Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Smile Burrat, test ADN-je për të hequr dyshimet

    • Esmeralda Keta

    Të gjithë burrat dyshues që duan të blejnë qetësinë atërore, mjafton t’i drejtohen Laboratorit të Gjenetikës dhe të bëjnë një test ADN-je. Mesazhi që jepet në një sekuencë të saj, tregon nëse fëmija që mban në certifikatën e lindjes emrin tënd është i yti apo jo. Dhe sipas shefit të Laboratorit të Gjenetikës dhe Kërkimeve Molekulare në vendin tonë, Grigor Zoraqi, raste të tilla nuk janë të pakta. Në harkun kohor të tre vjetëve, i janë drejtuar këtij laboratori për t’u bindur për atësinë e fëmijës, rreth 30 persona. Në tre raste kanë rezultuar se fëmija që ata rrisin nuk është i tyre. Gjithçka e kanë bërë në fshehtësi të plotë nga pjesëtarët e familjes. Kanë sjellë një mostër të fëmijës për ta analizuar, kanë lënë edhe kampionet e tyre dhe kanë pritur me ankth çastin e së vërtetës...
    Analizat
    Analizat e atësisë janë më të shtrenjtat. Ata kushtojnë 78 mijë lekë të reja, por kjo nuk i tremb aspak ata që jetojnë me brengën e dyshimit nëse fëmija është i tyre apo jo. “Në pjesën më të madhe të rasteve ka rezultuar që fëmija është i tyre, dhe vetëm në një pjesë fare të vogël, testi i ADN-së ka konfirmuar të kundërtën. Dhe ky test është i pagabueshëm”, - shpjegon doktor Zoraqi. Sipas tij, kategoria e burrave që dyshojnë për atësinë e fëmijës i përkasin kryesisht klasës së emigrantëve, të cilët kanë jetuar për një kohë të gjatë jashtë Shqipërisë. “Përgjithësisht ata që vijnë të bëjnë një test atësie në laboratorin tonë janë persona që kanë jetuar të ndarë nga gruaja dhe dyshojnë se ajo mund ta ketë tradhtuar. Ndaj për t’u siguruar nëse fëmija është i tij apo jo, vijnë e bëjnë testin e ADN-së”, - shpjegon shefi i Laboratorit të Gjenetikës, Grigor Zoraqi, i cili zbërthen sekretet që ruhen në ADN-në e personave të ndryshëm. Por kjo kategori është vetëm një pjesë e vogël e personave që i drejtohen këtij laboratori për të bërë testin e ADN-së. “Ka një kategori tjetër, mjaft të madhe, të cilët bëjnë testin e ADN-së për bashkim familjar. Kjo ndodh kur personi ka emigruar, e zëmë në Angli dhe atje është regjistruar me emër tjetër për efekt dokumentesh. Për të bërë bashkimin familjar kërkohet testi i ADN-së, i cili vërteton atësinë e fëmijës. Përgjigjet e testit dërgohen në konsullatën përkatëse, e cila konfirmon se fëmija nuk do të përdoret për qëllime trafikimi. Gjithashtu, ka edhe nga ata raste kur fëmija ka lindur jashtë dhe për t’u regjistruar në gjendjen civile duhet të bëjë testin e ADN-së. Kërkesa në këtë rast bëhet nga Gjykata”, - shpjegon shefi i Laboratorit të Gjenetikës. Sipas tij, menjëherë pas funksionit të Laboratorit të Gjenetikës, ka pasur shumë interes për të bërë testin e ADN-së, edhe për faktin se ekzistonin shumë çështje të pazgjidhura në gjykatë për njohje atësie. “Laboratori ka kontribuuar për zgjidhjen e mbi 50 çështjeve për njohjen e atësisë dhe të gjithë problemeve të tjera sociale që janë të lidhura me testin e ADN-së. Gjykata rregullisht i drejtohet laboratorit. Përgjithësisht kërkesat që vijnë nga gjykata bëhet nga nëna që kërkojnë t’u njihet atësia dhe këtu nuk ka vend për dyshime: atësia është e babait që supozohet. Ka dhe një pjesë tjetër që e kërkojnë testin e atësisë për informacion, jo nëpërmjet gjykatës, dhe aty mund të kemi edhe raste kur nuk është vërtetuar atësia. Nga 30 raste që ne kemi ekzaminuar, në 3 prej tyre nuk është vërtetuar atësia”, - ka shpjeguar Zoraqi. Gjithashtu, ai ka shpjeguar se ka nga ata raste që edhe pse u vërtetohet atësia, mbeten të zhgënjyer dhe dyshojnë në vërtetësinë e testit. “Por këto teste janë të pagabueshme, të paktën në 99.99 % të rasteve”, - pohon gjenetisti Zoraqi.

    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=30120
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Burrat, test ADN-je për të hequr dyshimet

    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e gruas në një këndvështrim global
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. Burrat në gjyq: Si na rrahin gratë
    Nga Humdinger në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 06-01-2007, 10:51
  3. Gratë punojnë si burrat, paguhen më pak!
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2005, 10:07
  4. ca mendime per burrat e grate
    Nga FLOWER në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2004, 13:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •