Pse jo PEONIA ?
ose Ilirida ?
Po
Jo
Nuk ka rëndesi
Pse jo PEONIA ?
ose Ilirida ?
Nuk ka nevoje te ja nderrojme emrin, me mire po ta prishim krejt kete shtet artificial. Pjesa perendimore do te quhet Shqiperi (pas bashkimit me Shqiperine), ajo lindore le te quhet si te doje, sme intereson.
P.S: Alienated, Pavaresia edhe sa dite?
Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.
Qëllimi i sllavomaqedonëve është ky:
Pasi që në Kushtetutën sllavomaqedone e drejta ekskluzive e shtetit ju takon sllavomaqedonasve ato me çdo kusht duan të mbanë emrin Maqedoni sepse me këtë emër ato identifikohen si popull dhe marrin të drejtën eksluzive si vendimarës për gjithçka dhe udhëheqin shtetin!
Pasi që ato duan të indentifikohen si popull me "shtet të tyre", të gjithe të tjerët që jetojnë aty (edhe shqiptarët pra me 38%) janë "komunitete" të kategorisë së dytë së bashku me Turqit (më pak se 3%), me serbet (më pak se 2%), me maxhupët ( nuk ua dimë përqindjen sepse disa prej tyre indentifikohen si rom, disa si ashkalinj, disa si egjiptas, nuk ju merret vesh pra), si dhe nja 20 "komunitetet" tjera me përqindje më të vogël!
Shifrat reale tregojnë se me emrin "maqedonas" janë më pak se 20% të deklaruar, prandaj, sllavofolësit duan të mbanë emrin e shtetit Maqedoni dhe si të tillë pra të udhëheqin ekskluzivisht ato me shtetin!
Shqiptarët kanë qenë në pozita shtetërore, por gjithmonë kanë qenë të mbivotuar nga "shumica" sllavofolëse sepse edhe sot e kësaj dite nuk është e rregulluar ligji për zgjedhjet! Paramendoni ju, për një shqiptarë duhet të votojnë 10 000 banorë, ndërsa për një sllavofolës 3000 votues! Mund ta shihni dallimin?
Prandaj ndodhi lufta, prandaj ndodhi marveshja e Ohrit! Edhe përkundër kësaj marvesheje, sllavofolësit gjithnjë punojnë sipas tekeve të tyre duke injoruar ligjet, duke mos e aplikuar marveshjen e Ohrit! Shqiptarët pra ne pamundësi që të bëjnë më shumë disa herë janë ankuar organizmave ndërkombëtare, ato kanë intervenuar por përsëri gjërat kanë mbetur pa lëvizur, sepse në emër të të gjithë shqiptarëve fliste një parti - ajo në pushtet! Nuk kishte koordinim gjithshqiptar, prandaj ankimet mbeteshin në letër, dhe të pavlera!
Shqiptarët aktual në qeveri, as që ankohen kund, atyre ju shkon gjithçka për shtati, për ato gjithçka është ne rregull për shqiptarët e Maqedonisë!!! Ato heshtin gjithnjë sepse nuk kanë çka thonë, e kanë të mbyllur gojën, nuk ju jepet leja që të flasin, keshtu u thotë patroni i tyre VMRO. Dhe shumica shqiptare nga "shqiptarët" aktual të qeverisë janë distancuar nga këto dhe i kanë shpallur tradhëtarë me të drejtë.
Ne nga diaspora jorastësisht formuam një këshill, prej së cilës doli një kërkesë ( e cila gjendet në këtë forum) që partitë shqiptare (të gjitha partitë shqiptare) përveç PDSH-ës t'i bashkojnë forcat dhe të flasin me një zë përpara sllavofolësve dhe tua bëjn të qartë se shqiptarët janë në trojet e tyre arbërore, dhe se për hisen e tyre nuk mund të flasin sllavofolësit. Ne nuk jemi ardhacakë në ato troje, por janë ato që kanë ardhur nga karpatet.
Emri Maqedoni është nga Ilirët, ne na konvenon emri Maqedoni, por me këtë emër nuk do të lejojmë që të identifikohen sllavofolësit si popull i atij shteti, ndryshe ne do të kërkojmë ndryshimin e emrit. Ai shtet përbëhet nga shqiptarët, ai shtet duhet të ndryshon emrin, ai popull nëse dëshiron të quhet populli maqedonas le të quhet, por ato duhet të ndryshojnë flamurin e tyre kombëtar, sepse flamuri aktual i Maqedonisë nuk është i këtij populli por ai flamur përfaqson shtetin e jo popujt që jetojnë aty. Ne do këmbëngulim që sllavofolësit nëse duan të quhen si duan të quhen le të nxjerrin simbolet e tyre kombëtare ngase ne i kemi tonat.
Shteti i IRJM ose do të bëhet edhe i shqiptarëve ose nuk do të egziston më.
A mund te quhet pra Bullgaria Perendimore ?
Ne kete teme shoh nje anetar i cili po mundihet qe te na e tregoje historine (Modesti). E lusim anetarin qe le te dal ne forumet qe kane te bejne me historine dhe le te shpreh mendimin e vet. Ne te gjithe e dime historine tone dhe historine e maqedonasve (ata nuk kane histori). Ne kete teme eshte ceshtja politike e emrit te Maqedonise, dmth a do duhet te kete referendum apo jo, cila do jete pozita e shqiptareve per kete ceshtje, a do te perkrahin shqiptaret kete emer apo ate emer te Maqedonise.
***
Sipas nje politikologu turk demokracia nuk eshte e drejte dhe lirisht mund qe te barazohet me anrkine. Ai thekson se ne demokraci nuk eshte e perfillur klasa intelektuale pasi qe vota e nje bariu i cili nuk ka kuptim me politiken eshte e barabarte me voten e nje intelektuali. Te nderlidhem me ceshtjen e referendumit. Nese vie deri ne referendum disa maqedonas "nacionalist" do te votojne qe te mos ndryshoje emri i Maqedonise, kurse maqedonasit "e reformuar" do te pranojne emer i cili do te kete perkraje nga SHBA dhe fuqite tjera. Ne duhet ti kuptojm plotesisht maqedonasit, per shkak se ata nuk kane identitet dhe bazohen ne kete emer per te krijuar apo ozurpuar kete identitet te rrejshem. Per ata nuk eshte e lehte qe te u ndryshohet emri, pasi qe pas emrit vijne shume probleme tjera, ne kete rast ata e humbin pervec identitetit te rrejshem edhe ate marketing te dobet ekonomik per thithje te investimeve te huaja.
Por, nje gje eshte e qarte se nese Maqedonia vendos qe te dale ne referendum per ceshtjen e emrit (edhe pse faktori nderkombetar ben shtypje qe mos te dilet ne referendum) atehere per kete ceshtje do te vendosin shqiptaret. Pse??? Votat e maqedonasve do te jene te ndara nga ato "nacionaliste" dhe ato "reformatore", ne kete pike kritike do te dalin ne skene shqiptaret, te cilet koheve te fundin tradicionalisht mbeshtesin vendimet e SHBA dhe faktoreve tjere nderkombetar. Ne kete rast cdo vendim i pranueshem dhe i ofruar nga SHBA, shqiptaret do ta pranojne dhe do te votojne per ate propozim.
Shqiptaret ne kete rast nuk kane nevoje qe te luajne ne karten e dyfishte qe te kushtezojne njeren apo palen tjeter, pasi qe kjo ceshtje nuk prek direkt interesin e shqiptareve dhe ne me siguri do e kemi perkrahjen e faktorit nderkombetar. Them se nuk jemi direkt te prekur nga kjo ceshtje per shkak se ne nuk kemi problem me identoitetin tone e as me gjuhen tone. Ne kete rast te vetmit humbes mund te jene maqedonasit e jo Maqedonia si shtet.
Shqiptaret duhet te veprojne me logjike te shendoshe dhe te ndegjojne instrukcionet e faktorit nderkombetar.
Shqiptaret duhet te mbajne krahun e Greqise, por Greket duhet te plotesojne disa kushte:
Te njohin Kosoven e Pavarur
Te lejojne vizat per Shqiptaret e Maqedonise
Te investojne ne pjesen e Shqiptarve ne Maqedoni (sepse te gjitha investimet i kane bere ne jug aty ku pretendojne)
Krijoni Kontakt