rr -- Nr 12 Shkup 3.III.1964
19.
20. Rr -- No 37 Shkup 24.I.1964
PROFESIONI JUAJ
Kjo pyetje paska qenë pak sa e ekzagjeruar sepse një është e sigurt ngase në atë kohë të gjithë “paskemi qenë” nxënës. Le të qeshemi pak nuk na bën dëm.
ÇFARË NGJYRE TË SYVE DHE FLOKËVE KENI
1. Të zi dhe të zeza
2. Të kaftë dhe të kafta
3. Sy të kaftë flokë të zeza
4. Sy të kaftë poashtu dhe flokët
5. Ngjyrë kafe
6. Flokët kafe sytë të gështenjt
7. Të kafta dhe të kafta
8. Të zeza dhe të zi
9. ------
10. Ngjyrë kafe dhe të kaftë
11. Ngjyrë kafe dhe të kaftë
12. E kaftë dhe të kaftë
13. E kaftë dhe të zeza
14. Të kaltërt dhe të kafta
15. Të kafta të bardha
16. Sytë e zi flokët e kafta
17. Të kafta sytë të gështenjt
18. Të kaft të gështenjt
19. -------
20. Të kafta të zeza në të kaft
ÇFARË VESHJE PËLQENI
1. “Moderne”
2. Fraerski
3. Fraerski dhe moderne
4. Moderne dhe sportive
5. E llojllojshme
6. Jo tepër moderne
7. Moderne
8. Sportive
9. ---------
10. Moderne
11. Moderne
12. Veshja sipas modes
13. Farmerka
14. Farmerka
15. Komplete
16. Moderne
17. Odelo
18. Farmerka
19. ---------
20. Farmerka
*Farmerka= Jeansa
MBAS 8 VJEÇARES KU DO TË SHKONI
1. “ Në Prishtinë”
2. Në tregti
3. Në shtëpi e din vet se pse
4. Se di
5. Në gjimnaz
6. Mendoj medicin
7. Dëshiroj në Ekonomi
8. Se di
9. --------
10. Mendoj ekonomi
11. Gjimnaz
12. Dëshiroj në teknik
13. Në shtëpi
14. Në gjimnaz
15. Në shkollë
16. Në shkollë të mesme
17. Do të vazhdoj shkollimin e artit
18. Në Kurs
19. ---------
20. Në shkollën e mesme
CILËN LËNDË MË SË SHUMTI E DONI
1. “Matematikën”
2. Matematikën
3. Shqipen
4. Shqipen
5. Matematikën
6. Artin Matematikën
7. Biologjinë
8. Matematikën
9. ---------
10. Shqipen
11. Të matematikës
12. Biologjinë
13. Muzika
14. Muzika
15. Edukata Fizike
16. Biologjia
17. Artin
18. Muzikën
19. --------
20. Shqipën
ÇFARË GJUHE JU PËLQEN
1. “Anglishten”
2. Gjermanishtja
3. Francuski Jazik
4. Anglishten
5. Anglishtja
6. Anglishtja
7. Anglisht
8. Amerikonqe
9. ---------
10. Anglishtja
11. Turqisht
12. Serbisht
13. Frengjisht
14. Turqisht
15. Rusisht
16. Anglisht
17. Gjuha Kinezishte
18. Frengjisht
19. ---------
20. Turqisht
CILIN TIP TË DJALIT OSE VAJZËS DONI
1. Zeshkan
2. Bjond
3. Bjond dhe zeshkan
4. Zeshkan
5. Bjon dhe Zeshkan
6. Tip zeshkan (Serioz)
7. Zeshkan
8. Bjondinë
9. --------
10. Zeshkan
11. Bjond
12. Bjond
13. Bjondinë
14. Bjondinë
15. Zezake
16. Bjond
17. Vajz serioze
18. Zeshkan
19. --------
20. Zeshkan
A SIMPATIZONI (Me siguri pyetja ka tjetër kuptim, dtth a dashuroni ndokënd aktualisht)
1. Po
2. PO
3. Përpara pot ash jo
4. Jo
5. Jo
6. Po…
7. Jo
8. Po
9. --------
10. Jo?
11. Jo?
12. Jo
13. Jo
14. Jo
15. Po
16. Po
17. Po
18. Jo
19. -------
20. Jo?
KUR (NË Ç’RAST) JU PËLQEN MË SË SHUMTI AI/AJO?
1. Kur është I veshur me farmerka
2. Kur fol (flet) seriozisht
3. Kur fol seriozisht
4. Asnjëherë
5. ?
6. Kur flet, kur shiqon
7. Zdi si t ju them se se kam parë
8. Kurt ë fol
9. ---------
10. ?
11. ?
12. ?
13. ?
14. ?
15. Kur më don shumë
16. Kur kemi distanc
17. ?
18. Nuk e di
19. --------
20. ?
A E KISHIT MARË PËRGJITHMONË ATË?
1. Po
2. Jo
3. Jo U hidhëruam
4. Jo
5. Po nëqoftë se kaloj me ndokënd
6. Se di (është e pamundur)
7. Jo
8. Po
9. ----------
10. ?
11. ?
12. ?
13. ?
14. ?
15. Jo
16. Jo
17. ?
18. Nëqoftë se kalojsha do t a kisha marrë
19. ---------
20. ?
A DO TË VAZHDONI SHKOLLIMIN
1. Po
2. Po
3. Jo
4. Po
5. Po
6. Po
7. Besoj se po
8. Po
9. ----------
10. Mendoj se po
11. Mendoj se po
12. Mendoj se po
13. Po
14. Mendoj se po
15. Po
16. Se di
17. Po
18. Po
19. ---------
20. Nuk mendoj se shkoj
ÇFARË AUTO JU PËLQEN
1. Zastava – 1001
2. Sportive
3. Zastava 101
4. Zastav
5. Mercedes
6. Reno 4 Fiat
7. Zastava 101
8. ?
9. --------
10. Sheverlet
11. Mercedes
12. Opell
13. Zastava
14. Llada
15. Ford Kaprill
16. Zastava
17. Renaul 4
18. Zastava 101
19. ------
20. Zastava 101?
VETËM GERMËN E PARË TË DASHNORIT/ES
1. “A”
2. N
3. E ka pas por tash më jo
4. A+B = C
5. ?
6. Alisetar e din që s mund të tregoj
7. ?
8. E - e dini
9. ---------
10. Nuk e di
11. ?
12. Nuk kemi
13. ?
14. ?
15. “K”
16. /
17. ?
18. ?
19. -----
20. Nuk e dim
KU MËSON AI/AJO
1. Në Dame Gruev
2. Se kam pyet
3. Mëson në Dame Gruev por ti e din
4. Në qiell
5. ?
6. Dame Gruev
7. Se di
8. E dini
9. ------
10. Nuk e di?
11. ?
12. Se di
13. ?
14. Se di
15. “Dame”
16. D.G
17. Në Zallishtë
18. ?
19. --------
20. Nuk e di?
A E PIN DUHANIN DHE A E DIN AI/AJO
1. Unë se pi por ai në shoqëri e pin
2. Nuk e pi
3. Jo as nuk e pi as se din
4. Vetëm në shoq¨ri
5. Po kur jam në shoqëri
6. Jo zakonisht, se din ai
7. Vetëm kur jam në shoqëri, e për ate se di
8. Kurt ë jam në shoqëri
9. ----------
10. Vetëm kur jam në shoqëri, për ate nuk e di
11. Vetëm në shoqëri
12. Unë pi por ai ?
13. Në shoqëri
14. Unë pi ajo jo
15. Unë pi, e di
16. Po
17. Jo
18. Vetëm kur jam në shoqëri
19. -------
20. Vetëm kur jemi në shoqëri ? Nuk e di ?
SHOKËT DHE SHOQET MË TË MIR/A PËR TY
ÇËSHTË DASHURIA PËR JU?
1. Gjë natyrale
2. Gjë natyrale
3. Gjë e rejshme dhe gjë që t i ze rrugët
4. Asgjë
5. Tani për tani asgjë
6. Gjë e zakonshme te njerëzit – fantastike
7. Gjë natyrale
8. Gjëja më e ëmbël
9. ----------
10. Asgjë
11. Kurgjë
12. Asgjë
13. ?
14. Tani për tani e mirë
15. Gjë e lumtur në jetë
16. Gjë që ti ze rrugët
17. Një gjë fantastike
18. Tash për tash asgjë
19. ---------
20. Asgjë
SA VJEÇARË/E DONI TË MARTOHENI
1. 25 vjeçare
2. 28 vjeçare
3. Sikur të don babai
4. 24 vjeçare
5. 23-24 vjeçare
6. Smundem ta di shoku Alisetar, ndoshta 22
7. 24 vjeçare
8. 25
9. ----------
10. 19-20
11. 18-20
12. 20-22
13. 19-20
14. 20-21 vjeçar
15. 28
16. 20
17. Smundem ta di shok Alisetar, ndoshta 22
18. 20 vjeçare
19. -------
20. 19-20
SA FËMI DONI TË KENI – SA DJEM SA VAJZA
1. Më së shumti 2 : Mashkull Femër
2. 2 meshkuj dhe 1 femër
3. 2 Mashkull- Femër
4. 2 Mashkull- Femër
5. 2 fëmi djal-vajz
6. Se di a do mri me i pas, mu ka merzit jeta (1 vjaz 1 djal)
7. 2 mashkull-femër
8. 2
9. -------
10. 2 djal-vajzë
11. 3 2 djem i vajzë
12. Dy vajza e dy djem
13. Dy deri në tre
14. 2 një vajzë dhe një djal
15. Një brigad
16. 2 djal vajz
17. Tri djem një vajzë
18. 2 femra dhe dy mashkuj
19. --------
20. 1 mashkull 1 femër
CILIN KËNGËTAR/E E PREFERONI
--------
Jeta vazhdon…
Kur u rrita pak sa! Ha! Fillova të di më shumë, gjithmonë i dashuruar në Shqipërinë time, shkolla e mesme ,larg shtëpis sime me kilometra, nuk kishte ndryshime sociale në familjen time 10 anëtarëshe përveç se ishim më të mëdhenj, me kërkesa më të mëdhaja, dhe unë mernja rrugën e shkollës këmbë! Ah sa bukur…nuk kisha shokë! Të gjithë shkonin me autobus të qytetit në shkollë, unë këmbë! Po mirë,ska gajle apo?! U bëra një çun shumë i bukur, kisha probleme me vajzat e shkollës ha!ha! më donin për bes, shumë më donin, por unë kisha frig, frigë të madhe bile. Në autobus nuk guxoja të hip, kisha frigë se do më zë kontrollori, por edhe nga shokët ngase do më më thërasin të shkoj edhe unë me ato…e unë nuk kisha të holla siç kishin ato…më kujtohet !
I humbur në mendime,më kap malli !Për Shqipërinë!
Thellë në shpirtë mungon balta e cila si fëmi mi mbronte këmbët e zbathura
Dhe rrugicat e ngushta zigzake që bënin mahallën një familje
Më mugon,eh!Shumë më mungon një tungjatjeta a fqiut tim,por që edhe ai ka mërguar
Më mungon shumë Shqipëri!
Nga kjo miq të dashur do të shkruaj libër,dhe titullin do t’ja lë siç e ka: LETËR SHQIPËRISË
Vazhdon…
Autori jam unë, mbase nuk e kam mbaruar ende sepse kërkon kohë, detaje të imta, do të paraqitem kur të mbaroj librin - autobigorafi!
Krijoni Kontakt