Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Infinite
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    275

    Frikë për njeriun që do më shumë....

    A te ka ndodhur ndonjeher te jesh duke pastruar sirtaret dhe rastesisht te gjesh dicka qe te shemb tavanin ne koke? Ajo qe ke gjetur eshte nje ekografi te ciles ti nuk i jep dot shpjegim dhe per me teper ke dhe nje flete analizash qe nuk kupton asnje fjale! Te ngrin gjaku kur lexon emrin e analizes ne repartin e ONKOLOGJISE dhe perkrah emrin e nenes tende dhe gjithcka erresohet, duart te dridhen dhe akoma nuk e ke mbledhur mendjen!
    Mundohesh te qetesohesh dhe ne duar shtrengon analizat, dhe papritur kujton castet kur e ke pare nenen tende qe kishte disa dhimbje dhe arsyeja qe te jepte ishte thjesht nje ftohje e vogel qe sillte dhimbje barku!!
    Nuk di cte besh, cigaret i ke reshtuar ne tavell e nuk te behet vone qe ne shtepine tende nuk pihet cigare!
    Nuk di cte besh, rremben makinen dhe shkon direkt ne spital me fletet e analizes qe jane bere njesh me duart e tua me vetem nje imazh ne sy...nenen tende, gjene me te shenjte qe ke...
    Hyn ne spital duke u zene me rojen, je gati ti fusesh nje grusht pasi ty po te dridhet toka qe ke nen kembe dhe ai tenton te te mbaje jashte dyerve, e shan e ofendon dhe direkt ne repartin e onkologjise per te perkthyer analizat...........e me pas nje deshire e marre qe roja te mos te te kishte lejuar te hyje....ato analiza tregojne nje tumor.......
    Bie ne gjunje nuk te intereson qe po te shofin te gjith, shperthen ne lot, mallkon cdo gje, dhe iken neper shi e tmerruar e bere copash, me dhimbjen dhe ankthin me te madh qe ke njohur ndonjeher.
    Gjithe jeten ke menduar se cdo lloj dhimbje qe do kishe do ishe ne gjendje ta perballoje pasi prane do kishe ate..nenen! Dhe vjen nje cast qe pikerisht ate dashuri qe ti mendoje se e kishe te sigurte, se ajo do jet gjithnje aty e do te fshije cdo pike loti, eshte ne nje rruge nga e cila nuk do e shohesh me te vije!!!

    Uroj me gjithe zemer te mos e kete provuar askush!!!!!

    Cfare do beje po ta merrje vesh nje gje te tille?
    Nese ti nuk e kontrollon mendjen tende dikush tjeter do ta beje...

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Do beja te pamunduren qe nena ime te sherohej, sepse do ishte gjeja e vetme qe do te me interesonte per momentin. Gjithashtu do isha e forte per nenen time, sepse nuk do ishte e kenaqur qe te me shikonte mua te pikelluar per gjendjen e saj, perderisa nuk do ma kishte treguar as ajo vete, si ne rastin qe po na tregon ti ketu.
    Do i jepja sa me shume force e vullnet per sherim e per te ndjekur te gjithe kurat e mundshme e do e mbaja me te gjitha te mirat qe mund te kete kjo bote.
    Jeta eshte e shkurter e te gjithe nje rruge kemi, por shpresojme me mire vone se sa heret...
    La vita è bella...

  3. #3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Cfar eshte Onkologjia? Se nuk ja kam idene se cfar eshte!!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Infinite
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Cfar eshte Onkologjia? Se nuk ja kam idene se cfar eshte!!
    dega e mjeksise qe merret me studimin dhe kurimin e tumoreve
    Nese ti nuk e kontrollon mendjen tende dikush tjeter do ta beje...

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ah.
    Infinite, kujt i ka ndodh kjo gje? Se un po ta merrja vesh nje lajm te tille, vallai se di, do me binte te fiket
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Infinite
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Ah.
    Infinite, kujt i ka ndodh kjo gje? Se un po ta merrja vesh nje lajm te tille, vallai se di, do me binte te fiket
    Mua Apollyon, dhe uroj askujt tjeter ne bote, i mir i lig qofte ai!
    Nese ti nuk e kontrollon mendjen tende dikush tjeter do ta beje...

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Infinite Lexo Postimin
    Mua Apollyon, dhe uroj askujt tjeter ne bote, i mir i lig qofte ai!
    Me vjen keq Infinite
    Gje e tmerrshme shume.. skam fjale.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    Me vjen vertet keq qe degjoj se te ka ndodhur dicka e tille, po asnjeher nuk humbet shpresa se tumori qe nena jote ka mund te jet i kurueshem nqs eshte ne fazat e tij fillestare (shpresoj shume qe eshte i tille).
    Frike te tille un e perjetoj gjithmone, te pakten ti e ke prane dhe i rri afer ne cdo kohe, po ka njerez si puna ime qe ndihen si jetime edhe pse i kane prinderit gjalle, po vetem ideja se ata mund te jen duke me fshehur dicka me tmerron.
    Kohen pas vdekjes se gjyshes sime e kam perjetuar vertet keq, pasi e them me plote goje qe asnje nuk doja me shume se ajo ... as edhe vet mamin tim. Dhe fakti qe ajo vdiq papritur me beri te ndihesha e pafuqishme ... me e vogel se nje mize dheu. Ajo nuk u semur asnjeher, ose te pakten asnjher nuk tha se ishte, dhe kjo me ben tia kem inatin vetes se nuk munda te bej asgje per te, madje dhe kur me thane te shkoja atje ate fundjave un thash se me mire javen qe vinte .... dhe pas kesaj flija gjithmon me mamin, nga frika mos e humbja edhe ate ... gjithe naten shikoja carcafin ne levizte apo jo, dhe ndonjher i vija doren ne hunde per te pare ne merrte fryme.
    Ndaj te them lum si ti qe e ke afer, dhe e shef ... shpresa asnjeher nuk humbet

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Infinite
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    275
    flm te gjithve

    angel_j e di qe shpresa nuk vdes por nuk eshte e lehte!!

    flm te gjithve
    Nese ti nuk e kontrollon mendjen tende dikush tjeter do ta beje...

  10. #10
    Tani me erdhi nder mend nje shoqe e mamit tim, qe mbaj mend qysh kur isha ne gjimnaz i doli kancer ne gjoks, dhe vajza e saj punonte infermiere ke spitali ushtarak ne tirane. Nuk i la ilace pa i bere, shkoi edhe ne chemotherapy, madje iu desh qe te hiqte edhe gjoksin, po ajo eshte akoma gjalle edhe sot e kesaj dite, kshuqe mos mendo gjithmon negativ

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Disa besime të njeriut, në njeriu, për njeriun!
    Nga Davius në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 11:30
  2. Nje pyetje rreth krishterimit ...
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-11-2006, 08:19
  3. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  4. Botëkuptimi islam mbi njeriun dhe qytetërimin
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 16:59
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •