
Postuar më parë nga
DI_ANA
Na ishte njehere
Shume, shume kohe me pare ekzistonte nje ishull, ku jetonin te gjitha
ndjenjat e njerezve,Humori i mire, Merzitja, Dituria … dhe ashtu si gjithe ndjenjat e tjera,edhe Dashuria.
Nje dite ndjenjat moren lajmin e keq, se ishulli do te permbytej. Keshtu qe te gjithe pergatiten anijet dhe po e braktisnin ishullin.Vetem Dashuria deshironte te priste deri ne momentin e fundit.Para se ishulli te fundosej, Dashuria kerkoi ndihme.Pasuria po kalonte me nje anije luksoze perpara Dashurise. Ajo e pyeti:”Pasuri, a mund te me marresh me vete?“ ”Jo, nuk mundem. Ne anijen time une kam shume ar dhe argjend. Nuk ka me vend per ty."
Atehere Dashuria pyeti krenarine, e cila po kalonte me nje anije te
mrekullueshme para saj:” Krenari, te lutem, a mund te me marresh me vete?",
”Dashuri, nuk mund te te marr me vete ..." u pergjigj krenaria, ”ketu cdo
gje eshte perfekte. Ti mund ta prishesh anijen time".
Atehere Dashuria pyeti Merzitjen, e cila po kalonte para saj:
”Merzitje, te lutem, me merr me vete",
“Ah Dashuri" tha Merzitja, ”jam aq e merzitur, sa me duhet te rri vetem.
Edhe Humori i mire po kalonte para Dashurise, por qe aq i kenaqur, sa nuk e degjoi qe Dashuria po e therriste.
Papritur u degjua nje ze:”Eja Dashuri, te marr une me vete“
Ishte nje ze i moshuar, ai qe foli.Dashuria ishte aq mirenjohese dhe e lumtur, sa qe harroi ta pyeste te moshuarin per emrin. Kur mberriten ne toke ai iku.Dashuria e vuri re se i ishte shume borxhli, prandaj pyeti Diturine:”Dituri, a mund te me thuash se kush me ndihmoi?“
”Ishte koha” u pergjigj Dituria.
“Koha ?”, pyeti Dashuria, “Perse me ndihmoi Koha ?”
Dhe Dituria u pergjigj:“Sepse vetem Koha e kupton, se sa e rendesishme eshte ne jete Dashuria.”
"Art kafe"
Krijoni Kontakt