Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 78
  1. #1

    MASAKRA E BRODECIT: Torturë e inçizuar!

    “Lajm”- i sjell ekskluzivisht për lexuesit një skenë makabër gjatë marrjes në pyetje të njërit prej të arrestuarve nga Brodeci. I lidhur me këmbë e duar në zinxhir, me fytyrë të përgjakur dhe të masakruar, me një kovë përpara, që mbase ka qenë e mbushur me ujë dhe i ka shërbyer forcave blu për ta sjellë të arrestuarin në vete pasi mund t’i ketë rënë të fikët. Me këto pamje zhvillohet biseda mes policisë dhe Hebib Ametit. Polici, ose inspektori policorë, i drejtohet të arrestuarit me një fjalor të pistë, që nuk i ka hije as rrugaçëve më të mëdhenj. Videoja që zgjat 2 minuta e 46 sekonda është incizuar me telefon celularë në zyrat ku janë marrë në pyetje të arrestuarit e Brodecit.
    I akuzuari shihet i ulur në një karrige, ku i janë lidhur duart dhe këmbët. Para tij qëndron një kovë dhe përballë tij duket tavolina nga ku vjen zëri i personit që pyet në gjuhën maqedonase. I arrestuari, të cilit me shumë vështirësi i vjen zëri, nga i cili kuptohet edhe emri si Hebib Ameti, mban të veshur një gjoksore ngjyrë kafe me emblemë të UÇK-së. Nga video incizimi theksohet disa herë emblema e UÇK-së, si dhe rrobat me ngjyrë blu të errët. Herë pas here, personi që pyet, që sipas të gjitha gjasave duket se është inspektor i policisë, në mënyrë ironike shtiret se gjoja i vjen keq për ngjarjen e Brodecit. Ndërsa në momente të veçanta, ai përdor një fjalor të pistë.
    Pyetësi gjithashtu nëpërmjet të akuzuarit mundohet të fitojë sa më shumë informacione si ka ndodhur ngjarja, sa persona kanë qenë, sa njerëz kanë vdekur, etj.
    Ai është shprehur i interesuar drejtpërsëdrejti edhe për dy të shumëkërkuarit e policisë, Lirim Jakupi dhe Ramadan Shitin. Këta dy të fundit ishin edhe preteksti i policisë për të ndërmarrë aksionin në Brodec, të pagëzuar prej tyre si “Stuhia Malore”.
    Ameti prej pamjeve të videos duket që është rrahur tejëmase. Fytyra shihet e ënjtur, e nxirë dhe sytë mezi i hap hera herës. Ai prej presionit të madh pranon se ka pasur armë, të cilën e ka hedhur dhe i është dorëzuar policisë. Hamendet nëse e ka parë apo jo Ramadan Shitin, ndërsa pranon se në atë grup ka qenë edhe Lirim Jakupi. Hebib Ameti pohon se e ka të vrarë vëllanë, por nuk e ka parë atë me sytë e tij. Këtë pohim ia kumton inspektorit të policisë nda fjalët, të cilat i ka dëgjuar në qeli të burgut nga të tjerrit. Ai duket i lodhur nga pyetjet e tepërta dhe në njëfarë mënyre i gatshëm për të pranuar çdo gjë që i shkonte inspektorit për qejfi. Në fund të bisedës ai pranon se ka gabuar, ndërkaq personi që ka incizuar, duke përshkruar edhe njëherë pamjen e Hebib Ametit është larguar nga zyra, ku është pyetur i akuzuari.
    Ndryshe më 7 nëntor të vitit 2007 policia ndërmori aksionin në Brodec ku u vranë gjashtë persona dhe u arrestuan 13 të tjerë. Në burgun e Shutkës të paraburgosur mbahen Hanif Dervishi (51), Rametulla Dauti (25), Nevzat Ziberi (44), Shkëndim Dauti (25), Izmet Ameti (55), Habib Ameti (26), Memet Islami (28) nga Tetova, Florim Ameti (23), Arian Nevzati (54), Shehir Ziberi (29), Nadi Dauti (48), Baftjar Beqiri (44), Tafil Dauti (40) nga fshati Brodec. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për “terrorizëm”, “aktivitete armiqësore” dhe “mbajtje dhe tregti armësh”. (r.l.)



    Biseda origjinle

    Video 2:46 sekonda

    Pyetësi: Çka ju duhej kjo bre ia q… nënën, a?
    Pyetësi: Çka ju duhej kjo bre?
    Pyetësi: Çka është krejt kjo që ka ndodhur.
    Pyetësi: Si quhesh ti?
    Përgjigja: Hebib Ameti
    Pyetësi: Si?
    Përgjigjja: Hebib Ameti
    Pyetësi: Nga je ti?
    Përgjigj: Nga Brodeci.
    Pyetësi: Sa njerëz kanë vdekur, a e din?
    Përgjigja: S’e di. Vëllai im ka vdekur.
    Pyetësi: Po nuk është dashur ashtu bre!
    Pyetësi: A je i sigurt se ka vdekur?
    Përgjigja: Ashtu më kanë thënë. Unë kam qenë në shtëpi dhe nuk e kam parë. E kam gjuajtur kallashin dhe ju jam dorëzuar policisë.
    Pyetësi: Ramadan Shiti a ka qenë aty?
    Përgjigja: Nuk e kam parë. Po, ka qenë aty, por nuk e kam parë.
    Pyetësi: Aha. Tjetër kush ka qenë aty?
    Përgjigje: Lirim Jakupi
    Pyetësi: Lirim Jakupi, a!? Sa veta keni qenë të gjithë aty?
    Përgjigje: Rreth 20.
    Pyetësi: Vetëm aq! Nuk keni qenë më shumë?
    Përgjigje: Jo, jo.
    Pyetësi: Çka tu ka dashur kjo bre, nënën ia q...? Nuk tu ka dashur kjo.
    Përgjigje: Nuk është dashur, por, çfarë të bëjmë, kam gabuar dhe aq.

    GAZETA LAJM
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    BRODEC, TOP CHANNEL PUBLIKON PAMJET TRONDITESE TE DHUNES

    Policet maqedonas detyrojne shqiptarin te flase me dhune

    Pamje rrenqethese te dhunes se policise maqedonase ne fshatin Brodec ku ne muajin nentor u zhvillua nje aksion ndaj disa shqiptareve. Top Channel, ne bashkepunim me gazeten “Lajm” te Maqedonise, solli pamje tronditese te njerit prej te arrestuarve, Hebib Ahmetit, ne momentin qe merret ne pyetje nga inspektoret e policise. Videoja eshte incizuar me nje telefon celular per 2 minuta e 47 sekonda. Inspektoret, pervecse e kane rrahur te arrestuarin, e fyejne dhe e detyrojen te pranoje gjithcka. Me 7 nentor te vitit 2007, policia ndermori aksionin ne Brodec ku u vrane gjashte persona dhe u arrestuan 13 te tjere. Disa subjekte politike por dhe organizata per te drejtat e njeriut ngriten zerin ne lidhje me kete operacion per shkak te perdorimit te forces se tepruar dhe te terrorizimit te banoreve. Operacioni “Stuhia malore” u ndermor per te kapur te shumekerkuarit Lirim Jakupi dhe Ramadan Shiti, te cilet streoheshin ne Brodec. Materiali i transmetuar e kompromenton me shume policine maqedonase ne raport me banoret shqiptare te ketij vendi.

    Top Channel

    Pas pak - linku per te pare videon!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alienated : 09-02-2008 më 11:44
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Labi_shkup
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    93
    Ku eshte Lider Shipi ku eshte partia shqiptare ne pushtet pse nuk e ngren zerin kunder ketyreve verprimeve kriminele kunder civileve te pafajshem o Njerz ku eshte aj Qeni Diktatori Krimneli Rafet Helmazi ku ka ikur aj pis Mendoni se me Menduja dhe me Rafet Elmaza do te arrijm ndokun a jo jo Duhet ta ngrejm zerin te gjith te luftojm kunder ketyreve Qeneve kriminelve hajduteve (Thaqi Elmazi)
    Ne E mbajm fjalen

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Pamje nga video incizimi i shfaqur tek Lajmet ne TCH.



    Flm gazetaret e TCH per publikimin!
    Shqiptare te Maqedonise! Mos u habitni nese sonte perseri ua heqin Top Channelin nga rrjeti kabllor.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Vendndodhja
    Danimark
    Postime
    19
    po ku mundet me e pare

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga ardi30 Lexo Postimin
    po ku mundet me e pare
    Pas pak - do ju sjell ketu linkun - sa te ngarkohet!
    Perndryshe do shfaqet dhe ne Lajmet e TCH sot dhe gjate diteve te ardheshme.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Vendndodhja
    Danimark
    Postime
    19
    te faliminderit

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ministria e Jashtme duhet t'i dergoje note proteste Shkupit zyrtar urgjentisht! Gjynoh, e pasken masakruar te shkretin.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Ministria e Jashtme duhet t'i dergoje note proteste Shkupit zyrtar urgjentisht! Gjynoh, e pasken masakruar te shkretin.
    Dhe s'eshte vetem ai! Ka dhe te tjere qe dergjen neper burgje per te cilet akoma asgje s'dihet. Nuk jane lejuar as te incizohen nga mediat, dhe kur dergohen ne gjykate futen nga nje dere e prapme - larg "syve" te medias.

    Te gjithe ata jane perafersisht ne kete gjendje. Kush me shume e kush me pak - jane ne burg dhe po torturohen.

    Nderkohe, Maqedonia pret ftese per t'u integruar ne NATO e ne BE.
    Keshtu "permbush" standardet Maqedonia.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Video e shfaqur nga Top Channel

    http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/lajme/lajme2.wmv

    Nese linku me siper s'ju hap videon atehere ndiqni keto udhezime:

    Hyni ne faqen e Top Channel duke klikuar KETU dhe ne menyne djathtas keni opsionin SHIKO EDICIONIN E LAJMEVE qe duhet ta klikoni.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:23
  2. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovë
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  3. Masakra në Kazakistan
    Nga ~Geri~ në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 06:32
  4. Brutaliteti i ushtarëve të aleancës ndaj të burgosurve Irakien
    Nga bunny në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 202
    Postimi i Fundit: 28-05-2004, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •