Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614

    Çfarë na shtyn të bëjmë dashuri?

    Arsyet jane nga me te ndryshmet, qe nga deshira per t‘iu afruar Zotit deri te dermani per dhimbjen e kokes


    Sipas nje studimi eshte me e nderlikuar nga sa e mendojme


    Një pyetje që për dekada më radhë ka tërhequr vëmendjen e psikologëve dhe specialistëve të ndryshëm në fushën e seksologjisë është edhe ajo se cilat janë arsyet që i shtyjnë njerëzit të bëjnë dashuri. Në të vërtetë, "pseja" e një pyetjeje të tillë është shumë herë më e ndërlikuar sesa mendonim. Megjithatë, falë një pune të madhe të kërkuesve të Universitetit të Teksasit, ne mund të mësojmë shumë rreth arsyeve kryesore që i shtyn çiftet "të zhyten" poshtë çarçafëve. Është renditur një numër i pafundmë argumentesh, mendimesh, dhe arsyesh se përse njerëzit bëjnë dashuri, të paktën, sipas asaj që raportohet në revistën e muajit gusht " Archives of Sexual Bevaviour". Siç mund të mendohet, surprizat s‘kanë të sosur. Raportet intime mund të nxiten nga arsyet më të çuditshme, deri tek ato më egoistet, por edhe nga aspiratat shpirtërore më të thella. Vetë studiuesit që arritën të hartonin një raport, David Buss dhe Cindy Mesyton, ishin ndjerë të habitur përballë faktit se sa shumë motive kishin njerëzit për të bërë dashuri. Studiuesit që analizuan sjelljet seksuale të një grupi prej 2000 meshkujsh dhe femrash treguan se arsyet shkonin nga më banalet, si dëshira për të qenë më mirë dhe për t‘iu afruar Zotit, përpjekja vetëmohuese për t‘i dhënë kënaqësi partnerit, te gjesti manipulues për të fituar diçka e deri te dëshira për të plotësuar një hakmarrje. Shumë të pyetur tregonin se të bërit seks ishte një mënyrë e mirë për t‘u qetësuar ose për të luftuar mërzitjen, stresin, për të lehtësuar gjumin, ose për të djegur kaloritë. Disa të tjerë preferonin të "hidheshin" nxitimthi në seks, për të shmangur debatet me partnerin, të cilat mund ta vinin në rrezik marrëdhënien, të tjerë e përdorin këtë "armë" për të gjetur një arratisje nga zhgënjimet e jetës së përditshme, ose të tjerë akoma, për t‘iu fshehur problemeve në përgjithësi dhe vetëm pak persona qenë të bindur se të bësh seks është mënyra më e mirë për të përballuar problemet që i përkasin çiftit, dhe të tjerë akoma që e zgjidhnin dashurinë thjesht ... "për të kaluar dhimbjen e kokës", sepse ai funksionin më mirë, sesa një kurë ilaçesh me aspirina. E nëse arsyet që i shtyjnë meshkujt dhe femrat për të bërë seks janë shpesh të pazakonta dhe pak "fetare", po aq të çuditshme janë edhe ato për të cilat studiuesit shpjegojnë se seksi është një proces i nevojshëm.

    Buss dhe Mesyton ishin mahnitur kur kishin konstatuar se shumë prej njerëzve kishin edhe arsye të llojit, si "dëshiroj t‘i ngjis partnerit një sëmundje seksualisht të transmetueshme", megjithatë, për fat të mire, kjo renditej në fund të listës së arsyeve të dhëna nga meshkujt dhe femrat. Gjithashtu, nga fundi renditej edhe arsyeja për t‘u "hakmarrë ndaj partnerit". Një tjetër habi ishte edhe ndikimi i Venusit ose i Marsit. Me fjalë të tjera, meshkujt dhe femrat nuk ndryshonin shumë në mendime nga njëri-tjetri, për sa i përket motivit se përse bënin dashuri. Të dyja sekset veçonin "tërheqjen ndaj partnerit" si arsyen numër një që i shtyn ata të "futen" nën çarçafë. Me të vërtetë, 20 nga 25 arsyet më të shpeshta ishin të njëjta si për burrat, ashtu edhe për gratë. "Nga studimi u konfirmuan edhe gjëra që diheshin më parë, si meshkujt kërkojnë të bëjnë seks për kënaqësi fizike, ndërsa gratë duan dashuri. Një femër bën seks, përgjithësisht, sepse është e dashuruar, ndërsa një mashkull e bën këtë, edhe pse ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, kërkon të shtojë numrin e partnereve. Si fillim autorët pyetën një grup prej 444 grash dhe burrash me moshë nga 17-52 vjeç dhe u kërkuan atyre të gjitha arsyet që i kishin shtyrë ata drejt marrëdhënieve seksuale. Ata nxorën më shumë se 700 arsye, të cilat aktualisht u seleksionuan për t‘u bërë vetëm 237. Pas tyre erdhi një grup i dytë, i përbërë nga studentë universitarë, vajzat dhe djemtë, të ndarë nga njëri- tjetri, u pyetën për të renditur arsyet sipas rëndësisë. Studiuesve iu deshën plot pesë vjet për të arritur në një përfundim kaq të rëndësishëm. Burrat ishin më të prirur të bënin seks me gra që kishin poste më të larta se ata, për shkak se dëshironin të ngriheshin në pozitë. "Megjithatë, e di se të bësh dashuri ka pasoja në reputacion. Vura re se si njerëzit, sidomos meshkujt, motivohen të bëjnë dashuri për një rritje reputacioni ose statusi social", tha Buss. Por edhe arsye të tilla, si eksitimi ose kënaqësia shfaqeshin në top-listën e dhjetë arsyeve më të forta për këtë çështje. Arsye të tjera që i përmendnin të dyja sekset ishin: edhe "isha i pirë", "më ndihmon të fle", "e bën partnerin/en tim/e të duket i/e fuqishëm/e", "të djegësh kalori", "për të kthyer një nder" dhe, në fund "për të ndryshuar temën e bisedave", pa harruar gjithashtu "dikush po më sfidon". Në fund lind sërish pyetja, përse na duhet t‘i dimë të gjitha këto:? Përgjigjja: së pari, për të pasur më shumë informacion rreth edukatës seksuale dhe, së dyti, për t‘i ndihmuar kërkuesit që të studiojnë sjelljet e ndryshme njerëzore. "Po ashtu, nëse ju i dini mirë arsyet që i shtyjnë njerëzit për të bërë dashuri, ju mund t‘u jepni atyre pa frikë një këshillë, si për shembull, nëse keni ndër mend të shkoni me ndonjë partner ose partnere të rastit, atëherë mos harroni të përdorni prezervativ, sepse ka edhe nga ata që mendojnë të bëjnë dashuri me dike, vetëm për t‘i ngjitur sëmundje seksualisht të transmetueshme tjetrit. Por nëse ata thonë se po e bëjnë për hakmarrje, ose për të rritur statusin e tyre social, atëherë ju duhet të gjeni një tjetër strategji", përfundon Menston. Por, teza e përkrahur nga të gjithë është se një jetë aktive nën çarçafë, ju bën të ndiheni shtatë vite më të rinj dhe funksionon si eliksir i shëndetit.



    20 arsyet që meshkujt thonë se i shtyn të bëjnë dashuri



    -Dehja

    -Tërheqje nga partneri

    -Të ndjerit mirë

    -Partnerja me të cilën përfundoi në krevat puthte shumë mirë

    -Bukuria

    -Dëshirë për të shprehur afeksion për partneren

    -Për t‘u qetësuar

    -Eksitimi i momentit

    -Dëshirë për t‘i shprehur dashurinë partneres

    -Dëshirë për të arritur në orgazëm

    -Dëshira për të provuar "teknika" të reja seksuale

    -Tërheqje nga paraqitja fizike

    -Kërkimi i kënaqësinë së vërtetë

    -Për shkak të një çmendurie të momentit

    -Dëshirë për emocione të zjarrta

    -Është eksituese, aventurë e bukur

    -Partnerja ka një trup të bukur

    -Ishte një rast i veçantë

    -Partnerja është shumë simpatike dhe tërheqëse

    -Hormonet nuk mund të kontrolloheshin

    -Thjesht ndodhi


    20 arsyet e femrave

    -Tërheqje nga partneri

    -Kërkojnë të tregojnë ngrohtësi

    -Kërkojnë të japin dashuri

    -Sepse ndihen të dashuruara

    -Në një moment "hot"

    -Kërkojnë të kënaqin partnerin

    -Dëshirë për emocione të veçanta

    -Tërhiqen nga pamja fizike

    -Në një ambient romantik

    -Kur festojnë datëlindjen

    -Partneri ishte inteligjent

    -Partneri dukej shumë i vendosur në vetvete

    -Të mësojnë më shumë rreth edukatës seksuale

    -Mënyrë e mirë për të "prezantuar" veten

    -Për t‘u qetësuar

    -Hormonet nuk mund të kontrolloheshin

    -Erdhi si diçka spontane

    -Thjesht ndodhi

    -Finalizimi pas puthjeve të zjarrta

    -Dehja



    Cfare na shtyn te bejme dashuri?
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Te gjitha ato arsyet e mesiperme qe studiuesit i kane gjetur me kaq veshtiresi mund te permblidhen ne nje fjale te vetme "kenaqesi". Pse bejme dashuri? Sepse ndjen kenaqesi.
    Tani pse ndjejme kenaqesi? Sepse ndryshe po te mos ndjenim kenaqesi, no sex, no vazhdimesi te species njerezore. Ndoshta sot njerezit e kerkojne me ndergjegje te kene nje femije, por per njeriun primitiv mbreteronte instikti i shprehur nepermjet kenaqesise.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    jo te gjithe ata elementet qe ke renditur me larte permblidhen me fjalen "dashuri" shumica po por te tjerat i perfshin sexi.

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Pse ka ndonje kenaqesi tjeter me te madhe, se sa te besh dashuri?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Pse ka ndonje kenaqesi tjeter me te madhe, se sa te besh dashuri?
    Te ngasesh nje Alfa Romeo 8C competizione!
    ....bo sa sexi qe eshte, i rafte pika atij qe e ka bere ate makine, ehhhh.....
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry Lexo Postimin
    Te ngasesh nje Alfa Romeo 8C competizione!
    ....bo sa sexi qe eshte, i rafte pika atij qe e ka bere ate makine, ehhhh.....
    Sjam i dashuruar shum pas hekurave.

    Me pelqen me shum te ledhatoj trupin e nje femre, me lekure te bute, qe kur e prek te behet mishi kokrra kokrra.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin

    Me pelqen me shum te ledhatoj trupin e nje femre, me lekure te bute, qe kur e prek te behet mishi kokrra kokrra.
    TA MESHTES MENIMIN.100% ME TY JAM NE MENIME
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Dehja

    -Tërheqje nga partneri

    -Të ndjerit mirë

    -Partnerja me të cilën përfundoi në krevat puthte shumë mirë

    -Bukuria

    -Dëshirë për të shprehur afeksion për partneren

    -Për t‘u qetësuar

    -Eksitimi i momentit

    -Dëshirë për t‘i shprehur dashurinë partneres

    -Dëshirë për të arritur në orgazëm

    -Dëshira për të provuar "teknika" të reja seksuale

    -Tërheqje nga paraqitja fizike

    -Kërkimi i kënaqësinë së vërtetë

    -Për shkak të një çmendurie të momentit

    -Dëshirë për emocione të zjarrta

    -Është eksituese, aventurë e bukur

    -Partnerja ka një trup të bukur

    -Ishte një rast i veçantë

    -Partnerja është shumë simpatike dhe tërheqëse

    -Hormonet nuk mund të kontrolloheshin

    -Thjesht ndodhi


    Pyetja ishte c'na shtu te bejme dashuri apo sex??

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Na shtyn trysnia e ndjenja....

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    dashuri............................plotesia e nje femre,te shtyn te besh.

    sexi.................................bukuria e nje femre,por eshte ndryshe nga dashuria.

    dashuria e ka brenda sexin,por seks mund te besh dhe pa dashuri
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përkufizimi i dashurisë!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Ardian-Christian Kyçyku
    Nga Eagle në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  4. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •