Lëvizja Qytetare ZGJOHU! fton qytetarët, shoqërinë civile, partitë politike, deputetët, këshilltarët në qytetin e Shkupit, etj, t'i bashkangjitën protestës paqësore KUNDËR vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të ndërtuar kishë në sheshin qendror të qytetit të Shkupit.
TË SHTUNËN, më 09 shkurt 2008, ORA 12:00, në sheshin qendror të Shkupit (ndërmjet Dal Met Fu dhe Qendrës së Vjetër Tregëtare)
Jemi kundër për arsye se: në atë lokacion vendin e ka vetëm shtëpia memoriale e Shkupjanës Nëna Terezë si objekt me levërdi të jashtëzakontë për vendin tonë, për arsye se Kisha është e ndarë me kushtetutë nga shteti, për arsye se ekzistojnë fusha të tjera të panumërta në nevojë imediate për mjete buxhetore, për arsye se Shkupi është qytet multietnik, multikulturor dhe multifetar, për arsye estetike dhe urbanistike, për arsye të barazisë mes komuniteteve në Republikën e Maqedonisë, për arsye se Kisha do të ndërtohet edhe me para të taksapaguesve të besimeve tjera, për të evituar ofendime ndaj qytetarëve me përkatësi të ndryshme fetare, për arsye se vendimi është sjellur pa debat publik, për arsye se ky vendim është në kundërshtim të plotë me frymën e tolerancës ndëretnike, ndërfetare dhe ndërkulturore, etj.
Krijoni Kontakt