Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po lere o Baptist se po na bejne nder duke na dhene kopjet pasi na kane grabitur origjinalin (me fal i ka rene zjarri). Aty del tek Danieli i "Pec"-t lexo Pejes ne Hilandar, qe ndonese nuk ka qene vella me Karl Topine, ka nenen te vetmen "shenjtore" anzhuine.

    Hidhi nje sy se me c'ane eshte Krishti. Kam shkruar diku per kete shenjtore, qe disa duan ta quajne "Akathistos" ose "qe rri me kembe" ose St. Mary!

    http://rs.risjak.net/chilandar/Miracles.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 02-03-2008 më 16:52
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Shijoni bukurinë dhe madhështinë e Zonjës së Tërëshenjtë dhe lërini pyetjet budallacka. I madh ka qënë Hiri i Perëndisë për ata murgj që kanë punuar këtë ikonë.

    Udhëhiqe popullin tënd o Kryezonjë në rrugën e shpëtimit dhe mbroje nga i ligu me lutjet e tua!

    “Vendin e parë midis shenjtorëve të Kishës e ka Hyjlindësja e Tërëshenjtë Mari. Është e zgjedhura e parë nga të gjithë brezat si banesë e Krijuesit dhe Mbretit të gjithësisë, Krishtit Perëndi, për përmbushjen e Ekonomisë Hyjnore, nëpërmjet Tij u rigatuam dhe u rinovuam nga prishja për jetën e pasosur. Është “Shenjtorja më e madhe se të gjithë shenjtorët”.

    Nuk mund të themi absolutisht asgjë, por duke përmendur fjalët e Shën Grigor Pallamait, se “vetëm Ajo është kufiri ndarës midis natyrës së krijuar dhe të pakrijuar; dhe askush nuk mund të vijë tek Perëndia, veçse nëpërmjet Asaj dhe Mjeshtërit që lindi prej Saj”, ta përgjërojmë për të na mbrojtur dhe për të na udhëhequr në rrugën e detyrës dhe të virtytit, duke thënë bashkë me Shën Joan Damaskinin: “U bëftë dëshira jonë, o e Mira Kryezonjë, që të na mbikëqyrësh dhe të na sjellësh përmbushjen e lumtur të kërkesave tona, dhe sidomos të shpëtimit tonë.”

  3. #13
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Cilit Manastir te malit te shenjte Atos i takon skita e Danieleve? Kjo ishte pyetja...
    Ja te te them une qe kam vajtur o burre i dheut...
    Pervec manastireve ekzistojne dhe shoqerite e vogla te murgjve te cilat jane te pavarura.
    Kjo pjesa e Athosit ku jane vendosur keta eshte afer majes. Quhet ndryshe "shkretetire" edhe keta jane eremite normalisht. Mirepo me kalimin e kohes, u bene shoqeri murgjerore. Dmth u mblodhen 5-6 ne fillim nje kasolle pastaj dy kasolle, pastaj pese kasolle. Pastaj nje ndertese te madhe..e keshtu me rradhe.

    Normalisht e punuar rishtas eshte. Ca kujton ti? Te te japin ikone 100 vjecare? Po kur te vesh ne Athos ca do puthesh pastaj? I

    Keta qe thone eshte manastir, ia futin kot.

    p.s Amin per ato qe thote Albo.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e born to kill
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    VIJ VERDALLE
    Postime
    23
    PER BAPTISTIN:
    SIÇ E KAM THENE EDHE ME LART I NDERUAR BAPTIST, ME DUKET SE E KAM CITUAR QE KJO IKONE ESHTE DHURATE E SKITES SE DANIELEJEVE, PRA NUK ESHTE MANASTIR, POR, KISHEZ E VOGEL E CILA U KRIJUA NGA IGUMENI [DREJTUESI SHPIRTEROR I SKITES] ATE DANIELI, DHE PER NDER TE TIJ KJO SKITE MORI, EMRIN DANIELEJ.

    PER STYX:
    Po lere o Baptist se po na bejne nder duke na dhene kopjet pasi na kane grabitur origjinalin (me fal i ka rene zjarri).
    NUK E KUPTOJ HALLIN TUAJ KUR JENI SHPREHUR ME KETO FJALE.. NUK BESOJ [MENDIMI IM KY] QE DIKUSH TE KETE VJEDHUR ORIGJINALIN, DHE NESE ESHTE BERE VJEDHJE JEMI VETE NE SHQIPTARET QE NUK KEMI LENE OBJEKT KULTI PA PERLYER, VJEDHUR, RRENUAR, QOFTE KETO OBJEKTE KULTI TE KOMUNITETIT ORTODOKS, ROMANO-KATOLIK, APO TE ATIJ MYSLIMAN, DHE SI PASOJE KETO OBJEKTE I KEMI SHITUR JASHTE SHQIPERISE, KU E KU DERI NE AUSTRALINE E LARGET. DHE TE PAKTEN KETYRE ETERVE NGA MALI I SHENJTE TU JAPIM THJESHT NJE FALENDERIM PER VEPREN DHE MUNDIMIN QE ATA BENE PER TE NA E DHURUAR KETE IKONE. E KAM CITUAR ME LART QE KJO IKONE ESHTE PUNUAR SIPAS NGJYRAVE DHE STILIT TE MADHIT IKONOGRAF ONUFRIT. ME SHUME RESPEKT PER JU NGA BORN TO KILL.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Pagezimi ne Frymen e Shenjte
    Nga i krishteri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 24-10-2007, 12:39
  3. Agjiologjia
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •