Zyrtarët nga NASA raportojnë që kompjuterët Rus që bëjnë kontrollimin e furnizimit me oksigjen dhe ujë në Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinorë kanë dështuar. Mirëpo, tre pjesëtarët e Stacionit si dhe shtatë astronautët vizitues nuk gjenden në rrezik të menjëhershëm pasi që sistemet tjera vitale janë ende në funksion.
Inxhinierët nuk janë të sigurt pse këta kompjuterë janë ndalë së punuari pasi që një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Mirëpo, zyrtari i NASAs i cili është përgjegjës për Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinorë deklaroi që ky problem pritet të zgjidhet brenda ditëve të ardhshme.
Pa makinën Ruse për mbikëqyrjen e furnizimit me oksigjen, Stacioni do të ketë vetëm 56-ditë me furnizim të oksigjenit. Nëse deri atëherë nuk bëhet ndonjë zgjidhje të këtij problemi atëherë stafi i Stacionit Ndërkombëtarë Hapësinorë do të jetë i detyruar që të kthehet më herët në Tokë.
Krijoni Kontakt