po e ngaterron me italine me duket.
ajo pjesa ne bold nje here e papare!!!
ketu ke turq me nenshtetesi gjermane qe s'kane marre mundimin te mesojne as gjermanisht. shyqyr qe i thirri mendjes shteti tu paguaj dhe kurse gjuhe, se do i duhej qe dhe pashaportat tua shkuante ne turqisht lol.
kush s'ka shkolle e nuk di mire gjuhen (ky eshte problem ne mase me te huajt ne gjermani), natyrisht punera te uleta do beje.
po bere shkolle e djersite ca, pune te mire heret a vone do e gjesh; ke shqiptare asistente profesore, ekonomiste bankash dhe qe punojne per zyra inxhinjerike.
natyrisht qe vendalinjte kane prioritet e lehtesi, prandaj "emigranti" ben mire qe te specializohet ne ato fusha ku nuk cajne dot lehte te gjithe. kerkon pune te dyfishte, por ky eshte cmimi i ambicjes.
ne mos, dridh zinxhirin ne asistence e pi nai kafe (per mos me dal nga tema lol).
Kush tha qe punet e zakonshme jan vetem kto me lart? Un punoja si mekanik ne mes te Milanos, isha teper i respektuar, edhe per moshen qe kisha (19 vjec), isha teper i ngrit ne detyre.. Pse thua ti se me zgjodhi mua ai pronari si shef te pare pas vetes? Sepse i beja punen sa per 3 veta, edhe ishin nja 3 te huaj aty qe punonin, nje afrikan, nje rumun edhe nje francez. Plus qe kisha edhe italiane poshte vetes, edhe pse ato kishin me teper vite pune se sa une, por varet se kush jepte me shume ne pune..
Afrikani pinte nja 3 cigare hashash para se te niste punen, edhe pastaj kur e niste ishte si breshke i ngadalte.
Rumuni e kishte qejf pijen, edhe vinte gati tape cdo mengjes.
Francezi ishte pak i madh ne moshe edhe nuk kishte mundesi te kapte nivelin tim, por ky prap ishte inxhinier mekanik.
Une atehere 19 vjec isha, edhe merrja rroge mujore 3.6 milion lireta.. plus rrogat shtese apo pushimet e garantuara ne Calabri apo Lago di Garda. Ndersa kta qe kishin me shum vite se sa un aty, paguheshin 1.3 milion lireta, hajt 3.2 qe merrte ky francezi, per te vetmin fakt se ishte inxhinier, ama ishte edhe 54 vjec. Ca lidhje kishte se un isha Shqiptar? Ku qendronte problemi? !!!
Atehere edhe kto emigrante ishin, por nuk punonin si duhej, ndaj edhe te vetmet pune per kta, ishin pastrues, apo ne restorane si kamariere sic thua ti. Nuk eshte e vertete qe te gjith emigratent kan kto lloje pune qe ke permend me lart, nese ke fuqi te punosh edhe je i shkathet, ska rendesi mosha apo prejardhja, rendesi ka puna ne cdo vend te botes. Puno edhe shikoje se sa do i plase njeriut se nga ke ardh ti.. madje do respektohesh me shum se venalinjt. Un personalisht kam ndejt 5 vjet ne itali, kam pas me shume shoqeri italiane, me shqiptare nuk rrija shume se vetem te sherri e te vjedhjet e kishin mendjen.. edhe sjua ka fajin njeri qe kta jan pa pune, njeriu kur eshte ne emigrim e tregon veten se sa vlen, ata rrinin si barbona mezi nxirrnin leke per te ngrene.
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Pike se pari, ne shkrimin e mesiperm kam analizuar Gjermanine dhe Francen, pra dy shtete qe konsiderohen me nivel me te larte ekonomik dhe social ne Europen perendimore.
Apollyon, nuk e ve ne diskutim qe individ te caktuar(shqiptar dhe keto) kane arritur te korrin sukses ne saj te punes se tyre dhe jo dembelizmit, ne çdo cep te botes.
Mirepo une nuk e kam shtruar problemin ne plan individual, apo per nje grup njerezish. Ky problem duhet pare me gjere. Edhe une kam jetuar e studiuar ne Itali. Madje kam pasur fatin te kem nje pune te mire. Por nuk eshte ky thelbi.
Pra, une gjykoj qe, proporcioni i arritjeve dhe i suksesit te shqiptareve (emigranteve) ne vend te huaj eshte tejet i vogel ne krahasim me vendasit te te njejtit nivel, edhe pse ne disa fusha te caktuara shqiptaret kane treguar se japin/punojne me shume.
Politikat diskriminuese, burokracirat, intoleranca, paragjykimet dhe vleresimi i dobet, pengon shqiptaret dhe te tjere qe te vleresohen ne baze te meritokracise dhe punes.
Gjithe te mirat
»« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«
J@mso shiko se problemi eshte pak me spec per sa i perket Gjermanise!Shumica e Shqiptareve ketu ka ardhur si azilant,pas viteve 90 sic duhet ta dish shume mire.Si azilkerkues nuk te njihet e drejta e punes!Keshtu qe shume shqiptare (por edhe emigrant te tjere) e kane shfrytezuar kete kohe per te punuar ne te zeze,edhe pse nuk lejoheshin.Nga ana tjeter shteti i paguante shtepine,u jepte leke per te ngrene,u paguante siguracionin shendetsor etj!E duke qene se e kane pas mendjen te vene leke,sigurisht nuk i kane kushtuar shume rendesi mesimit te gjuhes gjermane.Ky eshte nje faktor shume relevant qe ka ndikuar me pas ne prespektiven e tyre per nje pune,me shume se ajo e punetorit te ndertimit apo pastrueses se shtepive.Se vertet pas gjithe atyre viteve moren leje qendrimi apo nenshtetesi po me dy llafe gjermanisht ku do shkonin te punonin?
Te tjere pastaj qe kane dashur vertet te kene nje jete tjeter nga ajo e rropatjes ne nje vend te huaj,mesuan gjuhen (kurset e gjuhes ua paguante shteti.Me thuaj cili shtet e ben tjeter kete?! ) dhe kur fituan te drejtat e plota siguruan qe te fitonin edhe ato pozicione qe kane deshiruar.
Halla ime psh,ka ardhur para 17 vitesh ketu.Tani eshte punonjese sociale dhe punon prane zyres se femijeve,ne administrate shteterore pra!Ashtu si psh nje pjese e mire e stafit mjekesor neper klinika universitare eshte me backgraund emigrant.Raste te tilla njoh plote!
Per menimin tim Gjermania eshte nje nga te paktat shtete qe u ka ofruar emigranteve te saj,ne kete rast shqiptareve,jo vetem strehim por edhe mundesine per t'u integruar.Ata qe kane dashur te integrohen,kane arritur shume ketu.
Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 21-10-2008 më 16:24
Elegance is an attitude.
sa e mburr veten dhe ti merapollyon : Kush tha qe punet e zakonshme jan vetem kto me lart? Un punoja si mekanik ne mes te Milanos, isha teper i respektuar, edhe per moshen qe kisha (19 vjec), isha teper i ngrit ne detyre.. Pse thua ti se me zgjodhi mua ai pronari si shef te pare pas vetes? Sepse i beja punen sa per 3 veta,![]()
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.
Per mendimin tim ulja ne kafene eshte reflektim i qarte i kultures magjypo arabo parazite qe kemi trasheguar nga orienti. Fjala qejf vjen nga turqishtja qe ne thelb do te thote te ndihesh mire duke ndenjur kot. Kjo kulture sot, dhe gangsterlleku kaq i perhapur nder shqiptare eshte ekuivalentia e sjelljes se turqeve te qemotit, qe kalonin kohen duke dredhur tespie, si dhe mendesise se pashait, qe thith duhan e ben aheng gjithe diten, kur te tjeret punojne per te dhe i sherbejne, sic te sherben nje kamarier ne klub.
Vini re per nje moment se cilet kombe e kane me te zhvilluar kete kulture parazite. Keto kombe jane ato qe ose kane qene nen pushtimin islam per shume kohe si vendet Ballkanike, dhe Spanja, Italia e Jugut, ose kane dhene e kane marre me kulturat arabe, si Franca. Po te ngjitesh me ne veri te Europes ne vendet nordike e gjermanike ky lloj zakoni paraziti nuk gjendet, te pakten jo si tradite vendase.
Ka nje menyre per ta sulmuar kete ves. TAKSIMI dhe ARSIMIMI. Personalisht besoj se taksimi ka nje efekt shume te forte ne sjelljen e shoqerise. Per mua cdo pije e cfaredolloji qe shitet ne klube, bare, apo kafene gjate orarit te punes 8:30-5:30 duhet taksuar 100%. Me pak fjale nqs nje pije ben 200 lek te reja, taksa e saj duhet te jete po kaq.
Kjo ka nje llogjike te qarte. Se pari ai/ajo qe paska kohe dhe para te ulet ne orarin e punes ne kafene konsiderohet si njeri i kamur ose i rregulluar mjaft mire ekonomikisht dhe keshtu rrjedhimisht mund ta perballoje cmimin e larte. Se dyti, vesi i uljes ne kafane ne kete orar duhet te konsiderohet si nje "luks" ne nje vend ku angazhimi i qytetareve ne shoqeri dhe pune eshte kaq i nevojshem. Por jo vetem nje luks, por edhe nje rrezatim i nje modeli negativ te sjelljes dhe angazhimit se individit ne shoqeri. Sot ne Shqiperi kush rri ne kafe e harxhon kohen perceptohet si "Boss", njeri me pare, qe s'ka nevoje te punoje. Ky vizion duhet shkaterruar, jo thjesht prishur.
Keshtu te ardhurat e mbledhura nga kjo takse, duhet te shkojne per te ndertuar shkolla, qendra trainimi, kurse profesionale, etj pra objkete ku shqiptari te mesoje sesi te jete njeri prodhimtar e jo parazit.
Me tej, Shqiperia nuk ka asnje interes strategjik per te nxitur ne ate vend industrine e kafeneve dhe lokaleve qe edhe tani konsumon jo pak para te shqiptareve. Shqiptaret parate e tyre mund ti investojne ne sektore me strategjike se ai i klubeve dhe kafeneve.
Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 21-10-2008 më 21:29
kete lloj reflektimi po benim nje here mes miqsh, pse jugoret kane nje dembelizem me te theksuar se verioret.
konkluzioni: vendet jugore jane vende ku historikisht, fale klimes, ka qene me e lehte te mbledhesh frutet:e hodhe faren, ne nje menyre ose tjetren do te mbije, ia ben hyzmetin dielli e klima.
ne veri u duhej ta nxirrnin me mish e thonj e te organizoheshin sh me teper per te perballuar klimat e ashpra. kjo ne nje fare menyre ka ndikuar edhe menyren e qendrimit ndaj jetes.
ish thjesht nje bisede mes miqsh, e perseris, por mua mu duk interesant si kendveshtrim.
Ndryshuar për herë të fundit nga Lady Oscar : 22-10-2008 më 10:36
Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh
Albi
Krijoni Kontakt