Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
Per te zgjeruar pak diskutimin po marr disa shembuj te shteteve te zhvilluara te Europes si: Gjermani, France, etj.
Ne Gjermani, Shqiptare qe punojne vite me rradhe me ndershmeri e korrektese nuk shperblehen per punen e tyre por mbeten gjithmone ne punerat me te ulta. Punet me te mira mbeten per vendasit.
Emigrantet mund te gjejne pune me kontrata vetem per disa muaj, te cilat ne raste te jashtezakonshme mund te zgjaten. Gjermania mbetet nje vend ideal per gjermanet.
Shteti Gjerman reklamon barazi per shperndarjen e vendeve te punes per minoritetet, por kjo eshte sa per sy e faqe.
Kur ndonje emigrant merr ne te rralle greencard, mediat e reklamojne me pompozitet saqe e bejne legjende.
Punet me te zakonshme per shqiptaret ne kete vend mbeten minierat, fabrikat, hotelet, restorantet, etj. Ne ambjentet e punes shqiptaret, turqit e zezaket perbuzen dhe diskriminohen edhe pse jane pikerisht keto fuqi punetore qe nuk i bejne naze punerave te ketilla, ndryshe nga vendasit. Nga ana tjeter si pasoj e politikes diskriminuese te shtypit ne kete vend i cili ne pergjithesi jep vetem lajme negative per shqiptaret dhe per minoritetet e tjera, mundesia per te ecur perpara veshtiresohet gjithmone e me teper.
Sindikatave nuk i intereson te hapin gojen per te mbrojtur te drejtat e emigranteve pasi nje pjese e sindikalisteve mbrojne formulen e se djathtes ekstreme.
Ne kohen kur kryeministri Shreder bente thirrje per tolerance ndaj te huajve, e djathta gjermane leshonte sllogane kundra te huajve.
Pra edhe ne momente kur toleranca ndaj te huajve ka qene e nevojshme per efekt te ekonomise, ne Gjermani dominoi instinkti i verber nacionalist.
Kalojme ne France, ku gjithashtu ekzistojne burokracira nga me te ndryshmet.
Politikat elitiste pengojne te huajt te ngjisin shkallet e merituara me djerse e mund. Ne kete shtet mbizoteron hipokrizia, elitizmi dhe monopolet edhe pse Franca eshte munduar ti jap botes imazhin e vendit te te drejtave te barabarta, lirise, etj, mbetet problematik ne raportet shoqerore dhe klasore.
Pra edhe ketu te rinjte e kane te veshtire te sigurojne vendin e punes per shkak te ketyre politikave. Punet merren me mik dhe mbahen po me mik. Ne Franc eshte veshtire te punesohesh me kontrate pasi nese kjo ndodh, punedhenesit i duhet te paramendoj se ne rast largimi nga puna duhet ti paguaj 3 vjet me radhe asistence papunesie punetorit.
Politikat e punes qe ndiqen ne kete vend nuk lejojne nje gare te ndershme. Jane te demshme per te rinjte dhe ne kete mes fiton vetem ajo pjese e shoqerise qe nxjerr parane duke ndenjur ulur dhe jo duke punuar.
»« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«
Sipas vendit dhe kuvendit - ka thene Populli yne i zgjuar . lol
Te jetosh ne Shqiperi duhet te mbijetosh , e te mbijetosh atje duhet te vloj miku . Te jemi realist . Eshte vete sistemi dhe metode e shqipetareve. Qe cdo gje arrihet me vullnet dhe miq . Po nuk pate miq , po nuk pate pare nuk arrin gje . Ska rendesi sa shkolla te besh .
Kshuqe dhe shume te rinj atje , jane pa perkrahje . I mungojne dhe miqte , i mungojne dhe paret . Por nuk e mohoj qe kane dhe ate deshiren te mesojne , ecin para si e gjithe bota . Por eshte vendi i tille atje . Ska pune .. ose dhe ato qe jane duhet te njohesh . Po dhe nese e gjen duhet te ecesh me rrymen atje - kjo do te thote te behesh si ato .
Sa mire eshte e njejta po ajo rini qe kur del jashte .. ecen me kohen . Pse ? Sepse ndryshon mentalitetin , perceptimi i te menduarit dhe studion me mendimin se nje dite do marri ate qe meriton .
si perfundim , atje jane me te thella gjerat sesa e pare kshu nga jashte kjo picture- "shqiptaret neper kafenera " .
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Apapapa...paksa kercit keq ketej! Ketij i them un sherr i zjarrte midis te kulturuarish dhe edukuarish! Po mos u zini mo burre i dheut se do ta zgjidhim edhe kete ceshtje te shqiptareve qe rrine kafeneve,ketu te forumi shqiptar do ta zgjidhim lol
Without deviation from the norm, progress is not possible
po ndodh si mos ndodhe keshtu...ne pavarsisht papunesise ose varferise jemi snobista....c'ben njeriu per tu dukur...se di ti?
-Hajde do dalim per kafe?
-Po shiko se kam pak pune dhe nuk vij dot.e leme per here tjeter...
(paragjykimi i njerezver-i ca llumi ky ska leke as per kafe-)
-Hajde do dalim per kafe?
-Cfre thua ti mo llaf e ke ate?hajde ku do ikim?
(kte nga ana tjeter ka ber sherr me familjenrinderit;gruan;burrinetj..per ti marre leke sa me shum qe mos dali si i dhj..para shoqerise)
p.s. nuk them se te gjithe bejne keshtu normale por po flas vetem per ata qe ketej skane buke te hane dhe ketej gjithe diten kafeneve i shikon...
gjithashtu ka edhe raste te tjera qe jane mesatarisht mire nga gjendja ekonomike dhe rrijne neper kafene por nuk po flas per to se me keqkuptoni ju pastaj
adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever
Ju rinia i bëni kollaj fare gjërat. Punë ka sa te duash por rrogat janë ato që lënë për të dëshiruar.
Një person qoftë nga rinia apo nga një moshë pak më e madhe sapo dëgjojnë rrogën që do marrin i prihen krahet, por nga halli është i detyruar që të punojë se duhet të mbajë një familje.
Juve kujtoni se prindi i shkretë do ja prishi fëmijës së vetë që mezi e ka rritur?
E keni shumë gabim kush është prind këtu ndoshta do më kuptojë se çfarë kam shkruajtur, prindi nuk e pi vetë atë kafe që ti japi mundësinë fëmijë që të dali me shoqërinë.
Këtu nuk ka asgjë për tu dukur, çfare ka për tu dukur kur do t'ja kalosh mirë me shoqërinë?
Irritohem shumë nga disa persona që mendojnë kaq cekët.
pune ka sa te duash thua ti?po cfare ia fut kot....nese ti dhe ata qe te rrethojne jane ne mardhenie pune kjo do te thote se ka pune sa te duash ee?....ji pak me larg pames...persa i perket asaj tjeteres qe prindi sakrifikon per femijen nuk e tha njeri te kunderten dhe ti para se te futesh nje roman te gjate kundershtimi kapi thelbin mendimit qe doja te jepja...kemi me qindra "snobista" qe edhe pse familjet e tyre jane ne pike te hallit i tundin kembet prinderve per leke sepse duan te tregojne qe nuk jane me ulet nga shoqeria...per te tilla kategori e kisha fjalen more djale i mbare ok....
normale qe tia kalosh mire me shoqerine nuk ka asgje per tu dukur por nderkohe qe ti do tia kalosh mire prindi i shkrete sakrifikon te ardhurat e tij nga rroga per ti bere qejfin rinise...nese ti si kap thelbin gjerave irritohu pra....
klofsh bukur webmaster
adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever
Sa bukur qe e ke thene. Tek ajo pjesa pune ka sa te duash, ai ka dashur te thoje rrezik ne profilin qe ka zgjedhur. Po ato te tjeret qe nuk jane ne profilin e tij le te han bar se nuk futen ne perqindjet e papunesis. Pune ka ne Tirane, dhe nese kemi folur me pare kemi prekur Tiranen, po te jemi realist te shkosh neper rrethe eshte per te ardhur keq. Mire qe nuk ka pune apo vende pune, po thone qe po bejme kete po bejme ate duke ja mbushur mendjen popullit te shkrete me idiotlliqe, dhe e gjithe forca eshte predispozuar per te ndertuar Tiranen. Nese ka kaq shum vende pune, pse vijne nga rrethet te punojne ne Tirane dhe sakrifikojne familjes, kjo do te thot qe ka nje nivel pa punesie neper rrethe gati 60% te popullsis.
Krijoni Kontakt