Close
Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 245
  1. #1

    Burri më hodhi nga ballkoni pas zënkave, por jo për virgjërinë.

    Ca nuk degjon mor Zot i modh

    Enrik Mehmeti

    Zhgënjehet natën e parë të martesës, pasi nuk e gjen nusen e virgjër, e hedh nga kati i katërt i pallatit. Ngjarja tragjike ndodhi një javë më parë në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Fitim Imeraj, 30 vjeç, vetëm dy ditë pasi ishte martuar ka vendosur t’i marrë jetën bashkëshortes së tij, pasi ndihej i mashtruar. Gruaja me të cilën kishte lidhur jetën nuk i kishte treguar se kishte pasur një të dashur tjetër, edhe pse një gjë të tillë ia kishte kërkuar me ngulm. Fatmirësisht 19-vjeçarja shpëton nga vdekja, megjithëse është dëmtuar në të gjitha pjesët e trupit. Autori i krimit brenda familjes ka përfunduar në pranga dhe brenda pak orësh ka rrëfyer me detaje gjithçka kishte ndodhur në dhomën e tij të gjumit në dy ditët e para të martesës.
    Ngjarja
    Fitim Imeraj, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë si emigrant në Greqi, ishte kthyer pranë familjes për festat e fundvitit dhe për t’u martuar me vajzën që ishte njohur afro dy vite më parë. Me 9 janar ai vendosi ditën e dasmës, por përpara se të bëhej dhëndër i kërkoi 19-vjeçares M.D, nëse kishte pasur lidhje intime me ndonjë mashkull tjetër. Përgjigja nga ana e saj ishte “jo” e prerë. Por në fakt, natën e parë të martesës Imeraj ka konstatuar se gruaja e tij kishte kryer marrëdhënie seksuale, ndaj është ndjerë tejet i fyer dhe i mashtruar. Që nga ky moment zënkat mes çiftit kanë qenë të shumta. Nuk ka zgjatur shumë, dhe dy ditë më vonë ai e ka hedhur bashkëshorten nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Fatmirësisht dy kate poshtë shtëpisë së çiftit të sapomartuar, fqinjët kishin ndërtuar një shtesë pallati, që e shpëtoi të renë nga vdekja. Pasi ka dalë jashtë rreziku për jetën, ajo nuk ka hezituar të denoncojnë bashkëshortin e saj, me të cilin kishte vetëm dy ditë e martuar.
    Rrëfimi
    Vetëm pak orë pas arrestimit për tentativën e vrasjes së gruas së tij, Fitim Imeraj ka pranuar të rrëfejë motivin që e kishte shtyrë të ndërmerrte një akt të tillë. “Zënkat mes nesh nisën natën e martesës, pasi ndryshe nga çfarë më kishte thënë, gruaja nuk ishte e virgjër”, - ka pohuar 30-vjeçari para oficerëve të policisë. Ai ka mohuar ta ketë hedhur bashkëshorten 19-vjeçare nga ballkoni. “Pas një sherri të madh me gruan, pasi ndihesha i mashtruar, shkova në banjë. Kur hyra në dhomë, ajo po hidhej”, - ka vazhduar më tej rrëfimin dhëndri i ri, i cili edhe pse kishte qëndruar një vit e gjysmë i fejuar, nuk kishte pasur marrëdhënie intime me 19-vjeçaren. Kjo e fundit gjendet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi ka pësuar fraktura të rënda në të gjithë trupin. Ndërsa Imeraj do të përgjigjet para Drejtësisë për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.



    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=28591
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 16-01-2008 më 12:16
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    I rafte damlljaja ketij....po pse nuk hudhi veten ky!
    Cfare behet keshtu aman,se jemi ne 2008 dhe skane zene mend njerezit.
    I qenka prekur sedra ketij dhe na qenka ofenduar..po le ta ndante jo ta hidhte nga ballkoni.
    Aman çfare budallalliqesh po degjojme!!!
    Ky duhet denuar me "hedhje nga ballkoni" 2 here...vendimi im ky!lol

    Respekte
    "Carpe Diem"

  3. #3
    ca behet kshuu

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Injorance pa fund.
    Virgjeria perveç se nuk ka te thoje asgje per ndershmerine e dikujt, nuk mund te jete kurre justifikim per vrasje.

  5. #5
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Rikthimi i menjehershem i denimit me vdekje, si edhe gjykim i shkurtuar formal me denim kapital i shtrire ne krime brenda familjes, gjakmarrje, vrasje etj. do te ishte nje kure efektive per Shqiperine...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Fitim Imeraj, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë si emigrant në Greqi, ishte kthyer pranë familjes për festat e fundvitit dhe për t’u martuar me vajzën që ishte njohur afro dy vite më parë. Me 9 janar ai vendosi ditën e dasmës, por përpara se të bëhej dhëndër i kërkoi 19-vjeçares M.D, nëse kishte pasur lidhje intime me ndonjë mashkull tjetër. Përgjigja nga ana e saj ishte “jo” e prerë. Por në fakt, natën e parë të martesës Imeraj ka konstatuar se gruaja e tij kishte kryer marrëdhënie seksuale, ndaj është ndjerë tejet i fyer dhe i mashtruar. Që nga ky moment zënkat mes çiftit kanë qenë të shumta.
    Nuk eshte puna nese makina eshte me kilometra zero, por eshte problemi te genjeshtra. Pra kjo zonjusha, nuk linte piste pa konsumuar deri ne fund te kilometrazhit...naaaa...kokerr me kokerr, sa nxjerr kilometrazhi dhe i thoshte edhe atij qe donte te blente makinen, qe "te betohem se nuk e kam nxjerre kurre nga garazhdi"...
    Epo c behet keshtu mer jahuu....Ai i shkreti mashtrohet si cope legeni, ndersa robve ju vje keq per mashtruesen.
    Ne fakt nuk duhej hedh nga ballkoni, duhet te hidhej ai..qe te kenaqej dynjaja dhe pastaj te vinte Di_ana e te hapte nje teme "Romeoja varet me tel rrobash per dy leke vend.." (psh di_ana meqe eshte pergjigjur..po ne vend te saj mund te ishte kushdo)

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Ne fakt nuk duhej hedh nga ballkoni, duhet te hidhej ai..qe te kenaqej dynjaja dhe pastaj te vinte Di_ana e te hapte nje teme "Romeoja varet me tel rrobash per dy leke vend.." (psh di_ana meqe eshte pergjigjur..po ne vend te saj mund te ishte kushdo)
    Pse si thua ti meqe ajo e genjeu kishte te drejten ky ti merrte jeten?!
    Une thashe me siper dhe lexo mire...le ta ndante nje person te tille,sepse derisa e ka genjyer,nuk meritonte me besimin.
    Ate qe te hidhej ky vete e thashe ne menyre metaforike...ky Romeo le te ndahej dhe ti i nderuari Barat do na hapje temen.....

    "Sedra e nderuar e nje shqiptari"

    ps...E them per ty meqe je pergjigjur ok,mos me keqkupto!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    paska qene cun me tru tjetri; Tani do marre disa vjet pushime ne vilat pa qera qe ofron shteti, cun me mend tjetri e di qe ne burg nuk ikin as dritat as uji. hallall plako, heren tjeter sigurohu te jete kat me i larte qe ta marresh te perjetshem dhomen pa qera. :P


    Dito.

  9. #9
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Fajin e kane prinderit e vajzes qe ja kane dhene vajzen nje 31 vjecari kur goca ishte 19 vjec.

    Normal nje burre i asaj moshe e do nusen me kambio automatike dhe metalixato, kshuqe kur e gjen me marrshe nxefet keq burri botes
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Pse si thua ti meqe ajo e genjeu kishte te drejten ky ti merrte jeten?!
    Une thashe me siper dhe lexo mire...le ta ndante nje person te tille,sepse derisa e ka genjyer,nuk meritonte me besimin.
    Ate qe te hidhej ky vete e thashe ne menyre metaforike...ky Romeo le te ndahej dhe ti i nderuari Barat do na hapje temen.....

    "Sedra e nderuar e nje shqiptari"

    ps...E them per ty meqe je pergjigjur ok,mos me keqkupto!

    Respekte
    Une te keqkuptoj ty?
    Ne asnje menyre.. e nderuar
    Ketu eshte problemi qe ai e beri ndarjen sipas menyres se tij, sepse edhe ti e pranon te drejten qe kishte ai per te reaguar, si pale e demtuar (ne seder a kund tjeter)...pavarsisht se ishte gruaja qe ishte me e demtuar me duket....deme te pariparueshme madje.
    Askush s ka te drejte te vrase per nje cop vend qe nuk e ka ne hipoteke, por ja qe ndodh ...vriten per nje gardh, per nje mur , per nje stop makine, per nja ca miloine te vjedhura...vriten edhe per nje cope ...femer.
    Po te ishte ndare ai tipi, nuk do ishim ketu duke shkruar....dhe mbi te gjitha, ishte vajza qe u hodh nga ballkoni nuk ishte ai qe e hodhi. Te pakten i vetmi deshmitar, pasi doli nga banjoja kete gje kish pare....

Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të gënjesh për "virgjërinë"!
    Nga mije në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 07-08-2009, 14:44
  2. Studentja 18 vjeçare ofron në internet virgjërinë për 8 milionë lekë
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 11:57
  3. Amerikanja nuk eshte e kenaqur me £2.5miljon per virgjerine e saj!!
    Nga con_uk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 16:28
  4. Nuk fitoi vizën amerikane, hidhet nga ballkoni 52 vjeçari
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 17:45
  5. Ballkoni I Burgut - Dino Buxati
    Nga Sokoli në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 11:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •