Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    A i ke pirë ndonjëherë lotët e fqinjit tënd?

    Mirembrema Fiori,

    Disa dite me pare ju pata premtuar nje poezi...


    A i ke pire ndonjehere lotet e fqinjit tend?

    Sonte vajtova per bashkeqytetaret e mij te nje kontinenti tjeter.
    U ndjeva shume human kur zemra me shpertheu ne lot.

    Do te ndjehesha edhe me human nese gjysmen
    e loteve te mij do t'i kisha derdhur per fqinjun tim.
    Te kisha lotuar per fqinjte e mij, djathtas e majtas,
    lotet e te cileve nuk i kam pire kurre.

    Sa te embel do te ishin lotet atehere?
    Sa i pafundme do te ishte qielli?

    Kete poezi e kam shkruar direkt ne hollandisht dhe e kam perkthyer vete ne shqip. Te gjithe i njohim tashme efektet negative qe kane perkthimet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 10-02-2008 më 01:55 Arsyeja: estetike...

  2. #2
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Po ti vere edhe hollandisht o burre i dheut se ne edhe mund te kuptojme dhe keshtu marrime dhe efektin maksimal
    sereno

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Në shqip, mjafton të lexohet titulli dhe të tjerat secili i 'përkthen e lexon' në gjuhën e tij pa problem besoj...

    Përshëndetje

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Per here te pare me ndodh qe titulli te me pelqeje me shume se vete poezia(pa dashur kursesi te ul vlerat e poezise). Urime

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    RSHP

    Poezija yte eshte tejet filozofike dhe tejet e arrire ne planin poetik. Une kam nderin te te them : TE LUMTE! Sinqerisht te lumte! Ne kujtojme se lot kemi derdhur vetem ne si komb. ndersa per fqinjet tane lart a poshte, majtas apo djathtas kurr nuk e mesuam te shijojme lotet e tyre sepse ata na e kishin me hile...Nese ata do ishin aq paqedashes me ne, dhe aq liridashes si neve, jo pushtonjes por dashamire, sinqerisht dhe gelltitja e loteve te tyre do ishte humanziem nga ana e jone. Por ata nuk na e dhane kete shans. Ata vetem na kane shkaktuar lot. ndaj filozofija e poezise tende eshte fantastike! Po, po! E mkrekullueshme. Sepse Ballkani i perdjegur dhe i perlotur tashma i ka shanset qe te linde nje dashuri ndermjet kombeve. Lus Zotin. Dikur quhej Gadishulli Ilirik. Ishin fqinjet tane qe "ia ndrruan emrin" duke i dhene emrin Ball - Kan, qe perkthehet ne gjuhen e naimit dhe te At Fishtes: Male Inatesh(?)
    Ndaj i nderuar RSHP te falenderoj per mesazhin paqsor filozofik dhe per vargun e pershtatur ne shqip mjaft prekes.
    Sinqerisht Agim Doçi

  6. #6

    A i kepire ndonjehere lotet e fqinjit tend

    Citim Postuar më parë nga RSHP Lexo Postimin
    Mirembrema Fiori,

    Disa dite me pare ju pata premtuar nje poezi...





    Kete poezi e kam shkruar direkt ne hollandisht dhe e kam perkthyer vete ne shqip. Te gjithe i njohim tashme efektet negative qe kane perkthimet...
    I dashur Agim,

    E konsideroj vleresimin tend, jo sepse komlimentet jane te embla, pra te parefuzueshem, por per faktin se ju keni rrokur thelbin e mesazhit qe perpiqet te percjelle poezia. Ne te vertete, kjo ishte pikenisja e kesaj poezie:
    t'i veme veshin zemrave te njeri -tjetrit, qofte fqinjit qe na ndan nje mure i holle,
    qofte fqinjit qe na ndajne malet.

    Gezohem pamase qe e nderroni per nje paqe ballkanike, jua them kete me gjithe zemer. Jam i zene me romanin e dyte, qe si qellim ka afrimin e popujve ballkanike, shkurt paqen ballkanike.
    Persa i perket poezise tende, une ja kam ziline sepse ti ke talent te shkurash thjeshte por me ndjenje. Poezite tuaja mund t'i kuptoje edhe nje lexues i percipte i leterise. Dhe ky eshte nje art popullor. Arsyeja perse njerezit sot distancohen nga poezia apo arte te tille abstrakte eshte, sipas mendimit tim, se poetet e sotem moderne nuk mendojne aspak per lexuesin, prandaj edhe poezite e tyre jane shpesh te pazberthyeshme( duke perfshire ketu edhe pjesen me te madhe te poezive te mija).

    Nese te terheq ndopak proza, me jep nje adrese te te postoj romanin tim te pare: "Deti pa dallge".

    Te fala te perzemerta dhe natyra te ngjiztte kurdohere me frymezim poetik,

    Rezart Palluqi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I nderuar Rezart.
    Edhe njeher te falenderoj per gjithshka. Une nuk kam bere asnje kompliment por jane fakte te pamohueshme idete filozofike ne vargun tuaj. Ndersa titulli "Deti pa dallge" me befasoi, sepse ky "soj deti ivdekur" patjeter qe do jete me brendi interesante. (gjykim paraprak).
    Edhe nje here pershendetje.

    agimi9@mod.gov.al
    kjo eshte adresa ime ne internet.

Tema të Ngjashme

  1. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  2. Grinden për pulat, i këput veshin me dhëmbë fqinjit
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 29-12-2005, 07:46
  3. Polikseni Ninka
    Nga dikeafajtore në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 19:16
  4. A keni dashuruar ndonjehere dhe kete dashuri nuk e keni mbajtur "sekret" ?
    Nga AuGuSt_ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 04:01
  5. Shkupi pas katër viteve, i rikthehet fqinjit verior
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •