"Top Fest", nis Edicioni i 5-tė nė "Top Channel"
Kalendari i eventit mė tė madh tė muzikės moderne shqiptare. Edhe edicioni i kėtij viti do jetė i ngjashėm me paraardhėsit nė mėnyrėn e organizimit, por jo pa ndryshime. Ndėr to, mė i rėndėsishmi, ėshtė pėrfshirja e njė hapėsire pėr ēdo kėngėtar pjesėmarrės nė sfidėn e tė kėnduarit live, nė mėnyrė akustike. Dhe kjo do tė ndodhė, ēdo fundjavė, tė premteve dhe tė shtunave, nė studion e programit muzikor "Selekt" qė do tė shėrbejė nė kėtė periudhė, si njė aneks konkurrues dhe performues pėr tė gjithė topfestistėt, pasi tė kenė interpretuar nė skenė.
Faza e para e "Top-Fest 5" qė nis tė hėnėn, do tė zgjasė 8 javė, deri mė datėn 28 mars. Nė orarin qė transmetohet programi "Selekt", "Top Fest", do jetė katėr ditė tė javės, nga e hėna nė tė enjte. Mė pas, i gjithė muaji prill e deri nė datėn 7 maj qė do jetė nata finale, i pėrket fazės sė dytė tė votimit pėr ēdo kėngėtar. Njė ndryshim kėtė sezon do tė ketė dhe nė sistemin e vlerėsimit tė kėngėve dhe interpretuesve. Udhėheqėsi artistik i festivalit e njėherėsh regjisor i tij, Bojken Lako, tha se ėshtė huazuar formula e "Sanremos", ku do tė ketė votim nga publiku tė kombinuar me votim nga njė juri profesionale, me kusht qė vėrtet ēmimin e madh e ēmimet e tjera, tė shkojnė te mė tė mirėt.
E reja tjetėr e kėtij edicioni, do tė jetė dhe prezenca e 10 finalistėve tė spektaklit "Ethe", qė ėshtė nė zhvillim. Regjisori Lako, tha se kėtė edicion, pėrzgjedhja e kėngėtarėve dhe e kėngėve qė kanė sjellė, ėshtė bėrė nė njė mėnyrė qė tė ketė sa mė shumė pėrfaqėsim, nė rryma muzikore dhe nė protagonistė. Do tė kėtė shumė emra tė rinj, por dhe shumė emra jo tė rinj e tė afirmuar nė vite, kėngėtarė apo grupe, tė cilėt nuk kanė marrė pjesė nė edicionet e kaluara. Sigurisht, kjo hapje pėrfshin njė pjesėmarrje tė gjerė si nga Maqedonia ashtu dhe nga Kosova, njė tipar thelbėsor i "Top Fest", qė nė fillimet e tij, ku u bė e mundur qė muzika tė kishte njė afirmim dhe unifikim mbarėkombėtar. Ndaj, pėr kėtė arsye, ky event ka fituar tė drejtėn tė quhet festivali mbarėkombėtar i muzikės moderne shqiptare, mė i madhi dhe mė potenti nė lloj.
Pjesė e organizimit tė "Top Fest" kėtė edicion, do tė jetė dhe krijimi i sa mė shumė hapėsirave audiovizive pėr afirmimin e kėngėtarėve dhe lanēimin e interpretimeve tė tyre, nė mėnyrė qė deri nė natėn finale, publiku tė ketė njė njohje tė plotė pėr kualitetin dhe famėn qė kėngėt konkurruese gėzojnė nė opinion. Nga skena e "Top-Fest", kėngėtarėve do tu jepet shansi qė tė interpretojnė nė "Selekt". Mė pas, do tė jetė njė hapėsirė e veēantė nė "Top Albania Radio" pėr secilin prej tyre. Kėshtu do tė ndodhė dhe nė valėt e radios "Muzika ime", si dhe nė kanalin "My Music" nė Digitalb, ku do tė funksionojė dhe njė forum pėr kėngėtarėt. Pra, eventi nuk do tė mbetet i kufizuar brenda hapėsirave tė skenės kryesore, por do jetė i zgjeruar dhe nė hapėsira tė tjera pėr ti bėrė kėngėt dhe protagonistėt sa mė tė afrueshėm me publikun.
"Top-Fest" ėshtė ndėr spektaklet mė tė mėdha nė "Top Channel". Ai nisi 5 vjet mė parė, duke revolucionarizuar formatin dhe konceptin e ndėrtimit tė njė eventi muzikor. Po ashtu, "Top-Fest", shėrbeu si njė hapėsirė pėr tė sjellė tė gjithė prurjet muzikore dhe pėr ti kaluar nė filtrin e vlerėsimit tė shijeve tė publikut dhe tė mendimit profesional muzikor. Sipas regjisorit Bojken Lako, kjo ka bėrė qė vit pas viti, interesi pėr pjesėmarrje nė Top-Fest tė jetė gjithnjė nė rritje dhe nga mbi 100 kėngėtarė pjesėmarrės nė edicionin e parė, numri ka shkuar vit pas viti nė rritje, duke detyruar organizatorėt qė tė rrisin dhe numrin e konkurruesve pas vlerėsimit fillestar tė kėngėve qė kėtė vit, ka arritur nė rreth 500.
"Top-Fest", ka shėrbyer dhe si zbulues e promovues talentesh nė tė gjitha edicionit, duke nisur qė nga i pari, ku fitues ishte Stine, njė kėngėtar qė mė pas do bėhej ndėr mė tė preferuarit nė tregun muzikor. Mė pas, u shfaq njė djalė tėrėsisht i panjohur, Alban Skėnderaj, i cili nė mėnyrėn mė tė paparashikuar, do fitonte dy edicione radhazi me dy balada nga mė tė bukurat nė muzikėn moderne shqiptare, njė prej tė cilave tė interpretuar me kosovarėt e grupit "Kthjellu". Nga "Top-Fest", Skėnderaj arriti tė bėhej nė pak kohė, njė ndėr kėngėtarėt mė tė njohur dhe mė tė preferuar shqiptarė. Ndėrsa edicionin e kaluar ēmimin e parė e fitoi Greta Koēi, e cila kishte dalė pa ēmim nė disa evente tė tjera muzikore edhe pse me njė formim tė plotė artistik e muzikor. Edhe kėtė edicion sipas organizatorėve, premtohet njė "Top-Fest" madhėshtor nė ēdo drejtim.
Fituesit e katėr edicioneve tė "Top-Fest"
Stine
Alban Skėnderaj
Alban Skėnderaj & Kthjellu
Greta Koēi
GAZETA SHQIP
Krijoni Kontakt