Doktor KAMASUTRA
Seksi ben mire dhe na ben me te bukur. Por, duhet t’i permbahemi rregullave te tekstit te vjeter te shenjte. Te pakten, keshtu na thote nje guru i mjekesise
Kamasutra eshte shume gjera: nje manual se si mund te besh dashuri, nje tekst i vjeter dhe i nderuar indian, por dhe nje liber i mire mjekesie. Keshtu thote Deepak Chopra, mjeku endokrinolog me origjine indiane, nje guru i padiskutueshem i aij Hollivudi qe nis nga Madona tek Demi Mur, nga Tom Henks tek Liz Tejlor. Dhe keshtu nga VIP-i ne VIP, te gjithe drejtohen tek “Chopra Center”, ne Carlsbad te Kalifornise. Guruja, njohes i mire i terapise alternative indiane dhe budiste dhe te terapive per mireqenien, sot perballet me tekstin e shenjte te Kamasutres dhe e riploteson me: “Rruga e Kamasutres. Nje guide drejt urtesise se trupit”. Dhe shpjegon se te dish te dashurosh do te thote te njihesh, ne trup e ne shpirt; qe te kesh nje jete seksuale te kenaqshme do te thote te arrish mireqenien totale, ekstazen. Neurologjia ka shpjeguar lidhjen mes aktivitetit seksual dhe mireqenies fizike, duke vene ne pune neurotransmetuesit, si seretonina apo dopamina; sepse akti dashuror ka fuqine e dyfishte te na beje te shendetshem dhe te shenjte njekohesisht.
Doktor Chopra, ku konsiston Kamasutra juaj?
“Shume vite me pare zbulova fuqine sheruese te dashurise. Paciente ne gjendje te rende, kur ndiheshin te dashuruar, sheroheshin kunder cdo lloj parashikimi. Te tjere, me pak te semure, por qe ndiheshin te vetmuar dhe jo te dashuruar, lengonin dhe vdisnin. Si rrjedhim, kur shpertheu moda e mjekesise qe e konsideron trupin dhe mendjen nje trup te vetem, mjaft studime e konfirmojne kete te dhene, duke treguar se kur nje individ ndihet i dashuruar, sistemi i tij imunitar aktivizohet, bashke me nje seri neurotransmetuesish celebrale mireberes, sic eshte dopamina apo serotonina”.
E dime per fuqine e dashurise dhe te komfortit; edhe seksi te fal shendet?
Sigurisht, por shume pak e kuptojne kete. Sa persona e kuptojne se cdo reaksion kimik mireberes i trupit gjenerohet nga seksi? Asnje sjellje tjeter mund ta kete kete kapacitet. Madje edhe hormoni qe krijon qumeshtin e nenes dhe u fal nenave te reja nje pamje rrezatuese, aktivizohet edhe gjate raportit seksual. Sistemi imunitar forcohet, keshtu edhe ndjenja e fuqise, e paqes, e te ndjerit te plotesuar dhe e perkatesise. Ne te kaluaren, te gjithe kete nuk e lidhnin me biokimine: megjithate, edhe pse i kemi keto prova fiziologjike, ende nuk jemi ne gjendje ta shpallim ndrydhjen tone si keqberese ne cdo profil, perfshire dhe ate fizik. Mesazhi i Kamasutres, tashme i mbeshtetur edhe nga provat shkencore, eshte: Behuni statike dhe do te jeni te shendetshem.
Atehere ta shpallim ndrydhjen si nje e keqe: Po me turpin si t’ja bejme?
Turpi eshte rezultat i kushtezimit social, qe eshte si hipnoza, dhe e ndjenjes se mekatit qe eshte rezultat i doktrinave fetare. Ne kete sens Kamasutra eshte nje ilac ndaj turpit. Rrit sensualitetin, duke e bere nje aspekt te jetes per t’u vene ne dukje. Turpi shpesh ndjell ate ndjenjen se nuk jemi te mire sa duhet dhe qe s’mund te jemi ndonjehere. Dhe eshte ky aspekt i dyte qe tregohet kaq thelbesor per lumturine: I ben miliona njerez te provojne nje ndjenje faji per trupin e tyre. Por, nese seksi dhe mireqenia jane te nderlidhur me njeri-tjetrin, seksi dhe shpirti nuk mund te jene te shkeputur.
Seksi dhe shpirti? Prej kohesh jane terma ne antiteze...
Seksi promovon zbulimin e vetvetes. Deri atehere kur seksi te mos jete pjese e unit global te nje personi, ky i fundit nuk do te arrije ta kuptoje realisht vetveten. Ne Perendim, seksi dhe shpirti jane shkeputur tragjikisht. Nese Testamenti i Vjeter propozonte zakone e sjellje qe sot do te rezultonin provokuese, si te papranueshme nga shoqeria (ne vecanti poligamia), Testamenti i Ri, hodhi mbi seksin nje perde qe ende peshon shume. Sot personat me te devotshem ushqejne paragjykimet me te keqija kundrejt seksualitetit. Nuk eshte nje sekret qe per fanatiket, “pastertia” eshte sinonim i vetpermbajtjes, dhe jeta shpirterore me e paster, ajo e udhehequr nga besimtaret e te dyja sekseve, eshte e lidhur me kushtin e deliresise. Kamasutra nuk mund te jete me larg ketij vizioni, qe vec te tjerash permban nje paradoks te madh: Nese Zoti eshte Krijuesi, pse e krijoi seksin, kur dinte se do te kthehej ne nje burim te keqijash? Ky liber pra, eshte nje alternative laike e dyshimit mijeravjecar te Perendimit se seksualiteti njerezor eshte nje nga gabimet e Zotit. Marr mjaft kerkesa per ndihme ne jeten shpirterore dhe familjare, mbi shendetin, por pak per seksin. Kjo me habit: Seksi dhe dashuria ne teresi, mbetet eksperienca shpirterore me intensive qe pjesa me e madhe prej nesh ka ne jete. Kur biem ne dashuri, kemi ndjesi plotesie dhe fuqie, shohim me qartesi te gjitha mundesite qe hapen perpara nesh, jetojme ne nje bote ku te vecantat e perditshmerise transformohen ne ekstaze; dhe keto jane cilesite e brendshme te shpirtit.
Pra, seksi dhe dashuria shkojne bashke? Seksi ne vetvete nuk ndihmon per shendetin?
Kur mungon dashuria, seksi rrezikon te behet banal dhe mondan. Ashtu si dashuria, edhe seksi eshte liri. Por, nuk mund te thuhet se jane automatikisht e njejta gje, sepse me miliona akte dhe fantazi seksuale behen per egoizem, pa gjurmen me te vogel te dashurise. Seksi na ben te lire per te njejten menyre qe na liron nga egoja, dhe e ben qesharak dinjitetin dhe vetkontrollin. Eshte eksperienca e vetme e meditimit qe shume arrijne te kene ne jete; por seksi, per te patur nje sens, duhet te kete nje sfere interesash ne vlera. Personale, por te thella, qe respektohen nga te dy pjesetaret e ciftit.
Ne interpretimin tuaj, Kamasutra eshte nje ushqim per bukurine trupore.
Po. Traditat thone se terheqja vjen mbi te gjitha nga natyrshmeria. Dhe te jesh i natyrshem do te thote te ndihesh rehat edhe me ambiguitetin. Nese ne vend qe te vazhdojne te punojne me pikat e tyre te dobeta, personat do te cliroheshin nga ndjenja e fajit dhe e turpit qe jane arsyeja e vertete, do te beheshin pafundesisht terheqes. Kur jemi ne rehati me ambiguitetin tone, nuk largojme dashurine dhe nuk kemi frike ta shprehim ne cdo lloj situate.
Te vijme ne thelbin e ceshtjes: cfare keshillash do te jepni per nje seks qe te ben mire?
Kenaqesia seksuale arrihet kur eksperienca ndillet nga gezimi, dhe jo nga nevojshmeria. Shpesh njerezit sjellin ne eksperiencen e tyre seksuale konfliktet dhe nevojat e veta. Nese perdoret per te mbushur keto nevoja, seksi con ne varesi. Kurse, kur derivon nga nje sjellje plot gezim, prodhon ekstaze. Te gjitha problemet qe i atribuohen seksit, si nevroza, perversitetet, dhuna, abuzimet, ne fakt mund t’i delegohen rezistences, mbylljes dhe ndrydhjes, dhe jo impulseve seksuale ne vetvete. Nese e kemi te lejueshme te zbulojme dhe eksplorojme pa kurrfare pengese impulset tona, deshirat dhe emocionet nuk do te na shtyjne ne ekstreme.
Pra, behet fjale per te mberritur nje ekuiliber mes braktisjes se ndjenjave dhe maturise. Por, si?
Kenaqesia eshte e nevojshme per trupin dhe mireqenien e tij, sikunder ushqimi. Duhet kerkuar me kujdes me maturi. Kur eksperimentojme ekstazen fizike, mistike dhe shpirterore, qe eshte shkalla e fundit e dashurise, mberrijme atje nga ku ishim nisur. Jemi te shenjte dhe shendoshe. Ekstaza eshte nje gjendje energjie ne zanafille. Per ta provuar, duhet te kenaqim nevojat tona fizike, sensuale, mistike dhe shpirterore.
Cilat jane hapat e nevojshme per te mberritur ekstazen?
Kamasutra tregon shtate gjendje te dashurise, qe bejne te njohur shtate ligje shpirterore te dashurise. E para eshte terheqja, e cila fitohet vetem me natyrshmerine; e dyta eshte entuziazmi, kur terheqja mes dy personave eshte kaq e forte sa mund t’i transportoje pertej perceptimit te perditshem; e treta eshte bashkesia: ne kete pike, te dashuruarit kalojne ne territorin e te panjohures, duke marre nga njeri-tjetri ate cfare vete nuk e kane. Pastaj vjen intimiteti, pika e katert. Ketu mishi bashkohet me mishin dhe shpirti me shpirtin. Te jesh intim, nuk do te thote vetem te besh seks, por ta besh ate pa kufij, pa patur orgazmen si objektiv prej egoisti. E pesta eshte braktisja e vetvetes: Ligji i braktisjes pranon se te braktisesh ne duart e nje personi tjeter eshte menyra me e mire per te gjetur unin e vertete. Me pas vjen pasioni, qe lidhet me fuzionin e forcave mashkullore dhe femerore prezente ne secilin prej nesh dhe ne fund mberrin ne ekstaze, kur shpirti lengezon nga dashuria dhe ndodh fuzioni i egos individuale me ate kozmike”.
Zemra te vetmuara
Eshte nje pjese e jetes nga e cila nuk mund te heqesh dore, e megjithate nje e pesta e femrave, ben pa te. Nese jeni duke menduar per gra ne moshe, tashme te pandjeshme ndaj stimujve hormonale, gaboheni. Ne pjesen e femrave qe pranon se nuk ka raporte seksuale hyjne, pervec 31.4% te zonjave mes 56 dhe 70 vjec, edhe nje perqindje vajzash ne lulen e rinise: rreth 30% mes moshes 18 dhe 25 vjec dhe 18.6% mes 26 dhe 35 vjec. Ne menyre te pergjithshme, jane 67.1% e femrave teke. Te vetmuara ne intimitet, dhe jo vetem sepse kane zgjedhur keshtu, por per mungesen e nje partneri. Lidhja ne cift, me sa duket, eshte vendimtare per te shijuar nje jete seksuale te kenaqshme. Ne fakt jane te sapofejuarat, ne 81.7% te rasteve, te pasuara nga shtepiaket aspak te deshperuara ne kuoten 70.3%, qe tregojne se kane nje jete mjaft te mire intime, kundrejt 13.4% te femrave singell. Mungesa e nje partneri fiks, ne fakt, nuk i lejon raportet e shumefishta te rastesishme sic do steriotipi. Madje: Mes femrave beqare seksualisht aktive, pjesa me e madhe e tyre rrefen se vitin e fundit nuk ka patur me shume se nje te dashur. Edhe pse duken me te lira dhe emancipuara se brezi i meparshem, per te gjetur kenaqesine femrat e koheve moderne kerkojne lidhje te qendrueshme. Kur eshte vetem nje burre ne mes, nuk zhgenjehen nga rezultatet. Por, ajo cfare eshte e sigurte, eshte fakti se nuk ekziston kufi moshe per t’i rene pas kenaqesise fizike. Sipas kerkimeve, e mendon keshtu me shume se 60% e te intervistuarave, per te cilat seksualiteti ka nje rol paresor per te gjithe kohen e ekzistences se tyre. Per kete jane me teper te bindura femrat me te pjekura, te cilat refuzojne idene se erosi shuhet me mberritjen e moshes se trete.
"Revista Klan"
Krijoni Kontakt