Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366

    Lightbulb Buzeqeshja,sa ndikon ne psikologjine tone.

    Duke u nisur nga nje shkrim qe lexova sot,nuk me kishte vajtur kur ne mendje roli i buzeqeshjes ne psikologjine e nje njeriu.

    Do te doja dhe mendimin tuaj se cfare roli do te lozte buzeqeshja ne psikologjine tuaj

    Ketu po sjell dhe perkufizimin qe i behet Buzeqeshjes.

    Nje Buzeqeshje nuk kushton asnje gje,por Krijon shume.....

    Pasuron ata qe e marrin,pa varferuar ata qe e japin.

    Per nje momen eshte jeta e saj,por kujtimi i saj i paharueshem.

    Nuk ka asnje te pasur qe mund te beje pa te,dhe asnje kaq te varfer kur nuk e jep ate.

    Krijon lumturi brenda ne shtepi,dhe jep gezim ne pune.

    Eshte clodhje per te lodhurit,nje rreze dielliper te deshperuarit,antidoda me e mire qe ka nxjere natyra per te merziturit.

    Dhe pavarsisht nga kjo,nuk mundemi,as ta blejme,as ta lypim,as ta marim borxh dhe as ta vjedhim,sepse atehere nuk do te vlente asnje gje.
    "Do te vlente atehere vetm kur do te na e dhuronin"

    Dhe nqs do te gjendet dikush,qe i lodhur dhe i zgenjyer nga jeta,nuk do te na dhuronte nje buzeqeshje,do te kishit miresine ti jepnit nje tuajen.

    Sepse asnje njeri nuk ka nevojeper nje buzeqeshje,sa atij qe nuk i ka ngelur asnje njeri qe tja dhuroj.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Pyetja qe shtrohet eshte "naive", per me teper e pasakte.
    Si me pyet; Sa ndikon shiu tek rete!?
    Siē e sheh dhe vete kjo llogjike eshte pa lidhje.
    Buzeqeshja eshte PASOJE e psikollogjise dhe jo SHKAKTARE e saj. Eshte psikollogjia qe ndikon tek buzeqeshja dhe jo e kunderta. Ndryshimet ne psikollogji bejne qe nje njeri te jete me i qeshur se nje tjeter.
    Nje njeri qe buzeqesh vend e pa vend (si kinezet) themi qe ka psikollogji "karagjozi". Ndersa nje tjeter qe qesh rralle, themi qe ka psikollogji "seriozi".
    Pra e qeshura, e qara, ankimet, ekzaltimet, percaktojne psikollogjine e nje njeriu, por PA PASUR asnje efekt tek AJO.

    ps, ne filozofi duhet bere shume kujdes tek ZGJEDHJA e fjaleve, ndryshe humbet sensi i shprehjes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 03-12-2002 mė 04:24

  3. #3
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    Smile; it the second best thing one can do with one's lips.
    Smile, it's free therapy.
    but there also is:
    Smile and the world smiles with you. Cry and you cry alone.

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Qesh goc qesh se lirohesh, per me teper BOTA DO TE QESHI ME TY.
    Kjo e ben BUDALLANE te rendesishem e te LUMTUR.

  5. #5
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    e vertete kjo qe thua, po jo vetem budallain po dhe te mencurin. ka njerez qe qeshin po kurre nuk gezohen.

  6. #6
    Nuk ndikon fare ne psikologjine e njeriut...E ke idene sa buzeqeshje fallco dhurojne njerezit?

  7. #7
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nuske.

    Mendoj se ndikon ne psikologjine e njeriut. Buzeqeshja shpreh nje ndjenje. Edhe pse ka plot buzeqeshje fallco nuk do te thote qe ato nuk kane vlere.

    Imagjino per disa caste nje bote pa buzeqeshje. Mbi te gjitha eshte forme komunikimi dhe per mendimin tim po aq me vlere sa dhe syte, buzet e goja (zeri).
    Edi

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Pikerisht Edspace ngaqe eshte si ZERI, eshte pasoje nuk eshte shkak.
    Nje njeri BERTET kur eshte i ZEMERUAR, nuk BERTET qe te ZEMEROHET.
    A kupton.
    Nje njeri gjaknxehte (psikollogjikisht i tille) bertet shpesh me te voglin rast, ashtu si nje njeri shpirtmire, buzeqesh me me te voglin rast.
    Tani ti thua si do te ishte bota pa buzeqeshje, z'besoj se GOMARI vuan shpirterisht nga mungesa e saj. Perpara krijimit te njeriut buzeqeshja s'ka ekzistuar, kjo se ka penguar boten te evoluoje.
    Pra ishte njeriu me psikollogjine e tij qe krijoi BUZEQESHJEN per te shprehur nje ndjenje, kur eshte i kenaqur. Nuk ishte buzeqeshja qe krijoi njeriun si dhe psikollogjine e tij.
    Si mund atehere ajo te ndikoi ne te.
    Ketu futemi pak thelle.
    Pyetja qe une shtroj eshte; Nga erdhi buzeqeshja, pse buzeqeshi NJERIU I PARE.
    Cili REAKSION PSIKOLLOGJIK e shkaktoi kete.
    Me kete dua ta fus temen ne vije, sepse ndryshe ajo hynte tek "meditimet" dhe aspak tek "psikollogjia".

  9. #9
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Kur e gjete i dashur ne shkrimin tim se duhet te buzeqeshesh vend e pa vend,kete nuk e kuptova.
    Kur je ne nje dite te keqe dhe ke dike prane me nje psikologji me te mire se jotja a nuk do te ndihmonte,nje buzeqeshje nga e dashura jote kur je me nerva mos do te bente me shume me nerva,nuk po flasim per ate buzqeshje profesionale qe shikon ne fytyrat e njerezve sot por per ate te mirfillten.
    Sa per naivitetin e pyetjes time i dashur ,une per veten time nuk do te merja mundimin qe te jepja pergjigje atije ku mendoj se nuk pershtatem.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  10. #10
    Buzeqeshjet eshte mire ti grupojme ne 2 grupe kryesore. Ne ato instiktive (spontane) dhe ato 100% te ndergjegjshme apo te simuluara (false).
    Me sa dime buzeqeshja instiktive eshte nje prej reagimeve ndaj nje gjendjeje shpirterore te caktuar dhe eshte 100% spontane pasi eshte e pakontrolluar. Ajo quhet e tille ne rastin kur stimulin primar e merr prej faktoreve te jashtem. p.sh. Dikush i buzeqesh Diellit pasi premton nje dite te bukur e me mot te mire. Nje gjysh u buzeqesh niperve e mbesave pasi ato i falin kenaqsi shpirterore etj...
    Buzeqeshja false, apo e menduar, apo e ndergjegjshme (quajeni si te doni po i meriton te tere epitetet), ndryshon nga ajo instiktive pasi shtysen primare e merr prej faktoreve teresisht te brendshem( te menduar me sakte ose dhe zakonore) p.sh.
    Nje vartes i buzeqesh pothuaj cdo dite shefit porsa ai hyn ne zyre.
    Ne kete rast kemi nje buzeqeshje qe i merr spuntot prej qellimeve te vete vartesit ndaj shefit. Kuptohet qe kur vartesi i ka buzeqeshur per here te pare ne menyre joinstiktive shefit, buzeqeshja ka qene teresisht e planifikuar. Me vone, ajo merr formen zakonore, pra vartesit i eshte bere zakon mbase dhe jo i vetdijshem tashme (flasim per nje periudhe te gjate kohe) t'i buzeqeshe shefit.

    Perfytyrojme per nje moment nje bosht numerik horizontal me 2 ektremitetet + dhe - si dhe 0 ne mes.
    Ne te majte kemi gjendjen emocionale te renduar (apo negative si mund t'a quanin disa), ne qender 0, gjendja neutrale dhe djathtas, drejt + fillon gjendja emocionale pozitive e cila shpesh stimulon dhe buzeqeshjen e mirfillte, ajo instiktive.

    (shenim: Sa me shume te largohet vlera matese e gjendjes shpirterore ne bosht nga 0 drejt +, aq me e madhe do jete buzeqeshja psh 1= , 10= . Nese gjendja emocionale kapercen 0 (me e vogel se 0) dhe merr vlera negative at'here po e quajme ngredheshje., psh -1=, -10=... (s've dot figure tjeter se nuk e merr postimi). )


    Nese behet fjale per kete buzeqeshje qe porsa thashe me siper, ate qe rrjedh nga brenda, nga nje gjendje emocionale te cilen nese e percaktojme ne boshtin numreik padyshim qe duhet te jete me e madhe se zero, at'here shume prej fjalive qe Ari32 ka postuar ne postin #1 jane te pavlefshme pasi flasin per nje buzeqeshje te simuluar nga faktore puro mendore dhe shume pak (mbase aspak) emocionale. Ndryshe mund te emertohet nje buzeqeshje false.
    Ja marrim 2 raste konkrete te postimit tend:
    Nje Buzeqeshje nuk kushton asnje gje,por Krijon shume.....
    Pasuron ata qe e marrin,pa varferuar ata qe e japin.
    Te dyja keto shprehje flasin qarte per nje buzeqeshje te simuluar, jo te natyrshme. Vete fakti qe aty, midis te tjerash thuhet "nuk kushton asgje" eshte prove e simulimit te buzeqeshjes me shume per faktore te menduar se sa spontane. Pra buzeqeshja e ndergjegjshme, ajo e planifikuar me vetedije, ne kete rast quhet buzeqeshje false. Ndersa ajo 100% instiktive, eshte buzeqeshja qe fal buzeqeshje te sinqerta si dhe shpesh rikembehet me te tilla.
    Vlen te permendet fakti se buzeqeshja eshte semundje ngjitese dhe ne shumicen derrmuese te rastit e rikembyeshme.

    Buzeqeshja vertet hap dyer, shpesh hap edhe zemra, etj... per nje mori shkaqesh te cilave nese deshironi mund ti analizojme, por, ato kuotimet e postit 1 jane te gjitha nxitese te nje buzeqeshjeje joinstiktive, false pra, te simuluar.


    Cudia per mua, qendron ne faktin se nderkohe qe te gjithe njerezit jo vetem qe dine mire te dallojne buzeqeshjen false nga ajo e sinqerta (por edhe parapelqejne me shume kete te dyten, te sinqerten pra), ata i aplikojne qe te dyja ne jeten e perditshme. A ka njeri te me jape ndonje spjegim per kete rast?
    Do te me pelqente te diskutonim pakez se bashku edhe arsyet e mundshme qe i cojne shpesh njerzit ne aplikimin e buzeqeshjes false. Si mund te kete lindur e si mund te jete zhvilluar deri ne ditet tona? Perse aplikohet kaq shume ne ambjentet zyrtare apo c'do lloj protokolli sot ne shoqerine tone? etj..


    Pershendetje.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 03-12-2002 mė 05:25
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ndikon keq pastrimi i dhembeve te dentisti.?
    Nga astriku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-03-2009, 03:11
  2. A ndikon Stresi ne Plakje ?
    Nga J@mes nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-06-2007, 07:18
  3. Si ndikon televizori tek femijet
    Nga deniel nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:21
  4. Si Ndikon
    Nga green nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 02-04-2005, 00:20
  5. Cili ndikon me shume ne formimin e personalitetit: geni apo mjedisi rrethues?
    Nga gurl nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 15:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •