Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Raporti i Hysni Kapos dhe Shefqet Peçit që dënoi me vdekje Ramizenë

    Raporti i Hysni Kapos dhe Shefqet Peçit që dënoi me vdekje Ramizenë


    “Ramizeja arrin që të mohojë që të gjitha, vetëm për të kënaqur epshet e saja. Influencon edhe tek Zahoja”

    Në këtë pjesë të dramës së dashurisë mes Ramize Gjebresë dhe Zaho Kokës, që u mbyll me pushkatimin e të parës dhe përjashtimit nga partia të djalit nga Vunoi, do të keni rastin të lexoni raportin origjinal të udhëheqjes së Brigadës së Pestë dhe të dërguarve nga Tirana. Ishte pikërisht ky raport që më pas u shëndrua në vendim gjyqi që çoi në fundin fatal për Ramize Gjebrenë, faji i vetëm i së cilës ishte se dashuroi në kohë lufte. Më poshtë po rendesim raportin dhe firmat e autorëve.



    KOMITETIT QËNDROR TË P.KOMUNISTE SHQIPTARE

    RAPORT



    Në kohën kur Partia jonë me themele të çelikta, e çimentuar prej shokëve tanë që kanë derdhur gjak, është më e forte se kurrë; në kohën kur Ushtria Nacionalçlirimtare po shtohet dhe forcohet dita-ditës duke u dhënë grushte të forta okupatorit dhe tradhëtarëve, pikërisht në këtë kohë kur armiku po bën ofensiva të vazhdueshme kundra forcave tona liridashëse, kur anëtarët e Partisë Komuniste duhet të jenë shembull në luftë, sakrifica, sjellje dhe të mendojnë vetëm për një gjë: realizimin e qëllimit tonë, konstatohet me hidhërimin më të madh se midis dy drejtuesve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Brigadës së Pestë të neglizhohet puna dhe të mbrijnë të cënojnë moralin proletar, pikën më të dobët ku armiku na ka luftuar dhe po na lufton.

    Kur armiku me forca të shumta në të gjitha anët goditi qarkun tonë, komanda e Brigadës vendosi që të pesë batalionet të shpërndaheshin në pesë sektorë për ta pritur armikun me luftë në çdo anë. Batalioni i III-të u dërgua në krahinën e Himarës për shkatërrimin e komunikacionit dhe të ndalonte lëvizjet armike, ku e kreu detyrën plotësisht. Për çdo batalion, përveç drejtuesve të batalioneve, u ndanë edhe shokët që përbëjnë Shtabin

    ( e Brigadës), si dhe ata që bëjnë pjesë në Seksionin Politik, me qëllim që puna të shkonte më mirë. Në batalionin e III-të, që komandohet prej shokut Mehmet Ali Shehu, prej komisarit Zenel Hamiti, prej zv.komisarit Zaho Koka dhe prej zv.komandantit Hysen Çino, shkoi për të vazhduar punën politike dhe organizative shoqja Ramize Gjebrea, anëtare e Seksionit Politik në Brigadë dhe si drejtuese e rinisë së Brigadës dhe e Agjit-Propit. Gjatë kohës të qëndrimit të shoqes në fjalë në krahinën e Himarës, konstatohet se Ramizeja bije në relacione dashurie me zv.komisarin e batalionit, Zaho Kokën, siç do ta shifni dhe në raportet e bashkangjitura të bëra prej komisarit të batalionit, shokut Zenel Hamiti, prej partizanit Tanush Shyti, prej anëtarit të Komitetit të Rajonit, shokut Lefter Kasneci, si dhe shokut Xhake (Ramadan Xhangolli), që ka raportuar aty dhe këtu na i raportoi verbalisht.

    Shtabi i Brigadës, porsa mori raportet e sipërme, mori masat e duhura për arrestimin e tyre dhe formoi gjyqin për t’i dhënë fund sa më parë këtij skandali, që mbriti të kuptohet haptazi dhe prej disa partizanëve që ndodheshin përqark.

    Duke marrë parasysh se çështja ishte mjaft serioze dhe duhesh para se të merrej vendimi i duhur, të rriheshin të gjitha problemet që do të na paraqiteshin në këtë rast dhe duke patur pamundësinë të merreveshim vesh me Komitetin Qëndror mbasi, të dy të dashuruarit e kuptuan se shokët drejtuesa të Ushtrisë ishin në dijeni dhe për të evituar çdo gjë (tradhëtinë e tyre), e pamë të arsyeshme që gjyqi të formohet më i gjerë dhe jo vetëm prej atij të Brigadës. Kështu, që në këtë gjyq morën pjesë këta shokë:

    komandanti i Brigadës, komisari, zv.komisari, sekretari organizativ i Seksionit Politik, kulturoro-arsimori, sekretari politik i Qarkorit të Vlorës dhe i deleguari i Komitetit Qëndror të Rinisë Komuniste Shqiptare, shoku Xhake.

    Gjyqi mori në pyetje shoqen Ramize duke i kërkuar të shpjegojë ngjarjen përsa i përket relacioneve dashurore me Zaho Kokën. Deklaratat e para të saj përshkruhen në procesin nr.1 (shifni procesin). U muar në pyetje Zaho Koka. Deklaratat shifen në procesin nr.2.

    Meqenëse deklaratat ishin në kundërshtim, u thirr përsëri Ramizeja, e cila deklaroi sipas procesit nr.3. U pa i nevojshëm ballafaqimi dhe mbasi u ballafaquan, u firmos procesi nr.4. Siç do ta shifni dhe nga proceset në fjalë, në procesin e mbajtur herën e parë mohohet çdo gjë prej Ramizesë. Mohoi gjithashtu dhe thëniet e shokut Xhake, që ja shfaqi në prenzencën e saj para gjyqit. Gjithashtu edhe në procesin e dytë të Ramizesë, shihet se mundohet të mbulojë të vërtetën. Vetëm kur u bë ballafaqimi, duke parë se Zahua ja faktonte të gjitha, u shtërngua të pranojë duke u munduar në çdo mënyrë që të justifikohet. Mbasi firmosën që të dy procesin e fundit, gjyqi i formuar posaçërisht, duke marrë parasysh zhvillimin e ngjarjevs, duke marrë parasysh realitetin e raporteve të shokëve që i kishin paraqitur me shkrim dhe verbalisht, si dhe nga sa u konstatua në deklaratat e Zahos dhe Ramizesë, studioi:

    Ramizeja.- Shoqe me përgjegjësi, edukatore e rinisë së Brigadës, e zhvilluar nga çdo pikëpamje. Zotron vijën e Partisë fare bukur, e fejuar legalisht para partisë, udhëheqëse në terren dhe ushtri. Në një kohë kur Ushtria jonë ndodhej në vuajtjet më të mëdha, në këtë kohë kur shokët komunista duhet të tregohen më të fortë se kurrë, të mbajnë lart moralin e Ushtrisë, të jenë shembull në vuajtje dhe sakrifica, Ramizeja arrin që të mohojë që të gjitha, vetëm për të kënaqur epshet e saja. Influencon te Zahoja dhe bashkërisht dëfrejnë. Para gjyqit nuk është treguar aspak e sinqertë. Bindemi pra se e përmendura është tradhëtare e Partisë, shkelëse e moralit proletar dhe tradhëtare e shokut të cilit i ka premtuar fejesën (Nako Spirut). Nuk ka asnjë fije komunisti, mbasi ka mohuar çdo gjë. Me zë të përbashkët çfaqet mendimi që e përmendura të pushkatohet para forcave partizane.

    Zaho Koka.- Njeri i vendosur për Partinë. I pa zhvilluar siç duhet. Di vijën e Partisë, influencohet prej shokëve me përgjegjësi. I pa fejuar. Deklaron se e donte me qëllim martese, duke mos e ditur fejesën e saj. I ngarkuar me përgjegjësi, jo pse është në gjendje, por sepse ishte besnik i Partisë dhe gjatë detyrës, me ndihmën e shokëve do të zhvillohej. Është shkelës i moralit proletar. Më shumë për këtë te ai ka influencuar Ramizeja, që ishte në një pozitë më të lartë dhe më vonë këtë dashuri e ka vazhduar me konshjencë.

    Para gjyqit është treguar deri diku i sinqertë, ku tregohet diçka si komunist, megjithëse duhej të kishte raportuar më parë. Duke marrë parasysh se fajet e njërit dhe të tjetrit nuk janë të njëllojshme dhe duke patur parasysh se elementët që japin shpresë, të mundohemi t’i ngremë lartë, megjithëse janë fajtorë, mbas shumë diskutimesh u vendos që Zaho Koka të merrte këtë dënim: Shkarkim nga përgjegjësia, përjashtim nga Partia dhe të dërgohet në një qark tjetër.



    Vdekje Fashizmit,

    Liri Popullit

    Zonë e Lirë, 7/III/ 44

    Komandanti i Brigadës (Shefqet Peçi)

    Komisari i Brigadës (Hysni Kapo)

    zv.Komisari (Manush Myftiu)

    Organizativi i Seksionit Politik (Hito Çako) Çobani

    Kulturoro-arsimori (Bilbil Klosi)

    Sekretari Poltik i K. Qarkor (Pajo Islamaj)

    I deleguari i K. Qëndror të Rinisë K.Sh.(Xhaka)



    AQSH, Fondi 14, V.1944, Dosja 17/1, Fletët 1, 2.









    Deklarimet gjatë seancave



    RAMIZE GjEBREA:



    Më 29 janar kam fjetur në Vuno. Më 30 kam fjetur me Xhakën dhe Zahon në një shtëpi afër Himarës. Më 31 deri më 5 shkurt kam qëndruar te Koço Çali bashkë me Xhakën dhe Zahon. Nga data 5 deri më 11 kemi qëndruar në shpellën e Ilqes. Prej këtej kemi ikur për në Himarë në shtëpi të F.Bollanit, ku edhe kemi fjetur. Pastaj kemi fjetur dy netë në Jal. Prej këtej kemi fjetur në Vuno. Jam nisur për këtu (në Ramicë) në datën 23 shkurt, por për arsye të borës, fjetëm me Zahon në një stan, deri më datën 26. Prej kësaj date u nisëm në Kallarat. Në ditët e fundit Zahua ka qenë i sëmurë dhe unë jam interesuar e kujdesur për të.

    Një gjë që më ka kompromentuar është mbulimi që më ka bërë Zahua me kapotën e tij në shpellën e Ilqes dhe në Jal . Jemi mbuluar me një kapotë, pasi unë s’kisha.

    Zahua këshillohej me mua për çdo punë. Bashkë kemi vendosur shpërndarjen e kompanive. Shpërndarja e forcave është bërë në njësite. Në njësitin që përbëhej nga djem vunjotas qëndrova dhe unë me Zahon.

    Me Zahon nuk kam kam bërë asnjë veprim, veçse kur flinim në Jal bashkë me partizanë të tjerë, meqënëse unë mbërdhija, ngrihesha shpesh dhe isha e detyruar ta shtyja që të liroja vend. Dija që shoku nuk ish i fejuar. Denoncimet e ardhura nga shokët i mohoj kategorikisht, pasi ato nuk përfaqësojnë realitetin.



    ZAHO KOKA :



    Kemi bërë lëvizje për arsye ushtarake bashkë me Ramizenë.

    Në shtëpinë e Koço Çalit kemi qenë bashkë, pasi në atë ditë do të bisedonim mbi punë të batalionit. Kur më thërriste ndonjëri, Ramizeja nuk më linte që të largohesha. Në shpellë kemi fjetur nën një pallto. Kjo gjë vazhdoi kështu deri sa qëndruam aty. Edhe në Jal kemi fjetur së bashku në të njëjtat kushte.

    Kur do iknin shokët për në Mesaplik, unë qava pasi isha sëmurë dhe s’ikja dot me ta. Ramizeja u shkëput prej shokëve dhe erdhi e qëndroi me mua.

    Kemi kënduar këngë dashurie.

    Ramizesë i kam thenë se më kanë dashur shumë vajza, por unë s’kam dashur të kem mardhënie me asnjërën. Në fillim s’kam ndier dashuri për të, më vonë po, por nuk kam pasur guxim. Kam kuptuar që më dashuronte dhe unë e dashuroja, por pa i thënë njëri-tjetrit.

    Unë nuk e kam ditur që ajo ka qenë e fejuar.

    Nuk ja raportova Partisë këtë mardhënie, sepse kam pasur turp.

    korrieri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per kto dokumenta tronditese o dydrinas..

    hysiu kapo.. ben moral aty ne raportin qe ja qendis te shkretes ramize..
    ramizeja vate ne plumb nga ato pislleqet e hysniut..
    vet hysniu ishte burr i martuar ne ate kohe.. e bente gili vili me shum partizanka.. edhe se e shoqja e hysniut nje trimeresh labe.. ishte dhe vet partizane.. dhe i shihte pislleqet e hysniut dhe pesoj krize e ngrata.. nga lojrat e tij cinike..
    pastaj filloj me vito kondin.. .. pisi te bej gili vili ne sy te se shoqes.. e cila lojti fare nga fiqiri e perfundoj keq.. nena e ketij.. pellumb kapos.. dhe gruaja zyrtare e hysniut athere..
    i beri mu.tin asaj e me von u martua me viten kondi..sot kapo..
    e kte pellumbin qe e kish me gruan e pare e coj neper shkolla fuksash dhe e beri sigurims..

    a vritet vajza.. se.. na paska dhen shenja dashurie me nje djale..
    prandaj i them un ketyre..kanibale.. e pik..

    me krime e filloj hysni kapua ne vlore.. duke e qelbur ate krahine me vrasjet e pabesa ne te cilat inkriminoj dynjane..prandaj vlores ska per ti ikur kurre e keqja..
    prandaj gjeten vloren kanibalet enveriste te bejne 97 ten..sepse kan aty qindra zagare qe qe athere i lyen duart me gjak.. e kelisheria e tire nuku i iken dot udhes se krimit qe hapen gjysherit.. e nga krimi.. e ne krime do shkojne..
    vellan e vet nuk e denoj hysniu ... kur " i ra deshmor " ne nje kur.vallik qe e mori vesh tere shqiperia..
    ishte oficer madhor enver kapoja..( vjehrri i shotes lushe liri.. ) i sigurimit e shkonte te nje nga dashnoret e veta andej nga vitet 1970-80 ta.. e nje dizaj i ra damllaja te krevati dashnores.. te shpi e dashnores.. e tu shkul sigurimi i shtetit per ta mbuluar hatane.. e tu shkull qeneria labe.. per ta varrosur me nderime pushtin.. se helbete... vallai i Labit te madh.. shok me envernë..


    nejse..

    A e kan ri varrosur te mjeren Ramize gjekundi me respekt tash mbas demokracise?

    Di gje dydrins?
    Ajo ishte bij e nje beratasi fisnik me nane prizrenase..
    ne shlkollen nana mretnesh ne tirane.. ramizeja u lidh me levizjen.. e pastaj u be mikja e Nako Spirut.. e pastaj shkoj ose e cuan ne zonen labe si veprimtare e gruas dhe rinise..

    Nako e ka qare Ramizene e ka uleritur.. kur i erdhi lajmi i kobshem..
    Pse e vrate.. cju beri..

    skaluan ca vite dhe i fundit qe dolli nga zyra e Nakos ne Ministri.. ishte Hysni Kapo..
    mbas pak castesh nje nepunes e gjen Nakon duke dhene shpirt lare ne gjak.. me plumbat ne trup..
    u vet vra..thane..
    mire mire..

    e duan keta te vijne ne pushtet perseri.. edvin Kapo shpeto gjikot.. e zan caush arapo erionet..
    apapa..
    tmerr..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Po pse nuku flet troç o Brar te keqen nena.
    Se qe thua tine, me Hisnine molloiseshin te gjitha bemat e sigurimit perpara se te hidheshin nde leter e te merte udhe puna gjer tek litari dhe plumbi. Atje venin te gjithe me Mehmet e me Kadri te hanin kokat e te tjereve dhe Hisniu kalonte tespiqet nde duar tek nemeronte : nje e dy e tre e kater e pese.... Enveri qe thua tine i hidh nga nje si si venger po gje si benej dot ndaj e kish lene te lire te korte me draperin e diktatures se proletareve te shkrete. Thone qe vetem ramizi ja gjeti anen. dhe si qe ra ki Hisniu qe thua tine...rane te gjithe me radhe.
    Atje...
    Tek guri
    me vërë
    Kaluan
    që të tërë.
    Ramizeja? Cberi e shkreta vajze qe ju derdhe gjithe leberit e Vlores persiper kush e kush ta godit i pari dhe i fundit per siguri e goditi Hitoja qe thua ti po edhe kete e godine me pasej.
    Kush me gjak e fillon...me gjak do ta mbaronje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    epirotas..

    nuk te ndalon kush ti shkoqitesh me qarte ato gjera qe thua se do jen interesante..
    pra se si dirigjohej sigurimi nga shoki hysni.. e kuptohet dhe enveri..
    ne kujtimet e nje ish gjykatesi.. te kohes se enverit lexova gjera shum interesante..

    ai thosh se.. kur do denohej teme sejko (diku nga vitet 1960) e te tjere kuadro te shquar te luftes e te ushtrse e shtetit pas clirimit.. na thrret tha aranit cela.. kryetari i gjykates.. e na thote se kishte nje takim me shoket lart.. ne lidhje me gjyqin qe do i behej admiral temes me shoke..
    vjen tha araniti e na thote.. isha ne takim tha me enverin e hysniun.. e me thane se.. ju si gjyq.. bejuani denimin me vdekje..po nuku do i pushkatojme..po vetem sa ti trembim kundershtaret.. a dicka e tille.. edhe ne thot ki.. ju a futem mire tha me akuza.. kodra pas bregut..edhe ju a dhame denimin me vdekje duke menduar se.. nuk do ekzekutohen..
    kur tha mbas ca ditesh me thrret araniti tha..e me thote.. gjyqi tha qe bem.. o filan tha.. ishte i lidhur me radionderlidhje me zyren e enver hysniut te cilet tha kur ne benim gjyq degjonin ne zyre cdo gje..
    po me ata i thash cfar u be..
    i pushkatuan tha araniti..
    u trondita tha.. nga kjo pabesi..thosh ki i ziu gjykates..

    keshtu punet mo djali epirit.. po ne se ke gjera per te thene.. shkruaj..


    un cdi i shkruaj..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    E tmershme o Brar gjithe ckane ndodhur ne ate kohe. Enveri qe thua ti, e kish zakon te bente fli cdo here qe do prishej me te medhi. Dhe kjo pune e Teme Sejkos keshtu do jete montuar ..me ca fragmente te kohes kur ai qe akoma Drejtor i Zbulimit te Ushtrise dhe doemos i eshte dashur te beje ca lojra ne kufi per te mare te dhenat qe i duheshin shtetit tone dhe gjyqi perfundon ne ca barinj fatkeq qe ruanin bagetite ne zonat kufitare. Si nuk ariti ai te bente per vete qofte edhe nje oficer te flotes? Si do ta hidhte ai Floten detare ne veprim pa ushtare? Gjepuraaaaa te stisura trashe.
    E mbaj mend ate kohe kur nga ca altoparlante te vjeter sa nje vesh elefanti, jepesh per miletin kjo farse qe Arianitet me shoke e quajten Gjyq, Komplot e hajde mere vesh.
    Qysh ne ate kohe kam degjuar se: ne diten e pushkatimit, kur ata i nxoren para skuadres se vrastareve, Temes sikur i ra te fiket. Dhe njeri nga te denuarit i tha: Teme , coje koken se jemi burra. Po ckoke te conte Admirali, tani e marim vesh se ate e kishin mbytur nje dite para egzekutimit Haznedaret me shoke dhe ashtu te mbytur e pushkatuan....E tmershme.
    Dhe mbaj mend qe pleqte tundnin kokat e perthinjura me mosbesim...dhe thoshin qe Teme Sejko vetem me grekun nuk behesh. As Teme, as Tahir Demi, as Taho, asnjeriii, as dje, as sot, as neser.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kujt i plasi per raporte komunistesh qe denojne njeri tjetrin

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    djal epirotas,

    po cemet nacionaliste, qe erdhen nga greqia, pasi luftuan kunder grekut per ti ruajtur krahet popullsise qe shperngulej ne shqiperi, kush i spiunoi, burgosi, internoi dhe vrau?

    mos valle kta Camet komuniste te batalionit miks e kane ndergjegjen e piset?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    i Dyzetepesti Land,
    e shoh qe nuk te plasi. Me mire mos lexo dhe je rehat. Po nuk te plasi ty, po nuk me plasi mua, po nuk i plasi Brarit etj kujt do i plase? grekut apo serbit?
    Ne lexojme dhe shkruajm nga nje rrjsht ketu neper forume se ka shume gjera qe si dime dhe te tjeret me te rinj jo e jo. Ti zgjidh e futu ne ndonje rubrike tjeter.
    Xhuxhumak, mbase ke edhe te drejte se jane po ata qe shkuan ne sater Masar Dinon dhe pushkatuan shume nacionalist Cam ne Delvine . Te gjitha ne keto i dime por Tema ne fjale eshte per tjeter gje dhe une ndoqa ujrat qe ridhnin nga zyra sekrete e Hysni Kapos dhe se si jane perndjekur Camet e shkrete ne ate regjim.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    djaleepirotas,

    nji fare Tako, a Take nji kuqo, di gje kush eshte, se ai ka torturuar came tek shpija me gjethe, qe vazhdon akoma dhe sot vendi ku degjohen bisedat ndermjet njerezve.?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    thx per kto dokumenta tronditese o dydrinas..

    hysiu kapo.. ben moral aty ne raportin qe ja qendis te shkretes ramize..
    ramizeja vate ne plumb nga ato pislleqet e hysniut..
    vet hysniu ishte burr i martuar ne ate kohe.. e bente gili vili me shum partizanka.. edhe se e shoqja e hysniut nje trimeresh labe.. ishte dhe vet partizane.. dhe i shihte pislleqet e hysniut dhe pesoj krize e ngrata.. nga lojrat e tij cinike..
    pastaj filloj me vito kondin.. .. pisi te bej gili vili ne sy te se shoqes.. e cila lojti fare nga fiqiri e perfundoj keq.. nena e ketij.. pellumb kapos.. dhe gruaja zyrtare e hysniut athere..
    i beri mu.tin asaj e me von u martua me viten kondi..sot kapo..
    e kte pellumbin qe e kish me gruan e pare e coj neper shkolla fuksash dhe e beri sigurims..

    a vritet vajza.. se.. na paska dhen shenja dashurie me nje djale..
    prandaj i them un ketyre..kanibale.. e pik..

    me krime e filloj hysni kapua ne vlore.. duke e qelbur ate krahine me vrasjet e pabesa ne te cilat inkriminoj dynjane..prandaj vlores ska per ti ikur kurre e keqja..
    prandaj gjeten vloren kanibalet enveriste te bejne 97 ten..sepse kan aty qindra zagare qe qe athere i lyen duart me gjak.. e kelisheria e tire nuku i iken dot udhes se krimit qe hapen gjysherit.. e nga krimi.. e ne krime do shkojne..
    vellan e vet nuk e denoj hysniu ... kur " i ra deshmor " ne nje kur.vallik qe e mori vesh tere shqiperia..
    ishte oficer madhor enver kapoja..( vjehrri i shotes lushe liri.. ) i sigurimit e shkonte te nje nga dashnoret e veta andej nga vitet 1970-80 ta.. e nje dizaj i ra damllaja te krevati dashnores.. te shpi e dashnores.. e tu shkul sigurimi i shtetit per ta mbuluar hatane.. e tu shkull qeneria labe.. per ta varrosur me nderime pushtin.. se helbete... vallai i Labit te madh.. shok me envernë..


    nejse..

    A e kan ri varrosur te mjeren Ramize gjekundi me respekt tash mbas demokracise?

    Di gje dydrins?
    Ajo ishte bij e nje beratasi fisnik me nane prizrenase..
    ne shlkollen nana mretnesh ne tirane.. ramizeja u lidh me levizjen.. e pastaj u be mikja e Nako Spirut.. e pastaj shkoj ose e cuan ne zonen labe si veprimtare e gruas dhe rinise..

    Nako e ka qare Ramizene e ka uleritur.. kur i erdhi lajmi i kobshem..
    Pse e vrate.. cju beri..

    skaluan ca vite dhe i fundit qe dolli nga zyra e Nakos ne Ministri.. ishte Hysni Kapo..
    mbas pak castesh nje nepunes e gjen Nakon duke dhene shpirt lare ne gjak.. me plumbat ne trup..
    u vet vra..thane..
    mire mire..

    e duan keta te vijne ne pushtet perseri.. edvin Kapo shpeto gjikot.. e zan caush arapo erionet..
    apapa..
    tmerr..
    Brari je i modh ,e din historin e Enverit ,babait te Mirjan Kapos qe i vdiq dashnores ne dore ,dhe ajo ishte gru e martume ,lajmeroi ato te deges te brendeshme qe e gjeten nudo ,i kishte pushu zemra te shkretit ,dhe e çuan te komshiu e veshen ,po e mori vesh gjith Durresi hahaha une kam qene kalamo atehere ,keshtu kane qene Kapot ,te degjenerume e vertete eshte.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Si kositej truri i Kombit.
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2003, 14:09
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •