Kreu i PDSH-se nė Maqedoni, Menduh Thaci ben tė ditur projektet e tij pas zgjedhjeve te 1 Qershorit. Ai synon nje bashkėpunim tė fuqishėm me kundershtarėt e tij politikė, madje dhe me Ahmetin qe e ka akuzuar se Thaci ka dashur ta vrase. Thaci shton se i fiton ose jo zgjedhjet, ai do te terhiqet nga politika duke theksuar dhe arsyet qe e cuan te marre kėto vendime
SHKUP-Nė Maqedoni, kreu i PDSH-se shprehet se nė emėr tė integrimeve dhe realizimit tė kėrkesave shqiptare, nuk pėrjashton koalicion me asnjė subjekt politik, pėrfshirė edhe Lidhjen Social- Demokrate tė opozitės. Sic bent e ditur agjecnia e lajmeve BBC ne shqip, Menduh Thaēi shprehet i bindur pėr fitoren nė radhėt e elektoratit shqiptar nė zgjedhjet e sė djelės. Pas zgjedhjeve, kreu i PDSH-sė thotė se me tė parin qė do tė bisedojė pėr realizimin e kėrkesave shqiptare do tė jetė BDI dhe zoti Ali Ahmeti.
Arsyeja qe ja imponon kete bashkepunim sipas Thacit eshte integrimi i Maqedonise ne strukturat europiane. Integrimi i vendit nuk mund tė sakrifikohet pėr shkak tė ēėshtjes sė emrit me Greqinė.
"As qė mė shkon ndėrmend tė bėj kompromis, apo ta them direkt, ta shes rrugėn e NATO-s tė shqiptarėve me diēka tjetėr, as me jetėn time" thotė zoti Thaēi.
I pyetur nėse do tė bėnte koalicion edhe me Lidhjen Social-Demokrate, ndaj tė cilės shprehet vazhdimisht kritik, zoti Thaēi: "Nėse pranohet axhenda qė unė e kam pėrpara, duke filluar nga anėtarėsimi nė NATO, procesi i reformave, data e bisedimeve me BE-nė, njohja e pavarėsisė se Kosovės, zyrtarizimi i gjuhės shqipe, me tė gjithė jam i gatshėm tė bisedoj dhe bashkėpunoj".
Zoti Thaēi thotė se do tė tejkalohen tensionet e shfaqura gjatė fushatės dhe hodhi poshtė akuzat pėr sulme ndaj kreut tė BDI-sė, ndonėse pranoi se ka ndikim nė situatėn nė terren si njė nga aktorėt kryesorė politikė.
Ai tha se kėrkesat shqiptare nė Maqedoni do tė realizohen. Maqedonia do ta njohė edhe zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės, ndėrkohė qė ka besim se do tė ketė njė proces tė rregullt zgjedhor dhe, prandaj, do tė pranojė dhe rezultatet zgjedhore.
Menduh Thaēi beson se do tė jetė sėrish pjesė e qeverisė pasi, siē thotė, ka projekte tė papėrfunduara me VMRO-DPMNE-nė e Nikolla Gruevskit.
Por Thaci shton se koha e politikanėve tė tranzicionit po pėrfundon, nė mesin e tė cilėve bėn pjesė edhe ai.
Kreu i PDSH-sė, Menduh Thaēi thote se pak kohė pas zgjedhjeve tė 1 Qershorit, pavarėsisht nėse humbet ose fiton nė mesin e shqiptarėve, ai do tė tėrhiqet nga politika, pėr t'i lėnė vend figurave tė reja. Unė edhe nėse i fitoj zgjedhjet mendoj tė zbres prej shkallėve politike", citon per agjencine e lajmeve BBc ne shqip, Thaci.
(d.b/Balkanweb)
Krijoni Kontakt