Blendi Kajsiu
Sė fundmi faqet e gazetave u mbushėn me skandalin e abuzimit nė njė familje Njė histori vėrtet tronditėse veēanėrisht pėr shoqėrinė tonė konservatore qė e sheh familjen si oazin e fundit tė vlerave dhe sigurisė. Nė kėto kushte reagimi i fortė mediatik ishte i kuptueshėm, sidomos pėrballė njė shoqėrie qė ende e ka tė vėshtirė tė pranojė realitete tė tilla. Por ajo qė tė lė me gojė hapur ėshtė mėnyra tėrėsisht jo etike dhe jo profesionale e mbulimit tė kėtij incidenti. Nė kėrkim tė skupit shumė gazetarė dhe media nuk morėn as mundimin mė minimal pėr tė fshehur identitetet e personazheve tė pėrfshira nė kėtė ngjarje. Fotot dhe detajet e jetės sė tyre u shfaqėn nė mėnyrėn mė skandaloze nė faqet e mediave, teksa gazetarėt merreshin deri nė detaje me ngjarjen. Ėshtė e vėshtirė tė imagjinosh njė injorim dhe dhunim mė spektakolar tė jetės private tė individit qė reduktohet nė njė objekt mediatik tėrėsisht jashtė vullnetit personal.
Ėshtė akoma mė tronditės fakti qė diēka e tillė ndodh me njė rast tė presupozuar pėrdhunimi brenda familjes, ēka ėshtė edhe tematika mė tabu nė shoqėrinė shqiptare. Abuzimi seksual brenda nė familje konsiderohet njė akt aq i turpshėm sa shpesh viktimat preferojnė heshtjen pėrpara turpit nė sytė e botės.
Mekanizmi i turpit ėshtė njė nga instrumentet themelorė tė kontrollit nė shoqėrinė shqiptare. Pėr shumė nga viktimat akoma mė i rėndė sesa vetė abuzimi ėshtė turpi nga rrethi familjar dhe shoqėror. Turpi, fjala mė e lakuar nė shoqėrinė tonė qė nga plakat nė tė zeza deri tek politikanėt mė modernė, ėshtė instrumenti qė e ngėrthen femrėn shqiptare nė marrėdhėnie abuzive si brenda, ashtu edhe jashtė familjes. Ėshtė koncepti i turpit qė bėn qė shumė nga vetėvrasjet e fėmijėve ti vishen varfėrisė apo sekteve tė errėta fetare. Ėshtė koncepti i turpit qė e bėn tmerrėsisht tė vėshtirė pėr viktimat tė shpėtojnė nga marrėdhėniet abuzive.
Prandaj ekspozimi mediatik i viktimave tė tilla nuk ėshtė thjesht problem i shkeljes sė etikės. Ky lloj raportimi shkatėrron jetėn e individit duke e hedhur atė nė skenėn publike, nė gjirin e njė shoqėrie qė mė shumė sesa me solidaritet e shikon viktimėn me njollė. Nė fakt kishte edhe raste ku nuk ngurrohej tė raportohej se viktimat bėnė denoncimin nė polici pėr tė jetuar mė pas njė jetė me turp. Diku tjetėr abuzimi raportohej si njė seri aktesh tė turpshme. Kuptohet pėr mentalitetin e shoqėrisė shqiptare turpi nuk kufizohet tek akti i agresorit, por njollos edhe vetė viktimėn, sado e pafajshme tė jetė kjo e fundit. Aq mė tepėr kur viktima e abuzimit ėshtė femėr dhe pėr pasojė si qėllim parėsor nė jetė duhet tė ketė gjetjen e njė burri tė mirė. Pėrndryshe ajo etiketohet ose e pėrdalė, ose e mbetur nė derė.
Njė raportim i tillė mė shumė sesa ndėrgjegjėson shoqėrinė shqiptare pėr fenomenin e abuzimit, dekurajon sa e sa viktima tė tjera qė vazhdojnė ta vuajnė kėtė abuzim nė momentet qė shkruajmė. Cila femėr, cili prind apo cili fėmijė do guxonte tė denonconte nė polici njė abuzim seksual nė familje nėse emrat dhe fotografitė e tyre do shpaloseshin nė faqet e para tė tė gjitha gazetave? Njė mbulim mediatik i abuzimeve seksuale qė nuk rreket tė ruajė sekretin e identitetit tė viktimės jo vetėm qė ndikon nė ruajtjen e praktikave abuzive, por ėshtė nė vetvete njė tjetėr akt dhunimi. Dhe fakti qė bėhet publikisht e bėn atė akoma edhe mė tė rėndė. Ndoshta do ishte shumė qė tė kėrkonim njė trajtim tė thellė dhe serioz nga mediat tė fenomeneve si abuzimi brenda nė familje. Por nuk ėshtė shumė tė kėrkosh qė ata qė janė pėrdhunuar njė herė brenda apo jashtė familjes tė mos dhunohen sėrish nė media.
GAZETA PANORAMA
Krijoni Kontakt