Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Kreu i masonëve të Francës, të hënën në Tiranë

    Bashkësia masonike e orientit të Madh të Francës, ose siç e quajnë ata «angazhimi humanist» përpiqet për emancipimin e njeriut dhe shoqërisë nëpërmjet transformimit të tyre në të gjitha dimensionet, duke pasur në themel idenë se bota nuk është veçse një Republike e Vetme e Madhe. Masonët francezë e konsiderojnë vetën si garantë, pararojë e regjimit republikan, si i vetmi regjim që mund të sigurojë shpalosjen dhe zhvillimin e vlerave të gjithsecilit në liri, barazi dhe vëllazëri. Aktiviteti i tyre sot konsiston në gjetjen e mënyrës më të mirë për t’i jetësuar këto parime humaniste në një botë që është në zhvillim të shpejtë, në transformim rrënjësor dhe në kërkim të orientimeve të reja. Jean-Michel Quillardet është mik i kryeministrave dhe presidentëve të shteteve më të mëdha të Evropës. Presidenti i Orienti të Madh të Francës dha këtë intervistë ekskluzive për “Panorama”. Ju jeni i pari drejtues, presidenti i një bashkësie masonike që viziton Shqipërinë. Cili është qëllimi i vizitës suaj?
    Jemi veçanërisht të lumtur nga ky udhëtim, pasi na duket se Shqipëria është një vend që i ka të gjitha mundësitë për t’iu bashkuar, një ditë, Bashkimit Evropian dhe duke qenë se ky vend ka kaluar për një kohë të gjatë, vite shumë të vështira, na duket e rëndësishme t’u shpjegojmë autoriteteve, si edhe personave të interesuar se ç’është frank-masoneria jo dogmatike dhe liberale e Orientit të Madh të Francës, si një instrument i emancipimit të individëve dhe popujve, i lirisë së njeriut, i lirisë së mendimit, i ushtrimit të vëzhgimit të lirë, i kritikës së lirë, pra një instrument real i demokracisë.
    Orienti i Madh i Francës ekziston në Francë që prej vitit 1728 dhe është përfshirë në të gjitha betejat për vendosjen e demokracisë dhe të republikës (në Revolucionin Francez të vitit 1789, në luftën kundër regjimit të Vishisë dhe në kohën e pushtimit nazist, etj).
    Si pasojë e historisë, veprimtaria e frank-masonerisë në Shqipëri nuk është aspak e njohur dhe në këtë kuadër nuk mungojnë përqasjet e llojeve të ndryshme. Si e shpjegoni ju kultin e sekretit që rrethon frank-masonerinë? Përse duhet ngjallur gjithë ky mister?
    Prej disa vitesh, brenda Orientit të Madh të Francës, ne kemi hequr atë që ju e cilësoni kultin e sekretit, pasi ky nuk ekziston. I vetmi sekret është ai i kalimit, d.m.th ceremonia e hyrjes në një lozhë plotësisht personale, intime e që mund të kuptohet vetëm nga ata që e ndajnë bashkërisht. Përpos kësaj, mjafton të shkosh nëpër libraritë e mira të Parisit për të zbuluar realitetin e jetës masonike, realitetin e punës brenda lozhës, madje, ne kemi, prej më shumë se dy vjetësh, një politikë të vërtetë të hapjes dhe çdo mbrëmje, në selinë e Orientit të Madh të Francës vijnë persona që nuk i përkasin masonerisë, për të takuar masonikët e për të diskutuar me ta mbi çështje të rëndësishme të filozofisë apo të shoqërisë.
    Sekreti i dytë është ai i përkatësisë: Pikërisht këtu bëhet fjalë për kopshtin sekret. Gjithkush është i lirë të thotë se cili është dhe se më ç’farë merret, apo se cili nuk është dhe me ç’farë nuk merret.
    Për rrjedhojë, ne nuk shprehemi se kush është frank-mason, ndërkohë secili frank-mason është i lirë për ta shpallur veten si të tillë ose jo. Personalisht, unë e kam pranuar gjithmonë këtë cilësi, shumë kohë përpara se të bëhesha mjeshtri i madh dhe në shumë mjedise njihem si frank-mason. Ka të tjerë që parapëlqejnë ta ruajnë këtë përkatësi si pjesën e kopshtit intim. Asnjë shoqëri nuk mund ta detyrojë njeriun t’i shprehë hapur bindjet dhe angazhimet e veta.
    Në fund të fundit, ka njerëz që shkojnë në meshë çdo të diel, por nuk e thonë këtë gjë …Përse t’i kritikojmë për këtë ?
    Me përjashtim të këtyre sekreteve, frank-masoneria nuk ka mistere të tjera. Politika jonë synon pikërisht demistifikimin e saj dhe kjo është arsyeja për të cilën unë organizoj në Francë dhe në mbarë botën, konferenca të shumta publike për të shpjeguar se ç’është masoneria, cilat janë idealet, praktikat dhe simbolet e saj.
    Mund të bëni një përmbledhje historike mbi frank-masonerinë në përgjithësi dhe të përmendni përfaqësuesit e vet më në zë në Francë e kudo gjetkë, nëpër botë?
    Frank-masoneria lindi në fillim të shekullit të XVIII-të në Angli dhe u rrek brenda lozhave t’i kundërvihet absolutizmit të klerit dhe atij politik.
    Regjimet politike të asaj kohe ishin teokraci të vërteta, d.m.th. mbretërit përfaqësonin Zotin mbi tokë dhe gëzonin, kësisoj, të drejtën e shenjtë, e që i bënte të zotëronin për rrjedhojë të vërtetën, për t’ia imponuar këtë të fundit popullsive të tyre me ndihmën e kishës anglikane, në rastin e Anglisë dhe të kishës katolike, në rastin e Francës.
    Në Francë lozhat janë ngritur, gjithashtu, për të luftuar kundër shtetit monarkist e klerikal dhe, që prej vitit 1728, është themeluar Lozha e Madhe e Francës, që u shndërrua në Orientin e Madh të Francës, në vitin 1775. Prej kësaj kohe, lozhat janë shtuar në numër, si bartëse të mendimit të iluministëve, që predikon lirinë e ndërgjegjes, të drejtat e patjetërsueshme të qenieve njerëzore dhe luftën kundër çdo lloj forme të dijes së imponuar.
    Gjithkush mund të ketë një besim, një bindje, a një të vërtetë, por nuk mund t’ua imponojë të tjerëve.
    Kjo është e vërtetë nga pikëpamja fetare, por është, gjithashtu, e vërtetë nga pikëpamja politike.
    Lozhat, që prej fillimit të shekullit të XVIII-të, janë ngritur me qëllimin e vendosjes së një shoqërie demokratike, të respektit ndaj mendimeve të tjetrit, të shprehjes së lirë dhe tolerancës.
    Për këtë arsye, frank-masonët, pavarësisht se nuk e bënë vetë ata, drejtpërsëdrejti, Revolucionin Francez, morën gjerësisht pjesë në të, e megjithatë vetëm Revolucioni Francez bëri të mundur në hapësirën e viteve 1789-1793 të terrorit revolucionar, ndalimin e frank-masonerisë, pikërisht sepse ajo luftonte për atë çka mund ta quanim, liberalizmin e vërtetë politik. Ndër frank-masonët e mirënjohur të asaj kohe janë Njuton, Volter, Monteskie, enciklopedisti d’Alembert, Kondorse, e më pas List, Gëte, Honore dë Balzak, Viktor Sholsher që hoqi regjimin e skllavërisë në vitin 1848, në Francë, Xhorxh Uashington, Lafajet, Xheferson, Frenklin, etj.
    Cilat kanë qenë betejat më të mëdha të Orientit të Madh, kontributi i tij historik e social? Ku ndodhet ai aktualisht?
    Betejat e Orientit të Madh të Francës, gjatë historisë janë si më poshtë vijon:
    Realizimi i Revolucionit Francez të vitit 1789
    Themelimi i Republikës, në vitin 1875
    Pjesëmarrja në revolucionet e vitit 1830 dhe 1848, të cilët mundësuan që deviza zyrtare e Republikës: «Liri–Barazi» të bëhej këtej e tutje «Liri–Barazi–Vëllazëri»
    Beteja për laicitetin e, në veçanti, për ndarjen e kishave nga shteti
    Lufta kundër pushtimit nazist dhe regjimit të Vishisë, i konsideruar si regjim fashist, duke pasur parasysh se një numër i madh frank-masonësh ishin çifutë dhe pjesë e rezistencës, por edhe viktima të internimeve.
    Më pas historia u bë më pak tragjike dhe betejat e Orientit të Madh të Francës u drejtuan për nga planifikimi familjar, barazia burrë-grua, aborti, heqja e dënimit me vdekje, e drejta për të vdekur me dinjitet, të ardhurat minimale të jetesës.
    Sot, Orienti i Madh i Francës e ka vendosur sërish betejën në kuadrin e mbrojtjes së ligjit të vitit 1905 mbi ndarjen e kishave nga shteti, në përfytyrimin e laicitetit, ende i kërcënuar edhe sot e kësaj dite, si edhe në luftën kundër varfërisë dhe mjerimit.
    Por roli i Orientit të Madh të Francës sot, mbetet mbi të gjitha, organizimi i debateve, bashkimi me shoqata të ndryshme, përsa i përket ndërgjegjësimit mbi një numër të madh problematikash, si edhe me Fondacionin e Orientit të Madh të Francës, me dobi të mirënjohur publike dhe pjesëmarrja me karakter financues e material në një sërë veprimtarish humanitare, si në rastin e Darfurit, të katastrofave të mëdha natyrore, shoqatave për zhvillimin e Afrikës, etj.
    Deviza juaj “liri, barazi, vëllazëri”, është e njëjta me atë të Republikës Franceze? Kjo do të thotë se frank-masoneria përputhet me demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe liritë individuale?
    Frank-masoneria ka qenë gjithmonë e përndjekur nga të gjitha regjimet totalitare, djathtas apo majtas dhe sapo vendoset ndonjë diktaturë, frank-masoneria përndiqet, aty ku ekziston. Nuk mund të jesh, në të vërtetë frank-mason nëse nuk ndan vlerat demokratike, respektin për të drejtat e njeriut dhe liritë individuale. Kjo është krejtësisht e papajtueshme.
    Në gjirin e Orientit të Madh të Francës është plotësisht e mundur të jesh besimtar ose jo i të djathtës apo të majtës, por, përkundrazi, nuk është aspak e mundur të jesh frank-mason i Orientit të Madh të Francës, nëse je ksenofob, racist, antisemit dhe nëse bën pjesë në një grup sektar apo politik të së djathtës ekstreme.
    Cili është ndikimi i Orientit të Madh në jetën shoqërore e politike në Francë?
    Ndikimi i tij është i rëndësishëm, së pari për mbajtjen e qëndrimeve dhe gjithashtu për takimet e rregullta që kryetari i bashkësisë ose anëtarët e Këshillit të Urdhrit zhvillojnë me autoritetet publike.
    Kështu, së fundmi, mund të përmendim takimin me Presidentin e Republikës mbi çështjen e ndarjes së kishave nga shteti, takimin me kryeministrin, ministrin e Brendshëm, ministrin e Bashkëpunimit, dhe me sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme, etj.
    Kemi gjithashtu një ndikim që ushtrohet në nivelin e Parlamentit, përmes pranisë së parlamentarëve të shumtë, anëtarë të Orientit të Madh të Francës, si edhe në nivelin e bashkësive publike.
    Ky ndikim, pra, nuk përbën një ndikim për të favorizuar karriera apo për të ngritur rrjete, por pikërisht për të krijuar ndikim politik, në kuptimin e mirë të fjalës, d.m.th. një ndikim intelektual përtej politikës partizane për të nxjerrë në pah vlerat e mëdha që mbrojmë, e që janë vlerat e republikës dhe të mendimit të iluministëve.
    Flitet për funksionarë të lartë, madje edhe ministra e deputetë frank-masonë? Eshtë e vërtetë kjo? Sa janë sot ata në Francë?
    Në të vërtetë, shumica e frank-masonëve për nga historia e tyre dhe për nga vetë përbërja e shoqërisë, ushtrojnë disa përgjegjësi të rëndësishme në funksionin publik, në politikë, në organizatat sindikaliste, në jetën e ndërmarrjeve. Por për një frank-mason nuk është aq e rëndësishme të kesh poste apo funksione të rëndësishme, sesa është e rëndësishme të ruash kuriozitetin intelektual, aftësinë njerëzore e të jesh i angazhuar me vlerat e demokracisë, me të drejtat e njeriut, liritë e mëdha individuale e publike.
    Ne jemi, sot brenda Orientit të Madh të Francës, afro 50 mijë vetë dhe me nëntë bashkësitë e tjera kryesore masonike fran-ceze, frank-masonët në Francë kapin numrin 150 mijë vetë. Janë të paktë në numër, por të rëndësishëm, duke pasur parasysh vendin e tyre në shoqërinë civile.
    Keni ndonjë ide për historinë e frank-masonerisë në Shqipëri dhe për gjendjen e saj aktuale? Keni ndërmend të themeloni ndonjë degë të saj këtu?
    Shqipërinë mund ta quajmë një shkretëtirë masonike d.m.th. si një vend që ka pas vetes një histori të gjatë e të pasur, por që nuk e ka njohur aspak praninë e frank-masonerisë. Natyrisht, kjo është arsyeja për të cilën, ne do të favorizojmë çdo mundësi për krijimin qoftë të lozhave të Orientit të Madh të Francës në Shqipëri, gjë që është krejtësisht e mundur, qoftë të një bashkësie masonike, me të cilën ne do të mund të mbajmë marrëdhënie miqësie, por, duke i mbështetur e inkurajuar, mbi të gjitha, në zhvillimin e masonerisë jodogmatike dhe liberale, që është shumë e rëndësishme në këtë kontinent, në veçanti, në zemër të Ballkanit, ku po rilind masoneria.
    Cila është prania e Orientit të Madh të Francës në vendet përreth Shqipërisë?
    Lozhat e Orientit të Madh të Francës janë të pranishme në Bullgari, në Maqedoni dhe në Serbi...
    Ka, gjithashtu, disa bashkësi masonike të njohura prej nesh në Greqi, në Rumani, si dhe, natyrisht, në Itali e në Turqi.


    Mbretërit e fshehtë të njerëzimit


    Masonët janë një organizatë vëllazërie që ka një origjinë e paqartë. Kjo vëllazëri thuhet se ekziston në forma nga më të ndryshmet në të gjithë botën dhe ka miliona anëtarë. Të gjithë ndajnë morale dhe ideale metafizike, që përfshijnë në shumë raste një deklaratë kushtetuese mbi besimin e një qenieje superiore. Në mënyrë administrative vëllazëria është e ndarë në Lozha të Mëdha, ku secila prej tyre qeveris me pushtetin e saj, që është në varësi të Lozhave. Lozhat e Mëdha e njohin njëra-tjetrën nëpërmjet një procesi referimi dhe rregulli. Ka edhe organe të tjera të lidhura me degën kryesore të masonëve, por me administrimin e vet të pavarur. Në takimet e tyre masonët përdorin një format ritualesh, por ky nuk është i njëjtë. Çdo lozhë mund të vendosë ritualin e saj. Ka edhe të përbashkëta si përdorimi i simbolizmave arkitekturale dhe veglat e gurgdhendësve të mesjetës. Ata përdorin simbolizmin për leksione etike të principeve mbi “Dashurinë, lehtësimin dhe të vërtetën vëllazërore”. Dy nga simbolet kryesore të gjendura gjithmonë në lozhe masonësh janë katrori (këndi i drejtë) dhe kompasi. Disa lozha i shpjegojnë këto simbole si leksione sjelljeje, për shembull që masonët duhet të “drejtojnë veprimet e tyre nga drejtimi i virtytit” dhe të mësojnë të “rrethojnë dëshirat e tyre dhe të mbajnë pasionet e tyre brenda dy kufijve për të gjitha racat njerëzore”. Një nga pikat për të cilat kritikohen masonët, është se nuk pranojnë gra në rrethin e tyre. Që në miratimin e Kushtetutës së Andersonit në vitin 1723, vetëm meshkujt mund të jenë masonë. Shumë lozha të mëdha nuk i pranojnë gratë në rrethin e tyre sepse besojnë se kështu do të shkelnin ligjet e tyre antike. Por ka degë të tjera masonike të cilat i pranojnë apo janë ekskluzivisht për gratë. Ato lindën në Francë në vitin 1882, megjithatë nuk janë pjesë e trungut kryesor të masonizmit. Parimisht, që të jesh një mason duhet të jesh mashkull, dhe të hysh me vullnet të lirë, të besosh në një qenie superiore, të jesh mbi moshën 18–25 vjeç (në varësi të Lozhës), të kesh reputacion të mirë, të gëzosh shëndet të mirë mendor e fizik, dhe të kesh dy referenca nga masonët ekzistues. Frank-masonët janë akuzuar nga kisha si organizata fetare për të konkurruar në besim apo edhe si fuqi djalli. Ka disa dokumente Papale kundër masonizmit.
    Në një analizë të publicistit amerikan Adam Philips botuar vite më parë në “Zërin e Amerikës”, thuhet se që nga viti 1789, presidenti i parë i SHBA-ve, George Washington e deri më sot, nga numri i gjithmbarshëm i krerëve të këtij shteti të fuqishëm botëror, janë edhe 14 kryetarë të tjerë që pa dyshim ishin masonë. Që nga koha e Washingtonit e deri më sot, masonët kanë arritur të futen në të gjitha nivelet e strukturave politike dhe ekonomike të rëndësishme vendimmarrëse, si ato amerikane ashtu edhe botërore. Sipas të njëjtit autor, vlerësohet se masonët e organizuar mirë dhe tejet konspirativ, përmes degëve dhe nëndegëve të tyre hierarkike, janë të shpërndara në të gjitha shtetet e botës dhe numërojnë 4,5 milionë anëtarë.
    “Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t’i nënshtrojmë për disa qëllime tona më të “larta”, së pari do t’ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen dot t’ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike”. Sipas historianëve që kanë studiuar masonizmin, ky është parimi i përgjithshëm i masonerisë botërore. Masonët konsiderohen si shtresa më e lartë dhe më e privilegjuar konspirative që sundon me tërë njerëzimin, si Elita. për këtë ata akuzohen se manipulojnë në mënyrë të sofistikuar të gjitha luftërat dhe krizat e madhe botërore, përfshirë edhe konfliktin aktual të gjoja dy civilizimeve (Lindjes-islame dhe Perëndimit-krishterë). Të përkufizuar si “Masonët”, apo “Muratorët e Lirë”, ata shihen thjesht si Elita. Të fshehtë dhe të padukshëm. shumë aludojnë se masonët janë ata që kanë në dorë luftërat, kanë një ushtri të vetën të sofistikuar, siç kanë në dorë edhe propagandën, mediat, paratë, bankat. “Zotërues të luftës, dhe meritorë të paqes, arkitektë të rendit të ri Botëror”, kështu i quajnë studiuesit e tyre. Thuhet se masonët janë krijuar për të sunduar botën, por ata vetë e vlerësojnë vëllazërinë në tyre në sytë e të tjerëve si filozofi humanizmi e morali. Principet e Elitës për sundimin e botës janë: Dija është pushtet, shfrytëzimi i njerëzve është shumë i thjeshtë kur ti ke pak më tepër njohuri nga se kanë ata, dhe pse njohuritë tona janë të shumta, ekzistojnë zonat ku ne nuk dimë asgjë dhe gjërat e mëdha kontrollohen nga gjërat e vogla.
    Masonët kanë luajtur rol të rëndësishëm në distancimin e Evropës nga feja, dhe në vend të saj, formuan rend të ri të bazuar në filozofinë e materializmit dhe humanizmin laik.


    Simbolet

    Ka tri principe simbolike me origjinë nga okultizmi (e fshehta), përmes së cilave ELITA vë në kontroll njerëzimin: Principi i Piramidës, Spirales dhe Saturnit.
    - PIRAMIDA - në masoneri përfaqëson një formë të strukturës politike dhe ekonomike që i lejon një grupi të vogël të njerëzve të kontrollojnë një grup më të madh. Nëse e paramendojmë një piramide dhe në të një strukturë organizative, do të shohim se ata që janë në majë të piramidës kanë fuqinë dhe pushtetin e kontrollit më të madh. Në majë të saj është syri që sheh, vëren dhe regjistron çdo gjë. Me këtë princip piramidal, sot funksionojnë shumë organizma shtetërore, ushtarake dhe korporatat e mëdha botërore.
    - SPIRALJA- përfaqëson evolucionin që ndodh përmes një veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyrës ciklike të sistemeve jetësore, ndërsa mënyra se si spiralja lëviz nga qendra e saj çdo herë sa rrotullohej, paraqet forcën evolutive që lëviz në mënyrë periodike. ELITA ka nisur veprimtarinë e vet me pak pushtet, por me shumë njohuri. Dhe si tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurinë e vet të madhe në pushtet.
    - SATURNI - përfaqëson simbolikën e kufizimit të lirive të të tjerëve. Sa më pak dinë të tjerët dhe masat, aq më e fuqishme është edhe ELITA. Kjo simbolikë okultiste përfaqësohet me këtë domethënie për shkak të rrethit të tij unazor që e mbështjellë këtë planet, ndërsa në mënyrë figurative nënkuptohen kufizimet.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cimo : 13-01-2008 më 14:56

  2. #2
    Me duket se do me e ftuar Salen me Tosin qe ti bej anetare nderi te organizates.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2004
    Postime
    22

    Masonet e lire dhe viti i tmerrshem 1997: A ka ndonje lidhje?

    Masonet e lire dhe viti i tmerrshem 1997: A ka ndonje lidhje?Mariza Lino, ambasadorja amerikane ne Shqiperi ne vitet 1996-1999, nje masone e Ritit Skocez nga OregoniNga Hektor Çiftja
    hciftja@yahoo.co.uk

    Ardhja e nje perfaqsuesi te Masoneve te Lire (Free masons) para disa kohesh ne Tirane dhe takimet e tyre me autoritete te shtetit nuk isht e pahabitshme per te disa njerëz, sidomos per ato qe kane ndjekur disa debate mendimi te viteve te fundit. Mbas disa komenteve te kujdesshme me teper informative ne shtypin qendror, personalisht prita qe te kishte edhe te dhëna mbi disa hipoteza qe janë hedhur rreth prezencës se masonëve dhe ndikimit te tyre ne historinë e Shqipërisë. Është hedhur edhe mendimi qe edhe vete Enver hoxha ka qene një free mason, ( nuk ishte simboli i varrit te tij një piramide? A nuk ishte ai çuditërisht i mbrojtur gjate kohës se izolimit te madh te Shqipërisë edhe nga perëndimi, njësoj si edhe nga lindja?).
    Një vëzhgim i kujdesshëm ne shtypin shqiptar te kujton se teza qe lëvizjet politike ne Shqipëri kane pasur një ndikim mason është hedhur ndoshta qe ne vitin 2002-2003, kur ne disa te përditshme te kohës si gazeta”Albania” apo “Rimëkëmbja” aludohej për takime te fshehta ne Vilen Gold ne Tirane te politikaneve te rinj te asaj kohe si Ridvan Bode, Majko, Mediu etj, qe me vone u bene dhe protagoniste te politikes.
    Deri këtu jemi ne fazën e hipotezave. Një kërkim i kujdesshëm te çon ne mendimin se lidhja midis masonëve dhe historisë se Shqipërisë se mbas viti 1990 nuk është e rastit përkundrazi. Kështu, 1997-ta do te mbetet një mister ne mendjen e shumicës se njerëzve. Ka pasur edhe hipoteza për një rrol te segmenteve te caktuara te politikes amerikane ne Shqipëri.
    Ne vitin 1997, ne Shqipëri Sh.B.A-te kane pasur si përfaqësues te diplomacisë, zonjën e hekurt Mariza Lino. Ajo e mori këtë detyre ne korrik 1996, dhe u largua nga misioni ne maj 1999. Kur beri shkëputjen nga ky mision për te shkuar ne një detyre tjetër, ajo merr një falënderim dhe vlerësim te veçante për periudhën e qëndrimit ne Shqipëri nga The “Supreme Council, 33°, A.&A.S.R. of Freemasonry, S.J., USA” (këshilli supreme 33 grade I masonëve te lire te ritit skocez). Ne faqen e tyre zyrtare ne internet http://www.srmason-sj.org/council/jo...eb.html#cilino mësojmë se Lino ka qene anëtare ritit skocez te Oregonit dhe babai I saj ka qene gjithashtu një mason aktiv I cili ne faqen e internetit te përmendur me sipër cilësohet si Brother Louis L. Lino, 32°, K.C.C.H.,, pra “Vëllai Luis L.Lino, I nivelit 32 grade sipas klasifikimit masonik.

    Është e vërtete qe teoritë e konspiracise është e vështire te provohen shkencërisht, gjithashtu edhe akuzat ndaj masonëve. Por një lidhje qofte edhe vetëm ne dukje midis ngjarjeve te vitit 1997 ne Shqipëri, ambasadës amerikane dhe masonëve është për mua vërtet e habitshme

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •