Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Personaliteti sipas Freud

    Sigmund Freud, nje tjeter psikoanalist e shikon personalitetin njerezor si njen fushe beteje ku luftojne idi, egoja dhe superegoja te cilat maten per superioritet. Idi eshte nje rezervuar instiktesh seksuale dhe agresive te perqendruara ne pjesen e pa vetedishme te mendjes dhe vepron mbi bazen e parimit te kenaqesise. Ai eshte ne konflikt te eger me superegon (pjesen e vetedishme) e cila vepron mbi bazen e parimeve morale. Nderkohe egoja qe funksionon mbi parimin e realitetit, sherbejne si ndermjetes per te vendosur rregull mes idit dhe egos. Idi eshte i lindur, kurse superegoja zhvillohet me ane te senksioneve te ndryshme qe vendosin prinderit dhe shoqeria. Idi thot “tani”, superegoja thote “kurre” dhe egoja thote “me vone” duke u bazuar mbi deshirat baze individuale. Inpulset e idit dhe konfliktet e tij me superegon dhe egon jane te pranishme ne mendjen e pavetedishme por ato jane te shrehura ne mendimet dhe sjelljet ne forma te ndryshme te fshehura.
    Freud gjithashtu besonte se personaliteti njerezor zhvillohet permes nje serie stadesh psikoseksuale gjeti ēdo stadi, nje zone e caktuar e trupit (zonat erogjene) eshte qendra e stimulimit seksual dhe kenaqesise dhe ne ate stad konfliktit i perkasin zonave te bveēanta dhe predominonte te trupit.
    Stadi oral fillon nga lindja deri ne 1-1.5 vjeē. Ne kete stad kenaqesia eshte fokusuar ne zonen e gojes dhe buzeve ne rastin kure thith, gelltit dhe kafshon.
    Gjate stadit anal 1.5-3 vjeē interesat dhe konfliktet perqendrohen ne mbajtjen dhe nxjerrjen e feqeve. Nekativizmi i manifestuar nga besimi dhe burimi i rregullit, po ashtu frekuentimin i shpeshte i tualetit eshte verjtur gjate ketij stadi anal.
    Me pas vjen stadi fallik 3-6 vjeē ku zona trupore m interes me te madh eshte zona gjenitale ,ku femijet fillojne te interesohen per oraganet e tyre gjenitale. Ketu shfaqen Komplekset e zhvillimit. Kompleksi i Edipit, i pare nga Feud eshte nje fenomen universal dhe konsiston ne krijimin e nje ndjenje seksuale kundrejt nenes dhe nje mospelqim i babait. Kjo ndodh vetem te djemte 3-6vjec.Situata ngjashme e vajzave ndodh duke mos e pelqyer nenen dhe duke ndjere nje kenaqesi seksuale per babain quhet Kompleksi i Elektres.
    Pas ketij stadi vjen ai latent dhe kur djali i vogel pritet te kaloje ne kete stad presupozohet se ka zgjidhur ose represuar Kompleksin e Edipit dhe djali eshte identifikuar nga ana gjinoreme te atin dhe keshtu pas ketij stadi fillon faza e pubertetit e cila pekon me stadin gjenital te zhvillimit psikoseksual.Ne kete stad interesi dhe kenaqesia e individit eshte e perqendruar tek seksi i kundert duke arritur keshtu kulmin e shprehjes se heteroseksualitetit permes bashkimit seksual.
    Frojdi eshte nje nder teoricienet e pare qe pohoi se: “femija eshte babai i burrit”. Keto konflikte dhe privime ne femijerine e hershme pati efekte te ndryshme ne personalitet. Kjo teori e stadeve psikoseksuale thekson se frustacioni dhe konfliktret ne ēdo stad te pa zgjidhura ne kohen e tyre do te shkaktojne fiksime (mbetje ne nje nga stadet psikoseksuale) dhe regresione (rikthim ne nje stad te me parshem dukekryer sjellje dhe duke mbajtur qendrime si te keti te me parshem). Nje person i cili eshte theksuar ne stadin oral p.sh. ai do te karakterizohet nga nje varesi e madhe ndaj te tjereve, lakmi dhe pasivitet. Nje person qe eshte fiksuar tek stadi anal eshte obsisiv-kompolsiv, kokfort dhe thumbues.
    skerdigodo@hotmail.com

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Personaliteti eshte shuma e te gjitha gjerave qe perbejne nje person: veprimet, mendimet dhe ndjenjat(emocionet). Per shkak te natyres gjitheperfshirse te personalitetit, psikologet e kane te veshtire te formulojne nje perkufizim te pranueshem.
    Personaliteti perkufizohet edhe si modele te dallueshme dhe te qendrueshme te sjelljes dhe njohjes, qe karakterizojne pershtatjen e nje personi né jete.
    Freud e mendonte personalitetin si nje ajsberg, qe vetem pjesa mbi uje i duket. Njeriu ne konceptimin freudian, eshte ne tension te vazhdueshem drejt realizimit te kenaqesis se impulseve te tij.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •