Nese mund te me tregoni cfare eshte dallimi mes XML, HTML dhe XHTML?
Faleminderit.
Nese mund te me tregoni cfare eshte dallimi mes XML, HTML dhe XHTML?
Faleminderit.
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 07-02-2008 më 20:19
F.C. BARCELONA
HTML (HyperText Markup Language) është gjuhë e vjetër që u formua kryesisht për të shfaqur informacionin në formate të ndryshme. HTML të lejosh të shkruash tekst në ngjyra të ndryshme, madhësi të ndryshme, të vendosësh imazhe, tabela, lidhje, etj.
XML (eXtensible Markup Language) është një gjuhë e ngjashme me HTML, por qëllimi i saj nuk është formatimi i tekstit. Qëllimi i XML është sistemimi dhe organizimi i një dokumenti në një mënyrë të tillë që informacioni të jetë i vetë-përshkruar. Etiketat e HTML janë të gjitha njësoj pavarësisht nga përmbajtja e tyre, ndërsa etiketat e XML mund t'i zgjedhësh si të duash që të përshkruajnë vetë tekstin që përmbajnë.
Psh: Nëse kemi një artikull, në HTML ky artikull do shfaqej si tekst nën etiketën(dmth paragraf) ndërsa në XML teksti do organizohej nën etiketën
dhe kjo etiketë mund të përmbajë etiketa si , , , , , etj. Nëse shikojmë numrat 21/07/2006 në kodin HTML nuk mund të mësojmë asgjë për këtë numër përveç ngjyrës dhe madhësisë që do ketë në faqe. Por, nëse shikojmë të njëjtin numër në XML, ndjekim etiketat dhe zbulojmë që ajo është data kur është shkruar artikulli. Pra, XML ka strukturë më të mirë se HTML dhe për këtë arsye ka lindur XHTML që ndërthur të mirat e të dyja gjuhëve.
XHTML (eXtensible HyperText Markup Language) është një version i ri i HTML që zbaton rregullat e XML. Ky version i ri i gjuhës mundëson dokumentat të formatohen si dokumentat HTML por në të njëjtën kohë informacioni ka strukturën vetë-përshkruese të XML. Duke vazhduar shembullin më lart, me XHTML dimë që numrat 21/07/2006 janë data e artikullit por që ka dhe një format (madhësia, ngjyra, theksimi, etj) të caktuar.
Edi
SHUME FALEMINDEIRT EDSPACE per ndihmen tuaj. Me keni ndihmuar shume, shume.
F.C. BARCELONA
Pershendejte!!!
Desha te dije ku qendron dallimi ndermjet html dhe xhtml???
A known mistake is better than an unknown truth.
Xhtml eshte pershtatja e HTML sipas standartit te XML.
Praktikisht me aq sa di une nuk ka ndonje ndryshim te madh, perveç disa detajeve qe duhen patur parasysh.
Ne html mund te shkruash "
" dhe nuk eshte gabim, pra nje tag hapes po pa mbyllje, apo "" ne krye te paragrafit.
Me XHTML ç'do tag qe hapet duhet te mbyllet, dhe taget qe jane bosh, si "
" duhet te shkruhen sipas sintakses se nje elementi bosh pra "
" dhe paragrafi duhet shkruar gjithmone midis "" dhe "
".
tagu "" duhet te shkruhet "
" pra duhet mbyllur.
Po per te kuptuar me mire keto detaje duhet te interesohesh e te mesosh pak XML.
xfiles,
une e mesova HTML, dhe dallimi ndermjet ketyre html dhe xhtml qenka vetem te mbyllja < /> dhe nje gje hasa...
XHTML 1.0 Strict PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Strict//EN"
"http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-strict.dtd">
XHTML 1.0 Transitional PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Transitional//EN"
"http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-transitional.dtd">
XHTML 1.0 Frameset PUBLIC "-//W3C//DTD XHTML 1.0 Frameset//EN"
"http://www.w3.org/TR/xhtml1/DTD/xhtml1-frameset.dtd">
d.m.th.
XHMTL nuk ka kode tjera, ato te html-es po i perdorka...
Ne ndihme te madhe me ka hyre edhe Dreamweaver
Ateher pra vetem paskem per detyre tiu kushtoje vemendje mbylljes...
Se po mendoj tash te kaloje ne CSS...ç'mendon???
A known mistake is better than an unknown truth.
Po pra, XHTML kerkon qe te shkruash HTML ne menyre te sakte sipas rregullave te xml.
Tani, meqe kerkon te kalosh ne CSS(Cascading Style Sheet), shume mire ben, ne WEB nga ana e klientit dmth e shfletuesit ka tre teknologji: HTML(XHTML), CSS, JavaScript, dhe perdoren te treja ne paralel.
HTML: deklaron PERMBAJTJEN dhe strukturen e faqes, me gjithe informacionin.
CSS: ka si detyre te vendose ngjyrat,dimensionet, etj si keto, pra stilin e faqes. Nje faqe mund te kete shume stile dhe perdruesi mund te zgjedhe cilen deshiron, shembull ForumiShqiptar ku mund te zgjedhesh stilin tek opcionet ne panelin e kontrollit. Avantazhet e CSS jane shume, te permend nje tjeter qe me vjen ndermend tani, dhe qe eshte mjaft e rendesishme. Ta zeme se ke disa faqe, dhe disa pjese te caktuara te saj psh titullin "" ta zeme, e do blu dhe nje font-face te caktuar. Normalisht me HTML do ta besh kete duke perdorur tagun
titulli
. Mirpo do te duhet te shkruash keshtu ne te gjitha faqet ku ka nje titull. Nese me vone ty nuk te peqen me ngjyra blu, dhe ne design kjo eshte e sigurte se do te ndodhe te ndryshosh mendje 1000 here, do te duhet qe te modifikosh te gjitha faqet tek titujt. Nese do kishim te benim me paragrafe dhe me nje sit web goxha te madh , nje modifikim i vogel e i parendesishem si ndryshimi i nje ngjyre do ishte nje pune e gjate dhe e bezdisshme.
Me CSS, mjafton qe te deklarosh tek tagu i titullit "Titulli
",
dhe me nje flete stili te vetme per te gjithe sitin deklaron qe te gjithe taget qe kane klasen "titull" do te kene nje lloj stili. Dhe sa here te teket te ndryshosh fontin te duhet ta ndryshosh ne nje pike te vetme per te gjithe sitin.
Javascript: Me Javascript modifikon permbajtjen e HTML, modifikon vlerat e CSS te nje objekti te caktuar te faqes ne menyre dinamike. Ben menu te rrjedhshme, efekte speciale ne faqe e nje mori gjerash , mjafton vetem pak fantazi.
Keto te treja jane dhe baza e teknologjise AJAX, qe ne fakt perdor dhe XML per shkembimin e te dhenave, por baza e webit nga ana e klientit mbetet gjithmone treshja HTML-CSS-Javascript.
P.S.Vetem ki parasysh qe perveç HTML, CSS dhe Javascript nuk interpretohet ne menyre standarte nga te gjithe shfletuesit, jane disa gjera qe ne IE punojne , ne Mozilla jo, dhe ana sjelltas, sa per te permendur dy shfletuesit me te perdorur sot ne bote, por duke ditur se ka akoma te tjere, eshte nje ankth i madh. Nese ben nje faqe web, sigurohu ta testosh me disa shfletues te llojeve te ndryshem dhe perdor sa me thjeshte CSS dhe JS qe te kesh sa me pak probleme.
Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 08-02-2008 më 07:38
Te flm xfiles![]()
A known mistake is better than an unknown truth.
Krijoni Kontakt