Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Rroftë sëmundja e dashurisë.

    Fiksim. Ankth. Ulje - ngritje të humorit. Pastaj takikardi, djersë, prerje e oreksit. Të gjitha simptomat e një sëmundjeje. Nga e cila askush nuk do të shërohet. Një neurolog anglez është i bindur për këtë

    Frymëmarrje e rënduar, takikardi, pakësim i oreksit. Dhe pastaj mendime të këqija, ankth për të ardhmen, ndryshime të menjëhershme të humorit. Mos bëni sikur nuk i njihni simptomat. Janë simtomat e një sëmundjeje që herët a vonë i godet të gjithë, por që asnjë mjek nuk do të guxonte ndonjëherë t'i diagnostikonte si të tilla.

    Të nxirrje diagnozën e sëmundjes së dashurisë, ishte diçka normale për mjekët e antikitetit. Por në mjekësinë shkencore të ditëve tona, për dashurinë si sëmundje nuk flitet më. Mjekësia, bashkë me psikologjinë, duket se kanë hequr dorë madje edhe nga të përgjigjurit e pyetjes: ç'është dashuria? Për ta risjellë këtë fjalë në fjalorin mjekësor tenton Frank Tallis, psikologu klinik anglez që jep psikologji klinike dhe neuroshkencë në King's College. Tallis, në librin e tij të ri "Love sick" propozon një tezë paradoksale dhe provokuese: që dashuria është një formë e sëmundjes mendore. Por një sëmundje e nevojshme dhe për të cilën në të vërtetë ne nuk duam asnjë lloj kurimi.

    Në faqet e para të librit, ju akuzoni mjekësinë dhe vetë psikologjinë se nuk po e merr dhe aq seriozisht dashurinë.

    Si psikolog klinik, shpesh më krijohet ideja se po i lë në baltë shumë nga pacientët e mi, që vuajnë nga diçka që nuk mund të emërtohet ndryshe përveçse sëmundje e dashurisë. Por nëpër tekstet e shkruara ky term nuk shfaqet dhe kështu këta pacientë gjenden përballë diagnozës zyrtare të depresionit apo ankthit. Por, ky nuk është përshkrimi i duhur për gjendjen e tyre, që lidhet veçanërisht me përvojën e rënies në dashuri. Diçka thelbësore, siç është dashuria, meriton me siguri një trajtim shkencor, por psikologjia nuk ka qenë kurrë e aftë të shpjegojë as anët biokimike e as ato emocionale. Eshtë e habitshme se si mjekësia dhe psikologjia merren kaq shumë me seksin, por pothuajse fare me dashurinë. Dashuria i ndryshon thellësisht njerëzit, ndikon në mënyrën se si ata mendojnë dhe sillen dhe kur nuk është e lumtur shkakton një sëmundje fizike. Eshtë diçka, për të cilën të gjithëve u ndodh të vuajnë, por mbi të cilën psikologjia nuk ka shumë për të thënë.

    Aq sa të konsiderohet një sëmundje mendore?

    Diagnoza e sëmundjes së dashurisë konsiderohej si e ligjshme dhe e dobishme nga mjekësia, së paku deri në fillim të Gjashtëqindës. Dhe nëse rilexojmë ato diagnoza antike, shohim se paciantët në fjalë tregonin një bashkësi simptomash: mendim fiks për personin që duam, melankoli, gjendje ekstaze, lëkundje të fuqishme të humorit. Të gjitha simptomat që bëjnë pjesë në diagnozat bashkëkohore të obsesionit, depresionit, manisë. Diagnoza e vjetër e sëmundjes së dashurisë përkon pothuajse përsosmërisht me një diagnozë të ditëve të sotme ajo e shqetësimit obsesiv me ndryshime të humorit. Ka shumë akspekte të rënies në dashuri, që stimulojnë një shqetësim mendor, në një mënyrë kaq besnike, sa ndoshta nuk ka asnjë ndryshim të vërtetë mes obsesionit për personin e dashur dhe një obsesioni të vërtetë klinik. Përvoja e rënies në dashuri është për shumë prej nesh përvoja më e afërt me sëmundjen mendore, që na qëllon ta provojmë. Eshtë rasti ynë për të flirtuar me çmendurinë.

    Përse na paska dënuar evolucioni që të eksperimentojmë një sëmundje mendore?

    Dashuria është një lloj mekanizmi sigurie, që evolucioni e ka krijuar për të kontrolluar specien nga vetë racionaliteti ynë. Duhet të jetë irracionale për të siguruar lindjen, pra vazhdimin e species njerëzore. Fëmijët tanë lindin mjaft të prekshëm dhe të dobët dhe kanë nevojë për kujdes nga ana e prindërve. Dhe në ndryshim nga kafshë të tjera, ne kemi një tru mjaft të zhvilluar, që na lejon të rrebelohemi kundër instikteve tona riprodhuese dhe të refuzojmë punën e vështirë të rritjes së fëmijëve. Mund të vendosim të gjithë të mos kemi fëmijë dhe specia do të shuhej. Përkundrazi, vazhdojmë të lindim. Nuk është një rastësi që në pjesën më të madhe të përvojave, faza e dashurisë së vërtetë zgjat rreth dy apo tre vjet. Eshtë koha që u nevojitej parardhësve tanë për të sjellë në jetë dhe për të t'i prerë gjirin një fëmijë. Çmenduria e dashurisë zgjat aq sa nevojitet që genet tona të kalojnë tek brezi pasardhës. Evolucioni na ka furnizuar me një përfshirje të fuqishme emocionale, që na çliron nga çdo lloj mendimi rracional, në mënyrë që të marrim një vendim që nuk është në interesin tonë, por në atë të vetë species.

    Disa manifestime të dashurisë nxjerrin në pah aspektin patologjik. Në mënyrë të veçantë xhelozia.

    Xhelozia është një gjendje emocionale mjaft komplekse, që e ka origjinën nga një kërcënim real ose imagjinar ndaj marëdhënies seksuale. Eshtë një përzierje e ankthit, inatit dhe depresionit, që shtrembëron perceptimet tona dhe me raste na bën edhe të dhunshëm. Por është kaq e fuqishme sepse është e rëndësishme për specien. Funksioni kryesor i dashurisë është që të çimentojë një marëdhënie seksuale për një periudhë kohe të mjaftueshme për të rritur fëmijët, por nuk funksionon gjithmonë. Xhelozia është një shërim për jopërsosmëritë e dashurisë, lejon mbrojtjen e interesave tona riprodhuese nga rivalët. Të gjithë rrjedhim nga paraardhës xhelozë dhe pjesa më e madhe e tentativave moderne për të kapërcyer xhelozinë nuk funksionojnë. Mendimi liberal nuk mund të bëjë shumë kundër demonëve tanë të evolucionit.

    Në libër ju jepni një shpjegim edhe për faktin që dashuria shpesh na bën të sillemi si fëmijë.

    Për qeniet njerëzore është mjaft e rëndësishme që, që të vegjël të formojnë një lidhje të fortë që të kujdeset për ta, më e preferueshme është ajo me nënën. Sigurisht, kjo ka një përparësi të madhe evolutive dhe është ndoshta sjellja më e rëdësishme, e shkruar në neuronet tona. Ndoshta ngjitja fëminore me nënën dhe ajo me personin e dashur varen nga të njëjtat sisteme neuronesh thelbësorë. Në njëfarë mënyre, lidhja mes nënës dhe fëmijës është modeli origjinal i të gjitha lidhjeve të thella. Nëna dhe fëmija përshembull, kalojnë shumë kohë duke u parë në sy dhe duke prekur fytyrat, tamam si të dashuruarit. Me një të sapolindur sajojmë vargje të çuditshme apo këndojmë, në mënyrë shpeshherë që na bën të ndihemi si në turp, të njëjtën gjë bëjmë edhe me personin që dashurojmë.

    Ç'ndodh me trurin kur biem në dashuri?

    Në nivel kimik, gjëja që kemi zbuluar nga shigjetat e Erosit është ositoksina. Eshtë një edorfinë, domethënë një nga ato substanca kimike të ngjashme me barin e opiumit që në trurin tonë rregullojnë kënaqësinë dhe dhimbjen. Ositoksina ka një rol që shfaqet që në shfaqjen e dëshirës seksuale ndaj një njeriu, por nivelet e saj ngrihen në mënyrë dramatike dorë pas dore kur nisim intimitetin me të. Eshtë përgjegjëse për ndjesinë e euforisë, që lidhet me afërsinë me personin që duam dhe ka efekte të rëndësishme mbi kujtesën, duke e konsoliduar imazhin e tjetrit në mënyrë që shërben për ta mbajtur të gjalë lidhjen, edhe kur jemi larg.

    Nëse dashuria është vërtetë një sëmundje mendore, a duhet të shqetësohemi për ta kuruar?

    Pjesërisht kjo ndodh ndërkaq. Siç e thashë, shumë persona që në të vërtetë vuajnë nga sëmundja e dashurisë, gjenden përballë diagnozës zyrtare të depresionit dhe mjekohen me antidepresivë. Dhe shpesh kjo funksionon sepse edhe vuajtja e dashurisë, ashtu si depresioni, duket se ka të bëjë me një ulje të nivelit të serotoninës, për të cilën shërbejnë këta ilaçe. Nuk mund të parjashtohet fakti se në vitet e ardhshme me përparimin e njohurive biokimike, të shpiken ilaçet e duhura për të mjekuar simptomat e një zhgënjimi dashuror. Por në vetvete dashuria është një sëmundje, që nuk do t'ia gjejmë kurrë mjekimin. Ajo që mund të bëjmë është vetëm ta jetojmë dashurinë në mënyrë sa më të shëndetshme, gjë që shpesh nuk e bëjmë. Pa pritur tepër, por edhe pa nënvleftësuar pasojat e saj.

    Duhet të heqim dorë nga romantizmi?

    Idealizmi romantik, ai i ngritur në qiell nga poetët, është një fenomen tipik perëndimor, që ka pasur pasoja të thella në kulturën tonë, duke e kthyer dashurinë në një lloj feje në na shpie në shpresa krejt jorealiste. Në njëfarë pike kemi nisur të kërkojmë tek qeniet e tjera njerëzore atë transhendencë, të cilën më përpara e kërkonim tek feja. Dhe natyrisht që jemi të dënuar të dështojmë, sepse njerëzit janë të mbushur me difekte dhe nuk mund të na japin këtë lumturi të thellë e të përjetshme thjesht duke pasur një marrëdhënie me ne. Në këtë kuptim disa aspekte të traditës lindore, në të cilën rënia në dashuri nuk shenjtërohet dhe ku martesat bëhen me shkuesi, çuditërisht dalin më të shëndetshme.

    Le të flasim për seksin.

    Kur bëjmë seks me dikë, në trurin tonë prodhohen ndryshime në nivel kimik që na bëjnë që ai person të na duket më tërheqës. Të bësh seks në mënyrë të rastësishme do të thotë të luash me zjarrin, me mekanizma evolutivë mjaft të fuqishëm. Rrezikojmë të biem në dashuri dhe të formojmë një lidhje me një njeri që nuk na përshtatet, kur në të vërtetë do të ishte më mirë të kërkonim dikë me të cilin kemi më tepër gjëra të përbashkëta, me të cilin ndajmë të njëjtën mënyrë të të parit të botës, që na stimulon intelektualisht. Sipas të gjitha gjasave seksi i ngatërron më tepër gjërat, sepse çliron substanca kimike që shtrembërojnë perceptimin. Siç e thashë, kjo ka një arsye të caktuar evolutive dhe është mjaft e leverdisshme për specien, por jo gjithmonë për ne individët.

    Nëse dhimbjet e dashurisë janë sëmundje, atëherë a do të na duhet ta ndryshojmë mendimin tonë për sëmundjet mendore?

    Do të thoja që po. Në njëfarë mënyre, nëse kuptojmë se sa ngjan dashuria me një sëmundje mentale, do të evitojmë që t'i tregojmë me gisht ata që vuajnë nga shqetësime të tilla si skizofrenia. Asnjë prej nesh është krejtësisht i imunizuar nga sëmundjet mendore, për aq kohë sa askush nga ne nuk e ka në dorë që ta shmangë rënien në dashuri.


    Revista Klan

    Pas leximit te katij artikulli....

    Mendoni ju se dashuria eshte nje semundje?!

    Duhet te heqim dore nga romantizmi?!

    Respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 08-02-2008 më 13:52
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në sëmundje

    Xhelozia është një emocion, edhe pse në të shumtën e herëve i padëshirueshëm, që shfaqet kryesisht përmes tri karakteristikave: nevojë për ekskluzivitet, posedim, apo frikë nga braktisja. Megjithatë, trajtimi i xhelozisë nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit në të cilin ndodh. Ajo çfarë është shqetësuese nuk është xhelozia në vetvete, por pasojat e saj, pasi në të shumtën e herëve ajo shkakton stres dhe dhimbje tek personi. Ashtu si në rastin konkret, shpesh individi nuk është i vetëdijshëm për forcën e saj shkatërruese. Ky emocion lind si një reagim i ardhur jo gjithmonë nga një kërcënim real, por edhe imagjinar, në një marrëdhënie të rëndësishme. Xhelozia mund të jetë normale kur bazohet në realitet dhe dezluzione, kur ajo vjen thjesht si pjellë e fantazisë. Në këtë kontekst nganjëherë ajo mund të konsiderohet si e shëndetshme: në çdo çift që është i ngjizur prej dashurisë ekziston ankthi i fshehtë i humbjes së tjetrit. Pak xhelozi, me kusht që të mos bëhet persekutuese, duket se e kënaq partnerin, pasi tregon interes për të.
    Frika e braktisjes shkakton xhelozi
    Frika e braktisjes bën pjesë në inventarin psikik të çdo njeriu. Por nëse pjesa më e madhe e mendimeve tona vërtitet rreth idesë së “humbjes” së tjetrit, atëherë xhelozia mund të kthehet në sëmundje. Padashur ajo mund të të krijojë ankth, dyshim që kthehet edhe në makth, prej të cilit gjeneron një agresivitet persekutues ndaj partnerit. Në raste të tilla kemi të bëjmë me xhelozi patologjike. Kjo lloj xhelozie, që vjen nga të menduarit delirant, shpesh shfaqet e shoqëruar edhe me të tjera shqetësime si depresioni, alkoolizmi e të tjera, që kanë lidhje me personalitetin. Karakteri i xhelozisë formohet qysh në fëmijëri në fakt, kur fëmija fillon të ndjehet i përjashtuar nga lidhja me prindin me seks të kundërt. Shumë njerëz mund të kenë konflikte të brendshme të pazgjidhura, të mbartura nga fëmijëria. Dhe i përjetojnë këto konflikte si dobësi, pasiguri dhe frikë, ndaj kur befas bien në dashuri, e cila është reciproke, dobësia, frika dhe pasiguria sikur zbehen: ndjehen të dashuruar, edhe pse nuk janë të perfeksionuar. Pra, është dikush që i pranon. Ndjehen të realizuar, të sigurt. Por kur kjo dashuri u kërcënohet, frika dhe pasiguria që mendonin se i kishin flakur përgjithmonë kthehen me forcë prapë tek ata. Nëse personi që ata dashuronin, personi që mendonin se i donte dhe ia pranonte me gjithë të metat e tyre i braktis për një tjetër, pastaj u duket sikur s’ka më shpresa për ta, nuk mund të ndjehen më sërish të sigurt, as në ato gjëra që më parë i pëlqenin tek vetja.
    Imazhet romantike
    Të gjithë kemi prirje të krijojmë imazhe romantike për zgjedhjen e të dashurit tonë. E zhvillojmë këtë imazh shumë herët në jetë, bazuar në eksperiencat tona gjatë fëmijërisë dhe mënyra se si na kanë trajtuar që fëmijë ndikon shumë në këtë zhvillim. Arsyeja është se këto trajtime mbeten shpesh ende “çështje të pazgjidhura” brenda nesh. Si të rritur ne kërkojmë një person që të përshtatet me imazhin tonë romantik dhe kur e takojmë atë, përpiqemi ta projektojmë imazhin tonë të brendshëm tek ai/ajo. Ja pse themi shpesh kur biem në dashuri “më duket sikur kam një jetë që të njoh”. Ndaj suprizohemi kur pasioni, apo obsesioni për të mbaron, thua se ne nuk kemi parë personin e vërtetë, por projeksionin e imazhit tonë në fakt.

    Ndikimi i marrëdhënieve të vjetra

    Edhe cilësitë e marrëdhënieve që vendosen jashtë “zonës” seksuale janë shumë përcaktuese, pra mënyra e të jetuarit të lidhjes emocionale të dashurisë, aftësia për t’i besuar tjetrit, përkundja në intimitet, harrimi në ndjenja dhe pasion e të tjera si këto. Në dukje ngjajnë me diçka krejt të ndryshme nga dëshira, por ajo nuk është vetëm produkt trupor dhe është shumë lehtë e modifikueshme prej të gjitha ndjesive. Janë të rëndësishme edhe arsyet që, edhe pse jo seksuale, shtyjnë në sjellje seksuale, si: ankth, trishtim, ndjenjë vetmie, afeksion, nevojë për intimitet emocional, nevojë për të shkarkuar tensionin ose për të pasur avantazhe. Qëndron edhe fakti se nuk mund të shkëputesh lehtë nga e kaluara. Lidhjet e vjetra, pozitive ose negative, ndërtojnë një bagazh pak a shumë të rëndë, që merret nga pas gjatë gjithë jetës.


    Tirana Observer
    "Carpe Diem"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953
    Përshëndetje Lediana!
    Është e vërtetë se dashuria të sëmurë.Na lebërit kemi një këngë;

    Do ta shtroj sharkun në udhë,
    Do bënem si i sëmurë.
    Shkon mikja me gjym për ujë.
    - Ç'bën këtu mor i sëmurë?
    -Jam sëmurë e më dhëmb këmba
    Më jepë pak ujë nga shtëma.
    -Jam sëmur e më dhëmb zëmra.
    Me sytë e mija të nëma.

    etj.etj

    LAVDI DASHURISË
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 09-02-2008 më 11:28

  4. #4
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Aman, na e kthyen dhe dashurine ne semundje. Per mua ka njerez te semure qe duan te kthejne cdogje te bukur ne semundje, dashuria nuk eshte semundje. Kur flitet per semundje atehere s'ka me dashuri.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  5. #5
    rrushja Maska e Bejbi
    Anëtarësuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    Këndej rrotull
    Postime
    382
    Per mendimin tim dashuria eshte semundje.Nqs keni provuar cfare eshte dashuria ,keni provuar te rrini naten pa gjume dhe te kujtoni cdo moment te kaluar me te dashurin tuaj,te rrini pa ngrene ,te mos ju beje asgje pershtypje,te qeshni si buadallai me vete per gjithcka te bukur qe kujtoni,emocionet e forta ,mendimet e keqija se dicka mund te ndodhe dhe nje ankth qe ta pushton gjithe qenien tende etj.O ZOT sa do te doja qe cdo moment te jem me te dashurin tim, cdo sec(hey jo nga xhelozia hahhaha).Valle do te jete keshtu dhe pas marteses apo martesa vret gjithcka?!
    I chose to love you in silence, for in silence I find no rejection

  6. #6
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    N.q.s konsiderohet si Semundje atehere eshte e vetmja Semundje e Pelqyshme.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,953
    Ja ku duket edhe një herë përvoja popullore që sëmundja e dashurisë egziston,është e vërtetë dhe ndodh tek ata që kanë zemër prej njeriu!
    Lexoni këtë këngë të vjetër popullore-Labe.

    Një ditë të bukur maji
    Ç'u ngrita që në mëngjes.
    Duke mbledhur tufa lule,
    Ju afrova penxheresë.
    Me një degë trëndafili,
    Hapa cepin e perdesë.
    Të pashë si ishe shtrirë,
    Pranë gjirit të nënesë.
    Ishe shtrirë si sorkadhe,
    Kishe mbetur pa mbulesë.
    Cicat e tua përjashta,
    Sumbullat kullonin djersë.
    Un' i ziu kur të pashë,
    U bëra gati të vdesë.
    Buza jote pak e qeshur,
    Më mbajti mua me shpresë.


    LAVDI DASHURISË

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    N.q.s konsiderohet si Semundje atehere eshte e vetmja Semundje e Pelqyshme.
    A ti e ke qellu drejte.
    Smundje e pelqyeshme thote ,semundja eshte semundje ,dashurija eshte dashuri pa smundje dhe pa mikrobe ...Santo dhe ti mo keshtu ik se e prishe punen ..

  9. #9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuria e vërtetë

    Kur shikojmë në të bukurën, diçka ndodh në ne. Aha...sikur një energji jetësore që ishte e bllokuar fillon të lirohet. Është diçka e njëjtë sikur nga ama me vrull gufon uji. Gëzimi, kënaqësia! Më konkretisht, e vërejmë një femër të bukur, ose edhe mashkull, joshemi nga pamja e saj/e tij. Menjëherë diçka na trazon. Mrekulli! Ndihemi aq mirë! E më pas çfarë ndodh? Ne dëshirojmë ta posedojmë atë dashuri.


    ▪ Në momentin kur do ta posedojmë një bukuri, ne do ta bëjmë atë të shëmtuar. Sa i madh është numri i grave me burra të bukur dhe ato sërish kërkojnë burra tjerë. Njëjtë është edhe me meshkujt. Sa e sa meshkuj kanë gratë e bukura dhe pandërprerë kërkojnë femra të bukura! Pse është përherë kështu? Thjesht! Shkaku qëndron në posedim. Në momentin kur ta posedojmë një bukuri, ajo për ne bëhet e shëmtuar. Nuk është tërheqëse si më parë. S'ka më vlerë.

    Më pas shkojmë më tej. Gjithnjë kështu dhe jeta na shndërrohet në kërkim të përhershëm. Në kërkim të diçkaje që nuk e gjejmë dot si përderësi.

    Çfarë duhet bërë që të tejkalohet kjo gjendje?

    E thjeshtë! Kur ta shikojmë bukurinë, duhet ta adhurojmë atë. T'i dorëzohemi asaj. Sepse, nëse nuk i dorëzohemi bukurisë, ne do ta dëshirojmë të kundërtën - që ta përvetësojmë. Bukuria është diçka e madhe, madhështore. Si mund të posedohet doçka që është më e madhe, më e lartësuar se ne vetë?

    Si paraqitet dashuria?

    Zoti është bukuria më e madhe. Zoti është vetë bukuri. Si mund të posedohet Zoti? Ne, gjithnjë brengosemi për diçka që nuk e kemi. Pse? Mendojmë se atë që nuk e kemi është e bukur. Duhet ta pastrojmë atë moskuptim nga bindja se çdo gjë që është e bukur duhet edhe të posedohet. Thjesht, duhet ta pranojmë se ajo ekziston, është ashtu çfarë është. Është e bukur.

    Ku është qëllimi i kësaj urtësie?

    Ta njohim bukurinë, ta duan bukurinë dhe t'i dorëzohemi asaj - dhe tek atëherë jeta nuk është e mërzitshme. E bukura e vërtetë, e natyrshmja, ngritja dhe zhvillimi kah e vërteta, në të bukurën e vërtetë që gjendet në ne , në qetësinë tonë të brendshme, kjo quhet Hyjnore.

    Përjetimi i qenësishëm i së bukurës është rruga që duhet të na shpie kah Zoti, kah falënderimi. Nëse me këto bindje e takojmë bukurinë dhe falënderimi për këtë rritet, atëherë na ngjan dorëzimi. Paraqitet DASHURIA.

    Pra dashuria e vërtetë është përjetimi i bukurisë dhe dorëzimi ndaj saj.

    Duhet ta dimë se në jetë mund të ekzistojnë dy paradokse emocionale: indiferentizmi dhe dashuria. Ju vetëm mund ta doni ose të jeni indiferent ndaj dikujt. Diçka tjetër s'ka. Çdo gjë tjetër është vetëm shije, sepse dashuria mund të ketë çfarëdo shije. Ta zëmë, ju mund të jeni të hidhëruar në dike dhe sërish ta doni. A mund të hidhëroheni në njeriun që rastësisht e takoni në rrugë?

    Jo! Assesi!

    Vetëm kur keni diçka me dike, dhe kur njëfarë dore jeni të lidhur së bashku, tek atëherë mund të hidhëroheni në të. A është e vërtetë kjo?

    Nga ana tjetër, indiferentizmi është topitje emocionale. Kur ajo të vdes në ne, tek atëherë do të vërejmë se jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Vetëm atëherë mund të na shpaloset ana tjetër e paradoksit- DASHURIA.

    Dashuria e vërtetë nuk mund të shprehet, ajo vetëm përjetohet, ndjehet. Sa herë dikush na ka shpreh dashurinë në stilin: "Oh, sa të dua!", "Unë nuk mund të jetoj pa ty!"... por një zë nga brendia sikur na ka kundërshtuar "Gënjen!", "Nuk është e vërtetë!", "Nuk besoj se ai (ajo) më do!" ndërsa, në anën tjetër, sa herë dikush na ka qortuar, shpesh edhe nënçmuar, dhe mua ai zë në veten tonë na ka folur: "Dyshoj!", "Shpesh e tepron, por e di se më do!

    Ne kënaqemi kur me fjalë na shprehin dashurinë. A nuk është kjo hipokrizi?

    Si mund të shprehet dashuria me fjalë?

    Dashuria e vërtetë nuk duron fjalë, andaj edhe askush deri më sot nuk e ka definuar saktë. Për të gjatë historisë kanë thënë plot dokrra dhe doktrina, mençuri dhe mençurina, por jo të sakta, andaj, mu për këtë ne kemi shumë definicione "të bukura" për dashurinë...

    Dikush që, vërtetë na do, kurrë nuk do të thotë: "Oh sa të dua!". Së paku nuk do të teproj me këtë shprehje. Sepse, ne, atë dashuri do ta ndjejmë, në frymën, në shikimin, në lëvizjen...në vetë prezencën e tij. Prandaj, ai, nuk duhet të na flas fare, ose,...edhe letë na flas, le të na kundërshtoj, të mos pajtohet me ne, dhe...ne...sërish, nga ai do ta ndjejmë dashurinë Çdo fjalë e thënë nga ai do të reflektoj dashuri.

    Pse është kështu?

    Sepse, kush të do vërtetë, të do në heshtje, në qetësi. Me atë ndjenjë të fshehur në brendi dhe pa etiketime. Më pas, kjo farë e mbledhur diku në thellësi, fillon të gufoj në aksion, në vepra. Shpërthen në atë çfarë ndjehet e jo thuhet.
    Kjo është dashuria e vërtetë.

    Ju lutem mos e shëmtoni atë me fjalë dhe fraza!

    Adnan Abrashi-NANDA
    "Carpe Diem"

  10. #10
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    semundje dashuria !!! mjer ai qe e quan kshu !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  3. Semundja e Dashurise!
    Nga ibnfadl në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 18:15
  4. SPIRITUALITETI: Kapitulli VII - Sëmundja, vuajtja dhe vdekja
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 02:05
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •