1)
Të kesh një lidhje me një koleg të zyrës nuk të tërheq vëmendjen nga puna, madje përmirëson rendimentin e punës. Pasi duke qëndruar pranë partnerit tuaj, kaloni më shumë kohë në tavolinën e punës, duke qëndruar me dëshirë edhe jashtë orarit.
Ai që hedh poshtë paragjykimet kundër flirtimeve në zyrë, është një studim i bërë në Norvegji nga seksologia Elsa Aalmas. Por jo vetëm kaq, ky lloj fenomeni është parë me interes dhe në vende të tjera, ku janë bërë studime për të kuptuar më shumë. Kështu për shembull, një studim tjetër është ai i bërë në Itali nga shoqata "Gra", në të cilin janë përfshirë 480 individë të moshës nga 25-55-vjeç.
Nga kërkimi norvegjez del se 1 i punësuar në 5, ka pranuar që ka pasur të paktën një lidhje me një kolege dhe 1 çift në 10, pranon se janë njohur dhe dashuruar në vendet e punës. Zakonisht, pjesa më e madhe e të pyeturve mbron idenë se të kesh një histori në zyrë të jep më shumë lumturi dhe energji dhe kështu, të bën ta duash më shumë punën që bën. Njerëzit që lidhen me kolegët e tyre i njohin mirë ndjenjat e tyre dhe kjo prodhon më shumë energji dhe kapacitet pune. Ky efekt favorizon dhe një sjellje më profesionale dhe zhduk mundësinë e krijimit të problemeve me shefin, apo me kolegë të tjerë.
Në përfundime analoge doli dhe studimi italian: njerëzit, më shumë femrat, të cilat janë të dashuruar me dikë që është pjesëtar i zyrës, janë më produktive në 65% të rasteve. 1 i intervistuar në 3, pohon se e tejkalon me kënaqësi orarin e punës, vetëm e vetëm që të rrijë pranë partnerit të tij, dhe 1 në 2 persona, pohon se shkon në punë me më shumë kënaqësi. 1 i intervistuar në 7, tregon se ka refuzuar oferta pune me një rrogë më të lartë apo ngritje në detyrë, vetëm e vetëm për të qëndruar pranë njeriut që dashuron.
Shekulli
Krijoni Kontakt